Moisiu e ka folur shqipen e Thotit
Faqja 1 e 1
Moisiu e ka folur shqipen e Thotit
Sipas G. Catapanos edhe vet Moisiu e ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, për izraelitët rrjedh nga shqipja iliro hitite: JHVE = Tl JE VET: JE VE(T). H e cekur, në hebraishten e vjetër është shqiptuar edhe si E.
THOTI FLISTE SHQIP
Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë.
Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë.
Qëllimi im themelor është që me këtë shkrim t'ua prezentoj lexuesve tanë një vepër vërtet me rëndësi kolosale, e cila i dedikohet kulturës së lashtë të ilirëve shqiptarëve. Nga ana tjetër, shpresojmë se kjo do ta nxisë kritikën shkencore në këto fusha të dijes, e cila për fat të keq, deri në ditët tona nuk ka arritur të jetë në nivel të duhur.
Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë.
Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).
Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar.
Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip".
Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike.
Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë.
Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei). Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh.
Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës.
Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të G.Catapanos, i cili, përkitazi me këtë çështje, thotë: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliro shqipe: borë. Kjo fjalë përdorej te egjiptianët e lashtë në formë borea; në frëngjishte të vjetër si bore, kurse në italishte si borea.
Nga ana tjetër borea në Egjiptin e lashtë identifikohej me sfingën. Sfinga në Egjipt ishte një amblemë guri, adhurues i DRITËS, që e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit të Catapanos, nuk i takonte erës egjiptiane, por asaj të boreo-s, d.m.th., të erës së Atlantidës. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrinës VERBALO - DRITËS, që u manifestua në Tokë. E DIELLI, ishte simbol i NJË PERËNDIE, ATUM ose TEM, terma këto që kanë shpjegim iliro - shqip:
AIN
A,a
BROF
B
DORË
D
GATH
G
FJERË
F
HJETË
H
KUFË
K
MIRË
M
GJI
GJ
NU
N
U
PLIS
P
QULL
Q
BUZË
R
STOL-i
S
SIXHIR
S
TËRË
T
TËRË
T
ISË
I
ASHIM
A, O
ZVARANIK
Z,ZH
SH SH
Edituar për herë të fundit nga xxxadixxx në 29.09.12 11:58, edituar 2 herë gjithsej
xxxadixxx- 106
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi