EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiponja dykrenare ilire

Shko poshtë

Shqiponja dykrenare ilire Empty Shqiponja dykrenare ilire

Mesazh  xxxadixxx 01.09.12 20:48

Shqiponja dykrenare ilire e shek. VI para e. sonë

Po përmendim së pari mburojën me shqiponjë dykrenare e gdhendur në një urnë të shek. VI ose V para e. se re, e zbuluar në trevën e fisit ilir të japodëve[2]. Ky është monumenti më i qartë me vlerë të pazëvendësueshme që tregon dhe fakton, që ilirët e njihnin dhe e praktikonin shqiponjën dykrenoare, objekt kultik i formësuar qartësisht grafikisht. Objekti është në mburojën e njërit prej luftëtarëve ilir, i dëshmuar në këtë shek (shek. VI para e. re).
Duhet ta vështrojmë në dy drejtime:
a). Simboli i Shqiponjës Dykrenare është i trashëguar nga popullsia e Perandorisë Hitite, qe e ka fundin në shek. e XII para e. sonë. Nëqoftëse është kjo, atëherë na rezulton, që të paktën ajo është ruajtur tek parailirët e ilirët për rreth 1000 vite, (në mos më shumë), pra është e ngjizur në strukturën shpirtërore të paraardhësve tanë, që në Epokën e Bronzit, kujtojmë se po flasim për simbolin kultik: shqiponje me dy kokë.
b). Në qoftë se shqiponja dykrenare e shprehur qartë në monumentin arkeologjik në fjalë, është jo trashëgim i objekteve të tilla, që i njohim nga shek. XII, atëherë është një konfigurim grafik i ngjizur në tharmin e kultit të shpendit-shqiponjë, qe e kemi të dëshmuar tek etnia jonë, që në prehistori. Këtu mund të flasim pa e komentuar se është shqiponja dykrenare e dëshmuar tek paraardhësit tanë të paktën nja 7 apo 8 shekuj para se ajo ngjizje kulturore me emrin "bizantine" të lindëte po nga trualli ballkanik.

[2] A. Stipçeviç, Arte degli Iliri, Milano, 1963, f. 46. Stipçeviçi saktëson, se figurën e ka botuar së pari arkeologu jugosllav D. Sergejevski, dhe paraqet: Janë gdhendur dy luftëtarë ilirë në një urnë nga Ribiçi. Objekti është i shek. VI para e. re.
Shqiponja dykrenare ilire 561105_499247560086670_780916855_n
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi