EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Chupacabra - Çupakabra

3 posters

Shko poshtë

Chupacabra - Çupakabra Empty Chupacabra - Çupakabra

Mesazh  Odin 29.11.12 22:27

Chupacabra

Chupacabra - Çupakabra Hqdefault

Per ata qe nuk kane dijeni, Chupacabra (ose El Chupacabra) e ka marre kete emer nga vendasit ne Porto Rico (ku eshte hasur dhe per here te pare ne vitin 1995) megjithese ka deshmi qe kjo qenie eshte hasur dhe me pare.

Chupacabra do te thote thithes (ngrenes) dhish ose dhingrenes. Deshmite per kete qenie e cila ne pjesen me te madhe te rasteve klasifikohet si kafshe, jane disi kontradiktore duke filluar nga madhesia ashtu dhe paraqitje.

Por ka nje gje te perbashket, menyra sesi sulmon kafshet (gjedhet e imta) shpezet shtepiake dhe nganjehere dhe njeriun.

Tipike per kete qenie eshte menyra sesi i ngul dhembet kafsheve ne gryke duke ju thithur komplet gjakun dhe duke lene shenjen e dy vrimave te vogla.

Ka deshmi qe e pershkruajne me nje pamje te ngjashme me cakallin por shume here me te madh ne trup, me nje konstrukt fizik paksa te pazakonte per kafshet toksore dhe me nje sjelle inteligjente gje qe e ka bere te shpetoje pa u kapur ose vrare per shume vite. Disa here jane dhene deklarata se persona private kane vrare ndonje chupacabra por asgje nuk eshte bere zyrtare.

Figura e meposhtme eshte nga pershkrimet me klasike te Chupacabras

Chupacabra - Çupakabra Chupamex

Mendohet se kjo kafshe jeton nentoke neper shpella dhe guva te panjohura nga njeriu. Po ashtu ka dhe ide qe kjo eshte nje kafshe e nje dimensioni tjeter sic ka dhe ide qe mund te jete rezultat i ndonje eksperimenti sekret, programet e buxhetit te fshehte amerikan ose dhe nderhyrje gjenetike aliene per te pershtatur forma jetesore ne toke.

Zyrtarisht kjo kafshe nuk ekziston dhe shkenca nuk e njeh. Vetem ne kriptozoologji mund te marresh informacion po sic e thashe me siper ato jane kontradiktore dhe variojne ne madhesi, forme dhe sjellje.

Foto e meposhtme eshte nje tjeter pershkrim i Chupacabras nga deshmitaret okulare (te cilet jane te shumte pasi dhe gjeografia e vezhgimeve te kesaj kafshe eshte e shperndare gjeresisht neper kontinentin Amerikano Jugor e ate Verior)

Chupacabra - Çupakabra Goatsukr

Ndersa sipas rastit me te fundit ne Texas, kjo eshte pamja per te cilen mendohet se paraqet nje chupacabra.

Chupacabra - Çupakabra Chupacabra1_682_880963a

Studiuesit mendojne se mund te behet fjale per Chupacabran por askush nuk mund ta thote me siguri.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Chupacabra - Çupakabra Empty Re: Chupacabra - Çupakabra

Mesazh  Luli 24.01.14 14:53

Chukopabra fut tmerr në fshatra jo larg Moskës

Banorët e fshatrave periferike të Moskës kanë frikë të dalin natën jashtë shtëpisë për shkak të thashethemeve në qarkullim për dukjen në fshatin Bjelloomut.

Chukopabra (Çukopabra), një kafshës mistike që mbyt pulat dhe kafshët shtëpiake (bagëtinë e imët).Ka dëshmitarë okularë, të cilët gjoja kanë arritur ta shohin nga afër këtë krijesë me pamje monstruoze, të ngjashme me një kryqëzim mes qenit dhe kangurit. 

Mënyra e veprimeve të kësaj kafshe është gjithmonë e njëjtë: përbindëshi i pin gjakun kafshëve shtëpiake pa lënë kurrfarë gjurmësh gjatë kësaj.

Siç shkruan gazeta "Komsomolskaja Pravda" (russ. "Комсомольская правда"), që nga viti 2011 Chukopabra është parë në 4 fshatra në veri, lindje dhe jug-lindje të Moskës. Viktima të saj janë bërë tashmë disa dhjetëra pula, lepuj dhe dele.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Chupacabra - Çupakabra Empty Re: Chupacabra - Çupakabra

Mesazh  Berti69 02.09.15 13:53

Një familje nga Teksasi e zë Çupakabran?

Jackie Stock dhe burri i saj, Arlen Parma, kanë zënë një kafshë të çuditshme, pa qime, në vendbanimin e tyre, në Retklif. Ata e zunë këtë kafshë, të ngjashme me qenin, pasi që Parma e pa në pronën e tyre, në Teksas. "Ai më thirri që ta shikoja, kurse unë i thashë se krijesa ngjante me çupakabran”, thotë Stock.

Agjencitë lokale të lajmeve mezi pritën ta transmetonin lajmin se ishte zënë një krijesë, që mund të ishte çupakabra legjendare, një katërkëmbësh mishngrënës që konsiderohet përgjegjës për masakrimin e shumë kafshëve të blegtorëve gjatë disa dekadave të fundit.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet zënia, apo vrasja e një çupakabre. Në rastet e deritashme, më pas ishte parë se bëhej fjalë për qen, mace, apo krijesa të tjera, të cilave u kishin rënë qimet për shkak të sëmundjes.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Chupacabra - Çupakabra Empty Re: Chupacabra - Çupakabra

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi