EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A mund të jetojë sot njeriu pa Perëndinë ?

Shko poshtë

A mund të jetojë sot njeriu pa Perëndinë ? Empty A mund të jetojë sot njeriu pa Perëndinë ?

Mesazh  Jon 19.07.08 20:55

A mund të jetojë sot njeriu pa Perëndinë?

Shoqëria botërore po endet me hap të paparë drejt globalizmit ekonomik e kulturor, dhe drejt pranimit Hinduist të çdo feje pa dallim doktrine, dhe pa dallime filozofike në emër të toleramcës dhe pranimit të çdo ideje pavarësisht nëse e vërteta qëndron në thelb apo jo.

Shoqëria shqiptare, si pjestare e asaj botërore po përballet me të njëjtin fenomen edhe pse u shkëput nga identiteti fetar gjatë rregjimit komunist. Tema mbi ekzistencën dhe rëndesine e një qënie të mbinatyrshme është një nga më të ndjekurat në arenën mediatike sociale.

Në gazetën e universiteti tim shkruajta një artikull me të njëjtin titull dhe përgjigjiet nga lexuesit ishin nga më të lartat në vitet e fundit. Përgjigjiet (ca negative, ca pozitive) tregojnë një fakt të rëndësishëm: ç’ka mendon ti për Zotin, përcakton mënyren se si do të jetosh jetën tënde; në mënyrë direkte ose indirekte, ekzistenca ose mos-ekzistenca e Zotit do të ndikojë jetën tënde.

Për shkak të rregjimit komunist nocioni i një fuqie të mbinatyrshme u bë i huaj dhe i padëshirueshëm ne shoqërinë Shqiptare. Kishat dhe moskat u mbyllën dhe priftërinjve dhe babave muslimanë rregjimi ju tha se nëse donin të jetonin duhet ta harronin Zotin. Një shenjë e mirë e një rregjimi të rrezikshëm dhe të kalbur është ose mbyllja e institucioneve fetare ose përdorimi i tyre për qëllime të errëta.

Revolucionet komuniste pas luftës së dytë botërore u shoqëruan me shporrjen e fesë dhe në vend të figurave fetare, njerzit filluan të adhurojnë diktatorët.

Në vendin tonë ishte mëse e qartë se populli kishte hedhur poshtë Zotin nga piedestali i adhurimit dhe kishte ngritur atje udhëheqësit komuniste te cilët jo vetëm që nuk e ndaluan por e lanë adhurimin e popullit t'iu ngrinte monumente mbi monumente dhe mazoleume pas vdekjes (piramida në Tiranë). Ku e kam llafin?

Nuk mund të spastrosh nga zemrat e njerzve deshirën për të adhuruar dicka dhe aq më keq nuk mund të zevendësosh Zotin me njerëz, dhe të presësh rezultate të mira në shoqëri.

Rregjimi komunist shpëlau nga trutë popullin tonë me moton e Karl Marksit: Feja është opiumi i popullit. Marksi edhe pse kishte të drejtë ne disa pika, dmth që feja shërben si drogë për të mbajtur popullin në hipnozë nuk shpjegon diferencën midis fesë dhe besimit dhe përse ka nevojë populli për opuim në radhë të pare?

Gjëja që duhet të kuptojmë është fakti se Partia Komuniste u bë opiumi i popullit, dhe Enver Hoxha u bë në mëndjet tona si zot. Monumentet e tij rradhiteshin nga Saranda e deri në Tropojë.

Ishte mëkat sikur në festa mos të ngrije dolli për Enver Hoxhën dhe librat e tij lexoheshin si lexojnë besimtarët librat e shenjtë. Adhurimi i Enver Hoxhës arriti pikën kulminante kur ai vdiq. Nën opiumin e Partisë Komuniste populli ynë mendoi se me të vërtetë ishte fanari i botës dhe zilia e botës. Në fakt ishte krejt e kundërta.

Pas një epilogu të shkurtër dua të trajtoj dhe të jap mendimin tim për pyetjen: A mund të jetojë njeriu pa Perëndinë.

Klasifikimi im për të trajtuar këtë temë vjen nga leximi i disa veprave të Frederik Niçes, Ravi Zakarias, Aristotelit, Akuinës, Platonit, dhe sigurisht pjesëmarrja ime në klasa të filozofisë në institucionet e edukimit të lartë. Së pari desha të them se në fushën e filozofisë pak gjëra janë të pranuara universalisht dhe është natyra e filozofisë që debatet nuk janë te mbyllura.

Pra nëse Anselmi dhe Ganuloja debatonin mbi "Atë c'ka nuk mund të imagjinohet më lart," rreth viteve 1000 pas Krishtit, ka akoma filozofë që debatojnë për të njëjtën gjë. Nëse Platoni dhe Aristoteli debatonin mbi metafizikën shpirtit të njeriut, në klasat e universiteve bëhet e njëjta gjë. Ka shumë pak gjëra mbi të cilat filozofët bien dakort.

Njëra prej këtyre është dhe ligji i “Mos-Kontadiktës,” ligj i artikuluar dhe shpjeguar nga Aristoteli. Nëse dy pohime, pohojnë teza të ndryshme, mund të jenë të dyja gabim por nuk mund të jenë të dyja të vërteta. Pra, nëse X thotë që sot bie shi, dhe Y thotë që sot nuk bie shi, njëri prej tyre është gabim dhe nuk thotë të vërteten.

Ç'farë është Perëndia?

Filozofët e lashtë Grekë harritën të përcaktonin dhe mendonin për Zotin duke menduar sePlatoni Zoti duhet të jetë c'ka nuk mund të jetë. Treshja e madhe, Sokrati, Platoni dhe Aristoteli (SPA) mendonin se Zoti është i ndryshëm nga materia (lënda materiale).

SPA mendonin se Zoti është i kënaqur në vetvete dhe i pavarur nga gjithcka. Ai është i vetëdijshëm, i lumtur, i përmbushur në vetvete, i pakrijuar, mbi kohën, i palëvizshëm (Aristoteli), lëviz vetëm po të dojë vetë (Platoni) etj etj.

SPA arritën ne konkluzionin e një qënie mbi natyrë sepse cdo gjë materiale ne këtë univers, duke përfshirë edhe kohën, sado që ta ndash nuk e shpjegon dot arësyen e ekzistencës së vet.

Arësyeja e ekzistencës së një molle nuk gjendet tek molla por tek pema, dhe pema tek toka e kështu me rradhë duke hecur mbrapa ne pafundësi. Nuk mund të ketë nje zinxhir shkaqesh dhe efektesh të pafundme sepse diku duhet të ketë patur një fillim dhe nëse do të kish një pafundësi shkaqesh dhe efektesh at'her nuk do të kishim mbërritur këtu ku jemi.

Dua të shtoj se Grekët nuk e kuptonin Zotin si e kuptojmë ne sot. Për SPA, Zoti ishte thjesht perfundimi llogjik i fillimit të materies, dhe ishte burimi i lëvizjes së kohës dhe materies. Ishin Hebrenjtë të cilët paraqitën një Zot me dëshira, që kërkonte marëdhënie me njerzit.

Për Hebrenjtë Zoti ishte personal, i dashur, xheloz, hakmarrës, etj etj. Kriteret e Zotit në tri fetë më të mëdha në botë (Krishtërim, Judaizëm dhe Islam) vijnë nga feja monolitike e Hebrenjve të lashtë. Sipas Hebrenjve, Zoti jo vetëm që krijoi universin dhe çdo gjë të gjallë por edhe shkruajti në zemrat e cdo njeriu një ligj natyral ose nje ligj moral objektiv që është i kuptueshëm nga cdo qënie njerëzore.

C'do të thote ligj moral objektiv?

Ligji moral është barazpesha që përdorim për të cilësuar dicka si të mirë apo të keqe, të drejtë apo gabim. Në momentin që dikush cilëson dicka si të mirë apo të keqe, ka përdorur një ligjin moral apo natyral.

Pra, për të bërë pohimin se shkatërrimi i jetës së pafajshme është gabim, duhet të bazosh pohimin tënd në një ligj moral. Imanuel Kant tha, “Dy gjëra më habisin, pafundësia e yjeve atje lart, dhe ligji moral këtu poshtë.”

Ligji moral objektiv është ai ligj moral që nuk ndryshon nga kultura në kulturë, nga demokracia në diktature, nga mirëqënia në skamje, nga paqja në luftë.

Përse është mirë që ligji moral të jetë objektiv? Sepse përkufizimi i vlerës së jetës së njeriut duhet të jetë i njëjtë pavarësisht nga sistemi qeverisës, pozita sociale apo nga zakonet kulturore. Pra, shkatërrimi i jetës së pafajshme duhet të jetë gabim pavarësisht nga sistemi qeveritar, pozicioni social, mirëqënia ekonomike.

Ligji moral objektiv nuk mund të vije nga ne. Pra, njeriu nuk mund të jetë burimi i ligjit moral objektiv sepse kemi treguar kohë mbas kohe që nuk mund të trajtojmë njëri tjetrin me drejtësi.

Ligji moral objektiv mund të vijë vetëm nga një qënie mbi natyrë, mbi ne, nga një qënie e pavarur si Zoti. Harrij ne këtë konkluzion sepse nuk ka asnjë shteg tjetër ku të dalë argumenti.

Në një shoqëri nuk është gabim të shkatërrosh jetën e pafajshme, ndërsa në një tjetër është gabim, e pra kush mund të vendosë se kush ka të drejtë? Këtu hyn nevoja e ligjit moral objektiv, që për hir të drejtësisë nuk ka mundësi të jetë shpikur nga ne, apo nuk mund të jetë nje proces evolucionar.

Si ndikon mos-ekzistenca e Zotit, ligjin moral?

Frederik NiçeKjo pyetje më çon drejt tek Frederik Niçe dhe filozofia e tij ateiste. Niçe mendohet të jetë babai i filozofisë ateiste të shekullit të 20-të. Influenca e shkrimeve të tij ndihet dhe sot.

Niçja ishte ai që mendoi dhe shkruajti frazën e famshme “Zoti ka vdekur,” e cila u bë motoja e lëvizjes së viteve 1960-1970 në Amerikë, e më pas në të gjithë botën. Fraza u has në alegorine e çmëndarakut, e shkruajtur nga Niçja:

“A nuk keni dëgjuar për atë të çmëndur që ndezi pishtar ne orët e mëngjesit dhe vrapoi për në treg, dhe bërtiti me të madhe: “Ku është Zoti, kërkoj Zotin!” – Shumë njerëz e dëgjuan dhe shumë prej tyre që nuk besonin në Zot filluan të qeshinin dhe të talleshin.

Ka humbur Zoti, pyeti dikush. –A humbi rrugën si një fëmijë- tha dikush tjetër. –Mos ka ikur për pushime- shtoi një tjetër. Më të tilla e tallën të çmendurin ata. Por i çmënduri u fut midis tyre dhe i pa me një shikim depërtues: Ku është Zoti? U’a them unë. Ne e kemi vrarë—une dhe ti.

Të gjithë ne jemi vrasësit e tij. Por, si e bëmë një gjë të tillë? Si mund ta pinim të gjithë detin? Kush na dha mundësinë për të fshirë horizontin? C’fare po bënim teksa çliruam tokën nga zinxhirat e diellit?

A po leviz kjo tokë? Po ne, a po lëvizim? Largohemi nga të gjithë diejtë? A nuk po zhytemi thellë e më thellë në errërisë? Mbrapa, anash, para, në të gjitha drejtimet? A ka më lart a poshtë? A nuk po harrohemi si të ishim asgjë? A nuk e ndjemë frymën e hapsirës bosh?

A nuk bën më ftohtë se më parë? A nuk na rrethon errësira më ngushtë se më parë? A nuk na duhen pishtarë për të parë në mëngjes? A nuk po dëgjohen varrhimsat e Zotit? A nuk ndihet kutërbimi i dekompozimit te Zotit? Zotët dekompozohen si ne. Zoti ka vdekur. Zoti ngelet i vdekur, dhe ne e kemi vrarë.”

Niçja shkruan bukur dhe me metaforë të paparë në fushën e filozofisë, ndaj është e rëndësishme të shikojmë mbi metaforën dhe të kuptojmë ç’kishte ndër mënd Niçja.

Niçja tha se Zoti kishte vdekur filozofisht në mendjet e njerzimit. Tregu në të cilin shkon çmëndaraku (Niçja) është një vend ku gjenden njerzit e thjeshtë, dhe midis tyre ai gjeti mos-besim në Zot.

Kur Zoti vdiq, sipas Niçes, njerzit humbën pikën e referencës në jetët e tyre, “A po leviz kjo tokë? Po ne a po lëvizim? Largohemi nga të gjithë diejtë? A nuk po zhytemi thellë e më thellë në errërisë?

Mbrapa, anash, para, në të gjitha drejtimet? A ka më lart a poshtë? A nuk po harohemi si të ishim asgjë? A nuk e ndjemë frymën e hapsirës bosh?”

Pa Zotin sipas Niçes nuk kishte më ligj absolut dhe objektiv moral. Në një pikëpamje ateiste është e pamundur të justifikosh një ligj moral objektiv, në fakt Niçja ne librin e tij Anti-Krishti, thotë se nuk ka ligj moral dhe se “e mira” dhe “e keqja” nuk ekzistojnë.

Së fundi Rikard Dawkins, që është një nga ateistët më të sukseshëm pas Niçes, tha se nuk ka as të mirë dhe as të keqe, por ne thjesht jemi të programuar nga AND-ja jonë, dhe kërcejmë nën ritmin e saj. Kjo lloj filozofie është larg realitetit që ne hasim në jetët tona.

Në një botë ku kuptmi i Zotit rrënohet nga pena ateiste, ne ngelemi vetëm me njëri tjetrin në meshirën e atyre që janë më të fortë se ne. Pra, ëshë legalizimi i rregullit të xhunglës: më i forti fiton, dhe më i dobëti shkatërrohet.

Kjo mund të jetë e vërtetë në ndonjë kulturë të huaj, por në Shqipërinë time une has një realitet tjetër. Has realitetin e një kombi që ka mbijetuar mijëra vjet pushtim.

Has realitetin e një kombi që shpëtoi kombin më të vobektë gjatë luftës së dytë botërore, Hebrenjtë. Shqiptarët fisnikë ishin i vetmi komb që kishin më shumë Hebrenj pas luftës së dytë botërore se sa para saj.

Shqiptarët vunë në rrezik jetët e tyre për Hebrenjtë sepse njeriu nuk është kafshë, dhe jeta nuk është xhungël. Njeriu ka vlerë sepse është krijuar i tillë nga Zoti.

Njeriu është i barabarte sepse ka një pikë reference mbi ne, që thotë se skllavëria është gabim. Në një botë ku mendimet e Niçes mbretërojnë suprem, idetë e barazisë dhe drejtësisë nuk kanë kuptim dhe nuk kanë taban ku të mbështeten.

Niçja tha sepse Zoti ka vdekur në ndërgjegjiet e njerzve, shekulli i 20-të do të jetë më i përgjakshmi në historinë e njerzimit, dhe një çmenduri kolektive do të na kaplojë.

Ai kishte të drejtë në të dyja rastet. Shekulli që kaloi morri më shumë jetë nga të gjithë shekujt mbledhur bashkë. Ndërsa çmenduria kolektive provohet lehtë kur shikon lajmet e ditës, dhe vetë Niçja i kaloi 11 vjetët e fundit të jetës në skicofreni duke vdekur i vetëm i lojtur nga mëndja.

Një realitet i hidhur, një boshllëk i lënë nga largimi i Zotit nga jeta e Niçes. Ne nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim.

Po të shkosh sot tek varri i Niçes me siguri do të gjesh eshtrat e mendimtarit të madh, ndërsa të siguroj se po të shkosh tek varri i Zotit, nuk do ta gjesh aty, varri është bosh.

Zoti është në zemrat e nënave tona që me dashuri e sakrifica na rritën. Ai është në zemrat e atyre qe japin gjak, që ndihmojnë të varfrit, në zemrat e atyre që dashurojnë, në zemrat e atyre që predikojnë mirëkuptim e paqe. Jo jo, Zoti nuk ka vdekur.

Zoti jeton në zemrën e gjyshes time që përlotet sa herë kujton nipërit dhe mbesat në mërgim. Zoti është në zemrat e nënave të Gërdecit, që humbën fëmijët e tyre. Vetëm Zoti mund të kuptojë dhimbjen e njeriut.

Në përfundim më kujtohet një thënie e shkrimtarit Anglez, Malkom Magrixh:

Nëse Zoti ka vdekur diçka do ta zëvendësojë. Do të jetë megalomania, ose erotomania, zelli për pushtet ose zelli për erotizëm, grushti i shtrënguar ose penisi, Hitleri ose Hugh Hefneri....

G.Tepelena
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi