EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hipnoza dhe SIDA-AIDS

Shko poshtë

Hipnoza dhe SIDA-AIDS Empty Hipnoza dhe SIDA-AIDS

Mesazh  Admin 21.10.08 1:53

Eksperimente për trajtimin me hipnozë të AIDS

Kohët e fundit në Amerikë janë duke u bërë kërkime eksperimentale për mundësinë e trajtimit me hipnozë te të sëmurëve nga AIDS-i.

Kjo posaçërisht ka të bëjë me të infektuarit që kanë rezultuar si pozitiv në testet HIV, dhe tek të cilët ende sëmundja nuk ka kaluar në formë aktive. Prof. Roni Berger nga Universiteti i Nju Jorkut, i cili prej disa vitesh merret intensivisht me dukuritë e hipnozës, mendon se, sipas teorisë së sotme mbi AIDS-in, stresi dhe frika e të prekurit nga ky sindrom, janë faktorë kryesorë të cilët përshpejtojnë zhvillimin e simptomave të kësaj sëmundjeje vdrekjeprurëse.

Nëse intervenohet në kohën e duhur, duke eliminuar sindromën e frikës dhe stresit, dhe duke e rritur vetëbesimin te pacientët e infektuar, do të mund të ngadalësojmë edhe zhvillimin e shpejtë të simptomave të sëmundjës, e ndoshta, shpreson ai, edhe parandalimin e plotë të saj. Sipas kërkimeve më të reja psikoimunologjike, është vërtetuar se psikika mund të ndryshojë sistemin imun të organizmit tonë dhe në këtë mënyrë, do të mund t i shërojmë shumë sëmundje, edhe AIDS-in, përfundon ai.

Edhe pse, gjatë gjithë historisë së saj, hipnoza si mjet shërues ka hasur në sfida të mëdha, prapseprapë ajo i ka tejkaluar ato me sukses dhe sot është radhitur përkrah degëve tjera të mjekësisë si mjet ndihmës në shërimin e shumë sëmundjeve.

Manipulimet

Keqkuptimet që i veshin elemente mistike

Hipnoza është njëra ndër fenomenet më kontradiktore psikike, e cila, edhe pse e pranuar shumë vonë nga shkenca oficiale, ende, sot e kësaj dite, shkakton mëdyshje në opinionin e gjerë.

Duke mos qenë e zhveshur tërësisht nga elementet e sharlatanizmit dhe bestytnive të prejardhjes së saj mistike dhe religjioze, sot e kësaj dite, ende manipulohet me të si diçka mbinatyrore.

Pas studimeve dhe eksperimenteve të shumta të bëra në këtë drejtim, po arrihet në dëshmi gjithnjë e më bindëse për efikasitetin e saj të pamohueshëm në shërimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, e veçanërisht të atyre me prejardhje psikike.

Prandaj, psikoterapia mjekësore bashkëkohore, zyrtarisht e ka pranuar këtë metodë, diku nga vitet gjashtëdhjetë, duke e radhitur atë, në mesin e terapive, jo vetëm shëruese, por edhe ekzaminuese, përmes së cilës, mund të arrihen rezultatet e vlefshme për gjenezën e thellë dhe të ndëvetëdijshëm të sëmundjes.

"Ç është hipnoza?

Sa dhe për çfarë sëmundje zbatohet kjo metodë në psikoterapinë e medicinës bashkëkohore?

A mundet të merret çdo kush me hipnozë?

Shikuar historikisht, fenomeni i hipnozës zanafillën e vetë e ka nga civilizimet shumë të lashta të historisë njerëzore. Shënimet e para materiale të zbuluara për hipnozën datojnë që nga populli i vjetër Sumer, 4000 vite p.e.s.

Në shumë religjione, sekte fetare, si dhe shkolla të ndryshme të edukimit psikik, hipnoza është ruajtur si njëra prej metodave sekrete e ndikimit tek personat tjerë.

Rruga e gjatë e evoluimit të kësaj metode gjer në kohën e sotme, ka qen e mundimshme, e dhembshme dhe përplot peripeci, me shumë rreziqe për shkencëtarët dhe individët e caktuar që kanë tentuar, që në çfarëdo mënyre, publikisht ta dëshmojnë efikasitetin e saj terapeutik.

Edhe përpos këtij realiteti, shumica e studiuesve më eminent botërorë, përveç se e kanë rrezikuar epitetin e vet të shkencëtarit serioz, janë ballafaquar: që nga dëbimi nga anëtarësia në akademinë e shkencave të shtetit vetjak, e deri tek burgosja dhe syrgjynosja nga vetë shteti amë.

Kur e bëjmë këtë vlerësim, nuk e patëm fare në konsideratë periodën e errët shekullore të INKVIZICIONIT, ku marrja me fenomene shpirtërore, e veçanërisht me hipnozë, paguhej edhe me kokë. Sido që të jetë, këtë pjesë të evoluimit të hipnozës do t ia lëmë historikut të saj zhvillimore, si një segment i degës së caktuar të psikoterapisë bashkëkohore, sepse, tanimë hipnoza konsiderohet, jo si dikur misticizëm dhe mrekulli e privilegjuar e disa individëve, por si një tërësi komplekse metodike e trajtimit.

Çka është hipnoza?

Definicion të saktë dhe përgjithësisht të pranuar për hipnozën nuk ka. Medicina shkencore, nga njëra anë, dhe alternativa shëruese tradicionale, nga ana tjetër, për këtë metodë, kanë konkretizime të ndryshme. Por, sa i përket çështjes së definicionit të saj, ne në këtë shtjellim, as që to t i hymë në imtësitë e detajeve .

Vetëm mjafton ta kemi të qartë se, HIPNOZA është një metodë e ndikimit dhe komunikimit të një personi - si terapeut, me një person tjetër - si medium, i cili, përmes sugjestioneve verbale, e sjell atë në një gjendje shpirtërore të transit të lehtë. Kjo gjendje e krijuar psikike quhet transi hipnotik, dhe, përmes saj, drejtpërdrejtë komunikohet me pjesën irracionale dhe të ndërvetëdishme të mediumit.

Pra, hipnoza është komunikimi i drejtpërdrejtë me ndërvetëdijen e personit të caktuar, duke anashkaluar pjesën e vetëdijshme të vlerësimit racional të sugjestioneve të pranuara, gjegjësisht mënjanimin e EGO-s nga roli i saj i censorit. Kjo nënkupton se, përmes sugjestioneve që i jepen mediumit në hipnozë, depërtimi i tyre është i drejtpërdrejtë.

Nëse, mediumit të caktuar, gjatë transit hipnotik, do t i sugjerojmë se është fëmijë në moshën 9 vjeçare, ndërvetëdija e tij do të identifikohet me këtë sugjestion dhe do të veproj në kuadrin e përmbajtjes së saj. Përveç, sugjestioneve të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë transit hipnotik, mediumit mund t i jepen edhe sugjestione pos-hipnotike.

Pra disa kërkesa që ai duhet t i kryej pas një kohe dhe në momentin e mëvonshëm të vetëdijesimit të plotë. Kuptohet, këto sugjestione rrënjëzohen në ndërvetëdije dhe varësisht nga përmbajtja e tyre, nxisin momentin e kërkuar të vetërealizimit.

Në hipnozë, këto sugjestione quhen si ndikime post-hipnotike. Po ashtu, shumë ngjarjet dhe ndodhitë, që për momentin mendohen se janë të harruara, gjatë transit hipnotik, me një përpikëri të pabesueshme përkujtohen në detale.

Andaj, psikoterapia medicinale, mu për këtë mundësi që ka hipnoza, e zbaton atë në gjetjen e shkaktarit të vërtetë të traumës, që supozohen si shkaktare kryesore i sëmundjes së caktuar psikike, e cila duhet të kurohet.

Metoda e hipnozës qartë tregon se sa rëndësi ka ndërvetëdija e jonë dhe mundësia e komunikimit të drejtpërdrejt me te.

Në krahasim me hipnozën, tek autosugjestioni, veprimi dhe qëllimi është gati i njëjtë, por, shumë më i ngadalshëm. Aty vetëdija e jonë, gjegjësisht EGO-ja, sugjestionin e caktuar i mishëron tërësisht duke i lejuar depërtimin në ndërvetëdije.

Nga ana tjetër, tek hipnoza është e kundërta: ndikohet aty për aty dhe drejtpërdrejt në ndërvetëdije. Sikurse mund të konkludojmë, si me sugjestion, gjegjësisht autosugjestion, ashtu edhe me hipnozë, gjithnjë komunikimi i drejtpërdrejtë bëhet me potencialin e pastër, inteligjencën e paskajshme e cila nuk njeh kufi, dhe në të nuk ka pengesa për realizimin e dëshirave dhe kërkesave tona, me kusht që, ato, të jenë të dhëna sipas metodikës së caktuar të vetëndikimit.

Në psikoterapinë bashkëkohore, terapia me hipnozë përdoret më së shumti tek shërimi i disa sëmundjeve psikike në formë të paranojave, fobive, apo frikave, si dhe tek shumë sëmundjet me natyrë organike, por që kanë prejardhje psikosomatike.

Pra, atyre sëmundjeve fizike të shkaktuar nga pengesat psikike. Përmes hipnozës, me sukses janë shëruar: varshmëritë e ndryshme nga toksiket, duhani, drogat, e veçanërisht nga alkooli, janë larguar burimet latente të frikës, depresioneve, komplekseve të ndryshme të sjelljes, etj.

Nga sëmundjet organike, shërimi i suksesshëm përmes hipnozës bëhet: tek të thatit në lukth (ulcera) , kokëdhembjet, të lagurit në shtrat, impotenca, rritja e gjinjve tek femrat, përmirësimi i tenit të fytyrës...etj.

Nga disa literatura kurioze të tretmanëve terapeutike, kamë hasur në dëshmitë se me hipnozë janë shëruar: sida, kanceri si dhe shumë sëmundje që për momentin e kohës, nga medicina cilësohen si të pashërueshme. Arritja përmes hipnozës të efektit anaztezik, praktikohet edhe tek shumë shërim alternative tradicionale. Përmes hipnozës janë bërë edhe shumë operacione të suksesshme pa përdorur anestezinë.

Sa për kuriozitet, hipnoza me të madhe është përdorur edhe nga shumë shërbime informative sekrete të sigurimeve shtetërore, e posaçërisht nga CIA-a amerikane dhe NKVD-ja e ish BRSS.

Përmes hipnozës, shumë të dhëna dhe informata sekrete, janë bartur nga një vend i spiunimit në vendin tjetër të qendrës informative.

Posaçërisht, këto shërbime, metodën e hipnozës e kanë përdorur edhe për shpëlarjen e trurit gjatë imponimit të dhunshëm të ideve dhe mësimeve të caktuara tek individët dhe grupet shoqërore.

Kur jena tek veprimi i hipnozës masive tek grupet shoqërore, në kohën tonë bashkëkohore, sistemi i përsosur i marketingut, gjegjësisht i imponimit të shitjes së madhit të caktuar në konkurrencën e tregut të lirë, me të madhe zbaton këto metoda të sugjestionit masiv përmes mas-medieve të ndryshme.

Reklama e suksesshme është hipnoza e lehtë e ndikimit në masë për imponimin e blerjes së artikullit të caktuar tregtar.

A mundet të merret çdo kush me hipnozë?

Edhe pse për ndikimin tek personat tjerë,mundësitë e kësaj metode janë shumë të mëdha, ajo gjithnjë tek lexuesit laik lënë përshtypjen e një aftësie dhe mrekullie të jashtëzakonshme individuale.

Realisht, përdorimi i hipnozës është i lehtë, i thjeshtë dhe mund të zbatohet nga çdo individ, i cili, thjesht, di të flas dhe të mendoj shëndosh. Si element më kyç në hipnozë, duhet ditur se rëndësi të veçantë dhe të pakontestueshëm ka autoriteti i terapeutit dhe aftësia e krijimit të besimit të ndërsjellët me mediumin, pacientin, gjegjësisht personin të cilin duhet hipnotizuar.

Natyrisht se, duhet ditur edhe disa teknika parapërgatitore operative, por, ato mund të mësohen dhe ushtrohen lehtë edhe nga një kureshtar entuziast. Nëse, personi që dëshironi ta hipnotizoni, nuk ka besim tek ju, dhe nuk dëshiron ta vej kontaktin e nevojshëm të komunikimit intim, atëherë, nuk ka sukses për hipnozë.

Elementi tjetër dhe tejet i rëndësishëm tek kjo metodë është edhe vetëbesimi i madh i terapeutik. Nëse një terapeut nuk ka vetëbesim të fortë dhe dyshon në suksesin e vetë gjatë hipnotizimit, atëherë hipnoza nuk ka efekte dhe është e pasuksesshme.

Parimisht, vetëm 70 % të njerëzve, trajtohen si individ tejet sugjestibil dhe që hipnotizohen lehtë, por, edhe me ata 30% tjerë, nëse punohet seriozisht dhe në mënyrë profesionale, arritja e suksesit nuk duhet të jetë aq i vështirë..
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi