EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhvillimi i teorive shkencore mbi hipnozën

Shko poshtë

Zhvillimi i teorive shkencore mbi hipnozën Empty Zhvillimi i teorive shkencore mbi hipnozën

Mesazh  Admin 06.07.08 22:50

Zhvillimi i teorive shkencore mbi hipnozën

Paracelciusi (1493-1541) ka qenë i pari i cili i ka arritur fuqit sheruese të trupit astral dhe magneteve si dhe ndikimin e yjve në njeriun.

Këto kanë qenë tentimet e para që në mënyrë shkencore që të shiqohet etiologia e smundjes.(Paracelciusi ka qenë antar i grupit të msheft spiritual Mistik “Rosenkreuz” ku e ka zhvilluar Hemopatinë me ilaqe të cilat direkt kane sheruar në trupin astral dhe fizik- vërejtje-ish antar i Rosenkroicve “Drita e Zotit” autori i këtij libri S.Basha).

William Maxwel mjek skocez shkruan në vitin 1679 që shpirti univerzal dhe shpirti jetësor ndikon në të gjithe njerzit.

Ai e ka njohur në këtë ndikim, ndikimin e imagjinatës dhe të sygjestionit.

Mesmerizmi dhe teorija e fluiditetit

Pattie ka zbuluar me hulumtimet e veta si Franz Anton Mesmer (1734-1815), mjek austriak, iniciator i hipnozës bashkohore idet e veta i ka marre prej vepres të mjekut anglez Richard Meada (1673-1754) i cili ka qenë i inspiruar me hulumtime të pacientit të vet Isaac Newton.

Tentimi i tij që të përshkruan sistemet e gjalla të ligjeve të natyrës, i kane mundësuar Mesmerit që ta zhvilloi idenë për “fluidin univerzal.

Rreth vitit 1771 Maximilian Hell, jezuit i Vienës është bërë i njohur me sherimin e tij magnetik duke i mbajtur dhe vendosur pllakat e qelikta në trup të çveshur. Mesmeri këtë ide e ka huazuar prej atit Hellit dhe e ka zbatuar nëpërmes kontaktit dhe qenve.

Metodën e re të cilen e ka emruar “magnetizëm animal” (magnetizëm të shtazëve) ku ka terhequr një numër të madh të adhuruesve dhe këtë në fund të shekullit XVIII.

Masa e njerze ka vërshuar kah Mesmeri që të sherohen me metoden e tij. Për këtë e ka ndërtuar një vaske (kadë) të madhe si një bazen dhe e ka mbushur me fleta të hekurit që ato të pranojn “valët magnetike”.

Tridhjet apo më shume njerez kane qene të lidhur me fletza të hekurit dhe kane qene të magnetizuar kur Mesmeri i ka prekur shkopzat.

Shume njerez në atë moment kane marre sulme histerike të përcjellura me konvulzione, kane ra në trans, të njejta si te ata që jane pare nëpër sektet religjioze.

Në fillim Mesmeri e ka konsideruar që magnetizmi rrjedh prej trupit astral, e ma vone ai bartet prej tij e deri te pacienti, dhe që fuqija po rrjedh prej personalitetit të tij.

Arnold Ludvigi i ka shkruar rrënjët të mesmerizmit të hershëm, me aluzion me potencialin efektiv të imagjinatës e cila është e pranishme edhe te sheruesi dhe te pacienti.

Dukshëm më vone Voustinasi (1960) konsideron që si bazë ka qenë sygjestioni në teorinë e Mesmerit të cilën vet në atë kohë Mesmeri atë nuk e ka njohur, sepse ai ka tentuar nëpërmjet të rrugës matrializmit ta sqaron ndikimin terapeutik, duke paramenduar ekzistimin matrial të “fluidit”, “magnetizmin animal”, ku e posedon çdo krijesë e gjallë.

Ka tentuar që të jete në laminë e biologjisë dhe fizikës dhe e ka hedhur atë lami të ekzistimit psikologjik.

Nuk ka hjekur dore prej të kuptuarit matrial edhe atëhere kur markizi Puysegur ke shpallur zbulimin e vet në lidhje me somnabulizmin dhe komunikimin verbal me subjektin në vitin 1813.

Komisioni është përbëre nga ana e akademisë Franceze të shkencave të vitit 1784 e cila e ka refuzuar tezen e tij dhe punën e tij sepse ai nuk ka arritur të vërtetoj ekzistimin e fluidit dhe e ka pershkruar se ndikimi ka qenë prej imagjinatës.

Komisioni nuk ka mundur ta mohoi efektet sheruese që Mesmeri i ka arritur me metodën e tij, por ajo i ka mohuar supozimet tij teorike: “Imagjinata pa magnetizëm shkakton konvulzione, kurse magnetizmi pa imagjinat nuk shkakton asgjë”.

Charles d`Eslon, nxënës i Mesmerit shenon: “ Në qoftë se sherimi me imagjinatë është ma i miri, pse mos ta praktikojmë sherimin me imagjinatë?”

Me këtë ka filluar lufta e fluidistëve ku hipnozën e kane përshkruar si fiziologjike dhe animistët të cilët e kan përshkruar si psikologjike.

Domethanja e Mesmerit për psikologjinë bashkohore është e madhe. Ai e ka përjetuar fatin të shumicës të cilët jan marrur me hipnozë, është shpallur sharlatan, kurse efektet e punës së tij duke lene gjurmë deri në ditën e sotme. Ai ka sjellur i pari terapinë në grup dhe me kete i ka vu themelet e teknikave të terapisë në grup.

Ka bërë shumë për popullarizimin dhe zgjarimin e hipnozës dhe e ka pergaditur rrugën e hipnozës shkencore.

Ky ka dhene teorinë e parë shkencore të ashtuqujtur “teorinë fluidike” për ndikimin e hipnozës e cila ka qenë në harmoni me pamjen fizikale-matrialistike të atëhershme.

Teoria fluidistike është pranuar në vendet ku ka lulzuar romantizmi: Franca, Gjermanija, Austria si reakcion i iluminizmit të arsyes.

Kjo është teoria e parë rreth teorisë së hipnozës, ithtaret i ka edhe sot, dhe këte në mes laikve, sheruesve spiritual të cilët mirren me magnetoterapi, fluidoterapijën dhe me teknika të lloj-llojshme spirituale të sherimit të cilet e shpjegojne si bartës të: energjisë jetësore - “magnetismus animalis” apo magnetizim shtazarak - “gravitas animalis” apo energjija kosmike.

Qendrimi i këtyre metodave spirituale deri më sot nuk eshte rrëzuar, po kurre në shkencë nuk ka mundur te vertetohen.

Edhe në psikologji fillohet nga paragjykimet te ekzistimit të energjisë e cila lajmrohet me emrin: energjija libidoze, energjija psiqike etj.

Idhëtarët e Mesmerit ka qene Petetini i cili e ka përshkruar katalipsinë, markiz de Pisegir i cili e ka përshkruar samnobulizmin artificial dhe Barbarin i cili ka “magnetizuar” pa mjete pergaditore ku idhtaret e tij e kane qujtur “barberenistat”

Në Suedi dhe Gjermani mesmeristat veten e kan quajtur spiritualista dhe sherimi i tyre ka qene veper e zotit. Idhtarët e Pisegirit kane qenë eksperimentalista.

Kryemurgu Abbe Faria në Paris ka ardhur nga India dhe ka pergaditur shfaqje masive në vitin 1814-1815.

I ka qit në hipnozë mbi 5000 veta dhe ka konsideruar se sherimi nuk varet nga magnetizmit porvaret prej dëshirave, motivit dhe bashkepunimit të pacientave.

Kryemurgu tjeter Fariut, Berntrand dhe Noiset e kane rrugen James Breaidovoit për teorinë e sygjestioneve.

John Elliotson në vitin 1837 është interesuar për magnetizimin animal. Ka qenë profesori i parë i medicinës në kët fillim e drejtim të ri të kolegjit pran Univerzitetit te Londres dhe i pari e ka sjellur stetoskopin në Angli.

Ka bërë shume operacione vetem me anestezion hipnotik, sepse në atë kohë anestetikët nuk kanë ekzistuar. Koleget e tij e kan gjykuar për shkak të përdorimit të hipnozës dhe kane kërkuar që ai të jap dorheqje prej detyres si drejtor të spitalit të Univerzitetit në Londer.

Edhe pse ka qene i ndjekur, ai nuk ka heq dorë prej përdorimit të hipnozës, duke konstatuar se hipnoza ka domethanje dhe vlere të madhe për medicinë.

E ka publikuar në Londër revisten Zoist, ne të cilën revistë kane qenë të botuar shume artikuj për mesmerizmin dhe fenomenin e saj.

James Esdaile, kirurg skocez, ka punuar në Indi. Deri sa ka qenë në pushim në Angli në vitin 1840 ka parë një demonstrim të mesmerizmit.

Ka qenë deshmitare në indikacionin e anestezisë nën ndikimin e hipnozës te personat e hipnotizuar. Pas kthimit në Indij ka bërë 3000 operacione në hipnozë.

Një dëshmitarë e ka përshkruar se si Edsaile ja ka larguar kancerin e syrit nje personin i cili ishte nën hipnozë. Si dhe të tjerët, ka qenë i gjykuar nga ana e kolegëve të vet.

Ka qenë i detyruar që ta mbyll spitalin e vet në Indij dhe të kthehet në Angli, ku shoqërija britanike e medicinës e ka emruar si sharlatan. Gjate kohës së gjykimit një mjek e ka akuzuar si bërje të mekatit përdhoje apo sakrilegj, sepse Zoti ia ka dhene njeriut që ai të ndjeje dhimbjen, kurse Esdaile e ka ndalur këtë me hipnozë.

Mjeku skocez James Braid, i cili e bart titullin e hipnozës moderne, ka qenë i interesuar për mesmerizëm në vizin 1841, kur ka marre pjesë në demonstrimin La Fontainea në Menqester.

E ka konsideruar se tëre kjo ka qenë farsë dhe ka dashur të i demaskoi idhëtarët e mesmerizmit, por së shpejti vet ka filluar të i hipnotizoi pacientët dhe është bindur në sukseset e kësaj metode. Ai është i pari që në artikullin e tij në vitin 1843 “Neurohypnology, or the retionale of Nervous Sleep”, e ka sjelle fjalën “hipnoza” që rrjedh nga fjala greke “hypnos”, që do te thote gjumë.

Më vone e ka parë që hipnoza nuk është gjumë, por termi ka mbetur në përdorim deri më sot dhe krijon konfuzion posaçerisht te laikët (mosbesimtarët).

Një nga paragjykimet e cila ekziston te njerzit të cilët shojne në sherim eshte që në hipnozë do të flejnë dhe do ta humbin vetëdijën. Hipnoza është një gjendje e rritur e zgjushmërisë dhe nuk ka kurrfare gjëje të përbashkët me gjumin.

Në vitet e fundit të jetës së vet Braid zbulon ndikimin sygjestiv të hipnozës dhe flet që shkalla e pritjës e rrit sygjestibilitetin te pacienti. Gjthashtu ka vërtetuar se hipnoza mund të lajmrohet pa kurfare indukimi formal, pra sygjestionet jane indikative edhe në gjendjen e zgjuar.

Ai i ka vu themelet e teorisë së sygjestologjisë të hipnozës i cili më vone në vitin 1877 e ka zhvilluar shkolla e Nansijës.

Salih Basha
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi