EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Po na dendin me hormone!

Shko poshtë

Po na dendin me hormone! Empty Po na dendin me hormone!

Mesazh  Jon 15.08.12 21:22

Po na dendin me hormone!

Po na dendin me hormone! Rz_100-300x225

Fermerët gjithnjë e më shumë të prirur drejt përdorimit mbi normat e lejuara të stimulantëve bimorë. Produktet ku përdoren hormonet nxitëse dhe rreziku i tyre. Në farmacitë bujqësore, edhe stimulantë të rrezikshëm. Flet specialisti.

Kryefamiljari bleu mish, aty në thertoren masive të merkatos në Tiranë. Nuk pyeti aq shumë për pisllëkun e insektet që bënin gosti, por sytë i ndali në një vitrinë prej nga mishi i viçit ngjante i
shëndetshëm, i freskët dhe ta bënte me sy. Zgjodhi pjesën e qafës, peshoi mallin dhe e çoi në shtëpi, duke paguar 700 lekë për kilogram, pa e ditur se ajo qafë do t’i merrte në qafë fëmijën. E konsumuan të gjithë anëtarët e familjes.

Por ishte djali 17-vjeçar ai që, gati tre muaj pasi konsumoi atë darkë, nisi të marrë një peshë të pazakontë. U shëndosh aq shumë sa nisi të kishte probleme të mëdha fizike, sa gati nuk mund të lëvizte. Analizat në Shqipëri nuk i jepnin asnjë shpjegim dhe u detyrua të shkonte në Gjermani. Mjekët e gjetën sëmundjen “e rrallë”: Adoleshenti kishte konsumuar hormone viçi në sasi të madhe.

Mesa duket, veterineri gjatë injektimit të hormonit stimulant (që shton peshën në mënyrë artificiale), nuk kishte gjetuar damarin e duhur dhe për pasojë hormoni kishte mbetur i kalçifikuar, “stok” në qafën e viçit.Llokma me përqëndrimin me të madh të kësaj lënde, i kishte takuar atij.

Kjo histori ka ndodhur rreth tre vjet më parë në Tiranë. Këtë e konfirmon agronomi dhe farmacisti bujqësor Mehmet Hoda. Thotë ngjarja qarkullon ndër specialistë të bujqësisë dhe ushqimit, edhe pse sot tingëllon paksa si legjendë urbane. Mbase prindërit e djalit fatkeq nuk e kishin mendjen aq tek mediatizimi, sesa tek shëndeti i të afërmit të tyre.

Por që po konsumojmë mish, qumësht, madje edhe zarzavate dhe fruta të “pompuara” nga stimulantë në sasira të mëdha, madje të pakontrolluara, kjo nuk është sekret.

A ju ka marrë malli për një mollë, dardhë e ftua nga ato që jo vetëm konsumoheshin plot shije, por vendoseshin edhe në sënduqet e rrobave për të lëshuar erë të mirë? Me siguri që po, por ato ditë janë të largëta.

Sepse sot gjithçka, që nga produktet e mishit, qumështit, zarzavateve dhe frutave nuk janë më aq natyrale, pasi “bio” as që bëhet fjalë.

Stimulantët bimorë dhe shtazorë, janë futur në të gjithë Shqipërinë.

Më e dukshme është në këtë periudhë ku kastraveci, domatja, speci dhe bostani ka kapur tregun qytetas si mall vendi. Ironikisht, nëse në dimër amvisat bëjnë kujdes nga tezgat plot me perime “behari” sepse e dinë që ato vijnë nga jashtë dhe janë “me ilaçe”, me trokitjen e verës joshja
për produktet e vendit është e natyrshme. Mirëpo sa hap një domate, do detyrohesh që gjysmën ta hedhësh, sepse dalin damarët e bardhë e të fortë si kashtë, ndërsa edhe ai pak lëng dhe bërthamë, të mbyt në thartirë.

Gjëja e parë që të vjen ndërmend është se paska shkuar kot shpenzimi. Sikur të ishte vetëm kjo ndoshta do ngushëlloheshim disi, duke u bërë “bllokadë” domateve të kuqe nga jashtë e jeshile nga brenda.

Por nëse kthen sytë nga tezgat e tregut, aty gjen gjithçka. Kastraveci edhe pse i bëshëm, nuk ka shije dhe aq më pak farëra. Dhe çdo produkt me radhë të zhgënjen, sa ia vlen të kthesh sytë nga mallrat e huaja, pasi vërtetë përdorin stimulantë, por brenda kritereve dhe në mënyrë të
kontrolluar.

Berati, Lushnja, Fieri, Korça, Lezha dhe Shkodra, mbajnë rekord për përdorimin e stimulantëve të produkteve bujqësore. Edhe zonat e tjera nuk mbesin pas, por për mungesë toke, nuk mbjellin sasi të madhe me pemëtore dhe perime.

“Ka të paktën shtatë vite që stimulantët bimorë kanë hyrë në sasi të madhe në vendin tonë. Për ne si specialistë, këto stimulantë nuk janë të dëmshëm nëse përdoren me sasinë e duhur dhe në kohën e duhur”, shprehet agronomi Mehmet Hoda. Në farmacinë e tij, fermerët duhet të vinin me
recetat përkatëse, por Hoda është i detyruar që të bëjë edhe rolit e “mjekut” që vendos diagnozën për bimën dhe më pas jep edhe ilaçin e duhur. Është nga ata specialistë që studimet i ka kryer në fundin e viteve ‘80.

Kohë kur stimulantët bimorë nuk njiheshin as në literaturë. Sepse rëndësi i jepej kryesisht plehrave kimikë, por edhe përkujdesit ndaj bimës me spërkatje kryesore gurin e kalit, që ruan bimën nga vrugu apo tenja. Pa harruar pastaj fushatën konstante asokohe, që bënte
thirrje për përdorimin sa më të madh të plehrave organikë.

Sot fermerët nuk mburren vetëm me produktin e tyre cilësor, por sa para kanë fituar dhe sa ishin në gjendje që të kapnin tregun më shpejt se të tjerët. Dhe kjo nuk vjen vetëm nga përkujdesja në sera po arë, por nga stimulantët bimorë dhe kimikatet që përdorin. Dhe për të kapur të parët tregun, ato përdoren në doza 5-6 herë më të larta se norma e lejuar.

Për pasojë humbet jo vetëm cilësia e produktit bujqësor, por degradon deri në rrezik për shëndetin. Sepse rritja dhe pjekja e domates, bostanit, kastravecit, specit dhe frutave nuk kryhet në mënyrën natyrale, por shumë të përshpejtuar.

“Çdo stimulant që përdoret ka efektet e tij, që nga nxitja për mbirjen e farërave deri në rritjen dhe lidhjen e frutit, mirëpo kur përdoren me sasi të madhe dhe jo në kohën e duhur, këto kimikate nxisin një rritje të përshpejtuar që para së gjithash shkatërrojnë cilësinë e mallit”, kujton Hoda.

Për agronomin kjo është një çështje që nuk zgjidhet duke bllokuar mallin kur del në treg. “Është e vërtetë që stimulantët përdoren në sasi të madhe dhe pa kriter. Për këtë problem nevojitet shërbimi këshillimor i bimëve që në serë apo arën e fermerit”, shprehet Hoda.

Përdorimi më i madh i këtyre stimulantëve është në periudhën prill-maj, kohë kur prodhimet e stinës nisin të dalin në treg.Për të kapur çmime sa më të larta, fermerët i janë drejtuar farmacive
bujqësore duke përdorur stimulantë në sasi të madhe. Edhe pse janë produkte të farmaceutikës bujqësore që kushtojnë shumë, përsëri ia vlen ky shpenzim për fermerët, sepse duke kapur tregun të paktën tre javë para pjekjes normale të zarzavateve, sigurohet një çmim më të lartë.

Bujqit pretendojnë që ecin me “ritmin e kohës”, kur pikërisht në kohën kur duhet të durojnë që fruti të piqet vetishëm, shkarkojnë mbi sera dheara sasi të madhe stimulantësh. Në gjuhën shkencore njihen edhe si hormone që nxisin si zhvillimin e bimës, ashtu edhe pjekjen para kohe.

Po a gjenden lehtë stimulantët bimorë që kalojnë nga dogana?

Sigurisht që po! Po aq kollaj sa paracetamoli. Por Hoda të tregon të gjitha mënyrat sesi abuzohet me këto stimulantë, sa kur del prej farmacisë dhe sheh tezgat e mbushura me produkte të stinës, të zë koka.

Janë të paktën pesë lloje stimulantësh që përdoren për produkte të ndryshme bujqësore: Domatja, kastraveci, specat, patëllxhanët, bostani dhe pjepri futen në një familje të një tipi stimulantësh që përdoret ngafermerët për rritjen sa më të shpejtë, por edhe për një prodhim sa më të madh. Kjo po ndodh edhe me bostanin i cili ka hyrë në javët e fundit në treg. Kur i sheh, nga jashtë ngjajnë të shëndetshëm, mirëpo prova të zhgënjen.

Madje edhe tregtarët i kanë hequr pusullat joshëse të viteve të mëparshme kur shkruanin: “Shalqi me provë”… Në këtë periudhë nuk ka provë, sepse prova është me risk. Pas cipës së hollë të lëkurës shquhet një skuqje premtuese, por zemra është krejtësisht e bardhë, e fortë dhe e
pakonsumueshme. Po kështu ndodh edhe me pjeprin. Dhe për të plotësuar shportën e pazarit të ditës, nuk ka si të mungojë edhe speci apo patëllxhani. E njëjta histori. Thjesht, pa shije.


Sipas agronomit Mehmet Hoda, stimulantët që futen të kontrolluar janë të një cilësie të mirë, gjithnjë nëse nuk përdoren me sasi të madhe dhe në kohën e papërshtatshme nga fermerët. “Nëse për një kategori stimulantësh bimorë ka kontrolle, nëpër disa farmaci gjenden edhe
stimulantë të fuqishëm që janë shumë të dëmshëm për shëndetin.

Mendoj se futen në mënyrë kontrabandë, pasi nuk janë pjesë e listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit”, tregon Hoda. E megjithëse janë të ndaluar, përsëri gjenden në farmacitë bujqësore. Përdorimi i tyre shkon deri në atë pikë që jo vetëm pjek para kohe perimet dhe frutat,
por i rrit në mënyrë artificiale duke u shtuar peshën.

Dhe nuk është vetëm kjo periudhë kur përdoren stimulantët bimorë për të dalë në treg sa më shpejt, por pothuaj gjatë gjithë stinës në vazhdim. Pak muaj më pas nis përdorimi i stimulantëve edhe për vreshtat dhe pemtarinë.

Kimikatet me hormone përdoren thuajse në të gjitha rastet në formën e spërkatjes, me dozën 1-2 tableta (çmimi i një tabelete, 3-500 lekë të reja) në 100 litra ujë. Por ndodh që fermerët hedhin sasi më të madhe stimulantësh, ose përdorin deri në 5-6 spërkatje para se të dalin në treg me produktin e tyre krenar.

Dhe në këtë fazë, nuk flitet më për vlerat ushqyese të produkteve, por për rrezikshmërinë e tyre për organizmim e njeriut. Sepse me kalimin e kohës dhe depozitimin në organizëm të “kusureve” nga këto lëndë, do të dalin problemet e para. Dhe atëherë do të jetë nevoja jo më e farmacive bujqësore, por e farmacive njerëzore.

Vështirë të shpëtosh nga stimulantët, edhe në blegtori. Pjesa më e madhe e fermerëve injektojnë hormone tek viçat tre javë pasi kanë lindur. Kjo u përshpejton rritjen, siguron një fryrje artificiale dhe shtim në peshë në një periudhë të shkurtër. Aq sa kur viçat mbushin katër muaj nga momenti i lindjes, kapin peshë prej afërsisht 100 kilogram mish. Vetëm për cilësi nuk mund të flitet. Pak zona kanë mbetur pa u infektuar nga “hormonomania” dhe kjo ndodh jo vetëm se nuk e dinë
këtë marifet, por edhe se nuk kanë para për të shpenzuar paraprakisht.

Një injektim për viça shkon 2000-3000 lekë të reja. Paçka se këtë shumë e kompensojnë shpejt me shtimin e mishit në mënyrë artificiale, disa fermerë në zonat malore nuk janë në gjendje që ta sigurojnë këtë injeksion. Dhe nëse dikush i mburret mikut se ka gjetur mish të vërtetë, pa hile, gjasat janë që sapo është kthyer nga ndonjë udhëtim në zonat e thella.

Por hormonet që përdoren në gjedhë, nuk janë vetëm për shtimin e masës muskulore. Për të siguruar pjellshmëri çdo vit, fermerët u kërkojnë veterinerëve që 2 muaj pasi lopët lindin të injektojnë hormone që përshpejtojnë një barrë tjetër. “Të gjitha këto ndikojnë në cilësinë e
qumështit dhe nënprodukteve të tij. Nuk është vetëm fenomeni i stimulantëve bujqësorë, por edhe i atyre blegtoralë, madje mjaft i rrezikshëm kur merret drejtpërdrejtë nga mishi”, thotë Hado.

Por ai dhe kolegët e tij kanë në dorë vetëm të paralajmërojnë. Nëse dikush do të kërkojë të dijë ç’bën shteti, pse nuk ngre struktura dhe të famshmet “grupe pune”, ai është i vonuar. Teorikisht, strukturat i kemi.

Detyra e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor shtrihet në të gjithë spektrin e këtyre problematikave. Mirëpo ata vetëm kanë konstatuar dhe nuk kanë marrë asnjë masë. Nevojitet që të kryhen kontrolle që në arat dhe serat e fermerëve. Specialistët e bujqësisë në rrethe përveç shërbimit këshillimor duhet të ushtrojnë edhe kompetencat e tyre për të limituar përdorimin e stimulantëve.

Këto kontrolle janë inekzistente dhe kjo pranohet edhe nga drejtues të AKU-së. Sipas tyre, në të ardhmen pritet që fermerët e mëdhenj të pajisen me një bar-kod personal, çka i identifikon në momentin që ata dalin në treg dhe nëse kanë abuzuar me stimulantët bimorë ose shtazorë mund të merren masa. Gjithnjë me prapashtesën mund…, pasi kjo ngjan një kohë e largët. Dhe nëse këto stimulantë do vazhdojnë të përdoren pa kriter, mund të vijë një kohë që për të protestuar, në vend që të bërtasim, do “pëllasim”…

Nga Sebi Alla
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi