Çfarë ishte shpërthimi qe ndodhi ne Siberi 100 vjet me pare?
Faqja 1 e 1

Njëqind vjet më parë në qiellin e Siberisë një shpërthim sa njëmijë bomba atomike
Ndër hipotezat qëndron edhe ajo e dezintegrimit të një asteroidi, por edhe "përplasja" me një bllok materiali kozmik
Fakti që një shekull më parë, në mes të Siberisë, është verifikuar një shpërthim ekuivalent me një mijë bomba nukleare të tipit Hiroshima, dhe që ai fenomen i largët të jetë akoma një problem i pazgjidhur edhe pas dhjetra studime dhe pune kërkimore është një shuplakë e rëndë në kërkimin modern shkencor.
Pikërisht kjo është historia e shpërthimit misterioz të Tunguska, i cili më 30 qershor 2008 ka bërë ekzaktësisht 100 vjeç: supozime të shumta, dyshime të panumërta dhe akoma asnjë hipotezë e provuar në mënyrë definitive. Një rënie e ndonjë komete ose asteroidi? Shpërthim i ndonjë flluske natyrale gazi metan?
Apo, për të hyrë pak në fantashkencë, përplasje e planetit Tokë me ndonjë material kozmik të panjohur? Apo rënia e ndonjë anije kozmike aliene?
Mbi çështjen Tunguska, në vitet e fundit janë lexuar mijëra materiale të ndryshme nga hipotezat e besueshme të publikuara në revista prestigjoze shkencore deri tek artikujt dhe librat e fantashkencës totalisht të pabaza. Njëqind vjetori i misterit Tunguska, ende sot i pazgjidhur, meriton një rindërtim të kujdesshëm të fakteve.
VERBUESE SI NJË DIELL
- Më 30 qershor 1908, në orën 7:14 të mëngjesit, kur në planin qiellor të Siberisë sapo kishte lindur dita, shfaqet një objekt i ngjashëm me një disk diellor, me një ndriçim akoma më verbues se vetë dielli.
Shkon si shigjetë nga Juglindja për në Veriperëndim, duke e mbushur qiellin me pjesëza të shndritshme blu dhe të bardha dhe duke lënë pas vetes një gjurmë zjarri dhe tymi. Ndot ajrin me një gas asfiksues dhe më pas përkulet drejt tokës dhe e ngjyros horizontin me një të kuqe të mbytur, para se të zhduket me një gjëmim shurdhues.
Disa thonë se e kanë parë mirë diskun ndriçues bashkë me të gjithë fenomenet e tij aksesorë; disa të tjerë e perceptojnë vetëm në mënyrë indirekte, si një flash, një valë tymi, një rrufe të tmerrshme që bën të dridhet ajrin dhe tokën, objekti duket të ketë rënë në një zonë të pabanuar, direkt në veri të një rrjedhje uji e shënuar në të gjitha hartat gjeografike, Tunguska, një nga ato lumenjtë e mëdhenj që nga lartësitë orientale zhyten në planin e ulët Siberian për të rritur nivelin ujor të Jenisej.
Peisazhi është tipik i planit të lartë Siberian: zinxhirë malorë dhe fusha që ndjekin njëra-tjetrën në sekuencë, të mbuluara nga taiga, pyll i dëndur i halor. Gjithçka rreth e rrotull, një rrjet kompleks pyjor, të ndotura nga këneta të dëmshme. Zona në dimër, është mbretëria e borës dhe e akullit, me temperatura që shkojnë deri 50oC nën zero.
Në këtë regjion, që në shekujt e parë të erës sonë ishte në pjesën më të madhe e paarritshme dhe një pjesë e banuar nga popuj gjuetarësh endacakë, objekti zgjedh një depresion natyror për të shfryrë të gjithë forcën e impaktit të tij: një zonë e rrethuar me livadhe dhe male e mbuluar nga halorë të lartë. Koordinatat ekzakte gjeografike, të vendosura 19 vjet pas ngjarjes, janë 60o53'09'' lartësi Veri; 101o53'40'' gjatësi Lindje.
PYLLI I KARBONIZUAR
- Katastrofa ka përmasa gjigande: rreth 2 mijë kilometra katrorë pylli të djegur dhe të shkatërruar, mijëra kafshë të ngordhura, duke iu referuar dëshmive lokale, shumë gjuetarë zonash të varfëra banimi të djegur; por, mesa duket asnjë të vdekur.
Edhe në ditët e sotme, si dëshmi e asaj ngjarjeje apokaliptike, ekzistojnë akoma qindra trungje pemësh të rëna e të karbonizuara, që me orientimin e tyre të tregojnë drejtimin dhe efektin e valës së shpërthimit. Fenomenet e shndritshëm evidentohen në një rreze prej 600-700 km; ato akustikë ndihen deri në një mijë km largësi.
Për të dhënë një ide të fenomenit, nëse do të kishte ndodhur në Romë, do të ishte parë nga njëri skaj në tjetrin të Italise dhe dëgjuar nga Frankfurti deri në Tripoli, nga Barcelona deri në Beograd.
Bota është dhe do të mbetet për shumë kohë e pandërgjegjshme për eventin, por speciaslistë të ndjeshëm si sizmografë dhe barografë të tërë Europës e regjistrojnë atë çka ka ndodhur dhe interpretohet si një tërmet i rënë disa kohë më parë.
Shumë vjet më vonë, do të jenë studimet e krahasuara të regjistrimeve sizmike dhe barografike, ato që kanë bërë të mundur të llogarisesh fuqinë e shpërthimit të Tunguska, i cili ishte rreth 13 mijë kiloton, pra ekuivalente me mijëra bomba së bashku si ajo e hedhur në Hiroshimë.
Netët vijuesem një tjetër fenomen edhe më i dukshëm i shfaqet popullsisë aziatike; shumë orë pas përëndimit të diellit shkrep një ndriçim spektakolar i një intensiteti të jashtëzakonshëm.
Gazetat flasin për "ndriçime fantazmagorike" dhe astronautët shpjegojnë se, me shumë mundësi, bëhet fjalë për një aureolë veriore e lidhur me aktivitetin e diellit.
KRATERI QË NUK ËSHTË
- Pasi ka kaluar gjithë turbina e Luftës së Parë Botërore dhe e revolucionit Bolshevik, do të duhet të pritet deri në vitin 1921 deri sa një studiues i Muzeut të Mineralogjisë së Petroid, Leonid A.Kulik, i bërë kurioz nga prerjet e gazetave tashmë të zverdhura të 1908-ës, vendos të kryejë kërkimin e parë në zonën e katastrofës.
Drejtohet, fillimsht, në zonat më të populluara në rrethinat e zonës së goditur, në kërkim të dëshmitarëve okularë, për të mbledhur një sasi të konsiderueshme provash. Arrin të rindërtojë trajektoren e trupit, mendon se bëhet fjalë për një meteor shumë të madh, i cili duke rënë në tokë ka hapur një krater gjigand dhe shpreson se mund ta zbulojë atë, duke mbledhur edhe disa fragmente të trupit qiellor.
Për të patur sukses në këtë kërkim nevojitet një ekspeditë e mirë organizuar, e aftë për të penetruar në pyjet dhe malet që rrethojnë zonën e impaktit. Kulik do të harxhojë gjashtë vjet për të bindur pjestarët e Akademisë Sovjetike të Shkencave për të financuar projektin. Por kërkimi nuk jep rezultatet e shpresuara; pas mijëra vështirësish dhe lodhjesh, studiuesi nuk gjen as kraterin dhe as fragmente nga meteori.
KOMETË APO ASTEROID?
- Për të kaluar këto kontradikta, fillon të hapë rrugën e saj një ide e re, e avancuar në vitin 1930 nga një studiues anglez J.W. Whipple, që e identifikon objektin me një bërthamë të një komete të vogël me diametër rreth 40 m, një mendim, i cili do të rivlerësohet nga disa astronom përkrahës të kësaj hipoteze.
Një bërthamë komete, shpjegon Whipple, duke penetruar me shpejtësi në atmosferë, mund të shkaktojë një valë përplasjeje dhe një shpërthim shkatërrues dhe në të njëjtën kohë, për shkak të densitetit të saj të ulët dhe formës së saj conglomerate akujsh dhe pluhuri, mund të dezintegrohet plotësisht, duke përhapur një sasi të madhe masash të ngurta.
Në këtë mënyrë shpjegohet fenomeni i netëve të ndriçuara, mungesa e gjetjeve të fragmenteve të mëdha të meteorëve dhe mungesa e kraterit të impaktit. Kjo, ende në ditët e sotme, është hipoteza e mbajtur nga shumë shkencëtarë rus.
Ato përëndimorë, në anën tjetër, vazhdojnë të mendojnë për një asteroid të vogël, i cili gjithashtu ka shpërthyer dhe është ka avulluar në ajër, ndërmjet 5 dhe 10 km lartësi, dhe ka lënë në tokë vetëm gjurmë mikroskopike.
MISTERI NË FUND TË LUMIT
- Tunguska ka tërhequr vëmendjen edhe të një grupi studiuesish italianë të koordinuar nga profesor Giusepe Longo, një fizikant i Unversitetit të Bolonjës. Ata, pas disa studimesh dhe kërkimesh, mendojnë se kanë zbuluar një liqen të vogël të quajtur Cheko, krateri i gërmuar nga njeriu nga fragmentet e asteroidit.
Hipoteza, e avncuar nga një artikull të publikuar në revistën Terra Nova (gusht 2007), nuk përputhet me mendimin e ekspertëve të tjerë dhe kërkon eksplorime të tjera në fundin e liqenit, në kërkim të fragmenteve të tjera të trupit qiellor në mënyrë që të provohet.
Ndër hipotezat më ekstravagante ka dy që ende bazohen mbi studime shkencore të kualifikuara. E para, e elaboruar nga Willard Libby, zbuluesi i teknikës së datazione me karbonin 14, bazohet pikërisht në abondanza të këtij izotopi i gjetur në unazat e rritjes së pemëve direkt pas fenomenit: fakt që i dedikohet pasojës së një përzierje të mundshme midis një lënde tokësore dhe një blloku materiali kozmik të ardhur në kontakt me atmosferën e lartë.
Hipoteza e dytë ekzotike, e avancuar nga një grup fizikantësh të Universitetit të Teksasit, i çon fenomenet e ndodhura në Tunguska në vitin 1908 tek përplasja e planetit tonë me një vrimë të vogël të zezë, si ata ekzistenca e të cilëve është postulate nga astrofizikanti Stephen Hawking.
Njëqind vjetori i Tunguska është festuar edhe në internet, më date 28 qershor 2008 në orën 22.00, me një direkte interaktive e mbajtur nga astronomi Gianluca Masi në sitin www.coelum.com
Nga Klarita Bajraktari

Jon- 1159
Similar topics
» Njerëzit që kanë parashikuar ngjarjet historike mijëra vjet më parë
» Çfarë mendoni se ishte kjo, UFO apo diçka tjeter?
» Çfarë keni qenë në jetën e kaluar, e çfarë ju pret në të tashmen?
» A ju ka ndodhur ndonjehere...?
» Misteret e Universit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi