EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Izrael - UFO

2 posters

Shko poshtë

Izrael - UFO Empty izrael - ufo

Mesazh  Jon 28.04.10 23:32

Një objekt jashtëtokësor digjet duke bërë tym

Izrael - UFO 010

Tel Aviv, 25 prill

Një ndjesi e fortë në Bat Yam, pranë kryeqytetit izraelit Tel Aviv në një plazh turistik ku është parë një objekt që ra nga qielli dhe ka hapur zjarr duke lëshuar tym.

Video e marrë nga kjo ngjarje e pabesueshme, pret fjalën e komunitetin shkencor.

Disa ekspertë kanë dhënë pistën e meteorit duke theksuar se në raste të tilla homologe kurrë nuk është parë tym.

Por operatorët e “Life Guard Coast" të Bat Yam, thonë se kanë parë objektin jashtëtokësor: “E kemi zhytur objektin në ujë dhjetë herë dhe vazhdonte të digjej duke bërë tym. Është vërtetë e mahnitshme”, - ka thënë Yossy Mizrahi një prej rojeve, - duke shtuar, - kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë si kjo”.

Objekti është dërguar në qendrën e gjeologëve, ku po pritet fjala e ekspertëve për të shpjeguar misterin.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Izrael - UFO Empty Jerusalem

Mesazh  Jon 07.02.11 10:19

UFO në Jerusalem

Një sferë e shndritshme është vënë re gjatë natës të së premtes, teksa fluturonte në qiell, mbi malin e Tempullit në Jeruzalem. Menjëherë është folur për hipotezën, se diçka e tillë ishte një disk UFO.

Në shumë pak kohë filmimi i objektit fluturues mbi kupolën shkëmbore, i postuar në YouTube nga një kino-amator, është parë nga më shumë se 200 mijë njerëz, duke përfshirë edhe ekspertët e dukurive të pazakonta.

Në filmim shihet qartë sfera e ndritshme, teksa kalon në Malin e Tempullit dhe pranë “Murit të Vuajtjes”, vende të shenjta veçanërisht për Judaizmin dhe Islamin.

Më pas, sera ulet dhe qëndron pezull për disa sekonda dhe pastaj befas shkon prapa me shpejtësi të plotë, e ndjekur nga komentet tronditëse të xhiruesit dhe miqve të tij.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Izrael - UFO Empty Izrael - UFO

Mesazh  Luli 11.06.12 0:02

Qindra izraelitë kanë parë UFO

Izrael - UFO F1_08ufo1339159974

Tel-Aviv. 8 qershor - Qindra izraelitë kanë telefonuar në polici duke konfirmuar se të enjten në mbrëmje kanë parë një disk fluturues (UFO) në veri të kufirit me Libanin, transmeton ZR njoftimet. Objekti i vogël i ndritshëm është vënë re edhe nga banorët e territoreve palestineze.

Përfaqësuesit e ushtrisë deklaruan se në këtë zonë nuk janë zhvilluar kurrfarë veprimesh nga ana e forcave ushtarake ajrore. Sipas fjalëve të Drejtorit të Observatorit, i cili ndodhet mu në zemër të Izraelit, edhe astronomët e tij e kanë vëzhguar këtë objekt, dhe, sipas mendimit të tij, ai nuk ishte meteor.

“Ai ngjasonte me një trup të vogël qiellor, por më pas filloi të rritet dhe të kryejë lëvizje në formë spirale, ndërsa më vonë u zhduk krejtësisht në retë e dendura”, - tregoi shkencëtari.

Shtypi izraelit kujtoi, se diçka e ngjashme është parë në vitin 2009 në Norvegji pikërisht në kohën kur Rusia testoi raketën balistike.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Izrael - UFO Empty Re: Izrael - UFO

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi