Islami i shekullit XXI
Faqja 1 e 1
Islami i shekullit XXI
Islami i shekullit XXI
Roger Cohen
Filmi amerikan i zhanrit pothuajse pornografik, që e nisi të gjithë trazirën, ishte për keqardhje. Dhuna vrastare që pasoi nga Kajroja në Bengazi ishte kriminale... Por edhe islami ka shumë hipokrizi – i kritikon sulmet ndaj tij, ndërsa shpesh përbuz judaizmin dhe krishterimin dhe pretendon se po e vesh mantelin e paqes derisa frymëzon dhunë – andaj dhe pret që të kursehet nga shigjetat e karikaturistëve
Londër – Bota myslimane nuk mund t’ia dalë në të dyja anët. Nuk mund ta vendosë islamin në qendër të jetës politike – edhe në rastet ekstreme të dhunës politike – ndërsa në të njëjtën kohë deklaron se feja shkon përtej kufijve të kontestimit dhe talljes.
Islami është një prej tri feve më të mëdha monoteiste në botë. Ngaqë të tria, është më e re për disa shekuj dhe, mbase për këtë arsye, edhe më e zjarrtë dhe turbulente. Është po ashtu, në forma të ndryshme, një lëvizje politike, një referencë dhe inspirim.
Politika ndërkaq është një lojë e ashpër dhe e rrëmujshme. Nëse partitë islamike në lulëzim nëpër shtetet në transicion – sikurse “Vëllazëria myslimane” në Egjipt dhe “Ennahda” në Tunizi – duan t’i nderojnë kushtet e qeverisjes demokratike, atëherë duhet të pranojnë të mos ushtrojnë ndonjë monopol mbi të vërtetën, se urdhëresat e islamit janë të lakueshme dhe të diskutueshme dhe se rryma të rëndësishme të shoqërive të tyre kanë bindje dhe madje edhe fe të ndryshme.
Disa javët e fundit kanë qenë tejet dekurajuese. Askush nuk pret adoptimin e një standardi amerikan të lirisë së shprehjes nëpër këto shoqëri; ata duhet të përcaktojnë vetë kornizat e tyre politike dhe kulturore të inspiruara nga një dëshirë ende tejet e zjarrtë për të ikur nga desopotizmi, qoftë ai sekular apo teokratik.
Mirëpo dështimi në Tunizi, Libi dhe Egjipt për t’i kontrolluar bandat e dhunshme të salafistëve të nxitur nga talljet në Amerikë dhe Evropë me islamin dhe profetin Muhamed sugjerojnë një ambivalencë të papranueshme: Sundimi i ligjit aty, duhet të pranojnë indinjatën.
Bota i ka provuar republikat islamike. I ka parë si kundërthënëse. Siç ilustron rasti i Iranit, ato nuk funksionojnë: institucionet republikane, të krijuara sipas dëshirave të burrave dhe grave, bien viktimë e superstrukturës islamike, që supozohet të ishte formuar nga Zoti.
Sfida e madhe e “Pranverës arabe” do të tregojë se, sikurse në Turqi, partitë me inspirim islamik mund të përqafojnë një pluralizëm modern dhe kështu të mbrojnë shoqëritë e tyre nga një kulturë e ofendimit dhe viktimizimit karshi asaj të kreativitetit dhe veprimit.
Se sa thellë e rrënjosur mbetet ndjenja e ofendimit në botën arabe – gjatë humbjes së pushtetit, stagnimit ekonomik, ndërhyrjes koloniale, luftërave perëndimore dhe Izraelit – është dëshmuar qartë në shpërthimin më të fundit të dhunës. Ndryshimi do të jetë i ngadalshëm.
Por do të vijë: Këto shoqëri nuk do të kthehen në tirani. Perëndimi ka interes të madh strategjik në mbështetjen e transicioneve, gjë kjo që u ofron të rinjve të botës arabe një mundësi: Egjipti tani po e minimizon rëndësinë e Afganistanit në luftimin e ekstremizmit islamik.
Por Perëndimi nuk do ta bëjë një gjë të tillë, duke i kompromentuar vetë vlerat e tij. Filmi amerikan i zhanrit pothuajse pornografik, që e nisi të gjithë trazirën, ishte për keqardhje. Dhuna vrastare që pasoi nga Kajroja në Bengazi ishte kriminale. “Charlie Hebdo”, gazeta satirike franceze, pastaj publikoi një artikull të fuqishëm redaktorial, duke e tallur fundamentalizmin fetar që prodhoi vrasjen; ajo zgjodhi ta bëjë një gjë të tillë nëpërmjet karikaturave të Muhamedit.
Gérard Biard, kryeredaktori i “Charlie Hebdo”, e paraqiti rastin mirë: “Ne jemi një gazetë që e respekton ligjin francez. Tani, nëse ekziston ndonjë ligj që është i ndryshëm në Kabul apo Riad, ne nuk do të lodhemi fare për t’i respektuar ato”. Duke aluduar në të gjithë valën e dhunës, Biard pyeti: “A supozohet që të mos e publikojmë këtë lajm?”
Ai ka të drejtë. Ekzistojnë shumë hipokrizi në islam – i kritikon sulmet ndaj tij, ndërsa shpesh përbuz judaizmin dhe krishterimin dhe pretendon se po e vesh mantelin e paqes derisa frymëzon dhunë – andaj dhe pret që të kursehet nga shigjetat e karikaturistëve.
Videoja që e ofendon Muhamedin reflekton islamofobi të thellë të vetë autorëve të saj. “Charlie Hebdo” ishte nxitur të bënte atë që bëri nga një tjetër agjendë: refuzimi për t’u përulur karshi një furi e dhunës atavike fetare islamike.
Megjithatë, unë e mbroj të drejtën e autorëve të videos, edhe pse e urrej prodhimin e tyre. Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vendimin e saj të vitit 1969 të njohur si “Brandenburg v. Ohio”, e rrëzoi dënimin e një lideri të klanit Ku Klux, i cili i kishte kërcënuar zyrtarët politikë me dhunë, duke thënë se “garancitë kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe të shtypit nuk i lejojnë një shteti që të ndalojë apo mbrojë përdorimin e dhunës”. Siç kishte shkruar Glenn Greenward në të përditshmen britanike “The Guardian”: “Qartazi, nëse një shtet nuk mund ta ndrydhë fjalën e lirë, edhe kur haptazi e mbështet dhunën, atëherë nuk mund ta ndrydhë një video në terren që pa dyshim nxit dhunë”.
Vorbulla e pasur e ideve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pazgjidhshmërisht e lidhur me këtë liri fundamentale. Nuk mund të komprometohet.
Për sa u përket liderëve të rinj në Egjipt, Libi dhe Tunizi dhe masës së madhe të myslimanëve të moderuar, ata mund të kujtojnë fjalët e ajatollahut të ndjerë, Hossein Ali Montazeri, duke i protestuar zgjedhjet e manipuluara iraniane të vitit 2009 – një shembull i vullnetit të supozuar të Zotit imponuar vullnetit të popullit: “Karakteristikë e një qeverie të fortë dhe legjitime – islamike apo jo – është ajo se është e aftë të respektojë të gjitha opsionet, pa marrë parasysh nëse i mbështesin apo kundërshtojnë. Kjo është një domosdoshmëri për çdo sistem politik, me qëllim të përqafimit të të gjitha shtresave shoqërore dhe inkurajimit të tyre për të marrë pjesë në çështjet e shtetit të tyre e jo ti mohojnë apo zmbrapsin ato”.
Montazeri “ra nga provimi” i Ajatollahut Khomeini, për shkak se teokracia e tij iraniane nuk ishte në gjendje që “të respektonte të gjitha opsionet”. Dekada më vonë, në këtë vlug të ngritjes arabe, kjo mbetet ende një sfidë për islamin politik.
(Roger Cohen është kolumnist i rregullt i së përditshmes prestigjioze amerikane “The New York Times”)

Jon- 1159
Similar topics
» Islami
» Ylli - Misteri dhe lidhja
» Shqiptarët rrezikohen seriozisht nga islami politik
» ''Shpirti'' i shekullit-nje levizje e re
» Edgar Cayce profeti me i madh i shekullit 20

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi