EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frika nga fundi i botës rrit vetëvrasjet

Shko poshtë

Frika nga fundi i botës rrit vetëvrasjet Empty Frika nga fundi i botës rrit vetëvrasjet

Mesazh  Odin 30.11.12 21:15

Frika nga fundi i botës rrit vetëvrasjet

Frika nga fundi i botës rrit vetëvrasjet F1_30vet1354284804

Ndërsa fundi i vitit po afron, ankthi për ata që besojnë profecitë majane për fundin e botës në datën 21 dhjetor vazhdon të shtohet.

Në këto kushte, ekspertë të Agjencisë Hapësinore Amerikane “NASA” paralajmëruan të premten se këto zëra krijojnë një kërcënim serioz mbi jetën e fëmijëve të frikësuar apo adoleshentëve depresivë.

David Morrison, një astrobiologjist i “NASA”-s, deklaroi në mediet amerikane se çdo ditë atij i mbërrijnë një numër i madh emailesh, nga qytetarë të shqetësuar, shumica prej të cilëve në moshë minore.

”Disa ankohen se nuk mund të hanë ose janë tepër të shqetësuar për të fjetur, ndërsa ka edhe prej tyre që shkruajnë se ankthi për fundin e botës i bën të mendojnë vetëvrasjen”, deklaroi Morrison.

Njëkohësisht, statistikat tregojnë se rastet e vetëflijimeve, të ndikuar thellësisht nga zërat e apokalipsës, janë rritur ndjeshëm së fundmi.

”Ndërsa për shumicën e njerëzve kjo është një shaka apo e pakuptimtë, apokalpsa prej një pakice merret shumë seriozisht dhe ka njerëz realisht të frikësuar”, deklaroi Morrison, që këshilloi që të rinjtë të ekspozohen sa më pak ndaj këtyre thashethemeve.

Spekulimet për fundin e botës bazohen në besëtytni antike të fiseve të vjetra maja, për të cilët, kalendari i botës përfundon më datën 21 dhjetor 2012.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi