EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Joga, bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin

Shko poshtë

Joga, bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin Empty Joga, bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin

Mesazh  Zattoo 31.05.12 22:55

Joga, bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin

Joga, bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin 50714

Një instruktore e jogës...shqiptare! Nuk jemi mësuar me këtë togfjalësh. Mund të na tregoni cili ka qënë kontakti i parë me jogën?

Me këtë praktikë kaq të lashtë dhe kaq të dobishme u njoha rreth vitit ’97. Ishin momentet e para kur dëgjova për të dhe natyrshëm ndjeva një interes më të thellë. Fillova të ndiqja klasa joge dhe si rrjedhim mbas çdo praktike ndieja nevojën e brendshme për të shkuar përsëri herën tjetër. Gjë që vjen natyrshëm në rast se dikush fillon ta praktikojë këtë disiplinë. Kam studiuar KUNDALINI YOGA e më pas në 2010 HATHA YOGA, e çertifikuar në Amerikë. Besoj dhe ndjej se të dyja së bashku më kanë rritur si individualisht dhe profesionalisht në këtë fushë. Unë punoj duke mbajtur si parim të rëndësishëm shprehjen: praktika është nëna e suksesit, prandaj janë të nevojshme disiplina dhe praktika e vazhdueshme.

Është dëgjuar shumë të flitet për disiplinën e jogës, por në të vërtetë, çfarë është joga?

Çfarë është joga?! Është një pyetje që mbart me vete shumë përgjigje. Joga është një disiplinë dhe një art i lashtë që i ka fillimet e saj më shumë se 5000 vjet para. Për disa njerëz është ushtrim fizik për gjallëri dhe shëndet, për një formë më të mirë fizike.

Për disa të tjerë, është sistem psikologjik që zhvillon potencialin e psikikës, me fjalë të thjeshta është një marrëdhënie që na tërheq për të bashkuar energjitë individuale me ato universale, pra është një praktikë me anë të së cilës ne mund të kontrollojmë e menaxhojmë energjitë tona psikofizike shumë të domosdoshme për të përballuar të përditshmen, për të qënë më të freskët, më të gjallë, më të zgjuar...pra, më në formë!

Është pa diskutim një praktikë shëruese sepse ndikon drejtpërdrejtë në çlirimin e stresit apo energjive negative të akumuluara në trup si pasojë e përballjes me detyrat e së përditshmes. Joga na ndihmon, na kujton dhe na drejton për të qenë prezent në këtë moment, për t’u ndjerë më të bashkuar në këtë strukturë treshe që është qenia jonë, e dizenjuar për të funksionuar në harmoni: TRUP, MENDJE dhe SHPIRT.

Ju e praktikoni jogën në mënyrë të vazhdueshme, sa ndikon joga në jetën tuaj të përditshme?

Joga pa dyshim ndikon 100 për qind në jetën time. Siç thashë dhe më lart, më ndihmon të ruaj harmoninë e trupit, mëndjes dhe shpirtit, duke më karikuar me energji të reja, të domosdoshme për të përballuar detyrat e së përditshmes. Këto janë aspektet më të rëndësishme mbi të cilat joga punon, por natyrisht, praktikimi i saj sjell në tërësi një formë më të arrirë fizike, duke kuruar trupin brenda dhe jashtë.

Ashtu si dhe për shumë të tjerë që e praktikojnë atë dhe tek unë kjo disiplinë është kthyer automatikisht në stil jetese.

Cilat janë disa prej përfitimeve që vijnë nga praktikimi i jogës? Në cilat raste do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së jetës praktika e jogës?

Të mirat e jogës janë të shumta. Ajo punon direkt në mendjen tonë, në mënyrën se si ajo funksionon, në trupin tonë, në shëndetin fizik dhe, si rezultat, në shpirt, i cili përfaqëson energjinë apo esencën e jetës.

Joga ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë në shëndetin tonë dhe në mbarëvajtjen e sistemeve të organeve, te të cilat bazohet dhe funksioni i organizmit: sistemi nervor, imunitar, i frymëmarrjes, urinar, tretës, endokrin, skeletik dhe muskulor. Secili sistem përfshin organet përkatëse.

Dhe kur të gjitha këto sisteme janë në balancë apo kontroll, pa dyshim që ne gëzojmë një shëndet shumë të mirë fizik. Shumë sëmundje vijnë si rezultat i çekuilibrimit ose dobësimit të një prej sistemeve të përmendura më lart.

Në periudhën në të cilën jetojmë ndodhemi shpesh përpara gjendjes së stresit, i cili përfaqëson faktorin numër një të plakjes së parakohshme apo dhe shkaktarin e dobësimit të sistemeve organore të trupit tonë, gjithmonë në varësi të individit.

Joga mban nën kontroll të gjitha sistemet organore të trupit tonë duke ndikuar pozitivisht në rastet e depresionit, dhimbjes së kokës, migrenës, problemeve me shtyllën kurrizore, astmë, probleme me kockat, kancer, ankth, probleme në qarkullimin e gjakut, kolit, rritje të presionit të gjakut (presion i lartë apo i ulët), probleme të lidhura me menopauzën, osteoporozë dhe të tjera.

Cilat janë grupmoshat që mund të përfitojnë më shumë nga joga?

Joga mund të praktikohet nga çdo grupmoshë, duke filluar nga 5 vjeç deri te të moshuarit. Natyrisht, praktika përshtatet në varësi të grupmoshës. Në botë, joga praktikohet shumë nga moshat e mesme dhe nga mosha e tretë; pa dyshim, edhe në Shqipëri kjo praktikë do të vinte në ndihmë për këto grupmosha.

Individët e moshës së dytë dhe të tretë ndodhen në një fazë delikate, ku asgjë nuk rinovohet më vetë në rast se nuk zgjedh të bësh diçka. Pra, për këto mosha është shumë e rëndësishme lëvizja dhe, në këtë rast, joga sjell shumë të mira.

Si zhvillohet klasa e jogës në studion tuaj, çfarë strukture ka?

Klasa në studion tonë zhvillohet sipas standartit të përcaktuar, duke respektuar etikën dhe traditën e jogës. Ekziston një formulë e thjeshtë e cila duhet ndjekur.

Praktika në klasë fillon me një përshëndetje, ulur këmbëkryq dhe me pëllëmbët e bashkuara në zemër, në mënyrë që të lejohet vetja dhe shpirti që të jenë pjesë e bashkimit mendje, trup dhe shpirt, si dhe të gjitha këto me energjitë universale apo forcën e krijimit.

Frymëmarrja dhe teknikat e saj janë thelbësore. Vazhdohet me disa teknika frymëmarrjeje që ndikojnë drejtpërdrejt në rinovimin e energjive në sistemin nervor, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, të funksionit të mushkërive, të zemrës, pasi frymëmarrja ndikon direkt në purifikimin e gjakut, i cili duke lëvizur në kapilarë, vena e arterie përcjell drejtpërdrejtë energjinë e re që hyn në trup nëpërmjet frymës. Kështu mundësohet harmonia, mbarëvajtja e mirë dhe rigjenerimi i organeve të trupit.

Më pas vazhdohet me ASANAT (ushtrime fizike) të shoqëruara gjatë gjithë kohës me frymëmarrje. Këto ushtrime kërkojnë përqëndrim, përkushtim e vetëdije, pra të jesh prezent dhe i ndërgjegjshëm për mënyrën se si merr frymë dhe se si ndihesh gjatë kohës që qëndron në një pozicion të caktuar.
Relaksimi është procesi që vjen më pas, ku të gjithë praktikantët shtrihen mbi tapet dhe qëndrojnë në këtë pozicion për rreth 15 minuta (ka raste dhe më shumë).

Ky proces është i rëndësishëm për të qetësuar sistemin nervor, për të rikuperuar energjitë psikofizike. Pra, si pasojë e relaksimit vjen rinovimi i energjive të shpirtit, në mënyrë që kur të zgjohemi të ndihemi totalisht të freskët, më të qartë dhe më të kthjellët se më parë; shumë më të gatshëm për të filluar në mënyrë më energjike aktivitetet tona.

Dhe siç thotë një shprehje shumë e njohur, ëmbëlsira ruhet për në fund. E mbyllim praktikën e jogas me meditim. Meditimi është shumë i rëndësishëm për t’i dhënë llustrimin apo shkëlqimin e fundit mendjes.

Pra, përdorim ASANAT, ushtrime fizike, për zgjimin dhe hapjen e zonave të trupit në mënyrë që të lejohen energjitë e reja që të depërtojnë sa më thellë në sistemet e duhura, në brendësi të çdo organi, duke vazhduar më tej me RELAKSIMIN dhe MEDITIMIN, të cilat janë të domosdoshme dhe thelbësore për një shëndet sa më të mirë të mendjes.

Në çdo praktikë harmonizojmë dhe ekuilibrojmë trupin, mendjen dhe shpirtin.

Almedicus
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi