Darvinizmi si Projekt
Faqja 1 e 1
Darvinizmi si Projekt
“Tash është lehtë të demonstrohet se Darvinizmi një prej shtyllave të biologjisë moderne, nuk është asgjë më tepër se një lloj kulti, një kult religjioz. Nuk jam duke ekzagjeruar. Sidoqoftë, kjo teori nuk ka vlerë shkencore. Teoria e ashtuquajtur e evolucionit Darvinian bazohet në pohime irracionale, që nuk vijnë nga vëzhgimet shkencore, por në mënyrë artificiale u imponuan nga jashtë, për arsye politiko-ideologjike”.
Jonathan Thennebaum
“Deformimi i dialektikës Hegeliane të “shpirtit të botës” që ishte “zoti” i Hegelit prodhoi ideologjinë e Evolucionit Darvinist dhe Materializmin Dialektik të Marksit. Që të dy, edhe Darvini edhe Marksi qëlluan të jenë agjent të Perandorisë Britanike e cila shfrytëzoi dy ideologjitë e fabrikuara për të bërë gjenocidin më të rëndë ndaj njerëzimit në emër të “progresit” drejt “perfeksionit” gjatë luftërave botërore”.
British East India Company ishte kompania e parë multinacionale e Partisë Venedikase që tashmë ishte instaluar në Londër dhe bënte përpjekjet e saj për të themeluar perandorinë e re botërore. Aksionarë të kësaj kompanie ishte aristokracia financiare që përpiqej ta mbizotëroj tregun botëror dhe monopolet botërore tregtare. Në fakt “British East India Company” ishte ajo që e udhëhiqte Perandorinë Britanike.
Kjo kompani e parë multinacionale kur e themeloi kolegjin Halley-Buru më 1805, Thomas Maltus-in e emëruan si profesorin e parë të politikës ekonomike. Studentët e Maltusit ishin administratorë në këtë kompani të cilët sistematikisht e zbuluan politikën e gjenocidit ndaj popullatës vendase indiane që eksploatohej dhe mbaheshin nën kontroll. Kjo kompani vrau shumë indian vendas duke i nxitur të mbjellin opium për ti helmuar kinezët me çka dhe më pas u bënë luftërat e Opiumit në mes të britanikëve dhe kinezëve.
Maltusi ishte heroi. Aristokracia (oligarkia) Financiare e Londrës kishte themeluar shoqatën Mbretërore Britanike, anëtarët e së cilës ishin të gjithë masonë dhe kishin si synim proklamimin e “shkencës së tyre” në mënyrë që të arsyetojnë qëllimet e tyre mbi interesat e kësaj elite financiare. Disa ide mbi të cilat është ndërtuar shkenca e elitës ishin: lufta për ekzistencë, mbijetesa e më të fuqishmëve, resurset e kufizuara dhe ideja e racës superiore ndaj të tjerëve. Në këtë qëllim u shfaq edhe Darvinizmi, Maltusioanizmi dhe Eugjenika.
Qarqet e shoqatës mbretërore e shfrytëzuan idenë e Hegelit mbi “shpirtin e botës” që gjendet kudo dhe që merr pjesë në perfeksionimin e tyre. Mbi idenë e progresit drejt perfeksionit që ishte thelbi i dialektikës Hegeliane por Hegeli që e kishte për shpirtin u konstruktua edhe Teoria e Darvinit e cila filloi të përpunohet në shoqatën lunare që e kishte themeluar Shoqata Mbretërore Britanike.
Teorinë e Evolucionit filloi ta përpunoj nga babai i Darvinit, Erazmo Darvini më herët se vetë biri i tij, Charles Darwin. Teoria e Darvinit nuk ishte shkencore por ajo ishte e dizajnuar 1ë ta luftonte krishterimin dhe në përgjithësi besimin në Zot, si dhe të çrrënjos idenë e njeriut si “imago dei” dhe “capax dei”, idenë e potencialit hyjnor në çdo qenie njerëzore.
Vetë Darvini nuk i besonte teorisë së tij:
“Të supozojmë se syri me një rregullim të paimitueshëm të përshtatjes së fokusit të pranimit të sasive të ndryshme të dritës nga distanca të ndryshme, dhe për korrigjimin e aberracioneve sferike dhe kromatike mund të jetë krijuar përmes seleksionimit natyral, më duket, e pranoj lirisht se është absurdi i shkallës më të lartë”
Charles Darwin (1872)
Darvini në fillim të veprës së tij “Origjina e llojit” e citon Frensis Bekonin si një themelues të “metodës së shkencës moderne” të induksionit që nuk është aspak metodë shkencore por vetëm një shpëlarje truri e bazuar mbi perceptimin shqisor si bazë e njohjes. Darvini gjatë jetës së tij pohoi se “Origjina e llojit” është bazuar mbi metodën e Bekonit.
Vazhdimësia e Perandorisë Britanike varej nga kontrollimi i mënyrës së të menduarit të njerëzve dhe në përpjekjen e tyre që të ndikojnë që ato mos të mendojnë drejtë. Poenta e projektit Darvinian ishte që të binden qeniet njerëzore se ato ishin kafshë pa shkëndijë hyjnore të kreativitetit të arsyes. Darvinizmi luftonte çdo besim në një Zot e veçanërisht krishterimin dhe konceptet e njeriut “imagoi dei” dhe “capax dei” të shfaqura në librin e shenjtë se njeriu është i krijuar në imazh të Zotit, “Bëhu i frytshëm, shumoju dhe mbizotëro në tokë” dhe ideja e “capax dei” që njeriu përmes mendjes do të bëjë vazhdimësinë e krijueshmërisë hyjnore në tokë.
Maltusi dhe Darvini ishin tandemi kryesor në ideologjinë imperialiste Britanike. Maltusi dhe Darvini patësn sukses që të sulmojnë fuqishëm moralin fetar duke nxitur një “rekonstruksion etik” dhe duke rishqyrtuar sistemin e vlerave që buronin nga tradita fetare me shekuj dhe bazoheshin në konceptin e njeriut “imago dei” dhe “capax dei”. Idetë e tyre i promovoi edhe shoqata Fabiane që ishte themeluar nga H.G. Wells, Bertrand Rusell, Julian Huxley, Beatrice e Sideny Webb dhe që përfaqësonte qendrën e promovimit të ideologjisë Maltisiano-Darviniste.
Maltusi ishte ai që u mor me shqetësimin mbi shtimin e popullsisë si dhe kufizimin e resurseve dhe ushqimit andaj edhe Darvini erdhi tek ideja e “Seleksionimit natyral” ku të fuqishmit kishin të drejtë të jetonin sepse dilnin ngadhënjimtar në luftën për ekzistencë ndërsa të dobëtit të vdisnin sepse natyra i seleksiononte. Kjo mënyrë e të menduarit e legalizonte për herë të parë idenë e gjenocidit dhe e konsideronte atë natyrale që ishte në kundërshtim të plotë me konceptin e besimit në Zot që kategorikisht lufton gjenocidin duke i trajtuar njerëzit të lindur të lirë dhe të barabartë nga natyra.
Sipas H.G.Wells që promovonte idetë e Maltusit dhe Darvinit njeriu nuk ishte “imago dei” ndërsa krishterimi ishte vetëm një mit. Ideja e mbijetesës së më të fuqishmëve legalizonte vrasjet masive sepse ajo sipas tyre ishte natyrale në luftën për ekzistencë, por ky qëllim nuk ishte aksidental por si një pjesë e një projekti të luftës kulturore kundër idesë së Zotit, njeriut të lindur të lirë dhe të barabartë si dhe idesë se njeriu nga natyra është krijues dhe ka elementin hyjnor që është arsyeja kreative që njeh ligjet universale fizike mbi të cilat funksionon universi.
Herbert Spenser, idenë e “seleksionimit natyral” dhe “mbijetesës së më të fuqishmit” i përfshiu në botën sociale, ku nga konflikti në mes të individëve, grupeve apo kombeve mbijetojnë “më të fuqishmit”. Darvinizmi e lindi edhe Eugjenikën, edhe atë prej kushëririt të Darvinit, Fransis Galton. Galtoni në veprën e tij “Gjeniu i trashëgueshëm” bazohej në idenë se “cilësitë mendore ishin të trashëguara biologjikisht” dhe rrjedhimisht njerëzit e bardhë janë biologjikisht racë më superiore për ta dominuar botën.
Britanikët janë “elita” ose “kremi” i racës së bardhë. Kjo nënkupton se familja e Darvinit është një argument i këtij parimi gjoja për zbulimet epokale që bënë me Teorinë e Darvinit, Maltusianizmin dhe Eugjenikën. Galtoni proklamonte se “vlerën e një individi duhet konsideruar që nga lindja dhe nga cila shtresë e shoqërisë vjen” dhe të papërshtatshmit duhet eliminuar. Ideja e tij dhe e ithtarëve të tij ishte që vetëm më të fuqishmit duhet të mbizotërojnë dhe të riprodhohen dhe të shtohen duke u bërë pasardhës së kombeve të ardhshëm.
Darvini përsëriste shpesh Maltusin: “Me egërsinë, të dobëtit në mendje dhe në trup shpejt eliminohen, ndërsa ato që mbijetojnë shfaqin gjendje energjike të shëndetit. Ndërsa civilizimi ka të bëjë me solidaritetin dhe përkujdesjen ndaj kësaj shtrese shoqërore, dhënia e ndihmës deri në çastet e fundit të jetës së tyre. Sepse ato janë qenie njerëzore dhe trajtimi ndaj tyre duhet të jetë njerëzor sepse nga natyra njeriu nuk është kafshë por librat e shenjtë na mësojnë se njeriu nga natyra është në imazh hyjnor, andaj duhet respektuar natyra hyjnore e njeriut dhe si e tillë duhet trajtuar dhe asnjë sistem nuk është i mirë për njerëzimin derisa një sistem nuk respekton natyrën hyjnore të njeriut “imago dei”.
Për Darvinin është e mirëseardhur “Vdekja e më shumë fëmijëve të shtresës së varfër prej sëmundjeve të ndryshme dhe fatkeqësive të ndryshme në vendet e mbipopulluara”. Si masë të kontrollit ndaj mbipopullimit, Darvini favorizonte: luftën, urinë madje edhe infanticidin. Ai proklamonte idenë se raca të ndryshme kanë aftësi mendore të ndryshme. Darvini ashtu sikur Xhon Lloku dhe W.R. Greg favorizonte të pasurit ndaj të varfërve duke konsideruar pronën si një përparësi të suksesit pavarësisht nga superioriteti fizik dhe mendor që mund të kenë të varfërit.
Si anëtar i qarqeve të shoqatës Mbretërore Britanike ishte edhe Thomas Huxley, ai që propagandonte me të madhe Teorinë e Evolucionit. Edhe Karl Marksi kishte ndjekur leksione tek T.Huxley mbi Teorinë e Evolucionit. T. Huxley e ngriti çështjen e mbipopullimit si problemin më të madh botëror. Nxënësit e T.Huxley-it dhe Henry Osborn-it ishin Eugjenikët më të shquar t shekullit XX. Djali i T.Huxley, Julian Huxley ishte edhe kryetar i shoqatës Britanike Eugjenike dhe themeloi “World Wildlife Fund” me Princ Filipin dhe Princ Bernardin më 1961.
Edhe pasardhësit e familjes së Darvinit ishin anëtarë të lartë të shoqatës Eugjenike duke promovuar idenë eugjenike si ide që ishte fundamentale. Darvini edhe idenë e “kalimit” evolutiv prej një lloji në tjetrin nga ndryshimet e vogla në individ brenda një specieje e mori prej natyralistit francez, Jean Baptist Lamarc në librin e tij Filozofia e Zoologjisë (1809). Teoria e “Seleksionimit natyral” që presupozohet si thelbi i evolucionit ka qenë e prezantuar në Shoqatën Mbretërore më 1813 prej Dr. William Charles Wells që iku në Angli gjatë shpërthimit të Revolucionit Amerikan.
Si duket nga faktet Darvini ishte një projekt i luftës kulturore të Shoqatës Mbretërore Britanike ndërsa vetë Darvini ishte një plagjiator, më saktë ishte një projekt i Shoqatës Mbretërore Britanike. Darvini ishte një djalosh neurotik dhe hipokondriak. Nuk dilte kurrë nga shtëpia dhe ai ishte përgatitur për të qenë “Projekt” për luftën kulturore të “british East India Company”, të rrjetit të salloneve që krijonin ndikim në elitat intelektuale, bordit të këshilltarëve të kurorës mbretërore Britanike. Darvini nuk zbuloi asgjë vet por mori aksiomat kryesore që ishin idetë e të tjerëve dhe i përmblodhi në “Teorinë e Evolucionit”. Madje, ai u habit në fund t jetës së tij me veten e vet, se si një njeri si vetja e tij (Darvini) kishte pasur një ndikim të fuqishëm në histori duke qenë me inteligjencë mesatare.
Idenë e Evolucionit e mori nga të tjerët dhe supozohet se e kishte “zbuluar” ai. Erazmo Darvini propozoi idenë e “Trashëgimisë së Përbashkët” më 1794 në veprën “Zoonomia” ku dha idenë se të gjitha qeniet burojnë prej një apo një grushti të specieve primitive. Darvini dhe bashkëmendimtarët e tij e konsideronin veten si anëtarë të Partisë Liberale, parti e cila është përgjegjëse që nga themelimi i saj për fatkeqësitë e mëdha që ka përjetuar njerëzimi, detyra themelore e saj ishte që të largoj njeriun nga njohja e ligjeve universale fizike dhe ta largojë nga morali tradicional i themeluar mbi konceptin gjysmëhyjnor të njeriut si qenie morale.
Ajo synonte që të legalizonte idenë e Mandevilit mbi veset individuale, luftën për ekzistencë dhe gjenocidin si vlera fundamentale të shoqërisë që e çojnë në progres shoqërinë. Një prej elaboruesve kryesor të Partisë Liberale ishte William Petty, Lordi 2 Earl Shelburni që ishte ndër njerëzit më të fuqishëm dhe më të pasur të Britanisë së Madhe dhe një mbret pa kurorë i “British East India Company”. Lord Shelburn angazhoi edhe tjerë për të promovuar Maltusin dhe Maltusianizmin edhe atë: Adam Smith-in me doktrinën e tregut të lirë, Edward Gibonin me mosrënien e Perandorisë Britanike duke mësuar nga Jeremy Bentham që zbuloi impulsin e kënaqësisë dhe dhimbjes si bazë e veprimit human. Të gjithë këto qarqe e themeluan atë që sot njihet si Liberalizmi Modern.

M986- "The hawk and the dove must become one in wisdom"
33
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi