EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afirmime pozitive

2 posters

Shko poshtë

Afirmime pozitive Empty Afirmime pozitive

Mesazh  Xhemajl 16.07.12 12:29

TË GJITHË DO T'I DUA!

Sot do ta zgjeroj shpirtin edhe me shumë

- Do t'i dua njerëzit ambicioz - sepse ata frymojnë për suksese të reja;
- Do t'i dua edhe njerëzit që kanë pësuar dështime - sepse gabimet e tyre më mbushin mend;
- Do t'i dua edhe Mbretërit - sepse ata vuajnë nga frika e madhe;
- Do t'i dua edhe shpirtvegjlit - sepse edhe ata të shkretit janë fëmija të Zotit;
- Do t'i dua të pasurit - sepse ata janë tepër të vetmuar;
- Do t'i dua edhe të varfëritë - për shkak të shpirtit të tyre të pastër;
- Do t'i dua të rinjtë - për shkak të optimizmit të tyre;
- Do t'i dua edhe pleqtë - për shkak të urtësisë që ua ka dhënë përvoja;
- Do t'i dua të bukurit - për shkak të syve të tyre plot pikëllim;
- Do t'i dua të shëmtuarit - për shkak të devotshmërisë së pafund...

- Do ta dua edhe diellin - për shkak të fuqisë se tij, se çdo gjëje i jep jetë;
- Do ta dua edhe shiun - sepse ai ma pastron shpirtin;
- Do ta dua edhe terrin - sepse ai mi zbulon yjet në qiell...

- Do ta përshëndes LUMTURIN - sepse ajo ma rrit zemrën;
- Do ta duroj edhe hidhërimin - sepse ai ma forcon shpirtin;
- Do të jem FALËNDERUES ne mirënjohje - sepse ato më takojnë;
- Me gëzim do t'i pres pengesat - sepse ato janë nxitje për mua...
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afirmime pozitive Empty Re: Afirmime pozitive

Mesazh  Luli 07.04.14 14:34

Unë e kuptoj plotësisht se stresi është vetëm frikë.

Unë e lë tërë frikën të shkojë.

Unë jam në paqe.

Unë jam person fizikisht i sigurt.

Liria nga stresi është e drejtë e imja hyjnore.

Unë e lë tërë tensionin të shkojë.

Unë e përdori frymëmarrjen time për t'u relaksuar.

Unë marr frymë thellësisht dhe paqësisht.

Unë e ndiej se si relaksohen muskujt e mi.

Unë i lejoj organet e mija të relaksohen.

Unë e relaksoj qafën time dhe të gjithë muskujt e qafës sime.

Unë e lë tensionin të shkojë nga supet e mija.

Unë rrjedh me jetën lehtësisht dhe pa mundime.

Unë punoj në atmosferë të dashur.

Mua më çmojnë lart në punë.

Unë e bëj punën që më pëlqen ta bëj.

Unë jam person i zoti.

Unë mund të trajtoj gjithçka që vjen rrugës sime.

Sa më shumë që mësoj aq më shumë rritem.

Unë ndihem çdo ditë e më i sigurt.

Unë jam person i balansuar dhe i përqendruar

Unë e shprehi krijueshmërinë time.

Unë e pranoj unikalitetin tim.

Unë kam vullnet të ndryshoj.

Unë jam në procesin e ndryshimeve pozitive.

Unë jam person i përmbushur thellësisht me çdo gjë që e bëj.

Unë i besoj vetes.

Unë i besoj procesit të jetës.

Unë e deklaroj pronësinë mbi fuqinë time.

Unë jam rehat me financat e mija.

Unë jam person gjithmonë i aftë t'i paguaj faturat e mija me kohë.

Unë jam duke e bërë gjithmonë më të mirën që mundem.

Unë ndihem person i sigurt kur i shprehi ndjenjat e mija.

Unë jam në paqe shpirtërore.

Unë jam person i rrethuar nga siguria.

Unë jetoj në botë të sigurt, paqësore e të dashur.

Jeta është e thjeshtë dhe e lehtë për mua.

Jeta është e thjeshtë dhe e lehtë për ty.

Unë e lë tërë frikën dhe dyshimin të shkojë.

Unë e lë tërë urrejtjen dhe xhelozinë të shkojë.

Unë e lë tërë dhembjen të shkojë.

Unë i lë të gjitha pritjet të shkojnë.

Unë jam person emocionalisht i balansuar.

Unë ia fali vetes dhe të tjerëve.

Mua ma kanë falur.

Unë e lë tërë fajin të shkojë.

Unë e lë tërë fajësimin e të tjerëve të shkojë.

Unë kam besim në veten.

Unë jam rehat me njerëzit.

Unë e përjetoj dashurinë kudo që shkoj.

Unë e shoh jetën me sy pozitivë.

Unë e shoh vetëm të mirën te të tjerët.

Unë i lë frikat e fëmijërisë të shkojnë.

Unë jam person i sigurt dhe i rritur.

Unë jam prind i këndshëm e i dashur për fëmijën tim të brendshëm.

Të gjitha marrëdhëniet e mija janë harmonike.

Unë jam person i hapur dhe pranues ndaj gjithë të mirës.

Tërë jeta më do dhe më përkrah mua.

Çdo gjë është në rregull në botën time.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi