EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Psikoterapia

Shko poshtë

Psikoterapia Empty Psikoterapia

Mesazh  Neo 14.07.08 0:16

Psikoterapia

Mbeshtetuni mire, ne menyre te rehatshme, ne divan. Merrni kohen qe ju duhet dhe sikur te kishit nje mik perpara ndajini shqetesimet tuaja te fundit me ‘Psikoterapine’?! Keni ankth? Stres? Lodhje? Obsesione? Mendime negative qe ju rrahin ne koke si cekan?

Imagjinoni sikur ne anen tjeter te divanit keni psikoterapistin: duke e zevendesuar mikun me psikoterapistin dhe kete te fundit me botimin ‘Psikoterapia’? te profesor Ylli Pangos. Sepse ka mberritur ne shqip ajo qe shpesh ne menyre metaforike emertohet ‘terapia e divanit’? ose psikoterapia. Nje lloj traktati, guide, manuali dhe teksti mesimor njeheresh.

Nje dite pas promovimit te librit, profesor Pango thote se ky ishte libri i jetes se tij, liber per te cilin tregon se ka punuar dhjete vjet me radhe, me nje permbajtje te shtjelluar ne 900 faqe. Nje liber i kultures psikoterapike, e cila per fat te keq nuk merret ne shkolla dhe qe i paraprin klinikes psikoterapike.

Megjithese forma te saj aplikohen tashme edhe tek ne. Sidoqofte, psikoterapia ne Shqiperi eshte larg te qenit nje kulture masive, ngase edhe ne fakultetet shqiptare ka nje jete te shkurter, ku ka mberritur jo me larg se tete vjet me pare.

Ndersa ne bote shumekush ka psikologun personal, ashtu sic ka nga ana tjeter edhe avokatin e mjekun e familjes, ne Shqiperi perben ende risi te flasesh per psikoterapine. Nese, ne pergjithesi jane ngulitur tek njerezit e thjeshte njohje te percipta per mjekesine, higjienen ose te ushqyerit, per shendetin e mendjes ato nuk jane as ne nivelin e njohjeve te percipta.

Kesisoj libri i dekanit te Shkencave Sociale dhe profesorit te psikologjise, Ylli Pangos, thyen ne nje fare menyre akullin ne kete fushe thuajse te parrahur nga autore shqiptare.

Po cfare permban ky liber voluminoz? Dhe cili eshte leximi qe rekomandon vete autori per te?

Qe nga shqetesimet e perhapura gjeresisht te ankthit e te stresit, tek fobia, obsesioni, shqetesimet seksuale dhe ato te deshires seksuale, me tej tek crregullimi seksual i pedofilise, duke kaluar tek anoreksia nervore dhe bulemia, pa harruar mbipeshen si dhe shqetesimet e krijuara nga perdorimi i substancave dhe alkoolizmi, perfshire edhe crregullimet e humorit apo te gjendjes shpirterore si depresioni e me tutje tek skizofrenia, tek crregullimet e personalitetit e deri tek teknikat e relaksit e te percaktimit te nevojes per te mbajtur diete e keshilla te tjera praktike.

Pango i eshte drejtuar kesisoj jo vetem lexuesit te specializuar, por edhe atij qe deshiron ta njohe dhe ta kontrolloje me mire mendjen dhe trupin e vet nepermjet njohurive psikoterapike. Ky eshte leximi tjeter qe rekomandon autori per librin e vet.

Per te mberritur tek klinika psikoterapike

Kjo eshte endrra e fundit e profesor Ylli Pangos, qe ta mbylle karrieren e vet ne lemin e psikologjise me ushtrimin ekskluziv te profesionit te psikoterapistit. Jo se nuk e ka ushtruar ate deri me tash. Por nuk i eshte perkushtuar atij teresisht.

‘Per me teper te ushtrosh profesionin e psikoterapistit kerkon shume kohe qe te marresh dy ose tre raste e te punosh me to sipas ritmit qe kerkon psikoterapia’?, - shprehet Pango. Megjithate, ne Fakultetin e Shkencave Sociale, ku ai eshte dekan, prej vitesh ekziston nje klinike psikoterapie.

Por pakkush e di. Ekzistojne tek-tuk forma te klinikes psikoterapike, por jo me te gjithe komponentet. Nga ana tjeter, te kesh nje klinike psikoterapike private ne Tirane duket se eshte ende nje luks.

Jane te pakte ata qe e njohin vleren e keshillimit tek psikologu dhe qe i besojne atij plotesisht. Ndoshta, menyra me e mire ishte te fillohej me nje liber. Nga ana tjeter Pango komenton se vete ky liber tregon se sa e nevojshme eshte klinika e psikoterapise.

Disa ushtrime praktike

Ato jane ngerthyer ne shtojcen e librit ‘Psikoterapia’? dhe bejne pjese ne paketat e eksperiences se psikologeve. Deri tek ato Pango thote se ka mberritur jo vetem nga eksperienca e vet, por edhe nga bashkepunimet e shumta dhe specializimet ne klinikat dhe katedrat amerikane.

Dhe megjithese keto paketa praktike shiten prej psikologeve, Pango thote se ua ka bere ato dhurate lexuesve bashke me teorine e psikoterapise. Behet fjale per teknika te ndryshme si ato te relaksit, te frymemarrjes, testet paraprake per te matur nivelin e depresionit, menyra per te ndaluar mendimet automatike, etj.

Ndersa Pango here pas here u jep edhe vete keshilla te interesuarve per keto ceshtje, ka gjetur menyren per ta bere kete me ane te librit te vet. Ajo qe synohet te arrihet nga psikoterapisti eshte hapja e klientit me te si me nje mik. Ndonjehere nje mik mund te jete edhe nje liber.
Trajnimi i clirimit nga streset ne menyre vetevleresuese:

Ushtrim relaksimi

-Perqendrohuni fillimisht ne krahun tuaj me te perdorshem (te djathtin nese jeni perdorues i krahut te djathte ose ne te majtin nese jeni mengjarash).

-Duhet te keni parasysh qe te jeni pasiv, prandaj perqendrimi juaj do te jete pasiv: kjo do te thote qe do te beheni lehtesisht dhe ne menyre pasive i ndergjegjshem per krahun tuaj dominant.

-Instruktoni mendjen qe te perqendrohet ne menyre pasive ne krahun tuaj zoterues. Keni per te pare qe kjo do te ndodhe me shpejt ne qofte se do te mbyllni syte. Keshtu, nuk do te jeni i shperqendruar. Kjo ndihmon qe te filloni te relaksoheni.

-Beni kujdes me frymemarrjen: mos e sforconi. Lereni te jete nje frymemarrje pasive, sikur po e pergatisni mendjen dhe trupin per nje eksperience relaksimi te thelle...

-Ndryshojeni tonin e zerit.

-Drejtojini tani mendimet ne krahun tuaj zoterues.

-Reflektoni ne menyre pasive mbi krahun...

-Tregoni qe krahu eshte ne peshen e tij natyrale...pesha e tij natyrale eshte mjaft e rende..keshtu lereni te jete..I rende.

-Thojini vetes: ‘Krahu i djathte (i majte) po me behet i rende’?. Kjo eshte formula e thjeshte.

-Vini re se nuk thoni ‘Dora e djathte (e majte) po me behet e rende’?. Ajo merr gjendjen e deshiruar; e drejton mendjen qe te marre kontrollin. Ky eshte relaksimi i mendjes dhe i trupit.

-’Krahun e djathte e kam te rende’?, (perseriteni me ngadale), (perseriteni me ngadale).

Thuajeni kater ose pese here dhe me pas bini ne qetesi.

-Qendroni ne qetesi ne menyre pasive te perqendruar ne krahun tuaj, nderkohe qe e lini te jete i rende. Qetesi per 20 sekonda. Gjate praktikimit do te vereni se rendesa e krahut do te behet me e theksuar.

-Ne kete gjendje te kendshme pasive, truri fillon gjithashtu te relaksohet. Do te vini re nje efekt shperndares qe do te dale ne pah gjithnje e me teper.

-Rendesa e krahut tuaj do te filloje te shperndahet. Qendroni pasiv dhe lereni qe te ndodhe. Te gjithe kete e ben truri. Rendesa do te filloje t’ju shperndahet permes shpatullave dhe poshte ne krahun tjeter tuajin. Jini pasiv dhe lereni qe te ndodhe...

-Duhet te jeni ne gjendje te thoni: ‘Te dy krahet i kam te rende. Te dy krahet i kam te relaksuar dhe te rende’?.

-Une i jap te drejten vetes qe t’i avitem nje gjendjeje te shkelqyer relaksimi dhe paqeje. Te dy krahet i kam te rende. Qetesi per 20 sekonda.

Ky eshte ushtrimi i pare vetevleresues. I shpejte dhe perfshin trupin e mendjen te cilat behen pasive. Ne pak minuta duhet te hapni syte.. te merrni veten.. dhe pasi ta keni bere kete, te merrni fryme thelle. Shkrydhni gishtat dhe kembet.

Nga libri ’’Psikoterapia’’ i Ylli Pangos
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi