EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri

+6
Hidra
Flavius
Luli
Berti69
Odin
Fikrro
10 posters

Shko poshtë

Kanceri Empty Kanceri

Mesazh  Fikrro 18.03.11 13:10

Fieraku me kancer shërohet nga helmi i akrepit

Kanceri 198871_208612082483554_6473320_n

Një 90-vjeçar myzeqar vazhdon të jetojë edhe pse sipas mjekëve duhet të kishte ndërruar jetë disa muaj më parë, pasi ai vendosi të kuronte vetë një tumor të avancuar me një mjekim popullor.

Historia e rrallë e Halit Brahos, banor i fshatit të Roskovecit, u soll në ekranin e Top Channel gjatë emisionit të pasdites.
Pak kohë pas vdekjes së bashkëshortes së tij, jeta e Brahos mori një tatëpjetë. “Unë kisha pasur edhe më parë probleme me prostatën dhe në moshën time kjo nuk është e pazakontë. Megjithatë, pas vdekjes së gruas problemet u rënduan shumë dhe u bllokova komplet. Shkova dhe bëra një operacion në spitalin e Fierit, ku qëndrova 17 ditë. Kur më nxorën, ende kisha probleme.

Pas dy ditësh në shtëpi më rifilluan krizat. Plaga nuk ishte mbyllur dhe gjithashtu isha infektuar. Megjithatë, kur i njëjti mjek më vizitoi sërish, pa se kisha probleme në mushkëri dhe më këshilloi që të shkoja në Tiranë”.

Një analizë më e specializuar në Tiranë tregoi se Braho vuante nga një formë e avancuar e kancerit në prostatë, i cili kishte lëshuar metastaza edhe në mushkëri.

Mjekët i bënë të qartë të birit se 90-vjeçari mund të jetonte e shumta edhe 4 muaj, ndërsa i dhanë si të vetmen kurë morfinën, për të shëruar dhembjet e papërballueshme.

“Fillova të pija morfinë gjithmonë e më shpesh, ndërsa ditë pas dite dhembjet vetëm sa shtoheshin. E gjithë kjo u bë e padurueshme, ndihesha shumë keq dhe e dija që po vdisja”, dëshmon Haliti.
“Arrita deri atje sa të pija tetë morfina në ditë që të qetësohesha, aq më ikte fare shikimi, por nuk më bënin asnjë derman. Kështu që mendova të vrisja veten.

Djali mban një helm për mistrin në shtëpi. Unë shkova, e mora, e piva të gjithë, por prapë nuk më bëri efekt dhe nuk vdiqa”.
Tentativa e 90-vjeçarit për t’u vetëvrarë alarmoi të gjithë të afërmit, të cilët e vendosën nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Në këtë situatë të dëshpëruar, Brahos iu kujtua një mjekim i vjetër popullor, për të cilin kishte dëgjuar të flitej nga stërgjyshërit. ”Në ato kohë të vjetra përdorin si ilaç helmin e akrepit.

Në disa raste, kjo kurë është e rrezikshme dhe ka sjellë vdekjen e atyre që e kanë përdorur, sepse janë helmuar, por unë nuk kisha çfarë të humbja. Gjeta një akrep dhe e futa në një shishe të boshatisur. Atë e mbusha pastaj me vaj ulliri. Është e rëndësishme që akrepi të mos vritet, por të futet i gjallë në shishe. Normalisht, përpara se kura të përdoret duhet të kalojnë 40 ditë, por unë e përdora pas një jave. Mora një pendë dhe leva trupin, sidomos pjesët ku kisha më shumë dhembje”, tregon Braho.

Rezultati ishte çudibërës. Që të nesërmen e asaj dite, i moshuari hoqi dorë nga morfinat, të cilat u bënë të panevojshme, pasi dhembjet u ndërprenë.

Që prej asaj dite kanë kaluar tetë muaj, katër më shumë nga sa kishin parashikuar mjekët se Haliti mund të jetonte maksimalisht.
Edhe më e çuditshme, ndërsa ditët kalojnë, ai ndihet gjithmonë e më i fuqishëm, oreksi i është rikthyer dhe përmirësimet janë të dukshme.

Djali i tij thotë se “ndonjëherë Zoti bën mrekulli”, por me sa duket, pas këtij shërimi nuk qëndron dora hyjnore, por një mjekim i thjeshtë popullor i përdorur në kohët e vjetra.

Në të vërtetë, kjo praktikë e helmit të akrepit nuk është e njohur vetëm në Shqipëri. Prej vitit 1995, Kuba e njeh si kurë zyrtare helmin e akrepit blu ndaj çdo lloj kanceri dhe rreth 80 000 njerëz pretendojnë se janë shëruar pa nevojën e operacioneve apo mjekimeve të tjera.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Kanceri

Mesazh  Odin 06.06.12 23:29

Njoftim për Kancerin nga Spitali John Hopkins

Kanceri 3677282

Për vite me rradhë bota njihte se Kimioterapia është mënyra e vetme e përpjekjes për të eleminuar kancerin, spitali John Hopkins më në fund pretendon se ka rrugë tjetër.

Lajmërim për kancerin nga spitali John Hopkins:

1. Çdo person ka qelizat e kancerit në trupin e tij. Këto qeliza kanceri nuk paraqiten në testet standarde,sepse nuk janë shumëzuar në miliarda.Kur mjeku i siguron pacientët me kancer,se nuk kanë më qeliza kanceroze në trupat e tyre pas trajtimit,ai thjesht nënkupton se është e pamundur për të zbuluar qelizat e kancerit në analizat e tyre,sepse ato nuk kanë arritur në sasinë e gjurmueshme.

2. Qelizat e kancerit shfaqen rreth 6 deri 10 herë më shumë në jetën e një personi.

3. Kur sistemi imun i personit është i fortë,qelizat e kancerit shkatërrohen dhe kështu ndalohet shumëzimi dhe formimi i tumoreve.

4. Kur dikush ka kancer kjo tregon se personi ka të meta të shumta ushqyese. Kjo mund të jetë për shkak të faktorëve gjenetik,mjedisorë dhe ushqimorë si dhe me mënyrën e jetesës së individit.

5. Për të kapërcyer të metat e shumta ushqyese, duhet ndryshuar dieta dhe të përfshihen shtesat (supplement),që do të forcojnë sistemin imunitar.

6. Kimioterapia përfshin helmimin e qelizave të kancerit që rriten me shpejtësi, por edhe me shkatërrimin e qelizave të shëndetshme në palcën e eshtrave, traktin gastrointestinal etj dhe mund të shkaktojë dëmtime të organeve, si: mëlçia, veshkat, zemra, mushkëritë etj.

7. Rrezatimi shkatërron qelizat e kancerit dhe paralelisht djeg e dëmton qelizat e shëndetshme, indet dhe organet.

8. Trajtimi fillestar me kimioterapi e rrezatim shpesh redukton madhësinë e tumorit.Ndërkaq,përdorimi i tejzgjatur i kimioterapisë dhe i rrezatimit nuk ka rezultat në shkatërrimin e tumorit.

9. Kur trupi ka ngarkesë të shumtë toksike nga kimioterapia dhe rrezatimi, sistemi imun është kompromentuar ose shkatërruar,kështu që personi mund ti dorëzohet llojeve të ndryshme të infeksioneve dhe komplikime.

10. Kimioterapia dhe rrezatimi mund të shkaktojnë mutacion të qelizave tumorale,me rezultat të bëhen më të qëndrueshme dhe më vështirë për tu shkatërruar.Ndërhyrjet kirurgjikale mund të sjellin si pasojë përhapjen e qelizave kanceroze në zona të tjera.

11. Një mënyrë efektive në betejën kundër kancerit është dobësimi i qelizave kanceroze, duke mos i ushqyer me ushqimin, që kanë nevojë të shumëfishohen.

Qelizat e kancerit ushqehen me:

a.Sheqeri është një kancer-furnizues. Heqja e sheqerit nga dieta largon 1 burim serioz energjitik nga qelizat e tumorit. Zëvendësuesit e sheqerit, të tillë si Canderel, NutraSweet, Equal, Spoonful etj janë bërë me Aspartam,i cili është i dëmshëm. Një zëvendësues i mirë natyror do të ishte mjalti ose melassa, por vetëm në sasi shumë të vogla. Alternativë e mirë janë erëzat e tipit Aminos Bragg ose kripa e detit.

b.Qumështi nxit trupin të prodhojë mukozë, veçanërisht në traktin gastrointestinal. Kanceri ushqehet me mukus. Me shkëputjen e qumështit dhe zëvendësimin me qumësht soje pa shtesa sheqernash,qelizat e kancerit dobësohen.

c.Qelizat e kancerit lulëzojnë në mjedise acidi. Një dietë me bazë mishi është acide. Eshtë e këshillueshme për të ngrënë peshk dhe pak pulë, se sa mish lope apo derri. Mishi përmban antibiotikët blegtoral, hormonet e rritjes dhe parazitet, të cilat janë të dëmshme, sidomos për pacientët e kancerit.

d. Një dietë e bërë nga 80 % e perimeve dhe lëngjet e freskëta, drithërat, farat, arrat dhe pak fruta ndihmojnë në krijimin e një ambienti alkaline në trupin tuaj. 20% mund të jetë nga ushqimi i zier duke përfshirë në to edhe fasulet. Lëngjet nga perimet e freskëta sigurojnë enzima të gjalla, që absorbohen me lehtësi dhe arrijnë brenda 15 minutash për të ushqyer dhe nxitur rritjen e qelizave të shëndetshme. Për të marrë enzima të gjalla për ndërtimin e qelizave të shëndetshme, provoni të pini lëngje të freskëta të perimeve (shumicën e perimeve duke përfshirë dhe mashurkat) dhe të hani perime të freskëta 2 ose 3 herë në ditë. Enzimat shkatërrohen në temperaturat mbi 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit).

e. Shmangni kafen, çajin dhe çokollatën, të cilat kanë % kafeine të lartë. Çaji jeshil është një alternativë e mirë dhe ka veti kundërkanceroze . Ujë, më mirë të pastruar ose të filtruar, për të shmangur toksinat dhe metalet e rënda,që ndodhen në ujin e rrjetit. Uji i distiluar është acidik, shmangeni atë.

12. Proteina e mishit është e vështirë të tretet dhe kërkon shumë enzima tretëse. Mishi i patretur i mbetur në zorrë, shpërbëhet dhe ka si rezultat përqëndrimin e shumë toksinave.

13. Muret e qelizave të kancerit kanë një mbulesë të ashpër proteinore. Duke pakësuar shumë ose eliminuar ngrënien e mishit, çlirohen më shumë enzima, që sulmojnë muret proteinore të qelizave të kancerit dhe si për rrjedhojë qelizat vrasëse të mund ti shkatërrojnë ato.

14. Disa shtesa përforcojnë sistemin imunitar (IP6, Flor ssence, Essiac, antioksidantë, vitamina, minerale, EFAs etj.). Zëvendësues të tjerë,si vitamina E,janë të njohur për  reduktimin ose vdekjen e programuar qelizore, metodë normale e trupit për asgjësimin e qelizave të dëmtuara, të padëshiruara apo të panevojshme.

15. Kanceri është një sëmundje e mendjes,e trupit dhe shpirtit. Një frymë aktive dhe pozitive do të ndihmojë luftëtarin e kancerit të mbijetojë. Zemërimi,hidhërimi dhe ndjenjat negative vënë trupin në një ambient stresues dhe acid. Mësoni shpirtin tuaj të dojë dhe të falë. Mësoni të çlodheni dhe të gëzoni jetën.

16. Qelizat e kancerit nuk mund të lulëzojnë në një mjedis të oksigjenuar. Stërvitja e përditëshme dhe frymëmarrjet e thella ndihmojnë në futjen e shumtë të oksigjenit në qeliza. Terapia e oksigjenit është një tjetër metodë e përdorur për të shkatërruar qelizat e kancerit.

(Përcillni këtë porosi PËR PERSONAT tuaj të preferuar) NJOFTIM PER KANCERIN NGA SPITALI JOHN HOPKINS, SHBA.

JU LUTEM LEXONI

1. Mos vendosni enë plastike në mikrovalë.

2. Mos vendosni shishe me ujë në freezer.

3. Mos vendosni membrana plastike në mikrovalë.

Johns Hopkins ka dërguar kohët e fundit këtë mesazh në një nga prospektet e tij lajmërues. Ky informacion ka qarkulluar dhe në Walter Reed Army Medical Center. Dioksinat shkaktojnë kancer, sidomos kancerin e gjirit.

Ato janë shumë helmuese për qelizat e trupit tonë. Mos akullzoni shishe plastike me ujë, pasi ky proces liron dyoksinë nga plastika.

Kohët e fundit, Dr .. Edward Fujimoto, Menaxher Wellness Program në Spitalin Castle u shfaq në një program televiziv për të shpjeguar këtë rrezik për shëndetin tonë.Ai foli në lidhje me dioksinat dhe sa na dëmtojnë. Ai theksoi se ushqimet nuk duhet të ngrohen në mikrovalë.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Odin 07.06.12 0:09

Cfare dime dhe nuk dime per kancerin?

Kanceri Kanceri

Kanceri është një sëmundje që po prek gjithmonë e më shumë njerëz në botë. Sipas një studimi të bërë nga “Macmillan Cancer Support” afërsisht 40 për qind e britanikëve do të preken nga kjo sëmundje në një moment të jetës së tyre.

Dhjetë vjet më parë, ky raport ishte një në tre veta. Ndaj me të drejtë lind pyetja: çfarë po ndikon në një rritje kaq të frikshme të rasteve të kësaj sëmundjeje? Ekspertët e lidhin këtë me moshën e popullsisë (më të moshuarit janë më në rrezik për t’u prekur) dhe faktorë të tjerë të stilit të tyre të jetesës, si dieta e varfër, duhanpirja dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Alkooli është një faktor tjetër. Në fillim të këtij muaji, një studim tregoi se gratë që pinë më pak se dy gota e gjysmë verë në ditë, ekuivalente kjo me 175 ml verë, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit me 15 për qind. Kërkuesit e Universitetit të Harvardit besojnë se alkooli mund të rrisë nivelet e hormonit femëror, estrogjenit, që mund të ndikojë në zhvillimin kancerit të gjirit.

Por ndërsa ka prova që lidh këta faktorë me lloje të ndryshme kanceresh, shkencëtarët janë duke eksploruar të tjera lidhje. Shumë njerëz kanë idetë e tyre se çfarë mund të qëndrojë pas përhapjes së këtij fenomeni shqetësues: nga hormonet te mikrovalët apo mishi i djegur. Por a ka ndonjë gjë të vërtetë pas këtyre teorive? Ja se çfarë thonë ekspertët.

Pijet e nxehta

Teoria: Avulli i pijeve të nxehta mund të dëmtojë fytin. Çaji i ngrohtë është i lidhur me rritje të rrezikut të kancerit të ezofagut, sipas një studimi iranian, i publikuar në “British Medical Journal”. Krahasuar me çajin e vakët apo më pak të nxehtë, sipas studimit, ai i nxehti fare rriste ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky lloj tumori. Pirja e një gote çaji në më pak se dy minuta, pasi është hequr nga zjarri lidhet me një shtim të rrezikut për t’u prekur nga kjo sëmundje në krahasim me ata që e pinin rreth katër minuta pasi kishte zierë.

Mendimi i specialistit

“Në vende si Irani dhe Brazili, është si kulturë konsumimi i pijeje shumë të nxehta. Madje ata përdornin edhe një lugë metalike për ta kaluar lëngun direkt në fyt. Kjo duket se shkakton inflamacionin e ezofagut, që mund të çojë në zhvillimin e qelizave jonormale”, thotë profesor Martin Wiseman, mjek dhe këshilltar në “World Cancer Research Fund”.

Mishi i pjekur

Teoria: Shumë njerëz besojnë se mënyra se si mishi gatuhet, mbi të gjitha djegia e tij me barbekju, është rrezik për zhvillimin kancerit. Një studim norvegjez, i publikuar në fillim të këtij muaji, thotë se doza të larta të një substance kimike, e cila gjendet te pjesët e djegura të mishit, lidhet me rrezikun e lartë të kancerit në zorrën e trashë. Edhe studime të mëparshme sugjeronin se te mishi i djegur gjenden substanca kancerogjene.

Mendimi i specialistit

“Kur bëhet fjalë për mënyrën e gatimit të mishit, prova nuk është shumë e besueshme”, thotë Yinka Ebo, përgjegjëse për shëndetin publik në “Cancer Research” në Britaninë e Madhe. “Por disa studime kanë treguar se të gatuash mishin në temperatura të larta që mund ta djegin, mund të prodhojë kimikate që shkaktojnë kancer. Ndaj është ide e mirë të përdoren metoda me temperatura të ulëta si për shembull ajo me zjarr të ngadaltë”.

Trauma fizike

Teoria ka lidhje me fjalët e nënave që thonë: “Kujdes mos e godit gjoksin se mund të zhvillohet kancer më vonë”. Por a është e vërtetë? Një studim i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Lancaster ka zbuluar se një truamë fizike mund t’i japë shtysë sëmundjes. Megjithatë ekspertët argumentojnë se ekzistenca e një traume mund të bëjë që gjoksi të ekzaminohet gjithmonë, duke e kapur më shpejt sëmundjen. “Disa njerëz besojnë se dëmtimet fizike mund të çojnë drejt kancerit, por nuk ka prova të besueshme për këtë”, thotë Yinka Ebo. “Kanceri zakonisht shkaktohet nga dëmtimi i gjeneve dhe kërkon kohë të gjatë për t’u zhvilluar, ndaj dëmtimet shpesh tërheqin vëmendjen për tumoret që mund të jenë aty”.

Telefonat celularë

Teoria: Në fillim të këtij viti, OBSH pranoi se telefonat celularë mund të shkaktonin kancerin. Rishikimi i provave tregoi se rritja e rrezikut të një lloj forme malinje të kancerit të trurit, mund të lidhej me ekspozimin ndaj valëve, ndaj u sugjerua përdorimi i kufjeve apo mesazheve në vend të telefonatave. Një studim i publikuar muajin e kaluar në “British Medical Journal Website”, ngjalli debate për këtë gjetje. Në Danimarkë, ishin studiuar më shumë se 350 mijë njerëz që i përdornin telefonat për më shumë se 18 vjet. Studiuesit arritën në përfundimin se nuk ishin në rrezik për t’u prekur nga tumori në tru, krahasuar me të tjerët.

Mendimi i ekspertit

“Ka pasur publikime pa fund për ndonjë lidhje të mundshme mes telefonave celularë dhe kancerit”, thotë profesor Karol Sikora. “Për shkak të mungesës së studimeve afatgjata, askush nuk e di nëse ekziston rreziku, por edhe nëse po, është shumë i vogël. Telefonat celularë nisën të përdoren në vitet ‘90 dhe ne duhej të shihnim sot më shumë raste të prekura nga tumori i kokës, qafës dhe trurit. Gjithsesi ajo që është e sigurt lidhet me faktin se teknologjia dhe lloji i rrezatimeve po ndryshon vazhdimisht”.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Berti69 07.06.12 19:50

Kanceri vjen nga ajo që kam parë dhe konstatuar te të tjerët:

1 - kur kemi dëgjuar për dikë që ka kancer, shpesh kemi shtuar: "Ky është një njeri shumë i fortë, ai kurrë nuk ankohet", ose "ai ende e ka guximin për të bërë këtë apo atë..."

2 - këta njerëz kanë kaluar jetën e tyre në shërbim të tjerëve. Ata kanë dhënë vetë trupin dhe shpirtin për të tjerët, kështu që natyrisht e kanë shkatërruar shëndetin e tyre.

3 - këta njerëz në të kaluarën kanë vuajtur duke marrë ndonjë goditje të rëndë në jetë, duke jetuar vetëm ata nuk e kanë ndarë vuajtjen e tyre me një të afërm. Në këtë moment fillon të shkaktohet formimi i metastases.

4 - këta njerëz ndjehen të viktimizuar në jetë, dhe me kancer ata bëhen martirë.

5 - njerëzit egoiste rrallë kanë kancer, ashtu siç janë edhe personat që janë të integruar.

Konkluzioni im

Kancer zhvillohet nga:

- Fillimisht mungesa e vetëvlerësimit
- Mungesa e besimit
- Një besim i gabuar se ne nuk duhet të harrojmë të tjerët
- Ndjenja se jemi viktimë për gjithçka
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Odin 07.01.13 13:42

Materie kancerogjene që duhet hedhur nga shtëpia

I paguani shtrenjtë, ndërsa ato vazhdimisht dhe pa u vërejtur na helmojnë.

Po ju tregojmë kancerogjenët më të njohur shtëpiakë. Ato nuk është e thënë se patjetër shkaktojnë kancerin, mirëpo s’ka kuptim t’i ekspozohemi rrezikut kur ekzistojnë opsione më të sigurta.

Pas sëmundjeve të enëve të gjakut, të cilat përfshijnë pikën në tru dhe në zemër, kanceri është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve në shumicën e vendeve të botës, përfshirë edhe vendin tonë. Një numër i madh prodhimesh të cilat i përdorim në shtëpi përmbajnë elemente të cilat konsiderohen se sigurisht shkaktojnë kancerin, e të mos i përmendin ato të cilat shkaktojnë alergjitë, astmën dhe probleme të tjera.

Për këtë gjë, para së gjithash, duhet fajësuar rregullimin e keq të përbërësve të lejuar. Megjithatë, këtë mund ta përmirësoni, nëse kini kujdes. Për shembull, mjetet toksike për pastrim, mund t’i zëvendësoni me përzierje prodhimesh të sigurta, të cilat me siguri i keni në shtëpi. Në vazhdim po japim listën e rreziqeve më të njohura. Ato nuk është e thënë se patjetër shkaktojnë kancerin, mirëpo nuk ka nevojë t’i ekspozohemi rrezikut, kur tashmë ekzistojnë opsione më të sigurta.

1. Freskuesit e ajrit

Aroma e këndshme në ajër shpesh vjen e paketuar me naftalinë dhe formaldehidinë, të njohura si kancerogjene. Mirëpo, përmbajnë edhe një sërë kimikaliesh të tjera toksike. Dëshironi ajër të freskët në ambientin tuaj, fillojani menjëherë që të eliminoni shkaktarët e aromës së keqe. Kështu është shumë më mirë e sa të kamuflohet me diçka tjetër. Ambientin tuaj të jetesës shpesh ajroseni, rregullisht pastrojeni, dhe, nëse megjithatë diçka kundërmon, provoni zeolitin mineral, i cili është i njohur si njëri ndër vajrat eterikë më të mirë natyralë antitoksikë

2. Ngjyrat e pikturimit, materialet për përpunimin e stolive dhe të tjera

Jini të kujdesshëm ndaj plumbit dhe metaleve të tjera me ngjyra, vernikut dhe emalit. Përdorni ngjyrat me bazë perimesh. Shfrytëzoni ngjitësit, ngjyrat dhe lapsat me bazë ujore dhe shmanguni nga tretësit e rrezikshëm siç janë: ‘çimento-goma’ apo lapsat të cilët përmbajnë aceton, heksan, heptan apo toulen.

3. Mjetet për mirëmbajtjen e automobilit

Duke pasur parasysh lirimin e tymit i cili del nga automobili, nuk është për t’u habitur që edhe mjetet për mirëmbajtjen e tij nuk janë të mira për shëndetin. Antifrizi dhe lëngjet të cilat përmbajnë etilen glikol janë shumë toksike, mirëpo nuk janë më të mira as ato për pastrimin e xhamave. Kurrë nuk bën të lihen në vende ku fëmijët mund t’i prekin, sepse nëse i pinë mund edhe të vdesin. Vaji i përdorur i motorit është i rrezikshëm kur ka kontakt me lëkurën. Probleme shëndetësore shkaktohen rëndom pas ekspozimit të gjatë. Nëse patjetër përdorni mjete për lyerje dhe mirëmbajtje të automobilit, mbajini të mbyllura në çelës, ndërkaq mbetjet hidhni bashkë me mbeturinat e rrezikshme.

4. Rrobat nga pastrimi kimik

Punëtoritë e pastrimit kimik rëndom shfrytëzojnë tonelata kemikalesh, siç janë perkloroetileni (tetrakloroetileni), naftalina, benzena, formaldehidi dhe trikloroetileni – të gjithë janë kancerogjenë. Këto avullime kimike mund të mbeten në rroba ditë të tëra.

5. Mjetet kundër pleshtave, rriqrave dhe morrave

Shmanguni pesticideve me bazë lindani. Në disa shtete janë shpallur mjete kancerogjene.

6. Ngjyrat dhe verniku

Disa përbërës avullues organikë, të cilët shfrytëzohen në ngjyra janë të njohur si kancerogjenë. Veç kësaj, ngjyra vite të tëra pas lyerjes nga pak avullon nga muret.
Kurrë mos i përdorni ngjyrat të cilat përmbajnë përbërës avullues organikë. Gjithmonë interesohuni për ngjyrat më pak toksike.

7. Kokrrat nga naftalina

E njihni atë kundërmim të tmerrshëm të naftalinës? Është shenjë e qartë që jua dërgon trupi: keq, keq, keq! Thithja e naftalinës në esencë është thithje e insekticidit. Naftalina përmban pothuajse 100% naftalinë, e cila është karcinogjen, apo paradilorobenzena, materie helmuese. Shumë njerëz kundër molëzave përdorin livandën, duhanin e tharë dhe materie të të tjera natyrale.

8. Mjetet për pastrim

Të gjitha mjetet për pastrim nuk përmbajnë materie kancerogjene, mirëpo shumica janë të dyshimta. Mjetet kundër mykut të bardhë shpesh përmbajnë formaldehid. Më mirë është të provoni mjete natyrore, me ndihmën e uthullës, vajit apo çajeve.
Përbërësve të tmerrshëm në mjetet për pastrimin e njollave në tepihë shmanguni, duke pastruar me avull dhe me mjete natyrore për pastrim.

Divanet dhe kolltukët më mirë është t’i vishni me material stofi të bukur – që mund të hiqet dhe të pastrohet lehtë.
Mjetet për polirimin e drurit mund të rrezikojnë sistemin nervor qendror dhe organet riprodhuese, sepse netrobenzena në to thithet nëpërmjet lëkurës. Blini mjete natyrale ose përpunoni mjetet tuaja nga 1/8 e gotës vaj ulliri me një lugë uthull dhe një lugë vodkë.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Luli 08.01.13 0:16

SEKRETI i SHEKULLIT – Mbrojtja Antikanceroze

Vajbajame i marrë nga fruti i bajames është i pasur me vitamina A, E, B1, B2, B6. B17 dhe minerale.
Vitamina B17 nuk është vitaminë, emri i saj i vjetër është amygdalini.

Amygdalini është pjesa e hidhur e bajames dhe si një toksine e mundshme mund të lëshojë cyanide në trup.Amygdalini konsiderohet të ketë veti antikanceroze, por kjo nuk është provuar shkencërisht.

Eshtë argumentuar,se me përjashtimin e substancave të hidhura përjashtuam njërën nga 4 shijet themelore: të kripur, të athët, të hidhur, të ëmbël. Shumë kanë refuzuar dhe të thartën dhe kanë zgjedhur të kripurën e të ëmblën.Pra ekuilibri ka humbur.Hipokrati theksonte ekuilibrin, i ndikuar nga babai i mjekësisë greke,mjekun Alkmeona.Ai supozohet maja e mjekësisë greke, sepse ishte i pari që u morr me anatominë e fiziologjinë dhe formuloi si vijon perceptimin e shëndetit dhe sëmundjes,i huazuar nga Hipokrati:

“Ajo që mirëmban shëndetin është shpërndarja e drejtë dhe përzierja e saktë e forcave brenda trupit ( barazia) e thatësisë,e lëngut,të ëmblës,të ftohtit,të hidhurës,të athtës dhe të kripurës.
Sëmundjen e shkakton dominimi i njërës (monarki).Mjekimi është arritur me rivendosjen e balancës duke përdorur të kundërtën e pushtetit të tepërt.
Perceptimet e krijuara i gjejmë të pavenitura tek Hipokrati.Përzierja e saktë, barazia,simetria,harmonia,janë baza e doktrinave të Pithagorës dhe të Hipokratit.

Hipokrati shkruan:

“Tek njerëzit në brëndësi gjendet e hidhura dhe e kripura,e ëmbla,e tharta,e athta dhe pashija dhe … kur këta përbërësa përzihen dhe bashkohen ndërmjet tyre as duken dhe as dëmtojnë njerëzit. Por kur ndahet njëra dhe mbetet vetëm duket që shkakton dëm.
Nëse do të hamë shumë ëmbëlsira e karbohidrate dhe kur trupi ynë është bërë çokollatë dhe pasticeri,vjen cekuilibri.Mbizotërimi i ëmbëlsirave në kurriz të së hidhurës do të paguhet shtrenjtë.Tumoret janë plot me sheqer.

Kjo është demonstruar nga Warburg.Në vitin 2001 në një konferencë mjekësore në Karlsruhe të Gjermanisë, konfirmoi thënien: “ajo që është e hidhur në gojë, është e mirë në stomak.” U theksua se lëndët e hidhura ndihmojnë në procesin e përgjithshëm të tretjes ..

Lëvizjet e stomakut dhe të zorrëve intensifikohen dhe përshpejtohet cvendosja e ushqimit.Ato stimulojnë sekretimin e bilës dhe të pankreasit, përmirësojnë tretjen e albuminave,yndyrave dhe proteinave.

Zvogëlohet ndjenja e fryrjes dhe pengohet procesi fermentimit e prishja që ndodhin në zorrë. Duke përmirësuar thithjen e vitaminës B12, lëndët e hidhura mbështesin prodhimin e gjakut, nxisin përthithjen e elementeve yndyrëndarëse dhe të hekurit. Lëndët e hidhura mbështesin në krijimin e bazave (pH alkaline të lartë) në trup dhe veprojnë me këtë mënyrë kundër mbioksidimit të gjakut.

Në rastin e marrjes sistematike të substancave të hidhura:

1) forcon mëlçinë.

Mëlçia dëshiron të hidhura që të punojë. Bila ose tëmli e prodhuar në mëlçi është e hidhur.Si do të kemi prodhime biliare të cilësisë së lartë për të shpërbërë yndyrën,nëse nuk hamë të hidhura?
Duke ushqyer mëlçinë me sheqer nuk prodhohet bila e hidhur.

2) Përmirëson metabolizmin dhe në këtë mënyrë redukton dhe kolesterinën.

Me të hidhurat reduktohen çmimet e sheqerit në gjak. Sheqeri vjen nga abuzimi i karbohidrateve jo nga abuzimi substancave të hidhura dhe trajtimi është me të kundërtat, thoshte Hipokrati.
Substanca të hidhura, të tilla si Clucosonalat Sinigrin, janë antikanceroze.Si veprojnë lëndët e hidhura?
Rasti i kajsisë.

Qendra për kancerin është mëlçia.Ta shpreh ndryshe, mëlçia është për kancerin sic është zemra për qarkullimin e gjakut. Mëlçia është qendra. Një mëlçi e fortë dëbon kancerin. Një mëlçi e sheqerosur dhe cokollatosur baraz me kancer.
Mbrojtja dhe portieri trupit kundër kancerit gjendet në mëlçi dhe mëlçia kërkon të hidhura për të vepruar si duhet,të depozitoj vitaminat.Përse kanceri nuk shfaqet në zorrën e hollë? Pyesni një mjek.Shumë nuk e dinë.

Të tjerët përgjigjen pH, sasia e madhe e gama globulinës – (influencuar nga seleni) ose për shkak të tranzitit të shpejtë … Përgjigja qëndron në faktin se, sipas fiziologjisë, në zorrën e hollë rrjedhin sekrecionet biliare dhe pankreatike ku bëjnë alkaline pH në zorrën e hollë. Enzimat pankreatike (Trypsin, chymotrypsin) dhe bila janë të rëndësisë bazë për faktin kurioz se në zorrën e hollë nuk shfaqet pothuajse kurrë kanceri.Kombinim i të dyjave.

Përse në pankreas dhe kanalin biliar shfaqet kanceri? Ta shtroj ndryshe pyetjen. Nëse pH ose gama-globulina shkaktari i kancerit të zorrës së hollë është praktikisht 0, përse të mos rrisim gama-globulinen apo të korrigjojmë pH e trupit në alkaline?

Të kujtojmë Oto Warburg:
1) konsumi i lartë i glukozës (acidi laktik)
2) mungesa e oksigjenit,
3)pH i ulët (acid) .

Treshja karakteristike e qelizave kanceroze.

Në të vërtetë në zorrën e hollë PH është alkaline. Enzimat janë shumë të ndjeshme.Temperatura i shkatërron ato krejtësisht.Për të patur shumë enzima duhet të hamë ushqime të papërpunuara (të gjalla). Kjo do të rrisë nivelin e enzimave tretëse në zorrë dhe do të ketë më shumë enzima pankreatike.

Rregulli i dytë: Të paktën 50% e ushqimit të një pacienti me kancer duhet të jenë të gjalla për funksionimin optimal të enzimave pankreatike.

Si bërthama e kajsisë vret qelizat kanceroze ?

B17 gjëndet në bërthamat e kajsisë e në bajamet, përbëhet nga dy sheqerna ( glukoze), një venzeldaidi dhe një cyanide të lidhura së bashku. Siç e dinë të gjithë, cyanide është shumë toksike dhe vdekjeprurëse në sasi të mëdha. Por në këtë formë natyrale është kimikisht joaktive. Gjendet 1 substancë që mund të zhbllokoj molekulën e vitaminës B17 dhe të liroj cyaniden e kajsisë. Kjo substancë është enzima beta glukosidase, që ne e quajmë enzima cbllokuese.

Kur vitamina B17 vjen në kontakt me këtë enzimë, lirohet jo vetëm cyanide, por edhe venzeldaidi, i cili është shumë toksik në vetvete. Këto dy substanca së bashku kanë efekt helmues 100 herë më shumë sesa secili veç e veç. Ky quhet efekt bashkëveprues (sinergjik).Për fat të mirë kjo enzimë nuk gjendet kudo në trup në masë të rrezikshme, përveç se në qelizat e kancerit dmth. 100 herë më shumë se qelizat e shëndetshme përreth. Rezultati: helmi që lirohet nga bërthama e kajsisë dhe bajamja synon vetëm qelizat e kancerit dhe i vret.

Kanceri Images1Kanceri ImagesamygKanceri Apricotskoykoytsia

Ka edhe 1 tjetër enzimë e quajtur rodanasi. Ne e quajmë enzimë mbrojtëse për aftësinë e saj për të mbrojtur dhe të neutralizoj cyanide me konvertimin e tij në produkte të dobishme për shëndetin. Kjo enzimë gjendet në sasi të mëdha në çdo pjesë të organizmit tonë, përveç qelizave të tumorit,të cilat nuk mbrohen.:

Me pak fjalë rodanasi mbron indet nga cyanide dhe nuk ka në qelizat e kancerit. Betaglukosidase liron cyanide që vret kancerin. Gjendet në qelizat e kancerit jo në të shëndetshmet. Kujdes këtu. Një shembull nga historia.

Shkencëtarët e dinë se antidota në helmimin me cyanide është sheqeri. I referohet përpjekjes historike për vrasjen me kalium cyanide të Rasputin, person i urryer në Rusinë pararevolucionare.

Edhe pse Rasputin ishte helmuar me cianid, nuk pësoi gjë, sepse cyanide kaliumi ishte vendosur në të ëmbla dhe në verë. Edhe pse doza ishte shumë e madhe,shfaqi pak simptomata dytësore të helmimit,të tilla si: lëmza, jargëzimi etj.

Sheqeri kishte luftuar efektin shumë aktiv të helmit. Hollësia nuk ishte e njohur nga vrasësit e tij. Le të imagjinojmë një pacient me kancer,i cili ka konsumuar sasi të mëdha ëmbëlsirash,pije të sheqerosura,pije alkolike,patatesh apo dieta,që përfshijnë vetëm karbohidrate,nëse është e mundur të pësojë diçka me pak bërthama kajsish,sic e paraqitën mediat papagalle pas direktivave të pronarëve të Memorialit. Ashtu siç nuk pësuan gjë Hunzët,ashtu siç thotë tradita jonë me mullixhinë,siç e analizoi shkencërisht Krebsi me B glukosidase dhe rodanasi,bërthama e kajsisë është plotësisht e sigurtë.

Ne fillojmë në raste të diagnostikuara me kancer 5 në ditë javën e parë. Me 10 në të dytën dhe pastaj pa kufizim. Oreksi,tretja,metabolizmi përmirësohen. Nga ky ilaç natyror antikanceroz jo vetëm nuk fitojnë kompanitë farmaceutike,por edhe dëmtohen.

Mbyllni veshët tuaj ndaj papagallëve të kompanive farmaceutike.
Hani pa frikë për çdo ditë pak bajame dhe bërthama kajsish.
Pini lëng pije nga Bari Grurit,që është i pasur në amygdalin.

Rregulli i 3: Qelizat e kancerit janë acide (pH i ulët).

Balancën e PH e rregullon kalciumi, vitamina D,magnezi,kaliumi,bori. Limoni ndihmon në absorbimin e kalciumit. Hani shumë limonë çdo ditë, siç rekomandohet nga dieta antikanceroze Moerman në Holandë. Hani ngjala (burimi i madh i vitaminës D 5000 S (njësi) në 100 gram.. Fruta, sidomos rrush (burim i madh i kaliumit), perime (brokol,lakër të purpurt – të bardhë), karrota,zarzavate (një burim i madh i kalciumit tretshëm), vlita ( burim i madh bori e kalciumi ), majdanoz (sidomos për kancerin e mushkërive), rroka (sidomos për kancerin e veshkave), rradhiqe (me lëngun e tyre).

Rregulli i 4: Hipoksia (oksigjen i ulët) është karakteristikë e carcinogenesis.

Klorofili i jep oksigjenin bimës,sipas mjekut të madh Max Gerson (7),që shëroi Nobelistin Albert Schweitzer dhe 50 pacientë me kancer në bazë të grafive para dhe pas trajtimit.
Lëngjet e gjelbërt,të paktën 5 në ditë,japin oksigjenin e duhur në qeliza.

Kemi kështu rënie (vdekje,vetëvrasje qelizore) të qelizave të tumorit. Lëngu i hithrës,gjethes së ullirit,selinos,majdanozit dhe karrotës luajnë një rol të rëndësishëm. Gerson përdorte shtrydhëse frutash e perimesh të specializuar në ruajtjen e të gjitha vlerave të ushqyesve. Kur paraqiti në Kongres rastet e pashërueshme me të gjithë treguesit e realizuar (analizat,radiografi, etj.) në vend që të përgëzohej për punën e tij filloi një ndjekje e pamëshirshme ndaj tij. Pra kështu veprojnë kompanitë farmaceutike. Ndjekin të vërtetën. E njëjta gjë u bë në Francë me Belansoni mjek i Presidentit Miteran etj.

Rregulli i 5: Hani mjaft hudhër dhe qepë deri në “plasje”. Vrasin qelizat kanceroze.

Përse sasi të mëdha? Ka shumë mbeturinëpastrues në organizmin tonë,që pastrojnë atë nga toksinat dhe helmet. Acidi glykouroniko është njëri prej tyre. A keni dëgjuar gjë rreth testit B-glucuronidase? Pyesni mjekun tuaj. Në librat e kardiologjisë përmendet si analizë në lëngun cerebrospinal dhe gjendet në cmime të larta në adenocarcinoma,në limfomat,qelizat squamous etj.

Çfarë bën glykouronidaza? Pengon bashkimin midis toksinës dhe pastruesit acidit glykourinik me rezultat të mbeten toksinat në trup. Sa më shumë hudhër dhe qepë të hanë,aq më shumë pengohet veprimi i beta-glykouronidasës dhe eliminohen toksinat nga trupi.

Kalciumi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e aktivitetit të beta-glykuronidasës. Nga ana tjetër acidi glukuronik ka nevojë për mollë, brokola,rrepka,lakër (sidomos të purpurt) dhe kamomil. Gjithashtu qepët reduktojnë ndjeshëm glukozën, po aq sa dhe përgjigja e insulinës ndaj glukozës. Acidi glykouronik bashkohet me bilirubinën nga enzima UDT GT dhe sekretohet në bilë. Si përfundim kemi një funksionim më të mirë të mëlçisë dhe bilës.

Mjeku Havaki shkruan se në Trasylvani,ku në dietën e banorëve qepët zënë një vend të madh,kanceri është pothuajse i panjohur. Sepse veprimi i qepës në sheqer është i njohur në mjekësi (shih Biomedical,Kimia klinike Evangelos Spanos, vëllimi I, faqe 9).
Kjo është e pakonceptueshme për pacientët e kancerit dhe diabetikët të mos hanë shumë qepë. Sidomos,në qoftë se diabetikët hanë mjaftueshëm qepë të freskëta ,indeksi i sheqerit në gjak bie.

Gjithashtu,nëse çdo mëngjes shtrydhin qepë të thata dhe pijnë një gjysmë filxhani bien dukshëm nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Roli i dytë i qepës është se ndërhyn tek tyrosinë kinasa. Qepa, molla dhe grejpfruti përmbajnë kuersetini,një bioflavonoid. Kuersetini është i rëndësishëm,sepse ai ndalon veprimin e një klase enzimash të quajtura kinasat e tyrosinës.

Këto enzima gjenden në membranën e qelizës e brënda saj dhe kur aktivizohen urdhërojnë qelizat kanceroze të ndahen, e në këtë mënyrë shkaktohen të njohurat metastaza. Për tu mos u dhënë urdhëri i ndarjes qelizore dhe në këtë mënyrë të parandalohen metastazat,mesazhi është: konsumoni sa më shumë qepë. Ekzistojnë ilace që pengojnë veprimin e kinasë tyrosinës (Tyrofostinat). Qëllimi i kompanive farmaceutike është i qartë: Ne admirojmë Gleenvec ose tyrofostinat. Mrekullia Gleenvecu,shkëlqyeshëm shkencës! Bravo! Ne fitojmë dhe pacientët kancerikë janë të lumtur.! Por asnjë fjalë për qepën,e cila është Gleenvec natyror. Më thoni pse!

Hipokrati kishte të drejtë kur shkruante:
“Unë besoj që për të ushtruar në mënyrë efektive profesionin një mjek, duhet të di ose edhe të përpiqet shumë për të mësuar të gjithë natyrën, dmth çfarë efekti ka tek njerëzit ushqimi,pijet dhe zakonet e ndryshme në secilin individ.Nuk mjafton vetëm të di se djathi është ushqim i keq,ngaqë shkakton dhimbje tek ata,që konsumojnë sasi të mëdha. Ai ka nevojë të mësoj se çfarë e shkakton dhimbjen,për çfarë arsye dhe pse,sa janë në trup që janë të papërshtatshme. Sepse ka shumë ushqime dhe pije të tjera që janë të dëmshme në vetvete dhe të ndikojnë tek njerëzit në mënyra të ndryshme. Disa njerëz mund të hanë sasi të mëdha djathi pa u lënduar aspak,përkundrazi tonohen për mrekulli. Të tjerë e tretin me vështirësi. Organizmat janë të ndryshëm. Duke patur këto dije do të shërojë njerëzit nga sëmundjet”.

Pyetja mbetet. Kanë mjekët njohuritë aktuale të vlerës terapeutike të ushqimeve? Çfarë mësojnë për fuqinë terapeutike të ushqimeve? Ka gabim Hipokrati?

Rregulli i 6: Pakësoni decarboxylasën e ornithinës (ODC). Decarboxylase Ornithine është enzimë kyç në sintezën e polyaminave dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen dhe rritjen e qelizave. Rivijmë në rolin e madh të mëlçisë.

Ekuacioni mëlçia = kancer dhe kanceri = mëlçi luan rolin e vet këtu. Decarboxylase ornithine është enzimë hepatike. Nëse e ndalojmë,ndërpresim dhe rritjen e tumorit.

Decarboxylase ornithine është shumë e lidhur me insulinën. Janë shoqe shumë të ngushta. Ngacmues të polyaminave,shkaktojnë rritjen e tumoreve, metastazat dhe shtim në peshë. Gjithashtu kombinimi i somatomedinave (IGF1 dhe IGF 2) dhe insulinës është vdekjeprurës. Somatomedinat (IGF1 dhe IGF 2) ngjajnë me proisoulinën dhe luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e shtimit dhe funksionimit të qelizave. Në hypoglycemi në lidhje me tumorin (IGF1) është e lartë.

Tumori ka konsumuar të gjithë sheqerin dhe kërkon më shumë. Prandaj kemi hypoglycemi. IGF1 është faktori kryesor për nxitjen e qelizave yndyrore,për shpejtimin e zhvillimit të tumoreve dhe shkaktimin e inflamacionit. Insulina është e shoqëruar nga IGF1,e cila stimulon rritjen e qelizave. Rritja madhe e insulinës dhe somatomedinave do të stimulojnë rritjen e qelizave kanceroze dhe gjithashtu aftësinë e tyre për të bërë metastaza (8). Konsumi i lartë i sheqerit është shoqëruar me rritjen e insulinës dhe me miqtë e IGF në një përpjekje të organizmit për uljen e glukozës. Pasën pas insulinës e marrin somatomedinat dhe decarboxylasa e opnithinës. Rezultati: Metastazat, rritjet e tumoreve.

Le të shikojmë disa hulumtime.

S. Hankinson i Harvard Medical School,vërtetoi se një grup i grave nën moshën pesëdhjetë,ato me IGF të lartë, kishin shtatë herë më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin e gjirit (grupet kërkimore nga Havard,Gill Mac etj) treguan të njëjtin efekt në kancerin e prostatës me 9 herë më shumë gjasa tek meshkujt, që kishin somatomedinat e larta (10). Studime të tjera kanë treguar rezultate të ngjashme në kancerin pankreatik,zorrës së trashë,ovareve etj.

Si mund ta zvogëlojmë insulinën dhe somatomedinat? Prerje nga pacientët kanceroz me thikë të ëmbëlsirave,patateve,bukës dhe ushqimeve të përpunuara në përgjithësi. Analizat e insulinës dhe somatomedinave (IGF1 dhe IGF2) janë të nevojshme. Studimet kanë treguar se shkëputja e plotë nga ushqimet e pasura me karbohidrate zvogëlon në mënyrë dramatike nivelin e insulinës dhe IGF.

Për ndalimin e ODC (decarboxylase ornithine) hudhra,çaji,lëngu i shegës,i gjethes së ullirit,arrat,qepët,qershit dhe të gjitha lëndët e hidhura luajnë një rol jetik.

Kur bien nivelet e insulinës dhe somatomedinave trupi eliminon sheqerna. Trupi – tortë përzë kancerin duke flakur elementet që e ushqejnë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Flavius 12.12.13 11:20

Kanceri eshte nje problem i energjise dhe asgje tjeter.
Kur nje organizem nuk mund te mbushet me energji, ai thahet, shkurt kalbet.
Pra, kanceri nuk eshte problem fizik por çrregullim i energjise.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Odin 22.12.13 19:38

Flavius shkruajti:Kanceri eshte nje problem i energjise dhe asgje tjeter.
Kur nje organizem nuk mund te mbushet me energji, ai thahet, shkurt kalbet.
Pra, kanceri nuk eshte problem fizik por çrregullim i energjise.

Shume semundje shkaktohen nga humbja e energjise dhe jo vetem kanceri.
Keto mund te ndodhin gjate nje ngarkese ne pune apo stresi te madh ose abuzimi, i cilit kerkon shume energji qe trupi të qendroje i shendetshem.
Nje stres i madh ne veçanti mund te reduktoje ndjeshëm kapacitetin e mushkrive (frymarrja) ku ne te njejten kohe ulet energjia per te cilen ka nevoje trupi.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Hidra 29.01.14 17:36

Flavius shkruajti:Kanceri eshte nje problem i energjise dhe asgje tjeter.
Kur nje organizem nuk mund te mbushet me energji, ai thahet, shkurt kalbet.
Pra, kanceri nuk eshte problem fizik por çrregullim i energjise.

E sakte, kanceri mund te sherohet vetem me ane te energjise dhe asnjehere me ane te terapive kimike.
Hidra
Hidra

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  syri i art 29.01.14 19:27

thuhet se kanceri esht semundje me baz psiqike.. kete mund edhe ta deshmoj sepse me anen e mendjes mund ta nxisim aktivizimin e energjis per te vepruar,kudo qe kemi nevoj neper trup.trupi yn ka shtat qendra kryesor energjie(qakra) dhe ne pjesen ku energjia esht e bllokuar paraqiten semundje,te ndryshme,ne ket rast kanceri,ketu qelizat zhvillohen ne menyr abnormale,pra jan jasht kontrolli...dhe me reaktivizimin e qakres,vjen deri te sherimi..reiki ketu nxit trupin per sherim...ndersa sherimi qe behet sod ne mjeksi,ka pasoja shum te medha,sepse me anen e kimioterapis,shkaterrohet qelizat si te vdekura ashtu edhe te gjalla,pasojat jan ne shum raste  fatale...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  sllovenia 30.01.14 16:32

Kanceri  shkaktohet nga kimikaljet qe jan ne ushqim,ne materiale,sende,ilaqe,pije,e tjera... qdo send asht  i ndertun prej kimijes. Njeriu nuk ka nevoj per kto, vetem shka ja dopsojn imunitetin.Nuk asht energjija.
sllovenia
sllovenia

Y

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Berti69 04.02.14 0:23

Ne pamje te pare qesharake por siç shihet nga keto video, Kanabisi ka efekt ne luftimin e kancerit:





Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Odin 06.04.14 0:31

Kokteji që mbyt qelizat e kancerit

Kanceri Index10

Qarkullon prej shumë kohësh, por është bërë publike dhe ka marrë përmasa të mëdha vetëm ditët e fundit! Pija e “mrekullisë” siç e kanë pagëzuar, është shpikje e z. Steo, i cili pretendon se ajo ruan nga qelizat kancerogjene që formohen në trupin tuaj apo bllokon zhvillimin e tyre.

Z. Steo vuante nga kanceri në mushkri. Ia këshilloj këtë pije një botanist shumë i njohur nga Kina. Kështu për tre muaj rresht e merrte rregullisht këtë pije dhe tashmë shëndeti i tij është normalizuar dhe pastruar nga çdo e keqe, padyshim që kanceri nuk ekziston më.

Pija nuk dëmton asnjë organ të trupit të njeriut dhe nuk krijon komplikime. Është një pije mjaft e thjeshtë për tu përgatitur. Për të nevojitet panxhari i kuq, karota dhe molla (mundësisht e gjelbër) në sasi të njëjta! Pas larjes, ato priten në copa dhe vendosen në shtrydhëse frutash për të përfituar lëngun mrekullibërës
Rekomandohet që këtij lëngu t’i shtohet edhe limoni, si dhe mjalti, për të qenë edhe më efektiv dhe çudibërës.

Një pije e tillë, ose edhe e bluar nga pemët e perimet e sipërpërmendura shkatërron qelizat e kancerit, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e kancerit që të mos zhvillohen, parandalon sëmundjet e mëlçisë, veshkave pankreasit, dhe shëron ulcerën, fuqizon mushkëritë, ndikon në parandalimin e sulmit në zemër dhe uljen e shtypjes së gjakut, forcon sistemin e imunitetit, bën mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur e të lodhur, si dhe pastron perden, ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve, ndihmon funksionin e zorrëve dhe eliminon kapsllëkun, përmirëson erën e keqe të gojës, qetëson nga dhimbjet, ndihmon në shërimin e rinitit alergjik, etj.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  syri i art 06.04.14 9:23

qdo leng apo pije natyrale esht ne dobi te shendetit,po te thuhet se vret qelizat sikur nuk shkon,me mir do te isht ,ushqen qelizat e semura dhe e nxit rritjen e energjis ne ate pjes ku nuk qarkullon mir...sepse shumica e semundjeve jan nga bllokimi i qarkullimit te energjis...te gjitha bllokadat shkaktohen nga mendja e cila na sundon...MENDJA ESHT NJE UDHEHEQESE E LIG,NDERSA ESHT NJE SHERBETORE SHUM E MIR....sherimi pothuajse i te gjitha semundjeve esht hapja e qendrave te energjis...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Vizitor 06.04.14 16:13

Kanceri dhe shume semundje te tjera-Traeatise on occult medicine--Samael Aun Weor_pdf seshte provuar nga une por po ju desh ndonjerit le ta shikoj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Luli 11.04.14 9:08

Me vaj kanabisi ka shëruar më tepër se 5.000 njerëz nga Kanceri

Kanceri Kanabis5y7uh

Kanadezi Rick Simpson është një 64 vjeçar, i cili ka kaluar shumë faza të vështira gjatë jetës së tij. Para disa viteve, kur mjekët i kanë thënë se nuk ka shërim për kancerin në lëkurën e tij, ai ka dashur të vetëvritet, por pasi ka menduar më thellë, ka filluar të shërohet me vaj kanabisi. Ai është shëruar plotësisht pavarësisht kundërshtimeve të institucioneve shtetërore, dhe vendos ta shprëndajë këtë gjë me njerëzit tjerë nëpër botë të cilët vuajnën nga kanceri.

Në vitin 1997, duke tentuar ta ndreqë bojlerin në shtëpi, është rrëzuar dhe e ka lënduar kokën. Mjekët i kanë dhënë disa barna prej të cilave dhimbja ende më shumë i është shtuar, mjekët heqin dorë duke thënë se nuk ka mjekim. Një ditë Rikut i kujtohet se ka dëgjuar në radio që kanabisi shëron shumë sëmundje, kështu që fllon që çdo natë të pijë nga pak, dhe për një kohë të shkurtër është habitur nga efektet e saja, dhimbja është zhduku krejtësisht, ka filluar që të bëjë gjumë në mënyrë normale dhe problemet tjera shëndetësore të mëparshme janë zvogëluar.

Pas një kohe i është shfaqur një problem tjetër. Rastëisht ka filluar t’i rritet një nishan tek fundi i syrit të djathtë, dhe mjekët konstatojnë se është kancer i lëkurës. Pasi nuk ka patur asnjë mjekim për te, ai vendos ta provojë përsëri vajin prej kanabisi. Në një garzë ka vendosur pak nga vaji dhe e ka ngjitur për nishanin. Pas katë ditëve nishani është zhdukur dhe me të edhe kanceri.

Pasi mjekët nuk e kanë lejuar të mjekohet me marihuanë, duke menduar se nuk do t’i ndihmojë. Vendos që vetë të kultivojë marihuanë dhe të prodhojë vaj. Dhe deri sot ai ka shëruar mbi 5.000 njerëz.

Vajin e jep pa para, pasi nuk e bën këtë gjë për para por me zemër don t’ju ndihmojë njerëzve të sëmurë me kancer. Deri tani ka patur miliona oferta për të bashkëpunuar me kompanitë farmaceutike, por të gjitha i ka refuzuar.

- Përse njerëzit të paguajnë për barnat e shtrenjta, kur unë mundem t’ua jap pa para, thotë ai.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Odin 12.04.14 22:08

Kompania farmaceutike pohon: Kanceri transmetohet përmes vaksinave

Kanceri 1235883_723116414382035_855443727_n

Një kompani farmaceutike ka pohuar dhe pranuar fakte tragjike. Ato teori që dukeshin sikur prodhoheshin nga një mendje e c’ekulibruar për fat të keq janë realiteti me të cilin duhet të përballemi. Kompania pranoi se ka vaksinuar virusin e kancerit me anë të vaksinave, shkruan uebsajti, Libero.

Intervista shokuese, e censuruar natyrisht u bë nga studiuesi i historisë së mjekësisë, Edward Shorter për televizionin publik, Boston WGBH, por u hoq nga libri “The Health Century” për shkak të përmbajtjes, ku pohohet se Merk ka injektuar virusin vdekjeprurës (SV40 dhe virusa të tjerë) të aftë të provokojnë kancer, në popullsinë e gjithë botës. Kjo shpjegon në fakt dhe rritjen e shfaqjes së kancerit këto 50 vitet e fundit.

Në dokumentarin “In Lies we trust: the CIA, Hollywood and Bioterrorism”, e prodhuar dhe krijuar nga shoqata të konsumatorëve dhe ekspert i shëndetit Leonard Horowitz, është intervistuar eksperti më i madh i vaksinave, doktor, Maurice Hilleman. Ai shpjegon se përse janë shpikur SIDA, leucemia dhe sëmundje të tjera të tmerrshme vdekjeprurëse.

Në vaksinat që shiten për popujt e konsideruar si të botës së tretë, janë zbuluar se këto përmbanin hormonin B-hCG, një përbërës anti-pjellor. Gjykata e Lartë e Filipineve zbuloi se 3 milionë e gjysmë gra e vajza kanë marrë këto vaksina të kontaminura, kështu dhe në Nigeri dhe në Tajlandë.



burimi:
http://www.naturalnews.com/033584_Dr_Maurice_Hilleman_SV40.html
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Neo 14.04.14 21:43

Fikrro shkruajti:Fieraku me kancer shërohet nga helmi i akrepit

Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Neo 14.04.14 21:44

Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Luli 28.09.14 21:56

Kanceri Cuidados-de-la-artemisa

Artemisia, bima që vret deri 100% qelizat e tumorit në vetëm 16 orë!

Kjo bimë vret 98 deri 100% të tumorit në vetëm 16 deri 24 orë! Por, askush nuk flet për këtë!

Nuk është bërë gjë tjetër veçse të fshihet me forcë ky zbulim. Në fakt, ekziston pikërisht kjo bimë ku përbërësit e tij, të kombinuar me hekur, janë në gjendje të shkatërrojnë tumorin në vetëm 16 orë.

Emri i saj është “Artemisia Annua” dhe ju e shihni në foto. Kjo bimë është bojkotuar sepse nuk kushton asgjë dhe mbahet larg komercializmit pikërisht për këtë shkak, ndonëse nga kjo bimë, zgjidhja për problemin e kancerit është shumë e shpejtë.

Kjo bimë, Artemisia annua, është një nga ato kura që mund të vrasë deri në 98% të qelizave të kancerit në vetëm 16 orë, thuhet qartë në hulumtimin e publikuar në “Life Science”.

Shkencëtarët e përfshirë në studim, pranojnë se substancat që rrjedhin nga “Artemisia annua” janë përdorur në mjekësinë kineze dhe mund të vrasin 98% të qelizave të kancerit të mushkërive në më pak se 16 orë.

Në fakt, bima në fjalë, më vete shkatërron 28% të qelizave kancerogjene, por e kombinuar me hekurin, çon në shkatërrimin total të tumorit: pra duke përdorur formulën Artemisia Annua + hekur = shërim.

Në të kaluarën, Artemisia Annua është përdorur si një ilaç i fuqishëm kundër malaries, por është treguar tashmë se ky trajtim është gjithashtu efektiv edhe në luftën kundër qelizave kancerogjene.Kjo për shkak se kur në qelizat e infektuara, shtohet hekuri goditen qelizat “e këqija”, dhe lihen ato “të mirat” të paprekura.

Shkencëtarët që ndjekin hulumtimin e kryer në Universitetin e Kalifornisë (SHBA), kanë deklaruar: “Në përgjithësi, rezultatet tona tregojnë se Artemisia Annua ndalon faktorin e transkricionit ‘E2F1′ dhe ndërhyn në shkatërrimin e qelizave të tumorit në mushkëri, që do të thotë se kontrollon rritjen dhe riprodhimin e qelizave të kancerit.

Për Dr. Len Saputo, bari në fjalë është një kurë bombë kundër kancerit: Artemisia Annua, në fakt, mund të shkatërrojë 75 për qind kancerin e gjirit, në vetëm 8 orë dhe kur bashkohet me hekurin, deri në 100% pas vetëm 24 orësh.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  gjilanasi 01.10.14 12:56

Ilaçi kundër kancerit ekziston

Kanceri Largea_ekziston-ila-ccedil-i-kund-euml-r-kancerit-p-euml-r-ata-t-euml-cil-euml-t-marrin-guximin-ta-provojn-euml_hd1412062681

Ilaçi kundër kancerit ekziston, ndërkaq për atë zbulim që nga viti 1923 shkencëtari gjerman Otto Heinrich Warburg ka marrë çmimin “Nobel”, kurse sot me qëllim injorohet në tërësi.
Meqenëse dihet shkaktari i kancerit, dihet edhe ilaçi, madje jo vetëm, një por një sërë barnash për të cilat dëshmojnë mijëra njerëz të cilët e kanë mposhtur kancerin me ndihmën e tyre. Disa nga ato barna janë konfirmuar shkencërisht, transmeton Telegrafi. Pra, t’ia fillojmë sipas radhës.


Soda bikarbonati

Soda e bikarbonatit me siguri është forma më popullore e shërimit të kancerit, ndërkaq përdorimi i saj në kombinim me lëngun e limonit ka shëruar një numër të madh njerëzish. Ajo shkatërron thartinën në organizëm, andaj kanceri është e pamundur të zhvillohet. E quajtur ndryshe si soda e bukës, bikarbonati aplikohet si rutinë në mënyrë që të pengohet toksiciteti i hemoterapisë dhe i rrezatimit. Për shërim patjetër të përdoret soda farmaceutike, kurrsesi ajo për përdorim shtëpiak, d.m.th. atë që mund ta blini nëpër dyqane. Rekomandohet uji i destiluar.


Vaji i kanabisit

Dëshmi të shumta të njerëzve i konfirmojnë edhe studimet shkencore të cilat kanë konstatuar që vaji i kanabisit është shumë shërues dhe shumë i dobishëm kundër sëmundjeve malinje. Përbërësi i mariuhanës Cannabidiol, është pjesa jo-psikoaktive. Me fjalë të tjera, nuk të bën ta ndjesh efektin halucinogjenik te bimës.


Vaji i lirit dhe djathi i freskët i pakulluar

Dr. Johanna Budwig, shkencëtare gjermane dhe biokimiste është femra e cila ka shpikur mënyrën natyrale të shërimit të kancerit: kombinimi i vajit të lirit me djathin e freskët të pakulluar i jep trupit thartinë esenciale yndyrore dhe lipoproteina të cilat reduktojnë tumorin dhe përtërijnë shëndetin. Fara e lirit përmban lignane, estrogjene bimore që ndryshojnë metabolizmin e estrogjenit natyror në një mënyrë që mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit. Liri, ka një efekt pozitiv edhe në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.


Bërthamat e kajsisë

Sot shpesh me emrin leatrile apo vitaminë B17 konsiderohet edhe vetë amigdalina në formë natyrale e gjendur në bërthamat e kajsisë, në farat e mollëve dhe të burimeve të tjera të kësaj vitamine.
Këto fara përmbajnë fibra të shumta të cilat janë ushqyese dhe me proteina. Ndër të tjera kanë vitaminën E dhe janë pa kolesterol, por kanë në brendësi të tyre amygdalinë dhe të gjitha pasojat e saj negative.


Filizat e lulelakrës

Krahas barnave të përmendura, në natyrë ka edhe shumë barna. Disa njerëz kancerin e kanë shëruar me ushqime të paziera, disa me xhenxhefil. Janë të njohura rastet e njerëzve të cilët kancerin e kanë shëruar me ndihmën e mjaltit natyral, si edhe rastet kur kancerin e kanë shëruar me ndihmën vajgurit të pastër shqiptar, mirëpo të gjithë e kanë një të dilemë të përbashkët: mjekësia nuk ka gjetur përgjigje, mirëpo shumica kanë hequr dorë në rastet e shërimit vdekjeprurës me hemoterapi.


Graviola

Pamja e saj atraktive dhe shija e shkëlqyeshme nuk janë gjëja e vetme e rëndësishme te kjo bimë, ajo në mënyrë të dëshmuar shëron kancerin. Kur themi shëron, mendojmë pikërisht këtë – vret qelizat e kancerit dhe është deri në dhjetë mijë herë më efikase se ilaçet, ndërsa përdoren gjethet, lëvorja, fryti dhe farat e graviolës.
Graviola është veçanërisht efikase në shërimin e kancerit të mushkërive, prostatës dhe pankreasit.


Çaji bimor Essiac

Essiac është një shkrirje disa herbareve, rodhe, lëpjetë dele, leshterik raven, lakërishtë, dhe tërfil i kuq. Konsumimi i këtij çaji redukton rritjen e qelizave kanceroze, shëndeti i përgjithshëm dhe ai imunitar do të përmirësohen. Dhimbjet në trup do të reduktohen, dhe oreksi gjithashtu do të përmirësohet me ndihmën e trajtimit të Essiac bimor.


Karotat

Ekspertët thonë se karotenoidet janë efektive në uljen e incidencës së kancerit, madje i këshillojnë ato sidomos gjatë periudhës së menopauzës. Mjekët këshillojnë që karotat të konsumohen të paktën tri herë në javë: dy herë të pjekura dhe një herë ashtu siç janë, pa i gatuar, pasi kjo rregullon fluksin e hormoneve estrogjen. Kërkimet e kryera vitet e fundit kanë treguar për një rrezik të prekjes nga kanceri i gjirit, i cili reduktohet me 17 për qind në rastet e femrave që konsumojnë rregullisht karota.


Brokoli

Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive, zorrës së trashë, gjirit, fshikëzës dhe të prostatës. Vepron për shkak se, shija pak e hidhur e brokolit dhe kushërinjve të tij si, lakra dhe lulelakra, konsiderohen si arsyeja kryesore për efektet mbresëlënëse në luftën kundër kancerit. Në studimet laboratorike është dëshmuar se përbërësit e hidhur izotiocianatët dhe glukozinolatet pengojnë përhapjen e kancerit.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Berti69 06.10.14 19:18

Ilaçi për Kancer është gjetur para 65 viteve

Kanceri Kumlla

​Me rritjen e dozës së vitaminës B17 në trup, Kanceri zvogëlohet dhe shancat për shërim të plotë janë të mëdha….
Vitamina B17 për herë të parë është përdorur si ilaç kundër kancerit në fillim të vitit 1950 prej Ernst T.

Krebs. Teoria për trajtimin e kancerit me ndihmën e përdorimit të vitamines B17 bazohet në faktin se sipas Krebs, kanceri është një sëmundje që shkaktohet nga pamjaftueshmëria e vitaminave esenciale dhe minerale në trup.

Fakt është që njeriu modern nga civilizimi perëndimor është më i ekspozuar ndaj kancerit sesa kulturat primitive. Fisi Hunza është fis i vjetër në Pakistanin verior, anëtarët e të cilit jetojnë mbi 100 vjet dhe nuk dinë asgjë për kancerin.

Sekreti i këtyre njerëzve qëndron në vitaminën B17. Njerëzit e fisit konsumojnë 250 – 3000 miligram vitaminë B17 në ditë. Pasuria në fisin Hunza matet me sasinë e drunjve të kajsisë. Ai i cili ka më shumë trungje të këtij druri, konsiderohet si më i pasur, sepse farat e thata të kajsisë janë ushqim i veçantë që përmban vitaminën B17.

Mbrojtësit e industrisë së kancerit janë kundërshtarët më të mëdhenj të këtij bari natyral kundër sëmundjes. Ernst T. Krebs (1912-1996)

(http://en.wikipedia.org/wiki/Ernst_T._Krebs) është njëri nga pakica e mjekëve që e përdorin vitaminën B17 gjatë trajtimit të pacientëve të tyre. Ai ka zbatuar dhe hulumtime detajore për ndikimin e vitaminës mbi pacientët e sëmurë nga kanceri dhe ka mbledhur mjaft dëshmi për promovimin e saj si shërim për kancerin.

Doktor Krebsi ka qenë i shpallur si tradhtar nga ana e ekspertëve prestigjoz të mjekësisë të cilët laetrilin e kanë shpallur si mashtrimin më të poshtër dhe të sofistikuar në historinë e mjekësisë. Vitamina B17 gjendet në farat e kajsisë, por edhe në mel. Përveç kësaj, të pasura me laetril janë edhe mjedhërat e kuqe dhe manaferrat.

Dr. Krebsi, deri në vdekjen e tij në vitin 1996 argumentoi se Me rritjen e dozës së vitamines B17 sëmundja e kancerit do të reduktohet me 100%.

Tani ju e dini sekretin, konsumoni me shume fara kajsie sepse ato përmbajnë përqendrimin më të lartë të vitaminës B17 dhe shancat për shërim të plotë janë të mëdha….


Gazeta Express
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  gjilanasi 17.01.15 18:07

Marihuana mund të shkatërroj kancerin

Përdorimi i Marihuanës, mund të sjellë edhe gjëra të mira. Kështu thonë rezultatet që janë dalë nga një studim i Institutit të Toksikologjisë e Farmakologjikë në Universitetin e Rostock në Gjermani, i udhëhequr nga profesori Burkhard Hinz, ku thuhet se kjo lloj droge mund të shkatërrojë celulat tumorale.

Edhe pse Hinz thotë se përbërësit e marihuanës mund të shkatërrojnë qelizat e kancerit ai është treguar i kujdesshëm në deklaratën tij.

“Në jemi ende larg për ta vënë në praktikë zbulimin tonë në një terapi klinike. Megjithatë, rezultatet tona janë disi optimiste”, ka thënë Hinz.

gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  gjilanasi 02.02.15 0:59

Mjekët refuzojnë kimioterapinë për veten e tyre!


Anketimet dhe sondazhet vazhdojnë të tregojnë se 3 në 4 mjekë dhe shkencëtarë, refuzojnë kimioterapinë për veten, të afërmit dhe miqtë e tyre, për shkak të efekteve shkatërruese në gjithë trupin, të sistemit imunitar dhe për shkak të kursit jashtëzakonisht të ulët të suksesit. Vetëm 2-4% e kancereve reagojnë nga kimioterapia ose provohet se zgjatin jetën dhe kura është paralelizuar në të gjitha nivelet për cdo lloj kanceri.

Sondazhet u kryen nga shkencëtarë të njohur të McGill Cancer Center, 118 mjekë ekspert për kancerin. Kërkuan nga mjekët të imagjinonin sikur vuanin nga kanceri dhe të zgjedhnin mes 6 trajtimeve të ndryshme eksperimentale. Mjekët, jo vetëm refuzuan opsionet kimike, por thanë se nuk do të lejonin as të afërmit e tyre të kalonin nëpër këtë proces. Logjikë e thjesht për të kuptuar se kimikatet në një trup të dobësuar janë vdekjeprurëse.

Këto hetime kanë një efekt të thellë në opinionin publik për kimioterapinë, në shumicën e shoqërive perëndimore, veçanërisht në SHBA ku përdoret kjo metodë më shumë se çdo komb në botë. Mungesa e besimit mes mjekëve, ndikon ndjeshëm tek pacientët në mënyrë të konsiderueshme dhe kalimi në mjekimet natyrore është duke u rritur me një ritëm të ngjashëm, si në fillimet e viteve 1900, para ngritjes së metodave bashkëkohore të mjekësisë, farmacisë dhe rrezatimit.

Por sëmundja nuk është njëdimensionale. Një nivel i rritur i toksicitetit është gjëja e fundit që ka nevojë çdo njeri për të luftuar kundër infeksioneve, sëmundjeve dhe pneumonisë. Çrregullimet autoimune shkaktohen kryesisht kur njerëzit marrin kimikate nga ushqimi, uji i pijshëm, vaksina të ndotura me kimikate, sheqerna artificiale dhe ndotja e mjedisit. Kimioterapia e mbush trupin me toksina dhe mjekët e dinë atë, por për shkak se FDA pengon paligjësisht mjekët të rekomandojnë vitaminat, suplemente ose hypertrophy, vazhdon të rekomandohet kimioterapia.

Mënyra për të mposhtur kancerin është çhelmimi i trupit dhe forcimi i sistemit imunitar, pa u shkatërruar më tepër nga përdorimi i kimikateve në përpjekjen për të shëruar një organ ose për të hequr një tumor. Për shembull, nëse dikush në moshë të madhe plagosej në gisht, do duhej të zhytej çdo ditë në një banjë me ujë të ftohtë, duke pritur për t’u shëruar gishti? Mjekët e dinë se sa absurde është ideologjia e kimioterapisë, por kur një shoqëri mbështet shumicën e trajtimit në kujdes kronik, atëherë mjekët detyrohen të heshtin ose të ndryshojnë profesion.

Lexoni … dhe se çfarë ndodh me këdo që guxon për të trajtuar pacientët me kancer të përparuar pa kimikate (Ferri i Fleury Merogis dhe Dr Ryke Hamer).

Kimioterapia shfaq pak suksese në tumoret e përbashkët masivë që ndodhen në mushkëri, në zorrën e trashë dhe gjoks, sipas dokumentimit në dhjetëvjecarin e fundit, por me njëfarë mënyre mjekët vazhdojnë të promovojnë kiminë, në një përpjekje për t’i eliminuar këto nga ato zona të trupit. Ata gjithmonë do të bëjnë çfarë t’u urdhëroj industria farmaceutike (pasi ajo paguan dhe janë shuma të mëdha) dhe qarqet mistike ku bëjnë pjesë. Sa idiot ose qëllimisht absurd është fakti se, pavarësisht se 75 % i specialistëve-që dinë-refuzojnë kimioterapinë për veten dhe të afërmit e tyre, por e rekomandojnë atë për 75 % të pacientëve të tyre?

Në rastin më të mirë, kimioterapia duhet të konsiderohet si një alternativë ekstreme në fazat pashpresë të sëmundjes, por për më shumë se 70 vjet mjekësia allopatike ka shtrembëruar perceptimin e botës për mjekësinë e duhur, kështu që nëse dikush ka kancer dhe mjeku i thotë se çfarë duhet bërë, atëherë ju duhet të pyesni atë, nëse ai do të bënte të njëjtën gjë për miqtë e tij apo familjen e tij. Kjo ka aplikim për çdo mendim mjekësor. Dëmi nga kimikatet është më i madh sesa mund të mendojmë dhe ka efekte negative mbi materialin gjenetik për gjeneratat e ardhshme.

Graviola – Shfarosës i kancerit. Kjo bimë e mrekullueshme është një luftëtare kanceri që i bindet Ligjit bazë të jetës, i cili është: MOS DEMTO. Njerëzit e qyteteve nuk kishin dëgjuar pothuajse kurrë për atë, sepse ka kompani farmaceutike që jo vetëm nuk kanë interes nga kjo, por janë ato që kryejnë pothuajse të gjitha hulumtimet dhe eksperimentet, e më pas i varrosin ose i fshehin!

Unë dyshoj nëse një mjek i diplomuar mund të jap një zgjidhje për shërimin e kancerit, dyshoj gjithashtu, nëse studentët e mjekësisë gjatë arsimimit të tyre mjekësor kanë mësuar të njohin gjendjen ideale të shëndetit apo të fazave të ndryshme të degjenerimit të trupit ose cilët janë parametrat që përcaktojnë shëndetin.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  gjilanasi 24.02.15 16:25

Pija mrekullibërëse kundër kancerit

Kanceri Largea_pija1424781577

Sëmundjet e ndryshme janë të dëmshme për trupin e njeriut, sidomos kur bëhet fjalë për sëmundjen e rëndë siç është kanceri, një sëmundje që prek thuajse të gjithë organet e njeriut dhe shërimi i saj është i vështirë.
Produktet natyrore janë dhe ato që në shumë raste cilësohen si mrekullibërëse ndaj kësaj sëmundje siç mund të përmendim një pije e cila realizohet përmes produkteve bio.

Për përgatitjen e kësaj pije mrekullibërëse nevojitet; 2 mollë të madhësisë mesatare, 3 kërcej të selinos, 1 trangull, 1 rrënjë e gërryer e xhenxhefilit, gjysmë limoni, një lime, 150 g majdanoz dhe 60 g spinaq.

Për përgatitjen e saj në fillim të gjithë përbërësit i grini imtë dhe i përzieni, më pas i unifikoni me mikser, apo bluarës elektrik. Pijen e fituar e konsumoni derisa ta hetoni përmirësimin e gjendjes shëndetësore.
Kjo pije, përpos që është e dobishme te kanceri i gjirit, mushkërive, mëlçisë dhe zorrës së trashë, po ashtu e ulë shtypjen e gjakut, largon problemet e lëkurës, astmën dhe përmirëson tretjen.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Berti69 20.01.16 1:06

Shokuese! Njerëzit nuk vdesin nga kanceri por nga kimioterapia

Kanceri Article-2387032-1B34BF6C000005DC-209_634x361

Dr. Hardin H. Jones ka më shumë se dy dekada që ka përqëndruar studimet e tij në çeshtjet që lidhen me kancerin. Gjetjet e tij kanë çuar në një përfundim tronditës.

Ai thotë se objektivi i vetëm i trajtimeve konvencianale të kancerit është fitimi. Sipas Dr. Hardinit dhe statistikave të dala, kimioterapia është një metodë e paefektshme kur bëhet fjalë për shërimin e kancerit. Sipas tij, shumica e njerëzve që i janë nënshtruar kimioterapisë, kanë vdekur për shkak të dhimbjeve të mëdha që ju janë shkaktuar.

Dr. Hardin shton gjithashtu se njerëzit të cilët nuk i nështrohen kimioterapisë jetojnë mesatarisht 12 vjet më gjatë sesa pacientët që i janë nënshtruar asaj.

Si rezultat i hulumtimit të tij të gjatë, Hardin arriti në përfundimin se terapitë koncencionale kundër kancerit reduktojnë jetëgjatësinë dhe përkeqësojnë shëndetin. Ai këmbëngul në faktin se mediat duhet të jenë më informuese dhe edukuese në lidhje me këtë fakt. Ky studim është publikuar në revisten “ Neë York Academy of Sciences”. Kimioterapia, përveç qelizave të këqija, shkatërron edhe qelizat e shëndetshme.

Dr. Hardin ka punuar si professor i fizikës mjekësore dhe fiziologjisë në Kolegjin “Berkely” dhe për më shumë se 20 vjet ka studiuar efektet e kimioterapisë tek pacientët me kancer.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Vizitor 09.04.16 20:37

me kujtoi historine e vjeter te gjarprit...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kanceri Empty Re: Kanceri

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi