Lilith
Faqja 1 e 1
Lilith
Miti i Lilithit
Provat më të shumta për prejardhjen e simbolit mitologjik Lilith gjenden në librin e shkëlqimit, Zohar, i cili është një libër i vjetër kabalistik hebraik i shekullit të 13-të, por me karakteristikat e lashta, d.m.th me karakteristikat e një demoni të gjinisë femërore me flokët e zeza të gjata gjendet edhe mitologjitë e qytetërimeve të ndryshme si për shembull te sumerët, babilonët, asirët, persët, arabët dhe natyrisht edhe në mitologjinë hebraike.
Në Sumeri, rreth mijëvjeçarit të tretë para Krishtit ajo përmendet si Lil, shpirti i ajrit, por edhe si një erë shkatërruese. Te simitët e Mesopotamisë ajo quhej Lilith. Më vonë ky emërtim do të bëhej sinonim i fjalës hebraike Layil, që do të thotë "natë" dhe do t'u përshtatej karakteristikave të saj.
Bëhet demoni femër i natës, i cili nënshtron meshkujt dhe femrat që flenë vetëm dhe u shkakton atyre ëndrra me përmbajtje seksuale, orgazma, dhe makthe erotike. Për shembull në Sirinë e shekullit të tetë Lilithi quhej Sukkubus (demon femër), ajo njihej si një magjistare që vriste foshnja, por baza e mitit të Lilithit fillon nga Bibla. Në Gjenezë A27 përmendet se: Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbelltyrës së tij, mashkull dhe femër.
Siç mund ta dallojmë lehtë, Adami, ose njeriu, por gjithashtu edhe Zoti paraqiten këtu si "hibridë" burrë'grua. Prandaj kabalistët mbështesin idenë që kur Zoti i bekuar krijoi Adamin, njeriun e parë, krijoi një burrë'grua. Ajo krijesë kishte dy gjini dhe dy pamje. Nga një pamje për çdo drejtim. Më vonë Zoti i bekuar e ndau Adamin në dy qënie duke i dhënë secilit prej tyre nga një shpinë. Pra Lilithi është pjesa femërore e Adamit.
Pra, Adamah është fjala femërore hebraike për Tokën dhe dheun, me qenë se kjo krijesë e parë u krijua prej këtyre materjaleve. Ndarja e burrit'grua, Adamit u bë për t'i dhënë një shoqe, sepse përvoja e tij nga sjellja instiktive e kafshëve të parajsës, pra duke parë se çdo specje jetonte në çift, filloi të ndihej i vetmuar.
Kështu që Zoti ndau nga Adami pjesën e tij femërore për ta bërë atë shoqen e tij. Gjatë këtij veprimi dhe ndërsa ishte bërë ndarja, krijesa e paplotësuar akoma, Lilithi provoi ndikimin demonik të Satanait dhe si përfundim qëniet që lindte vazhdimisht Lilithi, pas kontaktit seksual me Adamin do të ishin bisha djabolike.
Në librin Zohar, rabini Simeon thotë gjithmonë: Gjeta të shkruar në një libër të vjetër, se kjo femër nuk ishte askush tjetër veçse gruaja e parë Lilithi, e cila qëndroi bashkë me Adamin dhe u mbars prej tij. (Zohar I,34B)
Në vazhdim Lilithi e braktisi Adamin dhe iku në shkretëtirat e Detit të Kuq dhe atje u martua me Djallin. Atëherë Jehovai (YHWH) krijoi gruan e dytë të Adamit, të nënshtruarën Eva. Për t'u hakmarrë ndaj gruas njerëzore të Adamit, Lilithi e shtyu Evën të provonte frutin e ndaluar dhe të ngelë shtatzënë për të lindur Kainin, vëllanë dhe vrasësin e Abelit.
Zoti e ndëshkoi për mashtrimin që i bëri Evës së pafajshme, duke i prerë këmbët zvarranikut, që ishte forma që kishte marrë Lilithi. Prandaj sipas një versjoni Lilithi nuk ka duar e këmbë për ledhatime dhe përqafime.
Mbas pamjes së parë mitologjiko-arkaike të saj, forma e saj ndryshoi. Një versjon e paraqet atë me trupin e një femre veçantisht eksituese dhe të bukur që nga koka, e deri në mes. Dhe që nga mesi e poshtë paraqitet si një flakë e zjarrtë. Një versjon tjetër, më i zakonshmi e paraqet atë nga mesi e lartë si një grua joshëse, provokuese dhe e pamposhtur dhe nga mesi e poshtë si një zvarranik.
Në mesjetë do të ndeshej me emrin Lili, apo Lilu dhe nuk kishte më pamjen e gjarprit, por atë të një fantazme të natës, ose një bishë që "sulmon" ata që flenë vetëm, ose që ecin në rrugë të shkreta. Varjanti më i përhapur i saj, është varjanti i një gruaje me bukuri hipnotizuese, por që këmbët e saj megjithse kanë linja të mira, mbulohen me qime të dendura dhe të forta, gjë për të cilën ajo ndihet e turpëruar.
Prandaj nuk i shfaq kurrë para njerëzve të zakonshëm, por nëse ndonjë burrë i sheh rastësisht atëherë është shumë vonë për atë. Me sa duket, Lilithi është modeli primitiv dhe i lashtë i pasardhësve të saj vampirëve, që kafshimi i infektuar dhe vdekjeprurës i tyre udhëton nëpër shekuj. Përveç dëshirës për gjak Lilithi ka edhe një ves të sëmurë.
Ajo ndjek në fshehtësi çiftet që kryejnë mardhënie seksuale gjatë natës me qëllimin për të vjedhur spermën, në mënyrë që të krijojë demonë të rinj. Ajo urren shumë fëmijët e njerëzve dhe nënat e tyre, sepse fëmijët e saj janë bisha të shëmtuara dhe prandaj ajo përpiqet me çdo kusht të ndërhyjë në të ardhmen e tyre për t'i shkatërruar.
Shumë shkrimtarë dhe poetë janë frymëzuar nga legjenda e Lilithit. Vlen të përmenden: John Erskine, i cili shkruajti librin Adami dhe Eva (Adam And Eve (1927), Robert Browning, që shkruajti Adami, Lilithi dhe Eva (Adam, Lilith, and Eve (1883) Dante Gabriel Rossetti, që shkruajti baladën (EDEN BOWER (1869) dhe sipas të cilit Gjarpri-Lilith lindi Adamin, qënie që mbështilleshin në pyje dhe ujëra, bij që goditnin me rrufe dhe bija fosforeshente.
Anatole France, shkroi librin 'vajza e Lilithit' (The Daughter of Lilith). George Bernard, shkroi dramën 'mbrapsht në Matuzalë, (Back to Methuselah (1921). Marie Corelli, shkroi novelën 'shpirti i Lilithit' (The Soul of Lilith (1892). George MacDonald, shkroi novelën Lilith (Lilith (1895), etj...
Shënim: Ky tekst është përkthimi i parathënies së librit "miti i Lilithit dhe romani i George MacDonald" . Botuar nga shtëpia botuese Eolos - Athinë 1994.
Zattoo- 600
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi