Kështjella që edhe sot e ruan sekretin
Faqja 1 e 1
Kështjella që edhe sot e ruan sekretin
Kështjella që edhe sot e ruan sekretin
Kështjella “Glamis” gjendet në Skoci. Në shikim të parë duket si kështjellë në përrallt. Sot është atraksion turistik, mirëpo koha ka ruajtur një tregim të tmerrshëm, tregim nga i cili do të rrëqetheni.
Për dallim nga kështjellat e tjera të cilat janë të opsesionuara nga shpirtrat, tregimi për kështjellën “Glamis” është edhe më i frikshëm. Nëpër shekuj ka arritur që brenda mureve ta ruajë fshehtësinë e madhe, që edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar. Fshehtësia nuk ka kurrfarë lidhje me pikat e gjakut që janë në dysheme edhe sot, ose, me djegien e Lejdi Glamis si shtrigë. Sekretin që “Glamis” e ruan qëndron në zgjedhjen e mozaikëve të dhomave përreth të mbushura me ngjarje bizare.
Numri i dritareve nga ana e jashtme dhe nga ana e brendshme është misteri i parë, nga ana e jashtme ka dy më shumë, që tregon se diku gjendet ndonjë dhomë e fshehtë. Për këtë dhomë ka supozime me shekuj. Demek, shërbëtorët kanë dëgjuar që mbreti Xhejmsi i Pesti ka mbyllur dikë aty. Kanë dëgjuar zëra që kanë prekur deri te muret. Besohet se aty ka pasur një fëmijë të deformuar që ka qenë rezultat i martesës midis familjarëve.
Në vitin 1486 familja Ogilvis kërkonte mbrojtje nga familja Glamis. Ogilvisët i kanë dërguar në një dhomë dhe aty i kanë mbajtur pa bukë e pa ujë më shumë se një muaj. Kur e kanë hapur dhomën vetëm një anëtar i familjes ka qenë i gjallë. Për të mbijetuar ai e ka ngrënë të gjithë familjen. Ndoshta kjo është dhoma e fshehtë?
Në shekullin e 17-të kanë zhveshur një rob të zi dhe e kanë gjuajtur me qen të gjuetisë. Qentë e kanë shqyer, derisa zonjat janë kënaqur me këtë lojë. Shpirti i tij ka vrapuar në oborrin e kështjellës. Shumë shpejt edhe një shërbëtore rastësisht e ka zbuluar dhomën e fshehtë. Ajo çfarë ka parë e ka shtyrë të bërtasë nëpër kështjellë, duke dashur që të ikë, dy rojtarë e kanë kapur, dhe së pari ia kanë prerë gjuhën, e pastaj e kanë masakruar. Thonë se shpirti i saj endet nëpër kështjellën “Glamis”.
Në vitin 1904 lordi Stratmor i ka thënë mikut të tij; “ Kur do ta dija vetëm natyrën e këtij sekreti të tmerrshëm, do të gjunjëzohesha, duke e falënderuar Zotit që nuk kam asnjë lidhje me të”. Kur vajza e tij e ka pyetur për sekretin, i ka thënë se asnjë femër nuk mund ta dijë atë sekret.
Pyetja edhe më tej mbetet mister, për çfarë sekreti bëhet fjalë? Çfarë është ai sekret që mund të qëndrojë me shekuj, dhe prapë t’i rrezikojë të gjithë ata që e zbulojnë?

Odin- 513
Similar topics
» Kështjella “e mallkuar”
» Keshtjella e Bardhe
» Keshtjella e Bardhe 2
» Keshtjella Koralore
» Kështjella Franklin dhe fantazmat
» Keshtjella e Bardhe
» Keshtjella e Bardhe 2
» Keshtjella Koralore
» Kështjella Franklin dhe fantazmat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi