EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

New Age

Shko poshtë

New Age Empty New Age

Mesazh  Admin 17.07.08 18:14

Historia e vërtetë e ‘New Age‘

Beson në shkencën moderne, por e "marton" atë me astrologjinë, spiritizmin, ufologjinë dhe filozofitë e lindjes. Është besimtare, por përzien bashkë të gjitha besimet, pa e vrarë mendjen për ortodoksi. Ndërkohë po përgatitet për ardhjen e një epoke të re, atë të Ujorit, e cila është një ndryshim evolutiv i njerëzimit...

Filozofia e "New Age", pavarësisht shfaqjes së këtij fenomeni të "ri", i ka fillimet e saj prej më shumë se 70 vjetësh, madje dikush e mendon se i kalon të 70-at. Gjithsesi, pavarësisht kontradiktave të shumta, ka bërë për vete miliona njerëz, duke e bërë jashtëzakonisht elegante punën e grupit, kërkimin e rrugëve të reja në fushën e mjekësisë, ndryshimet mes kulturave dhe ndjeshmërinë ekologjike. Por të gjithë bëjnë një pyetje: kur ka lindur? Kush e prezantoi dhe cilët janë nismëtarët e saj?

Mosha e re e artë

Lindja e saj u prezantua në 1937-n, kur shkrimtari ezoterik Paul le Cour, publikoi librin "Epoka e Ujorit". Sipas tij, çdo qytetërim do të ndikohej nga shenja e zodiakut kur të ndodhin ekuinoksët e pranverës. Epoka jonë, ajo e peshqve në të cilën jetojmë aktualisht, është sunduar nga besimi i krishterë dhe luftërat vëllavrasje. Por epoka e ardhshme, ajo e ujorit, do të sjellë në tokë një moshë të re të artë, e karakterizuar nga vëllazëria, arritjet teknologjike. Liria e mendimit, format e reja të komunikimit, janë të gjitha shenja që dalëngadalë do të fillojnë të shfaqen.

Gjithsesi rrënjët e lëvizjes janë më të lashta: në 1875-n, rusja Helena Petronva Blavatskij kishe themeluar në Nju Jork Shoqërinë Teozofike, me bindjen se të gjitha besimet e kishin zanafillën nga një e vërtetë e vetme hyjnore. Ndërsa në 1894-n, në Angli, u publikua e përditshmja "New Age" (mes bashkëpunëtorëve shkrimtari fantashkencorë Herbert George Wells), që ishte një forum për intelektualët.

Po hidheshin farat për një filozofi që bashkonte traditën okultiste perëndimore dhe atë lindore: do të kishte gjetur një terren pjellor në kulturën hipi të viteve ‘60, që përjashtonte materializmin dhe rendin e deritanishëm dhe me drogat eksperimentonte "udhëtime" në dimensione të tjera.

Valë "energjie"

Në vitin 1962, dy komunitete u bënë trampolina për prezantimin e filozofisë së "re", ajo e Findhorn, në Skoci dhe ajo Esalen në SHBA.

"Esalen Institute" u themelua nga dy intelektualë të ndikuar nga doktrinat taoizmit dhe zen, të cilat u përhapën në SHBA nga Alan Watts. Instituti dëshironte të favorizonte shkëmbimin mes dy kulturave.

Fondacioni "Findhorn" u prezantua nga dy të pasionuar pas mjekësisë dhe bujqësisë biologjike. Në vitin 1970, atyre iu bashkua një tjetër filozof i famshëm, i cili ishte i bindur se valët e reja të energjisë shpirtërore që ai vërente te "Findhorn" po shfaqnin ardhjen e epokës së re. Ai u propozoi atyre të përdornin një "hedhje cilësore" për ta promovuar. Pas pak kohësh kur njerëzit do të ishin bashkuar, ndryshimi do të bëhej global, sigurisht nëse shumë njerëz do të kishin bashkëpunuar në këtë projekt.

Një për të gjithë...

Bindja se ndryshimet kulturore ndodhin kur arrihet një "masë kritike" njerëzish që besojnë, bazohej mbi keqkuptimin e rezultateve të një eksperimenti të bërë në 1952-in në ishullin e Koshimës (në Japoni). Disa shkencëtarë kishin hedhur në rërë ca kokrra patate për një koloni majmunësh. Pas pak kohësh, Imo, një vajzë e re, vuri re se duke larë patatet në një lumë, shija e tyre bëhej edhe më e mirë. Dhjetë vite më vonë, të gjithë majmunët e rinj të Koshimës kishin mësuar të trukoheshin.

Por versioni "New Age" i kësaj historie, e përhapur nga një shkrimtar anglez, është një tjetër: nëse 99 majmunë e kishin përvetësuar teknikën përmes imitimit, i njëqindti e mësoi nga një lloj ndriçimi. "Energjia" e çliruar nga majmunët e parë do të kishte nxitur një ndryshim global, duke qenë se të gjitha qeniet njerëzore janë të lidhura mes tyre dhe marrin pjesë në një "ndërgjegje universale".

Kjo është edhe një nga arsyet që ritualet "New Age" bëhen në grup. Më i famshmi është "Konvergjenca harmonike" e 16-17 gushtit të 1987-ës: në vende të ndryshme të botës, si në Stonhenxh, mijëra njerëz shkojnë për t‘u lutur, medituar, kënduar, kërcyer e për të kryer rituale të tjera.

Mbështetësit

Pavarësisht emrit, brenda "New Age" nuk ka ndonjë risi të jashtëzakonshme. Një mbështetës mund ta zgjedhë vetë drejtimin e tij duke "peshkuar" mes besimeve lindore dhe teknikave psikologjike, mjekësisë alternative, ekologjisë ose spiritualizmit. Për "New Age" nuk është e rëndësishme se ku beson, mjafton të nxisë një mirëqenie të brendshme, pa u shqetësuar për besimin ortodoks. Një tjetër risi e "New Age" janë nivelet e ndryshme të pjesëmarrjes: "konsumatorët" ngurojnë për të blerë libra dhe hajmali ‘New Age‘; "simpatizantët" iu nënshtrohen edhe sjelljeve të sugjeruara; "mbështetësit" bëjnë një zgjedhje jete radikale, duke preferuar të jetojnë në një komunitet.

Kanali tibetian

Pavarësisht nga niveli i pjesëmarrjes, një nga praktikat më të përhapura është ‘channeling‘, ose më saktë manifestimi i qenieve jonjerëzore përmes një njeriu, "channel" (kanali). Këto bëhen zëdhënës të personazheve që kanë jetuar miliona vjet më parë, si dijetarët indianë dhe tibetianë, apo priftërinj të Egjiptit të vjetër. Nga ky këndvështrim, "New Age" është versioni "shik" i konsultave që u kërkohen magjistarëve dhe fallxhorëve.

Jashtëtokësorët në histori

Një argument tjetër që të bie në sy mes shkencës dhe "New Age" është besimi te jashtëtokësorët. Disa grupe theksojnë se shpëtimi i shpirtit do të jetë arratisja nga toka drejt një shtëpie të re në hapësirë. Për të tjerët, jashtëtokësorët janë përfshirë edhe më parë në histori.

Filozofia e "New Age", pavarësisht kontradiktave të shumta, ka bërë për vete miliona njerëz, duke e bërë jashtëzakonisht elegante punën e grupit, kërkimin e rrugëve të reja në fushën e mjekësisë, ndryshimet mes kulturave

Rrënjët e lëvizjes janë më të lashta: në 1875-n, rusja Helena Petronva Blavatskij kishe themeluar në Nju Jork Shoqërinë Teozofike, me bindjen se të gjitha besimet e kishin zanafillën nga një e vërtetë e vetme hyjnore

GSh
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi