EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qetësia

2 posters

Shko poshtë

Qetësia Empty Qetësia

Mesazh  Xhemajl 27.05.12 23:00

Qetësia

Sa herë kam folur për qetësinë, gjithnjë e kam nënvizuar faktin se qetësia është mrekullia vetë, se qetësia është kulturë, qytetërim, ndarje e largim nga jeta primitive, por asnjëherë nuk e kam thënë me nënvizim të fortë se qetësia është ilaçi më i fuqishëm për shërimin e tërësishëm të njeriut, të tërësishëm – të trupit e të shpirtit.
Eksperimentet shkencore kanë vërtetuar katërçipërisht se zhurma ndikon dukshëm në rënien serioze të efikasitetit në punë, zvogëlon mundësinë e pushimit në shtëpi, pengon relaksimin e njeriut në gjumë, shkakton shqetësim të vërtetë të sistemit nervor. E sistemi nervor (i tensionuar) është prodhuesi kryesor i të gjitha sëmundjeve – fizike dhe mendore.

Shkencëtarët e mjekësisë zyrtare, që mjekësinë nuk e kanë vetëm profesion, por edhe MISION, vërtetojnë se sëmundja krijohet kur qelizat nuk merren vesh mes vete. E mosmarrëveshja e qelizave shkaktohet nga mungesa e harmonisë së energjisë. Pra, kur energjia vjen valë-valë, nën presionin e stresit e të shqetësimeve, atëherë qelizat nuk merren vesh mes tyre dhe – prite sëmundjen. Kur krijohet barabari në jetë, kur energjia është në harmoni të plotë, atëherë, thjesht e shkurt – sëmundja nuk ekziston.

(Krahasojeni këtë konstatim me stabilimentet elektrike, që i keni në shtëpi: nëse rryma është gjithnjë aq sa duhet të jetë – 220-voltëshe, asnjë nga stabilimentet e shtëpisë nuk digjen, sepse janë të programuara për këtë nivel të tensionit. Por, kur rryma vjen herë më e fortë e herë më e dobët – stabilimentet në shtëpi - digjen. E njëjta gjë – pikë për pikë - ndodh me energjinë në trupin e njeriut).

Njëri nga ekspertët më të njohur në botë, Srarr Daily, thotë: “Nga ata që unë i njoh, nga ata që kanë ditur ta ushtrojnë dhe ta praktikojnë qetësinë – asnjëri, asnjëherë nuk ka qenë - i sëmurë. Kam vërejtur se plagët e mia më mundojnë, kur fjalët e mia nuk janë në harmoni me qetësinë… Me ushtrim të qetësisë së plotë, krijohet ndjenja e çlodhjes, e cila është terapia me vlerat më të larta shëruese në botë”.

Qetësia e zgjon nga gjumi mjekun më të mirë në botë, që gjendet në brendinë e njeriut, qetësia hap dyert e barnatores më komplete që, po ashtu, gjendet brenda në njeriun. Qetësia, pra, e aktivizon hormonin e lumturisë, që ka fuqi shëruese deri në 400 herë më shumë se antibiotiku efikas për diagnozë të saktë.

Në natyrë çdo gjë zhvillohet në qetësi: dielli rrezon lehtë, shiu bie lehtë, zogu fluturon lehtë, bimët rriten shumë, shumë lehtë. Shtëpi e njeriut është - natyra. Prandaj, njerëzit e mençur, ata që njëmend e kanë shtëpi natyrën, flasin lehtë, ecin lehtë, punojnë lehtë e nuk lëndohen… A ju kujtohet tregimi për një Mësues, një Nxënës dhe një Zog? Sepse në natyrë gjithçka është në harmoni, e lehtë…

(Shembull praktik: Eksperimenti gjerman me arrën. Në vitin e largët 1990, ekipi eksperimentues ka provuar që me pompën më të fortë, të prodhuar në Gjermani deri në atë vit – të fusë ujin nën lëvoren e arrës, ose më saktë: nëpër atë pjesë të trupit të arrës nga lëvizin lëngjet ushqyese. Dhe, kanë arritur që, me fuqinë e asaj pompe të fortë - ta shtyjnë lëngun deri në 50 cm. Ndërkaq, trupi i pemës dërgon lëngjet e jetës deri në 50 metra në lartësi dhe nuk përdor asnjë pompë, as agregat, as traktor, dhe – PA ASNJË ZHURMË!).


Secilit prej jush po i them: bëhet fjalë për ty, për cilësinë e jetës sate, sot e këtu, për jetën tënde të tërësishme, për mençurinë praktike, ndaj, nëse e do veten tënde, praktikoje qetësinë, këtë dhuratë të shtrenjtë hyjnore.

Daut Demaku.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qetësia Empty Re: Qetësia

Mesazh  Albaniaa 10.09.13 8:44

Nje jete pa ekstremitete ? cdo te thote kjo qe njeriu te zgjedhe mesin normal?
qe njeriu mos te provoje kurre te beje alpinizem sepse ndoshta mund te bjere dhe te vdese ? nje jete normale nga fillimi ne fund , te qete , te sigurte
si ai qe gjithe jeten e tij e kish ndertuar me ambicje te vogla te sigurta , nga nensekretar ne sekretar e keshtu me rradhe deri ne plakje , pa ekstremitete pra gjithmone ne te njejten rruge per ne pune , dhe gjithe bindjet e tij ishin krijuar rreth asaj rruge

i qete pra , vetem se kur nje dite papritur beri nje gje irracionale , doli nje shetitje ne nje rruge tjeter , vuri re se sa e zbrazet kish qene jeta e tij pa ekstremitete , nje uje i ndenjur ne gropen e gjerave te sigurta , kenete qe qelbet

natyrisht qe te nesermen gjeten nje plak te mjere 60 vjecar te varur ne pemet e parkut

Njeriu te drejtoje vete jeten e tij?
mos eshte pak individualiste kjo? mjua me pelqen tani ta drejtoj jeten time drejt lirise se trupit , do heq gjithe rrobat e mia kapitaliste e do dal me lakuriqesine time ne mes te njerezve

..e ckeni qe me shikoni ashtu? po eci mes jush lakuriq se keshtu edrejtoj une jeten time
...heh jeta drejtohet nga ti, natyrisht, por ti je shuma e ligjeve , normave , rregullave te nje shoqerie , sepse s besoj te jesh rritur vetem ne mal
pastaj pak me bute, nqs ti ke njerez qe te duan , smund tu thuash keshtu, ata me keshillat e tyre e drejtojne jeten tende gjithashtu

SIDOMOS kur shikiojne qe drejtimi qe ti i ke dhene jetes eshte nje kafaz i arte
ata duhet te luftojne me ty, kjo eshte lufta me e veshtire
lufta per te ndihmuar nje njeri qe sdi te kete nevoje per ndihmee kjo me con mua perseri tek pyetja ime
a e kemi ne te gjithe kete fat? te gjejme njerez qe luftojne per ne

..edhe kunder nesh?


Hijerisht
Hija
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi