EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Petra, një nga mrekullitë botërore!

3 posters

Shko poshtë

Petra, një nga mrekullitë botërore! Empty Qyteti Petra ne Jordani

Mesazh  Ufo 19.08.11 9:43

Qyteti Petra në Jordani, një mrekulli..

Petra, një nga mrekullitë botërore! 250px-Al_Khazneh

Për 600 vjet kishin menduar se kishin humbur gjurmët e qytetit Petra në mesin e shkretëtirave të Jordanisë, derisa një hulumtues zviceran, Johann Ludwig Burchardt kishte vendosur ta rizbulonte këtë qytet të lashtë.Ky hulumtues zviceran pasi kaloi një rrugë të ngushtë dhe të mundimshme nëpër malet e këtij vendi, në vitin 1812 arriti ta zbulojë qytetin Petra. Në këtë qytet ndodhet një tempull po me këtë emer i cili quhet edhe ‘thesare’.  

Petra, një nga mrekullitë botërore! 800px-Petra-Gres1

Tempulli Petra ndodhet në mesin e disa ndërtesave të stolisura dhe madhështore dhe në llojin e tij është i paparë. Qyteti në fjalë ndodhet 226 km. larg Amanit, kryeqytetit të Jordanisë dhe grekët atë e quanin ‘Petra’, që do të thotë ‘gurë’. Banorët e këtij qyteti janë të njohur si fisi ‘Nabt’. Kurse disa historianë janë të mendimit se fisi Nabt janë po ata ‘Banorët e Shpellës’ (Es’habi Kahf). Qyteti Petra ndodhet në një luginë të thellë 2000 m. dhe 1 km, me gjatësi prej 1 km..

Në dy pjesët e kësaj ngushtice ekzistojnë mbishkrime të lashta dhe në këtë luginë gjenden tempuj, ndërtesa, sallone dhe varreza që i takojnë kohërave të lashta. Në lartësitë e malit ‘Harun’ ndodhet edhe varri i Harunit, vëllait të hz. Musaut a.s.. Po ashtu në zemër të shkretëtirave të kuqe të rajonit ‘Petra’, në jug të Amanit ndodhet një shpellë, kurse brenda saj shihen tre varre, për të cilin supozohet se është po ajo shpella e ‘Banorëve të Shpellës’. Petra është ndërtuar në shekullin 6 p.e.s., pra në periudhën e sundimit të perandorisë iraniane.

Petra, një nga mrekullitë botërore! 400px-Petra_First_Glimpse

Ky qytet është ndërtuar nga fisi Nabt. Ky fis ishte arab dhe anëtarët e tij merreshin me tregtimin e bimëve me aromë të këndshme. Vlen të theksohet se qytetin Petra grekët e pushtuan 60 vjet pas lindjes së Mesihut a.s.. Në mes të këtij qyteti janë gdhendur edhe amfiteatri me stil greko-romak, i cili ka kapacitetin e 400 personave.

Petra, një nga mrekullitë botërore! Petra-Roman-Aqueduct
Ufo
Ufo

135


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petra, një nga mrekullitë botërore! Empty Petra, një nga mrekullitë botërore!

Mesazh  Fikrro 06.06.12 14:18

Petra, një nga mrekullitë botërore

Petra, një nga mrekullitë botërore! F1_petra1-jpg1338982831

Në gusht Jordania shënon 200 vjetorin e zbulimit nga Johan Burkhart të atraksionit kryesor turistik të këtij vendi, qytetit të lashtë Petra.

Kryeqyteti i lashtë i Nabatejve, i ngritur ndërmjet viteve 100 para erës dhe 200 pas erës së re në bjeshkët shkëmbore të kuqremta, Petra lë pa frymë secilin vizitor. Qyteti ka luajtur rol vital për tregtinë, meqë aty kryqëzoheshin rrugët e mëndafshit, erëzave dhe i të mirave të tjera në trekufirin ndërmjet Azisë, Afrikës e Europës.

Me gjithë rëndësinë që kishte, qyteti “u zhduk” për perëndimin që nga shekulli i 14-të, qysh kur ruhej me rigorozitet nga arabët lokalë. Më 1812 aventurieri dhe orientalisti zviceran Johan Ludvig Burkhart e rizbuloi qytetin

Ai mund iu afrua duke u shtirë si arab. Petra sot jo vetëm ndodhet në listën e vlerave botërore të UNESCO-s, por është një nga mrekullitë e reja botërore.

Pamja e parë e objektit, me të cilën përballeni, është Thesari, më e fotografuara nga të gjitha të tjerat. Përveç tureve “klasike”, janë të popullarizuara edhe ekskursionet e natës me drita të qirinjve dhe orë të kulinarisë në Shtëpinë Petra.

Petra ka luajtur në filmat „Indiana Jones and the Last Crusade”, „Arabian Nights”, „Passion in the Desert”, „Mortal Kombat: Annihilation”, „Sinbad and the Eye of the Tiger” dhe „Transformers: Revenge of the Fallen”.

Sisters of Mercy në shkurt të vitit 1988 kanë xhiruar aty spotin e këngët „Dominion/Mother Russia”. “Viti 2012 me gjasë është vit i madh për Jordaninë”, konsideron Piter Krejn, shef për strategjinë prodhuese në Explore, që ofron 19 turra të ndryshme për këtë vend.

Edhe pse Jordania nuk është destinacion “i lirë”, çmimet janë më të ulëta qysh se kanë filluar të fluturojnë në kryeqytetin Aman kompanitë Bmi i easyJet. Në ofertë përfshihen edhe vendosjet e ndryshme nga hotelet luksoze deri te vendosjet autentike në, ta zëmë, kampet e shkretëtirës.

Petra, një nga mrekullitë botërore! F1_petra3-jpg1338982961

Meqë ka rrugë të mrekullueshme, në Jordani mund të vizitohet shumëçka brenda një kohe të shkurtër. Shkretëtira me peizazhet shkëmbore Vadi Rum është shumë e njohur dhe mund të shëtitet mbi shpinë të deveve ose në xhipat safari

Rezervati natyror Dana përbën njërën nga thesaret më të mëdha natyrore të Jordanisë.

Në jug të vendit ndodhet Akaba, pushimore në Detin e Kuq. Edhe bregu i Detit të Vdekur ka hotele. Në këtë det derdhet lumi Jordan dhe rrethina e tij është e pasur me objekte të rëndësishme fetare.

Petra, një nga mrekullitë botërore! F1_petra5-jpg1338983047

Mund të shihet vendi ku u kryqëzua Jezusi, ndërkaq në malin e afërt thuhet se ndodhet vendi ku vdiq Moisiu. Më në veri ndodhet kryeqyteti Aman, i cili më shumë është qendër afariste se sa qendër turistike.

Më në veri , në Gerasi, ndodhen gërmadha nga koha e Perandorisë Romake.

Petra, një nga mrekullitë botërore! F1_petra6-jpg1338983083

Në afërsi ndodhen qytetet Um Kais/Gadare (Antiohia e dikurshme) dhe Pela (ndodhen disa nga kishat më të vjetra të krishtera) si dhe kështjella impresive Karak


Petra, një nga mrekullitë botërore! F1_petra2-jpg1338982910

Petra, një nga mrekullitë botërore! F1_petra4-jpg1338983018
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petra, një nga mrekullitë botërore! Empty Re: Petra, një nga mrekullitë botërore!

Mesazh  Zattoo 20.06.15 14:33

Petra, mrekullia e 7 e Botes se Re

Petra, një nga mrekullitë botërore! Qyteti-i-Petra-1

Qyteti antik i Petras, me bukurine e vet te vecante dhe panoramen madheshtore, vazhdon te terheqe vemendjen e vizitoreve, ndersa nga viti 2007 gjendet edhe ne listen “Shtate mrekullite e reja te botes”, shkruan Anadolu Agency AA).

Petra, qytet ky i cili njihet edhe si qyteti i gurte, eshte ndertuar kater shekuj para Krishtit dhe per pese shekuj ishte kryeqyteti i Nabatejeve, ndersa ne shekullin e 13-te u be qytet i braktisur dhe i harruar. Pas shume shekujsh harrese perseri ne shekullin e 19-te e ka zbuluar zvicerani Johann Burckhardt.

Petra, nje nga shtate mrekullite e reja te botes

Fondacioni “New7Wonders” me seli ne Zvicer ne vitin 2007, organizoi votimin ne te cilin moren pjese mbi 100 milione njerez, fale te cilit Petra eshte perfshire ne listen Shtate mrekullite e reja te botes. Behet fjale per nje vend historik qe ndodhet ne jug te Jordanise dhe ne afersi te qytetit-port te rendesishem jordanez Akabea. Ekskursione te organizuara nga Akabea deri ne Petra zgjasin nje ore e gjysme rruge permes kanioneve dhe luginave te thata te shkretetires. Ne hyrje te ketij qyteti te lashte jane ndertuar numri i madh i hoteleve dhe dyqaneve suveniresh.

Muratoret Nabateje kane qene shume te suksesshem ne perpunimin dhe modelimin e shkembeve ne forma te shkelqyera. Petra eshte ndertuar ne luginen e lumit qe ka formen e amfiteatrit, ndersa edhe pse shtrati i lumit eshte kryesisht i thate, ne histori jane regjistruar permbytje te shumta te qytetit. Kalate e gurit, rruget dhe hapesirat e gdhendura ishin strehim per udhetaret, te cilet per shkak te reliefit dhe pozites se Petras kishin ndjenjen e vecante te sigurise dhe probabilitetit te ulet te sulmeve.

Ndertimet prej gurit ofrojne perjetimin unik turistik

Qytetin e Petras dhe rrugen e lashte qe con ne te e pershkojne vlera te shumta historike dhe gjurmet qe tregojne per jeten e civilizimit te dikurshem, ndersa vemendjen e vecante te turisteve nga mbare bota ne rruge per Petran e terheqe varreza madheshtore dhe mauzoleu i sundimtarit nga koha kur qyteti gjalleronte. Ne vazhdim te rruges per ne Petra, turistet ne kuajt dhe deve arrijne ne amfiteatrin e lashte, gjithashtu te gdhendur ne shkemb, dhe behet fjale per ndertimin qe mund te pranoje 6.000 vizitore. Shtepite me gure dhe monumente ne Petra po ashtu jane unike dhe eshte e pamundur qe dicka e tille te kudo tjeter ne bote.

Ekspeditat turistike nga Petra kthehen para mbremjes, kur terri mbulon qytetin dhe shtigjet ndricohen nga qirinj te ngulitur ne rere.

Petra, një nga mrekullitë botërore! Qyteti-i-Petra-1024x1024

Dikur kryeqytet, sot vend i xhirimeve filmike

Ne periudhen 1977-2007 ne Petra jane xhiruar dhjetera filma dhe seriale te produksioneve te shtrenjta bote. Se bashku me mjedisin natyror dhe pamjet unike te Petras, autoritetet jordaneze kane kuptuar potencialin e ketij lloj promovimi te ketij xhevahiri turistik dhe ofrojne gjitha llojet e mbeshtetjes per kompanite e interesuara.

Deshmia e traditave te lashta beduine

Shkretetira jordaneze Wadi Rum eshte nje destinacion atraktiv turistik edhe per shkak te faktit se popullata vendore akoma e ruan traditen e popujve te lashte beduin. Turistet te cilet largohen nga rremuja dhe teknologjia e qyteteve moderne ne kete vend mund te marrin pjese edhe ne gara tradicionale te deveve, te kampojne ne mes te shkretetires se eger. Ushqimi beduin dhe muzika tradicionale jane disa nga gjerat qe turistet nga Petra e konsiderojne si pervoje e vecante dhe me vlere.

Jordania si nje gur i cmuar turistik ne mes te krizes se Lindjes se Mesme

Rajoni i Lindjes se Mesme me vite njihet si rajon i konflikteve dhe krizave te te gjitha llojeve, por pavaresisht nga kjo, Jordania ka arritur te largohet nga ky problem dhe te imponohet si nje destinacion gjithnje me i popullarizuar turistik. Ne nje bisede me gazetarin e AA drejtori i avio-kompanise Turkish Airlines ne Jordani, Srtan Yuce, ka theksuar se ne Jordani nuk ka kurrfare mungese te sigurise dhe se turistet nga e gjithe bota mund ta shijojne turin turistik te quajtur Petra.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Petra, një nga mrekullitë botërore! Empty Re: Petra, një nga mrekullitë botërore!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi