EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Peru - UFO

3 posters

Shko poshtë

Peru - UFO Empty Ufo ne Peru

Mesazh  Estilen 25.02.11 22:20


Ufo mbi Linea Naska ..Peru

Kjo është pa dyshim nje nga provat me te mira e me te rralla per UFO,e kapur nepermjet filmimit rastesor nga nje ekip qe filmonte vijat Naska ne Janar te 2011..Ju mund ti shikoni këto pamje deri në 1080pixel e me nje definicion të lartë.Ju lutem shiheni vidion te plote...


avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Peru - UFO Empty Peru - UFO

Mesazh  Ufo 31.08.11 10:54

UFO mbi qiellin e Perusë? (Video)

Kur më 24 gusht, rreth orës 14:00, u shënua një dukuri e zakontë mbi qiellin e Perusë, banorët panë me habi topin e zjarrtë duke rënë nga qielli.

Ende nuk dihet se për çfarë objekti bëhet fjalë, ndërsa dy hipotezat kryesore janë se objekti ka qenë meteor ose fluturake jashtëtokësore.

Edhe pse ende kërkohen mbetjet dhe vendin ku kjo UFO ka aterruar, dyshohet se rrugës për të rënë në tokë ka shkaktuar disa zjarre në pyje.

Pa marrë parasysh se a besojnë nëse ishte meteor ose fluturake, shumica pajtohen se kjo dukuri është parë më së miri nga Machu Pichu, qytetin e humbur legjendar të Inkasve.




Disa ende besojnë se është i mundur ndonjë zbulim revolucionar, sepse edhe mbetjet e UFO-ve ose meteorëve të thjeshtë mund të zbulojnë shumë gjëra për hapësirën. Por, më pesimistët mendojnë se do të gjenden vetëm mbetje të parëndësishme të cilat janë djegur gati plotësisht në atmosferë.
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Peru - UFO Empty Re: Peru - UFO

Mesazh  Luli 24.06.15 21:52

5 UFO pikasen në Peru, videoja ngjall debate

Pesë drita të çuditshme, që ndriçojnë në qiell regjistrohen në kamera përpara se ato të ndryshojnë vendndodhje.

Videoja bëhet virale dhe rindez debatet për ekzistencën e UFO-ve. Gjithçka ka ndodhur në Tarma, një qytet qendror në Peru, natën e 22 qershorit, kur një person është hutuar nga disa drita që ndriçonin në qiell. Sipas personit që regjistroi videon, ndodhia është pikasur rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Të gjitha detajet mbeten të paqarta, paçka se shumë media ndërkombëtare janë munduar të zbulojnë më shumë. Videoja është publikuar në rrjetin OVNI, një portal që përmbledh video dhe histori mbi UFO-t, nga e gjithë bota.

Që pas publikimit, ajo është bërë virale dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët kanë gjetur një shkas për të rindezur diskutimet mbi ekzistencën apo jo të jashtëtokësorëve.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Peru - UFO Empty Re: Peru - UFO

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi