Slloveni - UFO
Faqja 1 e 1
Re: Slloveni - UFO
Çfarë fluturoi mbi Slloveni?
16.10.2008
Siç njoftuan disa portale sllovene lajmesh, të martën rreth orës 18 afë qytetit Nova Gorica ishte shfaqur një objekt i panjohur fluturues, për ç'gjë dëshmuan edhe banorët e asaj ane
Sipas pohimeve të tyre, që i publiko 24ur.com, fillimisht ishte dëgjuar një zhurmë, e pastaj ishin parë objekti i panjohur fluturues.
Për një moment ishte ndalur edhe energjia elektrike, e nuk punonin as celularët.
Një banor i fshatit Sempsa deklaroi se kishte parë një objekt të madh fluturues që po lëvizte mjaft çuditshëm, dhe se kishte ndjerë njëlloj elektrizimi përreth.

Edituar për herë të fundit nga Explorer në 30.08.09 23:38, edituar 1 herë gjithsej
Admin- 1132
Slloveni - UFO
UFO-t zbresin edhe në Serbi e Slloveni?
20 Tetor 2008
Duket se jashtëtokësorët kanë zbritur edhe në Serbi e Slloveni, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë, edhe pse kanë filluar menjëherë investigimet e strukturave përkatëse,pasi kanë marrë më parë dëshmitë e banorëve.
Serbi
Banorët e fshatit Ribare, që ndodhet pranë qytetit Shabac të Serbisë, të cilëve u referohet ditët e fundit media serbe, janë të bindur se, këto ditë, fshatin e tyre e kanë vizituar jashtëtokësorë ose kanë qenë dëshmitarë të ndonjë force të paparë, deri tani, të natyrës, e cila shkuli me forcë tjegullat prej qeramike nga çatitë e disa prej shtëpive të tyre, si dhe
rrafshoi plotësisht me tokën një fushë të mbjellë me misër!
Në fakt, takimin e afërt me "jashtëtokësorët" nuk e përjetuan të gjithë banorët e fshatit, por disa prej tyre, për të cilët fshatarët e tjerë thanë se janë njerëz seriozë dhe se nuk do t‘ia lejonin vetes të sajonin e të talleshin, në këtë mënyrë, me banorët e tjerë të fshatit.
"Isha në oborr, kur ndjeva forcën shtytëse të diçkaje dhe filloi të dridhej toka, ndërsa po më dukej se ajo (toka) po më ikte nga këmbët. Nuk do ta harroj kur tingullin që shoqëroi këtë dukuri të frikshme, pasi ishte i panatyrshëm.
Këmbët dhe gjunjët filluan të më dridhen nga frika. U bë errësirë, filloi një shi i fortë në formë rrebeshi. Asgjë nuk shihja, vetëm dëgjoja fërshëllimën e një ere të furishme që nuk e di si filloi menjëherë.
Të nesërmen e gjeta fushën time të mbjellë me misër, të rrafshuar krejt me tokën", tregon një nga banoret e fshatit Ribare.
Edhe banorë të tjerë të fshatit thanë se e kishin dëgjuar zhurmën e tmerrshme që më shumë, sipas tyre, ngjante me uturimën e një avioni që po bie në tokë.
Slloveni
Një ngjarje jo e zakonshme ndodhi ditët e fundit në Slloveni, ku disa njerëz panë me sytë e tyre një objekt fluturues të pazakontë, njofton media sllovene.
Disa banorë nga Ajdovshçina, Ozeljani dhe Shempasi dëgjuan një zhurmë të padëgjuar kurrë më parë, ndërsa panë një objekt fluturues.
Rreth orës 18:00, në një zonë në Luginën e Vipavit, iku energjia elektrike,
ndërsa telefonat celularë mbetën pa sinjal. A.Z. nga Shempasi, pranë qytetit slloven Nova Gorica, vuri në dukje se kishte parë në qiell një objekt të madh që fluturonte në mënyrë kaotike, ndërsa ndjente që ajri ishte plot elektricitet.
"Të gjitha këto së bashku përbënin, me të vërtetë, një çudi të paparë. Kurrë më parë nuk kemi përjetuar diçka të tillë", thanë disa banorë, për të cilët thuhet se kurrë më parë nuk kanë besuar për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi