EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘Thërrmija e Zotit’

Shko poshtë

‘Thërrmija e Zotit’ Empty ‘Thërrmija e Zotit’

Mesazh  Gjinkalla 02.07.12 12:12

‘Thërrmija e Zotit’ është gjetur, pritet deklarata publike


‘Thërrmija e Zotit’ 179195_454037377954469_1458556471_n

Shkencëtarët në qendrën kërkimore CERN pritet të shpallin se kanë zbuluar ‘Thërrmijën e Zotit’. E njohur edhe me emrin thërrmija Higgs, kjo pjesëz dyshohej se ekzistonte, por ishte e pakapshme.

Pesë fizikantë shumë të njohur pritet të dalin në një konferencë për shtyp të mërkurën, çka ka rritur spekulimet se ata do konfirmojnë zbulimin e kësaj thërrmije.

Shkencëtarët pritet të konfirmojnë se janë 99.99 përqind të bindur se e kanë gjetur thërrmijën.

Mes të ftuarve në konferencë do jetë edhe vetë Peter Higgs, profesori britanik, emrin e të cilit mban kjo thërrmijë.

Thërrmija Higgs shihet gjerësisht edhe si çelësi për të kuptuar universin. Shkencëtarët thonë se ajo u jep masë grimcave që përbëjnë atomin. Pa pasur masë, këto thërrmija thjesht do vërdalloseshin në univers me shpejtësinë e dritës, pa qenë në gjendje që të bashkohen për të formuar atomet, që përbëjnë gjithçka në univers, nga planetet tek njerëzit.
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi