Tor - Thor
Faqja 1 e 1
Tor - Thor
TOR - THOR
Flokë dhe mjekërr flakëruese, forcë mbinjerëzore dhe oreks i pangijshëm: janë disa prej tipareve të Torit, një prej protagonistëve më të famshëm të panteonit skandinav.
Që në të vërtetë, ishte shumë më tepër se sa heroi i drejtë dhe i pamposhtur që shfaqet në librat me figura dhe në ekranin e madh, aq sa të përbënte një pengesë serioze ndaj kristianizimit të Veriut të Madh
I fundit që "i rezistoi" dhe u përball me përparimin e kristianizmit në tokat e Veriut të Madh ishte Tori.
Kulti i tij i lashtë vazhdoi të gjejë strehë në ndjenjat fetare të disa popujve gjermanikë, edhe pas konvertimit të tyre që u përmbyll në Epokën e Mesjetës.
Ndoshta sepse ishte perëndia e njerëzve të zakonshëm, që në një zgjedhje imagjinare të një parlamenti të shenjtë - siç ka hedhur hipotezën historiani gjerman Rudolf Portner - "kishte përqëndruar tek vetvetja pjesën më të madhe të votave".
Ky popullaritet, e bëri që në disa raste të merrte rolin e plotë të mbretit të panteonit nordik, në dëm të prindit të tij, Odinit, i cili me profilin e tij aristokratik të sovranit, luftëtarit të zgjedhur, magjistarit dhe poetit, magjepste kategori më të ngushta besnikësh, shpesh herë elitën.
Jo rastësisht në tempullin e famshëm pagan suedez Uppsala, sipas rrëfimeve të peshkopit Adam i Bremenit (shekulli XI), statuja e perëndisë me çekiç zinte një vend qendror, ndërkohë që pamjet e Odinit dhe Freirit i qëndronin në krah, respektivisht në të djathtë dhe në të majtë.
Tori ishte bir i Odinit dhe Jordit, një hyjni e tokës. I martuar me Sif, një perëndeshë shumë e bukur e quajtur "profetja", ai pati dy fëmijë: një femër, Trud, Valkiria e ardhshme dhe një mashkull, Modi, i cili do të trashëgonte një pjesë të fuqive të të atit. Kishte dhe një tjetër pasardhës të drejtpërdrejtë, Magnin, një fëmijë jashtë martese.
Kështjellë me 540 dhoma
Tori, ashtu si Odini, i përkiste familjes së Aesirëve, një grup dominues në universin fetar gjermanik, krahasuar me rivalët historikë dhe në vijim miqtë, që quheshin Vanir.
Letërsia dhe imagjinata popullore e paraqesin në histori si një burrë muskuloz, me flokë dhe mjekërr ngjyrë të kuqe të ndezur. E paraqisnin gjithmonë me çekiçin në dorë (Mjëllnir), dorezat e hekurta (Jarngreipr) dhe një rrip të veçantë (Megingjord), që shpërndante forcën fizike të shtuar.
Çekiçi vdekjeprurës Mjëllnir lëshonte rrufe dhe kishte cilësitë e një bumerangu: nëse lëshohej, kthehej menjëherë pas në duart e padronit. Proverbiale ishte edhe shtëpia e Torit, në Asgard, një kështjellë shumë e madhe dhe e shkëlqyeshme e quajtur Bilskirnir, që kishte 540 dhoma.
Udhëtonte me një karrocë, e tërhequr nga dy dhi (Tangnjostr dhe Tangnrisnir) në gjendje të çanin qiejt. Kishte një oreks mbinjerëzor që e bënte të hante përditë buaj të tërë, dhjetëra salmonë, shoqëruar me fuçi lëngu mollësh. Hante ndonjëherë edhe dhitë e tij, pa u prekur megjithatë kockat dhe lëkurën, një kusht i domosdoshëm që të dyja të ringjalleshin ditën tjetër...

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Tor - Thor
Një shok udhëtimi dinak
Shpesh herë merrte me vete edhe një shërbyes, Tjalfi, i stërvitur edhe ai për në beteja. Kur i duhej ndërkohë që të përballonte udhëtime të gjatë e të fshehtë, shoqërohej nga dinaku Loki, një hyjni ambigue, të cilin më vonë do e bënte armik. Klisheja e çekiçit Mjëllnir, rripit magjik, forcës dhe aftësive të tjera mbinjerëzore nuk ofron imazhin më autentik nga pikëpamja historiko-mitologjike e “perëndisë së vetëtimës”.
Duke nisur pikërisht nga ky atribut mund të procedohet me identifikimin e një profili që përfshihet në një trashëgimi fetare të përbashkët me kultura të tjera, larg nga imazhi i “superheroit” që kemi parë në librat me figura apo në ekranin e madh të kinemasë. Rrufetë që dalin nga arma e tij, në fakt, përfaqësojnë fuqinë e energjisë qiellore e gatshme të lëshohet kundër demonëve të kaosit dhe të territ, ashtu si rrufetë e hyjnisë hinduiste Indra dhe të asaj iranike Mitra.
Një Jupiter në veri?
Ndërkohë Taciti, tek “Germania”, vendos një lidhje mes Torit dhe gjysmëperëndisë Herkul i popullsisë nordike të Suebit, i pajisur me shkop dhe jo me çekiç. Të tjera ngjashmëri e afrojnë me Jupiterin, që në disa rrëfime në gjuhën anglosaksone rezulton i përmendur me emrin Thunor, shprehje në anglishten e vjetër me të cilën identifikohet edhe vetë Tori.
Emri Thorr në gjuhën e lashtë vikinge do të thotë “rrufe”. Dhe imazhi i perëndisë që përshkon qiejtë në një karrocë gjen jehonë në disa fjalë skandinave që përshkruajnë atë fenomen atmosferik. Në rajonet e Suedisë lindore, për shembull, është në modë edhe sot e kësaj dite shprehja asen kor (që fjalë për fjalë përkthehet “perëndia që nget karrocën”) për të treguar se në të vërtetë po “vetëtin”. Ndërsa në norvegjisht, zhurma e vetëtimës në fakt përshkruhet prej foljes toredonn, apo “goditja e Torit”.
Rrufetë që dalin nga çekiçi tregojnë jo vetëm hyrjen në betejë kundër forcave demoniake të kaosit, por garantojnë, në të njëjtën kohë, të korra të mbara nëpërmjet shiut. Tor, mishëron edhe funksionin e zotit të pjellorisë. Megjithatë, ndërhyrja e tij krijon vetëm kushtet ideale për shfrytëzimin e bollshëm të tokës.
Tori përdor fuqitë dhe armët e tij për të luftuar mbi të gjitha gjigandët, që shpesh herë i vënë syrin mbretërisë hyjnore të Asgardit. Njëri prej më aktivëve – siç tregohet në pjesën e parë të “Edda në prozë” (Mashtrimi i Gylfit) – shfaqet një ditë në praninë e Aesirëve i maskuar si një mjeshtër artizan. Me dinakëri të madhe, arrin të bëjë një pakt, në bazë të të cilit do të mund të siguronte dorën e perëndeshës së bukur Freyja, përveç diellit dhe hënës, në këmbim të ndërtimit të një kështjelle.
Pavarësisht se ndërtimi i veprës ka vështirësi shumë të madhe, vizitori misterioz vazhdon me punimet në mënyrë të shpejtë, duke shfrytëzuar punën e një kali të vetëm. Por nuk do të arrijë ta çojë deri në fund, sepse i mashtruar, në fund, nga një prej hileve tipike të perëndisë Loki. Tek ndihet i mashtruar, ndërtuesi heq maskën dhe nis të reagojë në mënyrë të tillë, sa që bën të domosdoshme ndërhyrjen e Torit. Falë Mjëllnirit, perëndia i rrufeve thyen vinçin e gjigandit dhe “e hedh poshtë, në Niflhel”, që është “ferri i dëborës”, në humnerat e Tokës.
Gjithnjë e më shpesh, Tor lufton kundër armiqve “titanikë” në Tokën e tyre, që ndodhet në Lindje. Pjesa më e madhe e rrëfimeve që përmban “Edda” flet për udhëtime të gjatë, si për shembull ai që arrin kulmin me cenimin e territorit të gjigandit Geirrodhr, “Princi i përtejvarrit”. Në atë rast, Tor detyrohet që të luftojë pa pajisjet e tij, por në fund arrin gjithësesi që të fitojë.
Rrethana komike
Ndonjëherë, nëpër saga dhe nëpër poema, figura e Tor merr tipare të çuditshëm, pothuajse komikë. Proverbial në këtë kuptim është episodi i gjigandit Scrymir, që Tor përpiqet në çdo mënyrë që ta vrasë në gjumë me shkopinj, me rezultat gjithësesi tejet të dobët për një kampion me forcë si e tija. Në goditjen e radhës në kokë, gjigandi hap sytë, duke u ankuar vetëm për një gudulisje: “Mallkuar qofshin ata zogoj që janë ulur mbi pemë – thërret ai. Sapo kuptova, që teksa flija, këta të pacipë më hodhën përsipër fëlliqësitë e tyre përmes degëve”.
Gjatë një serie lojërash të diskutuara në tokën e gjigandëve, Tor nuk arrin që të boshatisë një brir të mbushur plot me birrë, duke fituar kështu talljet e të pranishmëve: “Po ti nuk qenke një burrë!” Veç kësaj, u tregua i paaftë të mbërthejë një plakë apo të ngrejë nga toka një mace. Por në të vërtetë, mbreti i gjigandëve i kishte bërë hile. Birra, për shembull, përmbante prurjet e detit; plaka përfaqësonte rrjedhën e pashmangshme të viteve, ndërsa prapa identitetit të maces fshihej gjarpëri më i madh dhe më i fortë i universit, i quajtur Mirdgardsormr.
E njëjta vijë ironie përshkon edhe episodin e përshkruar në një prej pjesëve më të famshme të Eddas poetike, Thrymskvida. E gjithë ngjarja vërtitet përreth rrëmbimit të çekiçit të Torit nga ana e gjigandit Thrymr, i cili e kishte fshehur plot shtatë lega nën tokë. Për të rikthyer armën e vyer grabitësi kërkon një haraç në natyrë: dorën e të parezistueshmes Freyja, e cila nuk ishte aspak e bindur të pranonte propozimin. Dhe kështu, krerët e Asgardit vendosën për një hile: të vishnin Torin si grua dhe ta maskonin pikërisht si perëndeshja bukuroshe e joshjes. Maskimi, ndonëse i përsosur, shkakton një farë dyshimi tek Thrymr, i cili mbetet i habitur nga nepsi me të cilin vajza gëlltit buaj dhe salmonë.
Veç të tjerash, gjigandi trembet prej vështrimit flakërues që del nga sytë e bashkëshortes së tij të ardhshme, por pavarësisht gjithçkaje, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga martesa. Riti që parashikon bekimin e çiftit me çekiçin e Torit, megjithatë, nuk ndodh asnjëherë: ditën e martesës, perëndia i rrufeve, i ndodhur në një distancë të vogël nga arma e tij, e shtie në dorë dhe vret Thrymrin në çast.
Disa analiza sipërfaqësore historiko-mitologjike interpretojnë zënkën e furishme mes Odinit dhe Torit, e përshkruar tek Harbardsljod (Kënga e Harbard), duke hedhur hipotezën për një përplasje mes kulteve. Në atë kontekst, dy perënditë diskutojnë me një farë zjarri, duke iu drejtuar njëri-tjetrit se zotërojnë cilësi më të larta. Odini, mbi të gjitha, pohon se përfaqëson fisnikët që bien në betejë, artet, letrat, dhe e quan kolegun si perëndi të “racës së shërbëtorëve”, i ngjashëm me fshatarin e pagdhendur, që vetëm punon dhe që është pak i prirur për të shkuar në luftë.
Megjithatë, në qëllimet e autorit, ajo grindje në majat e Asgardit merrte një karakter alegorik, siç theksohet nga një prej studiuesve më në zë të qytetërimeve indo-evropianë, Georges Dumezil: “Ka pasur një prirje për të nxjerrë nga ky dokument një konflikt mes kulteve, një rivalitet grupesh fetarë, rënien e njërit apo ngritjen e tjetrit. Është sigurisht false, ashtu siç janë edhe konkluzionet analoge që nxirren ndonjëherë në lidhje me himnet e dialogëve homologë të Rg Veda, ku sovrani Varuna dhe luftëtari Indra hedhin herë fjalë të ëmbla e herë fjalë të hidhura ndaj tjetrit.
Në dy rastet, poetët kanë përdorur vetëm skemën e dialogut, mjetet e përplasjes verbale, për të shfaqur sa më mirë natyrat e ndryshme të dy perëndive dhe shërbimet e ndoshëm, ndonjëherë të kundërt, që ata bëjnë në vende të ndryshëm të një strukture teologjike të njëjtë dhe të qëndrueshme”.
Një perëndi “konservatore”
Figura e Tor shfaqjet me lidhje me dimensionin e Sippe, apo më saktë atë frymë komunitare që mes popujve të veriut ishte e ngritur mbi themelet e një lidhjeje familjare. Ndërsa Odini – siç e thotë edhe folologia gjermanike Gianna Chiesa Isnardi – duket se mishëron më shumë “modelin e sjelljes së comitatus”, thënë ndryshe “një bërthame personash, rebelë ndaj traditës komunitare që, duke bashkuar përpjekjet e tyre për ndjekjen e një afirmimi personal, ndiqnin një luftëtar me të cilin ndanin idealin e tyre të jetës”.
Me Torin pra, tradita merrte goditjet e fundit, duke tentuar të rigjenerohet nga poshtë, duke nisur prej zakoneve sociale më të përhapur. Jo rastësisht perëndia me çekiç adhurohej mbi të gjitha në Islandë, historia mesjetare e të cilës është shenjuar nga migrimi i kolonëve norvegjezë, që dëshironin të rivendosnin në atdheun e tyre të ri trashëgiminë e lashtë pagane.
Edhe nga pikëpamja karakteriale, dallimet mes dy hyjnive kryesore të Asgardit shfaqen të markuara. Odini shfaqet gjithmonë me një pamje të zymtë dhe nuk është asnjëherë shpirtmadh. Tor në të kundërt, ndonëse zemërohet shpejt, është i aftë të falë siç thuhet tek Gylfaginning: në atë rast fali një fshatar që kishte thyer kockën e njërës prej dhive të tij. Por në këmbim, i kërkoi atij që t’i jepte bijtë, Thjalfi dhe Roskva, që u bënë skllevërit e tij.
Armik i misionarëve
Tor, më shumë se sa Odini, rezultonte i lidhur me një seri zakonesh popullorë, të nxjerra jashtëligji nga të krishterë, që vazhdonin megjithatë të garantonin funksionimin dhe ekuilibrat e jetesës civile. Edhe për këtë arsye kulti i tij kishte rrënjë më të forta. “Një ndryshim i perëndive – vëren historiani danez Johannes Brondsted – në majë të shoqërive mund të ndodhte pa shumë vështirësi, por më poshtë në shkallën sociale, çdo besim i ri fetar që tentonte të dëmtonte edhe zakonet dhe praktikat (bazuar në nevojat më elementare të jetës, si dhe një përvojë mijëvjeçare) ishte i destinuar të ndeshte në rezistencë të natyrshme”. Ja përse misionarët e konsideronin si kundërshtarin e tyre kryesor perëndinë që lëshonte rrufetë.
E megjithatë, në Mesjetë pati një kohë kur simbolet e kryqit dhe të çekiçit u mbivendosën në ato toka veriore. Ndoshta në vijim të një zgjedhjeje strategjike të peshkopëve, të cilët për ta bërë më të lehtë penetrimin e fjalës së re mesianike në komunitetet vikinge, u bindën të tolerojnë dhe pranojnë kultin e Torit.
Rasti i Helgit, një prej protagonistëve të Landnamabok (Libri i zgjidhjes) nuk ishte në fakt i izoluar: “Ai besonte tek Krishti, por thërriste Torin për udhëtimet në det dhe për të marrë kurajë. Kur Helgi pa Islandën, u konsultua me orakullin e Torit për të mësuar se cilën tokë duhej të pushtonte, dhe orakulli i tregoi tokën në pjesën veriore të rajonit”.
Megjithatë, besimi më i thellë i Helgit ishte i gjithi për Krishtin. Perëndia e rrufeve, përfaqësonte mbijetesën e zakoneve civile. Për gjermanistin Marco Scovazzi “kthimi tek zakonet paganë i duhet atribuar ekskluzivisht nevojave praktike, me natyrë juridike”. Nëse Helgi do të shpërfillte konsultimin me Zotin “zotërimet e tij tokësorë nuk do të bëheshin të shenjtë për personin e tij, nuk do të kishin marrë pra ato tipare të pacenueshmërisë dhe të disponueshmërisë së lirë që, të vetme, vlenin për ta transformuar në një pronë efektive”.
Megjithatë, në shumicën e rasteve kulti i Torit luftohej nga misionarët dhe nga mbretërit e krishterë me vendosmëri, pa asnjë lloj konsiderate për zakonet e vjetër. Kështu sovrani Olaf II Haraldsson i Norvegjisë, për të konvertuar paganët përdori metoda të befta, shpesh herë intimiduese, por edhe mrekulli të vërteta. Një herë, kur mësoi se çdo mbrëmje qytetarët e tij vendosnin ushqim përpara një statuje të Torit, urdhëroi ushtarët që ta bënin copë atë ngjasmim. Nga copëzat e imazhit të perëndisë dolën minj, duke bindur kështu spektatorët që të ndryshonin besimin e tyre.
Shfaqja e fundit
Me konvertimin e plotë të të gjithë botës gjermanike, figura e Torit nisi të krahasohej gjithnjë e më shumë me një qenie demoniake. Tek islandezi Flateyjarbok (Libri i ishulit të sheshtë) asistohet në shfaqjen e tij të fundit letrare: një i huaj ndodhej në bordin e një prej anijeve që mbreti i Norvegjisë Olaf II përdorte për misionet pagëzues nëpër Skandinavi dhe kishte argëtuar shumë anëtarë të ekuipazhit me rrëfime sugjestionuese.
Jehona e atyre rrëfimeve kish mbërritur edhe në veshët e sovranit, i cili i bërë kurioz thirri të huajin. Burri, që kish një mjekërr të trashë ngjyrë të kuqe, i nguli sytë monarkut dhe pasi i thuri elozhe, e paralajmëroi: “Tani duket se ti ke ndërmend të mohosh Torin. Kujdes, mbret Olaf!”
Sipas traditës së lashtë norvegjeze, në betejën finale mes forcave të dritës dhe atyre të kaosit, e ashtuquajtura Ragnarok, Tori mposht gjarpërin Midgardsormr, por bie edhe ai vetë, i vrarë prej helmit të monstrës.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi