EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

3 posters

Shko poshtë

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit Empty Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Mesazh  Admin 08.07.08 1:39

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit 6a00e510


I.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
ari do te jetë në gjak.
Kush vështron qiellin ,numëron atje napolona
Kush hyn ne tempull,takon aty tregtarë
Huadhënësit bëhen parekëmbyes e fajdexhi
Shpata do të mbrojë gjarpërin.

Por zjarri do të përhapet
Çdo qytet ka për të qenë Sodom e Gomorrë
E fëmijtë e fëmijëve do të bëhen ré përvëluese
Ata do të ngrenë flamujt e vjetër.

II.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Njeriu do të popullojë tokë e qiell e det me krijesat e tij
Ai do të urdhërojë
Ai do të synojë Fuqinë e Perëndisë
Ai s´do të njohë kufij.

Por gjithçka do të rikthehet
Ai do të lëkundet si një mbret i dehur
Ai do të ngasë si një kalë qorr
Me shpore do t´a çojë ai kafshën e tij në pyll
E në fund të rrugës ka për të qenë një humnerë.

III.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Në të gjitha anët e tokës kulla babilonëse do të ngrihen
Do të jetë Rom e Bizant
Fushat do të zbrazen
S´ka për të pasur ligj,vetëm të vetën e atë të grupit të vet.

Por barbarët do të jenë në qytet
S´ka për të pasur mjaft bukë për të gjithë
E lojrat s´do të mjaftojnë më
E pastaj njerëzit pa të nesërme do të ndezin zjarrin e madh.

IV.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Shumë njerëz do të njohin urinë
Shumë duar do të bëhen blu nga të ftohtët
Saqë këta njerëz një tjetër botë do duan të shohin
E tregëtarët e iluzioneve do të vijnë helm të ofrojnë.(shën.i përkhyesit.- droga)

Por do të shkatërrojë trupin e prishë shpirtërat
E ata që gjakun e tyre me helm përziejnë
Do të bien në grackë si kafshë të egra
E vrasin e përdhunojnë e kërcënojnë e grabisin
E jeta do të bëhet si një apokalips që rikthehet rishtazi.

V.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Çdokush do të përpiqet,sa më shumë të shijojë sa të mundë
Burri do t´a ndajë gruan aq herë,sa ai e merr
E gruaja do të shkojë nëpër rrugica e të marrë,kë t´i pëlqejë
E të lindë fëmijë,pa përmendur emrin e të atit.

Por asnjë mjeshtër do t´a drejtojë fëminë
E kushdo midis të gjithë të tjerëve do të jetë vetëm
Tradita do humbasë
Ligji ka për t´u harruar
Si të mos kishte qenë kurrë lajmërimi e njeriu prapë u bë i egër.

VI.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Babai do të marrë të bijën për epsh të tij
Burri burrin,gruaja gruan
Plaku fëminë
E kjo do të ndodhë para syve të të gjithëve.

Por gjaku do të bëhet i papastër
E liga do të përhapet nga shtrati më shtrat
Trupi do të marrë çdo kalbësirë të dheut
Fytyrat do të bymehen,gjymtyrët do gërryhen
Dashuria do jetë kërcënimi më i madh për ata,
që vetëm mishin njohin.

VII.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Ai që flet për bé e ligj
S´ka për t´u dëgju
Zëri i atij,që besimin në Krisht predikon
ka për të buçitë në shkretëtirë.

Por kudo do të përhapen ujërat e fuqishme të feve të pabesa
Mesias të rremë do mbledhin njerëz përreth
E i pafeu ka për t´u armatos si kurrë më parë
Ai don të flasë për të drejtë e drejtësi,
feja e tij do të jetë e mprehtë e përvëluese
Ai do të hakmerret për Kryqëzatën.

VIII.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Uturima e vdekjes si bubullimë do të buçasë mbi dhe
Barbarët do të përzihen me ushtarët e legionit të fundit
Njerëzit pazot do të banojnë në zemrën e qyteteve të Shenjta
Njëri pas tjetrit do bëhen barbarë,të pabesë e egërsira.

S´ka për të patur më Rend e rregull
Urrejtja do të përhapet si flakët në një pyll të thatë
Barbarët do t´i masakrojnë ushtarët
Të pafetë do t´i furin fetarët
Shtazëria do të jetë e njërit dhe e të gjithëve
e qytetet do të shemben.

IX.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Njerëzit do gjykohen sipas gjakut e fesë së tyre
Askush s´do dëgjojë zemrat e fëmijëve që vuajnë
Ata si zogj të vegjël do të hidhen jashtë foleve
E askush s´do t´i mbrojë nga dora me dorëzaçeliku.

Urrejtja do t´përmbysë tokën,që besonte paqësore
Askush s´do shpëtojë,as pleqtë,as të plagosurit
Shtëpitë do të shemben e plaçkiten
Disa do të shkojnë në vend të të tjerëve
Të gjithë do t´i mbyllin sytë,
të mos shohin përdhunimet e grave.

X.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Cilido do të dijë,çfarë është në të gjitha anët e kësaj toke
Njeriu ka për të parë fëmijë,kockat e të cilëve shpojnë lëkurën
E të tillë,sytë e tyre janë mbuluar me miza
E të tillë,që gjuhen si minjtë.

Por njeriu,që sheh këtë,do t´a kthejë fytyrën e tij
Se ai kujdeset vetëm për veten e tij
Ai ka për t´u dhënë atyre një grusht drithë si lëmoshë
Ndërsa ai fle mbi thasë plot
E çfarë ai me njërën dorë e jep,
do t´a marri prapë me dorën tjetër.

XI.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Njeriu me gjithçka do të tregtojë
Çdo gjë ka për të patur çmimin e vet
Pemë,ujë e kafshë
Asgjë s´do të dhurohet me të vërtetë,e gjithçka ka për t´u shitur.

Por njeriu atëherë s´do të jetë asgjë tjetër sesa pesha e mishit të tij
Trupi i tij do bëhet pazar si një okë mish
Veshi i tij e zemra e tij do të merret
Asgjë s´ka për të qenë më e shenjtë,as jeta as shpirti i tij.
Për zhguallin vdekatar e gjakun e tij do të grinden,
si të donin të shqyenin një coftinë.

XII.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Njeriu do t´a ketë ndryshuar faqen e dheut
Ai ka për t´u mbajt si mjeshtri e përkrahësi i pyjeve e kopeve
Ai ka për të plugu qiell e dhe
E brazdën do t´a bëjë përmes lumejsh e detesh.

Por toka ka për të qenë lakuriqe e jopjellore
Ajri do të djegë e uji ka për të qelbur
Jeta do të vyshket,se njeriu do t´i ketë shterruar pasuritë e botës
E njeriu ka për të qenë vetmitar si një ujk
Në urrejtjen e tij.

XIII.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Edhe fëmija do të shitet
Disa do t´i shërbejnë si tabelë qitëse
Për të gjetur shije në lëkurën e tij të re
Të tjerë do të përdoren si kafshë të nënshtruara.

Dobësia e paprekëshme e fëmisë do harrohet
Dhe e fshehta e tij
Ai do jetë si një mëz,që do ushtrohet
Si një qengj,që do pritet e përgjaket
E njeriu do të njohë vetëm shtazërinë.

XIV.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Shikimi e shpirti i njerëzve do të burgosen
Ata do të dehen e s´do t´a vërejnë
Ata,figura e pasqyrime do t´i mbajnë për të vërteta të botës
Me ta do të bëhet,çfarë njeriu me një dele bën.

Atëherë do të vijnë bishat grabitqare
Zogj grabitqarë do t´i mbledhin në tufa,
që t´i çojnë më lehtë në humnerë
E t´i ndersejne njërin kundër tjetrit
Ata do të qethen,për t´u marrë lesh e lëkurë
E nëse njeriu mbijeton,do t´i vidhet shpirti.

XV.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Do të sundojnë zotërinj pa fe
Ata do tua shfaqin turmave të pafajshmin e të urtin
Ata do t´i fshehin fytyrat e emrat e tyre
E kështjellat e tyre të forta do humbasin ndër pyje.

Por ata do të vendosin mbi fatin e gjithçkaje e gjithkujt
Askush s´ka për të marrë pjesë në tubimet e urdhërit të tyre
Gjithkush në të vërtetë do besojë të jetë zot i vetvetes,
të jetë një kalorës e një njeri i lirë
Vetëm do të çohen prej fshatrash të egra me fé heretike´
Por ata do të munden më parë e së gjalli do të digjen.

XVI.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Njerëzit do të jenë aq të shumtë
Saqë do ngjasojnë një turme thneglash,që një shkop futet ndër ta
Ata do ngasi përreth,e vdekja do t´i shpërthiqë me thembër
Si kandrra të përhumbura.

Lëvizje të mëdha do të bëjnë nga njëri vend në tjetrin
Lëkura e kaftë do përzihet me të bardhën
Feja e krishterë me atë të pafeut
Disa do predikojnë paqen e premtuar
Por nga të katër anët do të luftojnë fise armiqësore.

XVII.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Njerëzit do të dojnë t´i kapërcejnë të gjithë kufijtë
Nëna do të jetë flokëthinjë si një plakë (shën.i përkhyesit.- plaka do të lindi fëmijë)
Rruga e natyrës do të lihet
E familjet do të jenë si drithi,që u shpërndanë e asgjë s´mund t´i mbledhë më.

Do të jetë pra një botë tjetër
Si një kalë i harlisur do të sillet çdokush përreth
Do shkojnë pa udhëheqje nga të gjitha drejtimet
I mjeri kalorës,që nget këtë kalë
Ai s´ka për të patur shporë.

XVIII.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Njerëzit nuk do t´i nënshtrohen Ligjit të Perëndisë
Ata do të dojnë ta ngasin jetën si një kalë
Ata do të dojnë t´i zgjedhin fëmijët në bark të grave të tyre
E ti mbysin,ata që nuk u pëlqejnë.

Por kush do të jetë njeriu,që e mban veten për Zot?
Pushtetarët do të kenë tokën më të mirë,e gratë më të bukura
Të vobekët e të dobtit do të jenë si berra
Çdo kasolle mjerane do të jetë një kështjellëburg
Tutá do të gërryejë si helmi çdo zemër.

XIX.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Do të ketë një Urdhër
Ligji i tij do jetë urrejtja e arma e tij helmi
Ai do të dojë përherë e më shumë ar
sundim mbi të gjithë të përhapë
E shërbëtorët e tij do të lidhen me njëri-tjetrin përmes një puthje gjaku.

Të drejtët e të dobëtit do t´u binden rregullave të tyre
Pushtetarët do t´i vihen në shërbim
Ligji i vetëm do të jetë ai,i cili do të thuhet në hije
Ai do do t´a shesë helmin deri nëpër kisha
E bota endet me skorpion nën shojet e saj.

XX.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Shumë njerëz do rrinë me duar të shtrira
Ose do enden me sy të zbrazët,pa ditur,se ku
Se s´do kenë më farkëtar,ku të mundin të farkëtojnë hekurin e tyre
E s´do kenë më një arë,që të mundin ta lërojnë.

Ata do jenë si një kokërr farë,që nuk nxjerr rrënjë
Të përhumbur e lakuriq,të poshtëruar e pa shpresë
Më të rinjtë e më pleqtë shpesh pa shtëpi
Atyre veç do t´u mbetet,për shërim tyrin të shkojnë në luftë
E më parë do luftojnë vetveten e pastaj jetën e tyre urrejnë.

XXI.

Kur fillon mijëvjeçari,që pas mijëvjeçarit vjen
Sëmundjet e ujit,e qiellit e të tokës
Do godasin njeriun e kërcënojnë atë
Ai do rindërtojë atë që ka shkatërruar vetë,
e atë që ka mbetur,do t´a ruaj
Ai do ketë frikë për ditët,që ka përpara.

Por do jetë vonë
Shkretëtira do mbulojë tokën,e uji do jetë thellë e më thellë
Do rrjedhë në ditë të caktuara e do marrë me vete gjithçka,si një botëpërmbytje
Për shkak të tij s´do ketë për tokën të nesërme
E ajri do gërryejë trupat e më të dobtëve.

XXII.

Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit
Toka do lëkundet në shumë vende,e qytetet do të shemben
Gjithçka,që u ndëtua pa këshillën e të diturit
do kërcënohet dhe shembet
Balta do varrosë nën vete fshatrat,
e toka do të hapet nën pallate.

Njeriu do të jetë kryeneç,se ai është i zotëruar nga krenaria
Ai s´ka për t´a dëgjuar paralajmërimin,që toka atij përherë i thërret
Flakadanët do t´a shkatërrojnë Romën e re
Të varfërit e barbarët edhe pse aty janë legionet
do të plaçkisin pasuritë e braktisura.

XXIII.

Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit
Dielli do t´a djegë tokën
Ajri (shën.i përkhyesit.- këtu ndoshta Ozoni) nuk do të mbrojë më nga zjarri
Ai do të jetë vetëm një perde e vrimosur
E drita djegëse do të gërryejë sytë e lëkurën.

Deti do shkumohet si ujë i vluar
Lumenjtë qytetet do të varrosen
Kontinente të tërë do të zhduken
Njerëzit do të arratisen nëpër male
E do të fillojnë të rindërtojnë e harrojnë,se çfarë ndodhi.

XXIV.

Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit
Njerëzit do të munden t´u japin jetë mirazheve
Shqisat do gënjehen,e ata kujtojnë se prekin,çfarë nuk është
Ata do ecin rrugë,që vetëm sytë mund t´i shohin
E kështu ëndrra do bëhet vërtetësi.

Por njeriunuk do mundë të dallojë midis asaj,
çfarë është,e asaj,çfarë nuk është
Ai do humbasë ndër labirinte të rremë
Ata,që munden t´u japin jetë iluzioneve
do të luajnë me njerëzit mirëbesues e do t´i mashtrojnë ata
E shumë njerëz do bëhen si qena të nënshtruar.

XXV.

Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit
Kafshët,që Noa mori në arkën e tij
nuk do të jenë më në duart e njeriut
Që kafshët ka ndryshuar sipas dëshirës së tij
E kush do kujdeset për vuajtjen e tyre pambarim?

Njeriu do formojë çdo qënie të gjallë,si ia ka ënda
E ai do të ketë vrarë shumë prej tyre
Çfarë do ndodhë me njeriun,që ligjet e jetës ka ndryshuar
Që nga kafsha e gjallë bënte një lëmsh argjilë
Do të jetë ai shëmbëlltyrë e Perëndisë apo fëmijë i dreqit?

avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit Empty Re: Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Mesazh  Admin 08.07.08 1:39

XXVI.

Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit
Duhet të kihet frikë për fëminë e njeriut
Helm e pashpresmëri do t´a përgjojnë
Njeriu do dëshirojë vetëm për vete e jo për hir
të tij ose për jetën
Ai(fëmia) do yshtet,e nganjëherë njeriu do shesë trupin e tij.

Por vetë ai,që nga të tijët do mbrohet
Do të kërcënohet,të ketë një shpirt të vdekur
Ai do jetojë në lojë e imazhe
Që do t´a udhëheqë,se ai s´ka më mjeshtër (këtu:mësues)
Askush s´e ka mësuar atë,të shpresojë e veprojë.

XXVII.

Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit
Njeriu do t´a mbajë veten për Perëndi,megjithëse ai
nuk do të jetë më tepër se nga lindja e tij
Ai do godasë gjithmonë,i pushtuar nga inati e xhelozia
Por krahu i tij do jetë i fortë nga fuqia ,që ai ka marrë
Si Promete qorr do të mundë gjithçka përreth të shkatërrojë.

Ai do mbesë xhuxh në shpirt e do ketë fuqitë e një vigani
Ai do të ecë përpara me hapa vigani e s´do të dijë,cilën rrugë të marrë
Koka e tij do jetë e rëndë nga dituria
Por ai nuk do të dijë,përse ai jeton e vdes
Ai do jetë si më parë i çmendur,që tund krahët,ose fëmija,që qaravitet.

XXVIII.

Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit
Troje të tërë do të bëhen pré lufte
Përtej Limës romake e vetë nga zona perandorake e vjetër
Njerëzit e të njëjtit qytet do t´i presin gurmazin njëri-tjetrit
Këtu do zotërojë luftë mes fiseve e atje mes besimtarëve.

Judenjtë e fëmijët e Allahut s´do pushojnë së luftuari
E toka e Krishtit do të jetë fushëbeteja e tyre
Por të pafetë do të duan të mbrojnë kudo pastërtinë e fesë së tyre
E atyre do t´u rrijë përballë veç dyshim e fuqi
Ndërsa vdekja ngado përparon si standarti i kohës së re.

XXIX.

Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit
Shumë njerëz do të përjashtohen nga jeta njerëzore
Ata s´do të kenë asnjë të drejtë,asnjë çati e aspak bukë
Ata do të jenë lakuriq e veç trupin e tyre do kenë për të shitur
Do t´i hedhin tej shumë larg prej kullave të teprisë së Babilonit.

Ata do murmurojnë kërcënueshëm në faj
Do të zaptojnë troje të tëra e do të shumohen
Ata do të dëgjojnë fallin e shpagimit
E do t´i vërsulen kullave krekosëse
Do të kenë ardhur kohërat e pushtimit të barbarëve.

XXX.

Kur fillon mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit
Njeriu do të hyjë në një labirint të padepërtueshëm
Ai do të ketë frikë e mbyllë sytë,se ai s´do mundet të shohë më
Ai do të jetë plot inat e në çdo hap do të ndjejë tmerr
Por ai do të shtyhet përpara,se nuk do t´i jepet të pushojë.

Por zëri i Kasandrës do lartësohet e forcohet
E ai s´do t´a dëgjojë
Se ai don të ketë gjithnjë e më shumë,e koka e tij
do humbasë ndër imazhe
Ata që do të bëhen mjeshtrat (kupto:mësuesat) e tij,do t´a mashtrojnë
E do të ketë veç më tepër barinj të këqinj.

XXXI.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Njerëzve më në fund do t´u hapen sytë
E s´do të ndryhen më në kokat e qytetet e tyre
Ata do të munden nga njëri cep i tokës në tjetrin
të shohin e kuptojnë njëri-tjetrin
Ata do t´a dinë,se,çka godet njërin,lëndon tjetrin.

Njerëzit do të formojnë një trup të madh të vetëm
Prej së cilit çdonjëri prej tyre është një pjesë e vockël
Tok ata do të jenë zemra
E do të ketë një gjuhë,që do të flitet nga të gjithë,
e kështu më në fund do lindë,e madhja njerëzore.

XXXII.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Njeriu do të ketë pushtuar qiellin
Ai do krijojë yje në detin e madh blu të errët
E ai do të udhëtojë në atë anije vezulluese
Si një Odise i ri,shok i diellit,ndër odise qiellore do shkojë.

Por,edhe sundimtar i ujrave ai do të jetë
Ai do ndërtojë qytete ujorë të mëdhenj
Që prej frutave të detit ushqehen
Ai do të banojë në çdo vend banesa të mëdhaja
E atij s´do t´i ndalohet asgjë.

XXXIII.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Njerëzit do të munden të lëvizin nën ujë
Trupat e tyre do të jenë të rinj,e ata do të jenë peshq
E disa do të fluturojnë më lart se zogjtë
Sikur guri të mos binte në tokë.

Ata do të komunikojnë me njëri-tjetrin
Se shpirti i tyre do të jetë i çelur,
që të rrokë të gjitha lajmërimet
E do të shkëmbejnë ëndrra me njëri-tjetrin
E do të jetojnë aq gjatë sa më i vjetri ndër njerëz
Ai mbi të cilin flasin Librat e Shenjtë.

XXXIV.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Njeriu do të njohë shpirtin e çdo gjëje
Gurin ose ujin,trupin e kafshës apo vështrimin e një tjetri
Ai do të depërtojë të fshehtat,të cilat ruheshin nga Zotat e vjetër
E ai do të çelë një derë pas tjetrës,në labirintin e jetës së re.

Ai do të krijojë,fuqiplotë e shkumëzues si një burim
Ai do t´ua mësojë të gjithë njerëzve dijen
E fëmijtë do t´i njohin më mirë tokë e qiell,se ndokush para tyre
E trupi i njeriut do të bëhet më i madh e më i zhdërvjelltë
E mendja e tij do rrokë të gjitha gjërat e do t´i zotërojë ato.

XXXV.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Burri s´do të jetë më i vetmi sundimtar,
se do të vijë gruaja,për të marrë skeptrin
Ajo do të jetë sundimtarja e kohërave të ardhshme
Dhe çfarë ajo mendon,do t´ua detyrojë burrave
ajo do të jetë nëna e atij mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit.

Ajo do të përhapë ëmblsirën e butë të një nëne pas ditëve të dreqit
Ajo do të jetë bukuria pas kohërave të shëmtuara të barbarisë
Mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,
do të shndërrohet në një kohë të thjeshtë (të lehtë)
Do të duhet(dashurohet) dhe ndahet e ëndërrohet,
dhe ëndrrat do të bëhen të vërteta.

XXXVI.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Për njerëzit do të ketë një lindje të dytë
Shpirti do të fuqizojë masat njerëzore
Që janë NJË në vëllazëri
Pastaj do të lajmërohet fundi i kohërave të barbarisë.

Do të jetë koha e një fuqie të re në besim
Pas ditëve të zeza në fillim të mijëvjeçarit,që vjen pas mijëvjeçarit
Do të fillojnë ditët e lumtura
Njeriu do të rigjejë rrugën e njeriut
E toka do të ketë rishtazi rendin e vet.

XXXVII.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Rrugë do të shpiejnë nga njëri skaj i tokës e i qiellit në tjetrin
Pyjet do të jenë përsëri të dendur
E shkretëtirat do të ujiten
Ujrat do të jenë përsëri të pastër.

Toka do të jetë si një kopësht
Njeriu do të kujdeset për gjithçka,që jeton
Ai do të pastrojë çfarë ai ndyu
Ai do ta shohë krejt tokën si atdheun e vet
E ai do të mendojë me dituri për të nesërmen.

XXXVIII.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Të gjithë do të jenë si një hap i njëllojtë
Njeriu do të dijë gjithçka mbi botën e trupin e tij
Sëmundjet do të shërohen përpara se ata të ndodhin
Gjithkush do të jetë shëruesi i vetes e i të tjerëve.

Njeriu do të ketë kuptuar se,duhet të ndihmohet që të jetohet
E njeriu pas kohërave të mbylljes e kurnacërisë
do të hapë zemrën e kuletën e tij për të varfërit
Ai do të shihet si ruajtësi i rendit njerëzor
Dhe kështu do të hapet më në fund një erë(kohë) e re.

XXXIX.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Njeriu do të ketë mësuar të japë e të ndajë
Ditët e hidhura të vetmisë do të mbarojnë
Ai do të besojë rishtaz në Shpirt
E barbarët do të dallohen nga të gjithë.

Por kjo do të ndodhë pas luftrave e flakadanëve
Do të ngrihet prej rrënojave të shkrumbosura të Babelit
Dhe një grusht i hekurt do të nevojitet
që rendi të vijë nga rrëmuja
Dhe njeriu të rigjejë rrugën e drejtë.

XL.

Kur mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçarit,mbarohet
Njeriu do të dijë se,të gjitha gjallesat janë mbajtës të dritës
Dhe se ato janë krijesa që duan të respektohen
Ai do të ngrejë qytete të rinj
Në qiell,në tokë e në det.

Ai do të kujtojë atë që ishte më parë
Dhe ai do të dijë të parashikojë se çfarë do të jetë
Ai s´do të druhet më aspak nga vdekja e vet
Sepse ai do të ketë jetuar shumë jetëra në trup të tij
Dhe ai do të dijë se, drita nuk do të shuhet kurrë.

[redaktoni] Unë shoh dhe e di

Sytë e mi zbulojnë në qiell,se çfarë do të jetë,e unë e mas kohën me një hap.Një dorë më çon tek vendi,që ju nuk e shihni e që për të asgjë nuk dini.

Njëmijë vjet do të kalojnë,e Jeruzalemi nuk do të jetë më qyteti i Kryqëtarëve të Krishtit.Rëra do të varrosë muret e kështjellave tona,armët tona e eshtart tona nën kokrrizat e saja.Ajo do të mbysë zërat e lutjet tona. Të krishterët,që si shtegëtarë nga larg vijnë,aty ku më parë ishte ligji e feja e tyre,nuk do të guxojnë më vetëm të shohin varret e relikat,por vetëm nën shoqërimin e kalorësve judenj,që kanë këtu mbretërinë dhe tempujt e tyre,sikur Krishti të mos kishte vuajtur kurrë në kryq.

Do të jetë një grumbull gjigant të pafesh,që përhapet ngado,e feja e tyre si një daulle do të ushtojë,nga njëri skaj i botës në tjetrin.(1)

Shoh tokën e pamasë. Kontinente,që Herodoti në ëndrrat e tij nuk mundi ti emërtonte,do të vijnë,përtej pyjeve të mëdha,që i përmendi Tacitusi ,e shumë larg në skaj të detit pakufi,që fillojnë pas Shtyllave të Herkulit.(2)

Njëmijë vjet do të kalojnë që nga koha që ne jetojmë,dhe jetët do të bashkohen ngado në Mbretëri e Perandori gjigante.

Luftëra,aq të shumta sa pjesët e një këmishe-zinxhir,të cilat mbajnë kalorësit e urdhërit,do të rrethojnë njëri-tjetrin dhe do të rrëzojnë Mbretëritë e Perandoritë,për të krijuar të reja. (3)

Dhe bujkrobërit,katundarët,të varfërit pa zjarr do të kenë përgatitur njëmijëherë kryengritjen,të korrave,kështjellave e qyteteve do t´u kenë vënë zjarr,gjersa t´u ripet lëkura nga shtati për së gjallë dhe i detyron të mbijetuarit të kthehen në strofkat e tyre. Ata do të përmendin se janë mbretër. (4)

Njëmijë vjet do të kalojnë,dhe njeriu do të ketë pushtuar thellësirat e deteve e të qiellit,dhe ai do do të jetë si një yll në truall. Ai do të ketë fituar fuqinë e diellit dhe do t´a mbajë veten për perëndi dhe mbi tokën e pamatë do të ndërtojë mijëra kulla Babilonase.(5)

Ai do të ngrejë mure mbi gërmadhat e atyre që perandorët romakë dikur patën ndërtuar,dhe ata do të ndajnë edhe një herë legjonet nga hordhitë barbare.

Përtej pyjeve të mëdhenj do të ketë një mbretëri. Kur të shëmben muret,mbretëria do të jetë vetëm ujë i turbullt.

Popujt do të përzihen edhe një herë.(6)

Atëherë do të fillojë mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçrit.

Shoh,dhe unë e di,se çfarë do të ndodhë.Unë jam shkruesi.

Kur të fillojë mijëvjeçari,që vjen pas mijëvjeçrit,njeriu do të qëndrojë para hyrjes së errët të një labirinti të padepërtueshëm. Dhe në thellësinë e kësaj nate,ku ai do të futet,shoh sytë e kuq të Minotaurit.

Ruaju prej tërbimit të tij shtazarak,ti,që jeton në mijëvjeçarin që vjen pas mijëvjeçarit.

SHËNIMET

1. Vizion i shtetit Izrael e fuqisë së Islamit në fund shekullin e 20-të. 2. Ai kumtoi zbulimin e Amerikës dhe përmend Atlantikun përtej Gjibraltarit. 3. Me një fjali,Zhan de Vezele lë prapa mijëvjeçarin e dytë,ngritja e kombeve dhe luftërat që i ndajnë ata. 4. Demokracia? 5. Arritjet teknike të udhëtimeve hapësinore(kozmike) dhe të energjisë bërthamore,si edhe padyshim rritja e qyteteve. 6. Vizion nga shembja e Perandorisë Sovjetike,që për Zhan de Vezele shënon fundin e mijëvjeçarit të dytë dhe fillimin e të tretit, " labirinti i padepërtueshëm" ,rrugët e të cilit u ndriçuan nga profecitë e tij.

-- F U N D --

Përkthyer nga Lekë Mjeku
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit Empty Re: Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Mesazh  DjAL.SULIOTI 10.03.10 23:44

Shume interesante, flm qe na e solle.

DjAL.SULIOTI
DjAL.SULIOTI

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit Empty Re: Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Mesazh  Neo 10.06.13 21:38

Parashikime

Fati i veçantë i Gjonit (Johannes) nga Jerusalemi

Para njëmijë vjetësh, në afërsi të kështjellës së Benedikteve prej Vezelay, u lind një fëmijë, i cili u pagëzua me emrin Gjon (Johannes). Ai u lind në vitin 1042 dhe vdiq mes viteve 1119-1120, që don të thotë, vdic në moshën 70 vjecare. Shifra 7-të, vula e 7-të dhe një emër simbolik, të cilin rrethi i ngushtë e deshifronin me aq domëthenje dëshmojnë shumë qartë fatin e Gjonit.

Ekzistenca e tij dhe fati i vecantë nëpër shekuj u njohën vetëm nga një rreth i ngushtë, të cilët shkrimet e tij të njohura si dorëshkrimi i murgut të quajtur ‘Gjoni nga Jerusalemi’, i barten nga gjenerata në gjeneratë. Vizionet e Gjonit prej Jerusalemi janë aq domethënëse, sa që nuk kanë nevojë për komente. Secili do të mund t’i kuptojë dhe t’i interpretojë, sepse një parashikim nuk ka nevojë të deshmohet me teorema matematikore. Ai ndjehet dhe shihet, poaq sa dëshmon edhe forcon. Këto fakte mund t’i mohojnë vetëm shkurtpamësit dhe ata të cilët nuk e kuptojnë rregullin e arritjeve të nëndheshme!

Ai shëronte njerëzit dhe vërente yllësine. Parashikimet e tij kapnin largësi fascinuese dhe domethënëse, duke përfshire edhe ato të shekullit 21, si ekuivalent i shekullit 11-të në të cilin edhe jetoi. Kjo ishte edhe njëra ndër arsyet përse emri i Gjonit dhe dorëshkrimi i tij u mbajtën nën hijen e mijëvjecarit të kaluar. Mirëpo, ai del nga errësira në një moment kur parashikimet e tij na duhen më së tepërmi, sepse duke na njoftuar me atë që do të ndodh në mijëvjecarin tonë, ai na mëson dhe na ndricon!
Cfarë na bën të besojmë se Gjoni vërtet kishte dijen e së fshehtës?

Më poshtë do të lexoni argumente, të cilat do t´iu bindin në saktësinë e një të vërtete që u bart ndër shekuj. Sepse, u nevojiten katastrofat e mijëvjecarit të kaluar që ky dorëshkrim parashikimesh - i vetmi prej shekullit të 14-të, i cili u njoh si më e mira dosje e fshehtë - prej fundosjes të dalë në sipërfaqe dhe emri i Gjonit prej Jerusalemi të përhapet nga një kend i botës në tjetrin.

“Unë shoh dhe di!
Sytë e mi zbulojnë se cfarë do të ndodh
dhe unë e mas kohën me një hap".

Një dorë më con në vende të cilat ju nuk i shihni dhe për të cilat ju nuk dini“-citonte ai, duke paraljmëruar shumë ngjarje të mëdha që ndodhen nëpër histori.

Ai, përmes vizioneve, parasheh ngjarjet e kohës në të cilën jetoi dhe të tjera që shtrihen deri në ditët tona e përtej. Ai paralajmeron shpërthimin e fesë islame dhe përhapjen e saj që në shekullin e 11-të, duke e përshkruar kështu :
« Do të shkojnë njëmijë vjet dhe Jerusalemi nuk do të jetë më qytet i kalorësve të krishterë. Rëra do t’i varros kështjellat, armët dhe eshtrat tona, nën rrënjët e tija. Ajo do të mbys zërat dhe lutjet tona.

Do të jetë një turmë e madhe e cila do të shpërndahet gjithandej, ndërsa besimi i tyre do të shpërthej si goditje - nga njëra anë e tokës në tjetrën »
Ai lajmëronte zbulimin e Amerikës dhe përmendte Atlantikun matanë Gjibraltarit :

“Shoh një tokë të vigane.
Kontinente, të cilat Herodoti në ëndrrat e tij s’mudni t’i emëroj,
Përtej maleve të mëdha,për të cilat fliste Takitus
dhe shumë larg prej detit të paskaj,
i cili fillon pas shtyllave të Herkulesit”

Ai paralajmëronte shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik dhe shpërndarjen e homoseksualitetit, të cilin e quan me emrin simbolik të Sodomit, ku edhe u shfaq për herë të parë.

Dorëshkrimi i përkiste një arhivi të Berlinit, i cili u konfiskua nga bunkeri udhëheqës i Hitlerit. Rruga e tij është e dokumentuar pedantërisht, cfarë ishte tipike për policinë e fshehtë të Stalinit.

A e njihte Hitleri këtë dorëshkrim? A kanë ndikuar vizionet e Gjonit në mënyrë indirekte në zhvillimin e ngjarjeve? A deshi vërtet Hitleri qe te ndertoje nje perandori mijevjecare? Prandaj, fliste me një mënyrë cuditërisht të ngjajshme me dosjen e fshehtë të Gjonit!

“Ne nuk do të dorëzojmë luftën të gjallë. Në rast të humbjes, ne do të hedhim botën në ajr dhe kaq kishte nga mijevjecari i tretë!”-thoshte Hitleri.
Hitleri vdic nga dora e vet ashtu sic edhe kërkoi. Por, bota po ecën tutje e edhe mijëvjecari i tretë ka filluar.
“Kur të vijë mijëvjecari që vjen pas këtij”- shkruante Gjoninë dorëshkrimin e fshehtë.

Në këtë mijëvjecar kemi shkelur dhe ai shtrihet gjatë para nesh. Ne po botojmë edhe Dorëshkrimin e tij të fshehtë dhe përkundër kohës që na ndan me të, nuk guxojmë të dyshojmë se ai vërtet ka dic për të na thënë. Sepse, ai iu përkiste njerëzve të rrallë të cilëve iu dha dia e së panjohurës. Ju takonte atyre që ditën të kalojnë kufijte e kohës. Atyre që munden të gjurmojnë në të kaluarën dhe të shohin në të ardhmen. Ai e njohu trupin e njeriut, atë të tokës e të qiellit dhe gjeti ia doli të gjej shtegun që conte në botën e fshehtësisë. Ai ishte veshi dhe syri përmes të cilit na lejoi të dëgjonim dhe të shihnim Fuqinë e Zotit. Sepse, dora e tij shkruante nën një diktim të fshehtë dhe ai parashikues udhëhiqej nga një zë misterioz!


“Unë shoh dhe unë di se cfarë do të ndodh.
Unë jam shkruesi!”
“Kur të vije mijevjecari i cili vjen pas këtij,
njeriu prej një daljes së errët do të hyj në një labirinth të papërshkueshëm.
Dhe në thellësinë e natës, në të cilën ai do të hyjw
do të shoh sytë e kuq të një kulshedre.
Ruaju prej hidhërimit të saj të tmerrshëm,
o Ti
që do të jetosh në mijëvjecarin që vjen pas këtij!”

Vizione te parashikuara per mijevjecarin e trete

1.

Në këtë mijëvjecar…

Ari do të bëhet gjak
Kush e sodit qiellin, atje do të numërojë monedha
Kush hyn në tempull, atje do të takojë tregtar
Njerëzit e kolltuqeve do të jenë ndërrues të hollash dhe fajdexhi
Shpata do ta mbroj gjarperin
Zjarri do të rritet
Cdo qytet do të jete një Sodom
Dhe fëmijet e fëmijëve do të jenë të një reje flakeruese

2.

Në këtë mijëvjecar…

Njeriu me zbulimet e tij
Do ta popullojë qiellin, tokën dhe detin
Ai do të urdhërojë
Ai do ta keqpërdorw fuqinë e Zotit
Dhe nuk do të njohë kufi
Por gjithcka do të kthehet
Ai do të tundet si një mbret i dehur
Ai do të hingëllijw si një kalë i verbër
Me kafshën e tij ngarëse do të futet në pyll
Dhe në fund të rrugës do të bie në greminë

3.

Në këtë mijëvjecar…

Shumë njerëz do t’i kaplojë uria
Shumë duar nga të ftohtët do të jenë të zverdhura
Kështu, këta njerez do të duan një jetë tjetër
Dhe tregtarët e iluzioneve do të vinë t’ua sjellin helmin
Por do të jenë trupat e trazuar dhe shpirtrat e prishur
Dhe ata që gjakun e tyre përziejne me helm
Do të jenë si shtazë të egra në kurth
Do të vrasin, do të dhunojnë, do të kërcënojnë dhe do të robërojnë
Dhe jeta do të jetë apokalipsë e përditshme rrotulluese

4.

Në këtë mijëvjecar…

Secili do të provojë të gjej kënaqesinë aq sa mundet
Burri do ta shkel shpesh gruan që e marton
Gruaja do të ec mbi rrugicat e shpellave
Që ta marrë secilin që i pëlqen
Dhe fëmijët e lindur, pa emrin e babait do të emërohen
Por, këtë fëmijë s’do ta udhëheq asnjë mësues
Secili do të jetë vetëm mes të tjerëve
Tradita do të harrohet
Sikur Shpallje kurrë të mos kishte
Dhe njeriu do të bëhet serish i egër

5.

Në këtë mijëvjecar…

Babai do ta shfrytëzojë të bijën për epshet e tija
Burri-burrin, gruaja-gruan
Plaku-fëmijën
Dhe kjo do të ndodhë para syve të të gjithëve
Por gjaku do të jetë i papastër
E keqja do t’i ngreh nga njëri shtrat në tjetrin
Trupi do t’i marr të gjitha shthurjet e botës
Fytyrat do të jenë të zymta dhe gjymtyrët e tretur
Dhe dhashuria do tw jetw kërcënimi me i madh
për ata që e njohin vetëm përmes trupit

6.

Në këtë mijëvjecar…

Ai i cili flet për betimin dhe ligjin
Nuk do të dëgjohet më
Zeri i atyre që predikojnë për Krishtin
Do të shuhet në shkretwtirë
Ujërat e feve të besimhumburve
Do të shpërndahen cdokund
Profetët e rrejshëm
do t’i mbledhin rreth vetes njerëzit e verbër

7.

Në këtë mijëvjecar…

Gjëmimi i vdekjes do të buças si bubullimë nëpër botë
Të pazotët do të jetojnë në zemrat e qyteteve të shenjta
Njeri pas tjetrit do të bëhen barbarw, jobesimtarw dhe të egër
Nuk do të ketë për të gjithë bukë të mjaftueshme
as lojërat nuk do të mjaftojnë më
Atëherë njerëzit para agimit do të ndezin zjarre
Nuk do të ketë më regull as rend
Urrejtja do të shpërndahet si zjarri në një mal të thatë
Barbarët do t’i masakrojnë ushtarët
Besimtarëve, të pazotët do t’ua zënë frymën
Mizoria do të jetë një herë e përgjithnjë
Dhe qytetet do të shkojnë në shembje.

8.

Në këtë mijëvjecar…

Njerëzit do të radhiten sipas besimit dhe gjakut
Askush nuk do t’i degjojë zemrat plot ankim të fëmijëve
Ata do të jenë si zogj të vegjël të nxjerrur nga qerdhja
Dhe askush nuk do t’i mbrojë prej dorës me Dorëz të Hekurt
Urrejtja do të përfshijw tokën e cila besoi lirshëm
Askush nuk do të kursehet, të vjetrit as të lënduarit
Shtëpitë do të jenë të shkatërruara
Disa do të hynë në vendin e të tjerëve
Të gjithë do t’i mbyllin sytë
Për të mos i parë gratë e dhunuara

9.

Në këtë mijëvjecar…

Do ta dijë secili cfarë ka në fund të kësaj toke
Njeriu do të shohë fëmijët që eshtrat ia shpojnë lëkurën
Të atillë me sy të mbuluar nga insektet
Dhe të tjerë që do të ndiqën si minjtë
Por, ai që sheh këtë do ta kthej kokën anash
Sepse ai brengoset vetëm për veten e tij
Derisa vet flen në jastekë të mendafshtë
Ai do t’ua jap si lëmoshë një grusht grurë
Dhe cfare jep me njërën dorë
Me tjetrën do ta marrë, serish.

10.

Në këtë mijëvjecar…

Njeriu do të tregtojë me gjithcka
Cdo gjë do ta ketë cmimin e vet
Druri, uji dhe kafsha
Asgje më s’do të dhurohet dhe cdo gjë do të blihet
As njeriu s’do të jetë më tërësi e trupit të vet
Trupi i tij do të shpohet si një copë mishi
Veshin dhe zemrën do t’ia marrin
Asgjë më nuk do të jetë e shenjt
As jeta e tij dhe as shpirti
Njeriu do të grindet për gjakun e vet dhe për qefin të vdekjes
Si leshi do të copëtohen!

11.

Në këtë mijëvjecar…

Njeriu do ta ndërrojë fytyrën e tokës
Ai do ta marrë veten si zot të qiellit
Dhe hullinë e tij do ta ngreh nëpër lumenj dhe detëra
Por toka do të jetë lakuriq dhe e pafrytshme
Ajri do të kallet dhe uji s’do të mjaftojë
Jeta do të vyshket sepse njeriu pasurinë e botës
Do ta ketë shpenzuar
Njeriu do të behet egoist si një ujk në urrejtjen e vet.

12.

Në këtë mijëvjecar…

Do të shitet edhe fëmija
Shumë prej tyre do të shërbejnë si vend
Për të gjetur kënaqesinë në lëkurën e tyre të njomë
Të tjerët do të trajtohen si një kafshë e pambrojtur
Brishtësië e tij e pacenueshme do të harrohet
Dhe sekreti i tij do të jetë si një mëz i dresuar
Si një qengj që do të prehet dhe do të gjakojë
Dhe njeriu do të njohë vetëm mizorinë

13.

Në këtë mijëvjecar…

Shpirti dhe syri i njeriut do të robërohen
Do të jenë të dehur por nuk do ta vërejnë
Fotot dhe pasqyrat do t’i marrin për të vërtetë të botës
Njeriu do të veprojë me njeriun sic vepron me delen
Njeriu do të rjepet, që të mirret lëkura dhe leshi
Dhe nëse mbijeton ai do të mbetet rob i shpirtit të tij

14.

Në këtë mijëvjecar…

Feudalet pa besim do të zoterojnë
Masën e të pafajshmëve dhe të dobtëve do t’i urdherojnë
Ata do t’i varrosin fytyrat e tyre e emrat do t’i mbajnë të fshehur
Dhe kështjellat e forta do t’i fusin thellë në pyje

Ata do të jenë ndryshe nga të gjithë
Por do të vendosin për fatin e secilit
Askush nuk do të marre pjesë në bashkësinë dhe rregullin e tyre
Secili në të vërtet do të jetë një bujkrob
Por do të besojë se është kalorës dhe njeri i lirë

15.

Në këtë mijëvjecar...

Njerëzit do t’i kalojnë të gjithë kufijtë
Nëna do të ketë flokë të thinjura si plaka
Rruga e natyrës do të braktiset
Familjet do të jenë të shperndara si kokrra gruri
Dhe asnjeri nuk do ta njohë tjetrin
Do të jetë një botë tjetër
Një do t’i pështjellojë të gjithë pa ndalur
Do të bredh si një kale pa fre
Në cdo drejtim pa ndonjë qëllim
Fatkeqësi e kalorësit i cili grah këtë shtazë
Ai nuk do të mund të frenojë dhe në varr do të shembet.

16.

Në këtë mijëvjecar…

Njerëzit nuk do t’i nënshtrohen Ligjit të Zotit
Ata do të duan ta shijojnë jetën si një kafshë kalorsiake
Ata fëmijët do t’i shohin në trupin e dashnoreve
Të fuqishmit do të pushtojnë
Tokat më të plleshme dhe vashat më të mira
Të varfërit dhe të dobëtit do të jenë si të zbutur
Cdo roje e varfër do të jetë një kullë burgu
Dhe frika si helmi do te hajë cdo zemër

17.

Në këtë mijëvjecar...

Do të jetë një rregull e fshehtë dhe e errët
Ligji i tyre do të jetë urrejtja ndërsa arma;helmi!
Ata do të dëshirojnë gjithnjë e më shumë ar
Zotëruesit do të shpërndahen nëpër gjithë botën
Dhe shërbëtorët e tyre do të lidhen mes vete
Me një puthje të përgjakshme
Të drejtit dhe të dobtit do t’i thyejnë rregullat e tyre
do të jenë në sherbim tw tw fuqishmwve
Ligji i vetëm do të jetë ai që do të diktohet nën hije
Ata do ta shesin helmin deri edhe në brendinë e kishave

18.

Në këtë mijëvjecar...

Shumë njerëz do të qëndrojnë me duar të shtrira
Do të bredhin me sytë e zbrazët pa ditur ku do të shkojne
Do të jenë si një fare gruri që s’mund të lëshojë rrënjë
Të thyer dhe të pashpresë
Të rinjtë dhe të vjetrit shpesh pa kulm mbi kokë
S’do të gjejnë shërim tjetër vec të shkojnë në luftë
Por së pari do të luftojnë me vetveten
Dhe jetën do ta urrejnë

19.

Në këtë mijëvjecar…

Sëmundjet e ujit, qiellit dhe të tokës
Do të kërcënojnë dhe kaplojnë njerëzimin
Njeriu do të dojë ta rivendosë atë që ka shkatërruar
Dhe ta ruajë atë që ka mbetur
Ai do të frigohet nga ditët që shtrihen para tij
Por do të jetë shumë vonë
Shkretira do ta tërheqë token
Dhe uji do të jetë gjithnjë e më thellë
Në ditë të vecanta do të shpërthejë
Dhe me vete do të marrë gjithcka
Për shkak të tij nuk do të ketë mëngjese!

20.

Në këtë mijëvjecar…

Toka në shumë vende do të dridhet
Dhe qytetet do të permbysen
Gjithcka e ndërtuar pa këshillën e të urtëve
Do të kërcënohet me shkatërrim
Lymi do t’i varros fshatrat përfundi vetes
Dhe toka nën pallate do të hapet
Njerëzimi do të jetë kokëfortë
I dhënë pas krenarisë
S’do të dëgjojë paralajmërimin
Që toka do t’ia kumtojë panda

21.

Në këtë mijëvjecar…

Dielli do ta djeg token
Ajri s’do të jetë me i mbrojtur nga zjarri
Toka do të jetë vetëm një vrimë daljeje
Drita djegëse lëkurën dhe sytë do të përvëlojë
Deti do të shkumbojë si ujë i valuar
Qytetet dhe lumenjtë do të varrosen
Kontinente të tëra do të zhduken
Njerëzit do të ngjiten nëpër boka
Dhe do të fillojnë të rindërtojnë
Duke harruar se cfarë ka ndodhur

22.

Në këtë mijëvjecar...

Njerëzimi do ta përdorin drejt jetës
Pasqyrën e mashtrimit
Ata që s’do të mund të zgjojnë portrete mashtruese
Lojën do ta përdorin me njerëz të devotshëm
Dhe shumë të tjerë do të bëhen qen të përulur
Mëkatet do të shkëmbehen
Duke u munduar të prekin dic që s’ekziston
Do të kalojnë rrugë të cilat i shohin vetëm sytë
Dhe ëndërra do të bëhet realitet
Mirëpo njerëzit nuk do të dinë më
Cfarë është dhe cfarë nuk është
Ai do të humbasë në labirinthe të gabuara

23.

Në këtë mijëvjecar…

Kafshët që i mori Noah në arkën e tij
Nuk do të jenë më në duart e tyre
Njeriu, cdo qënie të gjallë do ta trajtojë sipas qejfit
Dhe ai do t’i vrasë prej tyre pa numër
Ai i cili kafshën e gjallë e trajton si enë argjile
A do të jetë Pasqyrë e Zotit apo fëmije i djallit?
Atë që ndryshoi kafshët sipas qejfit të tij
Kush do ta largojë nga mjerimi të cilin e mbolli

24.

Në këtë mijëvjecar…

Duhet të keni frike për fëmijën e njeriut
Helmi dhe humbja e shpresës do ta vërshojnë
Njeriu do të dëshirojë vetëm për vete
Dhe jo për hir të fëmijës apo për jetë të tij
Shumë herë njeriu do ta shesë edhe trupin
Por edhe vetë ata që janë të mbrojtur
Do të kercenohen nga një shpirt i vdekur
Ai do të jetojë në lojëra i udhëhequr nga mashtrimet
Sepse ai nuk ka mësues më
Askush nuk e ka mësuar të shpresojë dhe të mbahet

25.

Në këtë mijëvjecar...

Njeriu do të mbahet si Zot
Edhe kur nuk do të jetë sic ishte në lindjen e tij
I mbushur me hidhërim e xhelozi
gjithmonë do të godase
Por dora e tij do të jetë e fortë nga fuqia e arritur
Do të shkatërrojë gjithcka rreth vetes
Si Prometeu i verbër
Ai në shpirtin e tij do të mbetet një xhuxh
Ai do të ecën me hapa të mëdhenj
Dhe nuk do të dijë cilës rrugë të shkojë
Koka e tij do të rëndohet nga dija
Por ai nuk do të dijë përse lind dhe vdes
Ai do te jetë si një i cmendur që tund duart
Ose si fëmijë i cili qan pa zë

26.

Në këtë mijëvjecar…

Cdo copë toke do të jetë arenë lufte
Njerëzit e një qyteti njëri-tjetrin në fyt do ta presin
Këtu do të zotërojë lufta mes fiseve dhe atje mes besimtarëve
Toka e Krishtit do të jetë tokë e përgjakshme
Dhe nuk do t’ju mbetet tjetër vec fuqisë dhe dyshimit
Derisa vdekja të përhapet gjithkah sikur standardet e jetës së re

27.

Në këtë mijëvjecar…

Shumë njerëz do të përjashtohen nga jeta njerëzore
Ata nuk do të kenë të drejta, strehe as bukë
Ata do të jenë lakuriq dhe s’do t’iu mbetet tjetër
Vec të shesin trupin
Se do të hungërojnë në borgje kërcënueshëm
Të gjithë rripat e tokës do t’i zotërojnë dhe do t’i shtojnë
Ata do t’i dëgjojnë parashikimet për shpërblime
Dhe do t’i shkatërrojnë kullat madhështore
Kohërat e pushtimit barbar do të vinë

28.

Në këtë mijëvjecar…

Njeriu do të hyj në një labirinth të papërshkueshëm
Përse nuk do të shohë më do të ketë frikë
Dhe do t’i mbyll sytë
Ai do të jetë plot hidhërim dhe ne cdo hap
Do të ndjejë neveri
Zëri i natyrës do të dëgjohet me të madhe
Por ai nuk do ta degjojë
Sepse ai do të dojë të zotërojë sa më shumë
Dhe kohën do ta humb në portrete mashtrimi
Ata që I merr për mesues do ta mashtrojnë
Dhe do të ketë vetëm barinj të ligj

29.

Kur këtij mijëvjecari t’i afrohet fundi…

Njerëzit më në fund do t’i hapin sytë
Ata s’do të jenë më të robëruar në kokat dhe qytetet e tyre
Ata do të shohin sa një tokë tjetrën
Njeri-tjetrin do ta kuptojnë
Do ta dinë se goditja e njërit e lëndon tjetrin
Njerëzimi do të ndërtojë një trup të vetëm
Grimcë e vogël e të cilit do të jetë secili
Dhe të gjithë bashkë do të jenë zemra e tij
Do të jetë një gjuhë që do të flitet nga të gjithë
Dhe kështu më në fund do të lind njerëzorja

30.

Kur këtij mijëvjecari t’I afrohet fundi

Njeriu do të pushtojë qiellin
Ai do t’i zbresë yjet në kaltërsinë e detit
Ai do të lundrojë në këtë anije të shkëlqyeshme
Ai do të jetë edhe pronar i ujit
Dhe do të ndërtojë qytete të medha ujërash
Në të gjitha vendet në cifligje të mëdhenj do të jetojë
Dhe asgjë më nuk do t’i jetë e ndaluar

31.

Kur këtij mijëvjecari t’i afrohet fundi..

Njerëzit do të mund të lëvizin në ujë
Ata do të komunikojnë bashkë
Se shpirti do të jetë i hapur për cdo mesazh
Ata ëndërrat do t’i ndajnë me njëri-tjetrin
Dhe do të jetojnë aq gjatë si më i vjetri mes njerëzve
Si ata për të cilët flasin Librat e Shenjt.

32.

Kur këtij mijëvjecari t’i vie fundi..

Njeriu do ta njohë shpirtin e të gjithave
Gurin ose ujin, trupin ose kafshën
Apo shikimin e një tjetri
Ai do të depërtoje nëpër fshehtësi
Të cilat i ruajti Perëndia i Vjetër
Dhe ai do të hyjë sa në një portë në tjerën
Të labirinthit të një jete të re
Ai do punojë me një fuqi që do të gufojë si burim
Ai do t’ua mësojë dijen të gjithë njerëzve
Fëmijët do ta njohin tokën dhe qiellin
Më mirë se cdokush deri atëherë
Trupi i njeriut do të jetë më i madh dhe më i shkathët
Dhe shpirti i tij do t’i ofrojë të gjitha gjërat dhe t’i zotëroj

33.

Kur këtij mijëvjecari t’i vie fundi..

Burri nuk do të jetë zot i vetëm
Sepse do të vijë gruaja që të marr skeptrin
Ajo do të jetë zonja e madhe e kohëve që vine
Dhe cfarë ajo mendon
Burrave do t’ua imponojë
Ajo do të jetë nëna e mijëvjecarit që vjen pas këtij
Ajo do të mbëltoje ëmbëlsinë e nënës
Pas ditëve të djallit
Ajo do të jetë bukuri pas kohëve të egra barbare
Mijëvjecari që vjen pas këtij do të jetë një kohë e lehtë
Njerëzit do të duhen, do të ndajnë dhe do të ëndërrojnë
Dhe ato ëndërra do të bëhen realitet

34.

Kur këtij mijëvjecari do t’i vie fundi…

Për njerëzimin do të ketë një lindje të dytë
Shpirti do të forcojë masën e njerëzve
Të cilët janë në një vëllazëri
Atëherë do të jetë fundi i kohëve barbare
Pas ditëve të zeza në fillim të mijëvjecarit
Do të vijë koha e besimit të fortë
Njerëzit do të gjejnë serish rrugën njerëzore
Dhe toka do ta ketë serish rregullin e saj

35.

Kur këtij mijëvjecari do t’I vijë fundi…

Rrugët që shpiejnë te një anë e tokës
Do të dalin te një anë tjetër e qiellit
Pyjet do të jenë serish të dendura
Shkretirat do të jenë të njomura
Dhe ujërat serish do të jenë Brenda
Toka do të jetë si një kopsht
Njeriu do të kujdeset për gjithë cfarë gjallon
Ai do të pastrojë atë që e ka ndyrë
Ai do të shohë gjithë tokën si vendlindje të tij
Dhe ai me urti në mëngjes do të mendoj

36.

Kur këtij mijëvjecari do t’i vie fundi…

Secili do të jetë si një hap i matur
Njeriu do të dije të gjitha për botën dhe për trupin e tij
Sëmundjet do të jenë të shëruara më parë se të shfaqen
Secili do të jetë shërues i vetes dhe i tjetrit
Njeriu do të ketë vetëdie
Se duhet të ndihmojë dhe të jetë i drejtë
Pas vjetëve të mbylljes dhe të koprracisë
Të papronëve do t’ua hap xhepat edhe zemrën
Ai do të jetë si ruajtës i njerëzores dhe do ta kuptoje rendin
Dhe kështu më në fund do të vijë një kohë e re.

37.

Kur këtij mijëvjecari do t’I vije fundi…

Njeriu do të mësojë të jep dhe të ndajë
Ditët e hidhura të vetmisë do të kalojnë
Ai do të besojë nga fillimi në shpirt
Dhe do të jenë të njoftuar për cdo gjë barbare
Mirëpo kjo do të ndodhë pas luftërave dhe zjarreve
Se një grusht i fortë do të jetë i domosdoshëm
Që të vë rend mbi atë kaos
Dhe njeriu rrugën e drejtë ta gjej serish

38.

Kur këtij mijëvjecari do t’i vie fundi

Do të dijë njeriu se të gjitha qënjet e gjalla
Bartës të dritës janë
Se meriton respekt gjithë cfarë është e krijuar
Ai do të ndërtoje qytete të reja
Në qiell, në tokë dhe në det
Ai do të kujtojë në atë cfarë dikur ishte
Dhe ai do të dijë edhe cfarë do të ndodhë
Ai nuk do të ketë më frikë nga vdekja e tij
Sepse ai do të jetojë shumë jetëra në një
Dhe ai do ta dijë se ajo dritë s´do të shuhet kurrë...

Në dorëshkrimin e parashikuesit të shekullit 11-të, Gjonit nga Jerusalemi, njerëzimi më në fund do të arris fazën në të cilën do të ndjehet mirë në trupin e tij dhe në kohë. Ai nuk do të luftojë njeriun, nuk do të refuzoje dhe do të besojë se ai në mes të kësaj bote është vetëm një element në simfoninë e jetës.

Njerëzimi më në fund do të kuptojë se, ai nuk guxon të trazohet por duhet të punojë. Dhe kështu do ta fitojë vetëdien për përjetësinë e tij. Sepse, vdekja nuk don të thote fund i cdo gjëje por një fillim i ri drejt ndryshimit.

Dhe, para dhjetë shekujsh, Zoti na e zbuloi një univers dijesh përmes një njeriu si të gjithë ne, por i cili pushtonte me mirësine e trupit dhe diturinë e shpirtit të një mësuesi të kohërave të lashta.

Material i shkeputur nga libri: ”Das Buch der Profeziungen”
Copyright germ. by: Wilhelm Hayne Verlag GMBH & CO.KG,München
Titulli i origjinalit ne frengjisht: "Le livre des Propheties"
Copyright fr. : Editions Jean-Claude Lattes
Perktheu dhe pergatiti: Ajete Sh. Beqiraj
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit Empty Re: Parashikime nga Gjoni i Jerusalemit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi