Ndërdija - Subkoshienca
2 posters
Faqja 1 e 1
Ndërdija - Subkoshienca
Ndërdija psiqike dhe jeta pas vdekjes
Në një spital në Zvicerr në vitin 1944, psikiatri i mirënjohur boteror Karl G. Jung, përjetoi një sulm në zemer (infarkt) dhe mandej një përjetim afër-vdekjes.
Përballimi i tij i qartë me dritën, plus domethënia intense e pamjes së brendshme e bën që Jung të arrij në përfundim se përjetimi i tij erdhi nga dicka reale dhe e përjetshme.
Përjetimi i Jungut është një përjetim unik në atë se ai e pa Token nga një lartësi prej 1600 km përmbi të. Pamja e tij e Tokës nga hapësira ishte përshkruar nga Jung, me një precizitet të hatashëm përafersisht dy dekada para se astronautet e parë në hapësirë së pari e përshkruan atë.
Përderisa reflektonte në jetën pas vdekjes, Jungut iu kujtua Hindusi qe meditonte nga përjetimi afer-vdekjes dhe e lexoi si një simbol arkitipi të vet-vetes së lartë, Imazhi i Zotit përbrenda. Karl Jung, qe e themeloi “psikologjinë analitike”, u përqendrua në arkitipet e Ndër-dijes kolektive. Shkrimi në vijim është një shkëputje nga autobiografia e tij e quajtur “Memories, Dreams, Reflections” ku e përshkruan përjetimin e tij afër-vdekjes.
Mu duk se isha lart në hapësirë. Larg atje poshtë e pash globin e Tokës, të shpërlarë në lavdin e dritës së kaltërt. E pash detin e thellë të kaltërt dhe kontinentet. Larg nën këmbët e mia shtrihet Sejlon, dhe në distancë më tutje nga unë India.
Fusha e vizionit tim nuk përfshinte të gjithë tokën, por trajta globale dallohej cartësisht dhe vijat anësore shkëlqenin me një ndriqim argjendi përmes bukurisë së kaltërt të dritës.
Në shumë pjesë globi dukej i ngjyrosur, apo me shenja të ngjyrës së gjelbërt të mbyllur sikurse argjendi i oksiduar. Larg më tej në të majtë shtrihej gjerësisht - e kuqe - në të verdhë shkretëtira e Arabisë; të conte mallin sikur argjendi i Tokës kishte marr një hije të kuqe në të art.
Mandej e pash Detin e Kuq, dhe prapa shumë më larg – sikur lart në të majtë të hartës – mezi mund të dalloja Mediteranin. Shikimi im ishte drejtuar kryesisht atje. Cdo gjë tjetër dukej e paqartë. Mund ti shihja Himalajat të mbuluara me borë, por në ate drejtim ishte mjegull dhe me re. Nuk shikova në të djathtë fare. E dija se isha tek pika e largimit nga Toka.
Më vonë e kuptova se sa lart në hapësirë njëri duhet të jetë të ketë një pamje aq të gjërë – përaferisht 1600 km! Pamja e Tokës nga kjo lartësi ishte gjëja më madhështore qe kam parë ndonjëherë.
Pasi meditova për një kohë për të tërën c’farë po ndodhte, u ktheva rrotull. Kisha qen duke qëndruar me shpindë nga Oqeani Indian, dhe fytyra ime në veri. Mandej mu duk se u ktheva në jug. Dicka e re hyri në fushën e shikimit tim. Në distancë të shkurtë më tej e pash në hapësirë një bllok të hatashëm guri të errët, si një meteor. Ishte përafërsisht i madh sa shtëpia ime, apo edhe më i madh. Po levizte në hapesirë, dhe une po levizja në hapësirë.
Kam parë gurë të ngjashëm në bregun e Golfit të Bengalit. Ato ishin blloqe graniti, dhe disa prej tyre i kishin hapur në tempuj. Guri im ishte një bllok i tillë i errët dhe gjigand. Një hyrje të shpiente tek një paradhomë e vogël. Në anën e djathtë të hyrjes, një Hindus i zi rrinte ulur në gjendjen lotus mbi një ulëse të gurit.
Ai kishte veshur një mbulesë të bardhë, dhe e kuptova se ai po më priste mua. Dy shkallë të qonin tek kjo paradhomë, dhe brenda, në të majtë, ishte dera e hyrjes për në tempull. Bira të vogla dhe të panumërta, secila me një formë si konkave të mbushura me vaj kokosi dhe qirinjë të vegjël qe digjeshin, e rrethonin derën me një perde që flakëronte me ndriqim.
Në fakt e kisha parë njëherë këtë lloj tempulli tek Dhembi i Shenjtë në Kendy në Seilon; Dera ishte ndërtuar me disa rreshta me llampa të tilla që digjeshin me vaj.
Derisa u afrova afër shkallëve që të dërgonin tek hyrja në guri, një gjë e papritur ndodhi: Ndjeja sikur cdo gjë po zhvishej nga unë; cdo gjë që synoja apo dëshiroja apo ndonjë mendim, e tërë fantazia e ekzistencës së tokës, ra nga unë – ishte një proces jashtzakonisht i vështirë. Megjithatë dicka mbeti; ishte sikur tani unë mbaja me vete cdo gjë që kisha përjetuar apo bërë, cdo gjë që kishte ndodhur përreth meje.
Gjithashtu të them: ishte me mua, dhe une isha përjetimi im. Përbëhesha nga e tërë ajo, ashtu të them. Përbëhesha nga historia ime dhe ndihesha shumë i sigurt; kjo është cka unë jam. Unë jam i tëri ky c’farë kam qenë dhe c’farë kam arritur.
Ky përjetim më solli një ndjenjë të madhe zbrazëtie, por njëkohësisht të një mbushje të madhe. Nuk kishte më asgjë që dëshiroja. Ekzistoja në një formë objekive; Isha c’farë kam qenë dhe jetuar. Së pari një ndjenjë e zhdukjes predominonte në mua, pasi qe isha zhveshur; por papritur u bë pa pasojë.
Cdo gjë dukej të ishte e kaluar; cka mbeti ishte “fait accompli”, pa ndonjë referencë mbrapa c’farë kishte ndodhur. Nuk kishte më ndonjë pendim se dicka më është hequr mua. Përkundrazi: Une kisha cdo gjë që isha, dhe ajo ishte e tëra.
Dicka tjetër më kapi vëmendjen: përderisa iu afrova tempullit kisha një ndjenjë sigurie se do të hyja në një dhomë të ndricuar dhe do të takoja atje të gjithë ata njerëz tek të cilët unë takoj, në realitet. Atje në fund do të kuptoja – kjo gjithashtu ishte e sigurtë – cilit neksus të jetës unë apo jeta ime i takonte. Do ta dija c’fare ka ndodhur para meje, përse une kam ardhur në ekzistencë, dhe ku po më dërgonte jeta.
Jeta ime ashtu si e kisha jetuar shpesh herë më dukej sikur një tregim qe nuk ka as fillim e as mbarim. E kisha një ndjenjë se isha një fragment i historisë, një shkrim në të cilin fillimi dhe fundi i tekstit mungonin. Mu duk sikur jeta ime u hoq nga një zingjir i gjatë i ndodhive, dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Pse kisha marrur këtë drejtim?
Pse i kam sjellur mu këto supozime me mua? Cka nxorra nga ato? Cka do të vijon më tutje? Ndihesha i sigurt se do të merrja një përgjigje për të gjitha ato pyetje që kisha, posa të hyja në tempullin e gurit. Atje do ti takoja njerëzit që e dinin përgjigjen e pyetjes për atë c’farë ishte më pare dhe cka do të pasonte më tutje.
Përderisa po mendoja për këto cështje, dicka ndodhi që ma tërhoqi vëmendjen. Nga poshtë, nga drejtimi i Evropes, një imazh u ngrit lart. Ishte mjeku im, apo më mirë të them, ajo që i përgjante atij-i rrethuar me një zingjirë ari… e dita menjëherë: ‘Aha, ky është mjeku im…, ai qe po më shëronte. Por tani po vie në formën e tij primare.
Në jetë ai ishte një avatar i një trupi të përkohshëm që i shërbente formës së tij primare, që ka ekzistuar që nga fillimi. Tani ai po paraqitet në formën e tij primare.’
Me siguri se edhe unë isha në formen time primare, edhe pse kjo ishte një gje qe nuk e kisha vështruar por thjesht e dija në mënyrë instinkte. Përderisa po qëndronte para meje, një shkëmbim i mendimeve (pa folur) ndodhi në mes nesh.
Mjeku ishte deleguar nga Toka të sjell një mesazh për mua, të më tregoj se ishte bërë protest kundër largimit tim nga Toka. Unë nuk kisha drejt ta lëshoja Tokën dhe duhej të kthehesha. Në momentin që i dëgjova këto fjalë, vizioni u zhduk.
Isha jashtzakonisht i dëshpëruar, se tani e tëra dukej se u bë për asgjë. Procesi i vështirë i zhveshjes ishte bërë për asgjë, dhe nuk do të më lejohej të hyja në tempull, qe të iu bashakngjitesha njerëzve tek të cilës shoqëri une i takoja.
Në realitet, tre javë të mira kaluan para se të vendosja që të jetoja prapë. Nuk mund të haja sepse të gjitha ushqimet më refuzonin mua. Pamja e qytetit dhe bjeshkëve nga shtrati më dukeshin sikur një perde e vizatuar me bira të zeza në të, apo si një faqe e gazetës së ndrydhur me plot fotografi që nuk përmbanin asnjë kuptim për mua. i dëshpëruar, mendova, “Tani prap duhet të kthehem tek ‘sistemi i kutis”.
Sepse me dukej mua sikur prapa horizontit të kozmosit një botë tre-dimenzionale ishte ndërtuar artificialisht, në të cilën cdo person rrinte vet i ulur në një kuti të vogël. E tani duhet ta bind veten prap nga fillimi se kjo është me rëndësi! Tani jeten dhe të gjithë botën po e shikoja si një burg, dhe më mundonte pa masë se prap me duhet ta pranoj të tërën si krejt në rregull. U pata gëzuar shumë qe u zhvesha nga e tëra, dhe tani prap unë me cdonjërin do të virremi në kuti nga një fije.
Ndjeva një rezistencë të dhunshme për mjekun tim qe më kishte sjellur prapa në jetë. Njëkohësisht isha brengosur për të. “Jeta e tij ishte në rrezik,…! Ai më është paraqitur mua në formën e tij primare! Kushdo që e merr këtë formë do të thotë se do të vdesë, sepse ai veq i takon “shoqërisë më madhështore”. Papritur ky mendim i tmerrshëm më erdhi mua se në vend timin mjeku do të vdes. U mundova sa munda të bisedoj me të, por ai nuk më kuptonte. Mandej u zemërova me të.
Në fakt aktual unë kisha qene pacienti i tij i fundit. Me 4 prill, 1944 – ende më kujtohet data e saktë, mu lejua që të ulem në anën e shtratit për të parën herë prej fillimit të sëmundjes time, dhe po në atë ditë mjeku im u shtri në shtrat dhe nuk u ngrit më.
Dëgjova se kishte pasur sulme të njëpasnjëshme të temperaturës. Shpejt pas asaj ai vdiq nga septicernia. Ai ishte një mjek i mirë; kishte dicka gjeniale për të. Përndryshe nuk do të më ishte shfaqur mua si një avatar i trupit të përkohshem të formës së tij primare.
“Ndërdija psiqike beson në jetën pas vdekjes”
Carl Gustav Jung

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Ndërdija - Subkoshienca
NDËRDIJA -THESAR I PAFUND NË NE
Të gjithë jemi të vetëdijshëm, se secili nga ne, përmban ose përbën një pasuri enormë. Mirëpo pakkush nga ne arrin ta çmoj dhe t’i shijoj vlerat e saj. Nuk bëhet fjalë këtu për pasuri materiale, për qypa me lira, për thesare piratësh të fshehura nën tokë e në shpella, për konto të majme bankare etj. etj., por për shkëndijën fillestare, dritën e brendshme hyjnore që është ndezur në shpirtin tonë që nga frymimi i parë, pra që nga krijimi i njeriut të parë të kësaj bote nga Perëndia - Adamit (sipas religjionit).
Dhe për çudi, shumë pak nga ne arrijmë ose dëshirojmë të besojmë, se në brendinë tonë, në nivelet e trurit tonë, në ndërdijen tonë, gjendet ky thesar tejet i çmuar, gjendet mençuria e pafund, fuqia gjigante - burimi i të gjitha proceseve jetësore të cilit ne, vetëm duhet t’ia hapim digën dhe ta lëmë të rrjedhe mbi sipërfaqe.
Folenë e kësaj fuqie çudibërëse, pra, nuk duhet kërkuar diku gjetkë, siç jemi mësuar t’ia atribuojmë zakonisht energjisë atomike! Kjo energji është edhe më e fuqishme se ajo, edhe pse është pjesë e saj! Po, po, është më e fuqishme se atomi, dhe atë energji duhet kërkuar në thellësi të mendjes sonë, që fatmirësisht e posedon secili nga ne. Pse po them: është më e fuqishme se energjia atomike?! Sepse energji atomike dhe çdo formë e energjisë tjetër, që ne sot e shfrytëzojmë, është zbuluar falë kësaj fuqie çudibërëse, falë kësaj inteligjence të paskajshme, falë këtij universi të dijës së pafund, pra falë ndërdijes sonë.
Ndërdija jonë, universi i dijes së pafund ose inteligjenca e paskajshme, mund ta quajmë si të duam, kjo s’ka rëndësi, është një burimi i pashtershëm, të cilin, nëse dimë ta kanalizojmë, do të rrjedh nga aty çdo gjë që njeriut i nevojitet për të qenë i shëndetshëm, i ditur, i pasur (shpirtërisht e materialisht), i gëzuar dhe i lumtur.
Të gjithëve na është e njohur se suksesi në çfarëdo fushë, së pari lind në ide, pastaj ideja konkretizohet, formësohet për t’u materializuar në fund.
E për t’u bindur për këtë, nuk duhet lexuar libra të trasha, nuk duhet shkrirë mend mbi tavolinë, mjafton vetëm ta hidheni një vështrim rreth vetës! Çdo gjë që shohim, pranë dhe larg, çdo gjë që prekim.... që e kemi edhe mbi trup, është krijuar përmes rrugës shpirtërore, nga plani i konstruktuar së pari në mendime. Kështu ndodhe edhe me proceset e tjera jetësore.. edhe me shëndetin, edhe me suksesin edhe me pasurinë edhe me lumturinë, sepse të gjitha këto, nuk janë asgjë tjetër, veçse materializim i ideve të realizuar në laboratorin më të fuqishëm ekzistues të quajtur ndërdije.
Këto që i thash më sipër nuk janë ndonjë sekret, edhe pse janë konsideruar si të tilla. Nuk janë, po ashtu, as ndonjë risi! Njihen që nga lashtësia. Mjafton të lexohet vetëm ligji i Hermesit dhe të kuptohet esenca e kësaj fuqie çudibërëse. Ligji i Hermesit thotë: “Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart”. Një shprehje shumë e thjeshtë në dëgjim të zakontë, por prapa saj fshihet një gamë shumë e gjerë e përdorimit praktik.
Shprehja “si është poshtë, ashtu është lart”, në kuptim të parë do të thotë: “si është fotografia juaj psikike, ashtu është edhe në botën tuaj reale”. Thënë shkurt e thjesht: Si mendoni të tillë edhe jeni! Të tillë e keni edhe dukjen, edhe shëndetin, edhe suksesin, edhe gëzimin... edhe pasurinë më të shtrenjtë, dhuratën hyjnore - vetë jetën. E kjo na lë të kuptojmë se pasuria më e madhe, më e vlefshme, më e çmuar gjendet në brendi të secilit nga ne - në mendimet tona.
Mos të harrojmë, se të menduarit është energji madhore që vë ne aksion të gjitha mekanizmat e universit të pafund, e natyrisht, edhe të organizmit tonë - “si lartë, si poshtë”. Mendimet janë zanafilla e çdo gjëje, xixa që lind në shpirt, ngacmon grimcat më të imta të energjisë të njohura deri më sot (kuantat), vë në veprim energjinë e çliruar nga zbërthimi i atomeve, energji e cila formësohet dhe fuqizohet deri në shpërthim, energji e cila ndërton ose rrënon... edhe jetën, i sjell njeriut suksese ose dështime, lumturi ose vuajtje, pasuri ose mjerim...
Duhet vetëm të gjurmojmë në brendi të thellësive të ndërdijes sonë, ta shkrepim një xixë, aty ku gjendet urtësia, madhështia, inteligjenca, fuqia, me një fjalë hyjnorja për ta shijuar këtë thesar kaq të çmuar, vlerën e të cilit nuk arrin ta mat asnjë peshore.
Bazuar në këto urti, del se varfëria mendore (që reflektohet natyrshëm edhe në atë materiale), është rezultat i neglizhencës sonë, i injorancës sonë ose mungesa e njohjes së kësaj rruge, që është shumë, shumë e thjesht, por që e hap portën gjigante drejt margaritarëve më të vlefshëm të qenies njerëzore.
Nëse arrijmë të hulumtojmë në këtë univers të dijes, të komunikojmë me ndërdijen tonë, me inteligjencën e pafund, t’i konkretizojmë mendimet, do të na hapen dritaret, prej të cilave do ta shikojmë, ndjejmë, shijojmë dhe përjetojmë madhështinë e dhuratës më të shenjtë - jetën, me një kolorit krejt tjetër, me një kolorit magjepsës, me nuanca shumë më të pasur se sa deri më tani.
Po e gjetëm këtë thesar të fshehur në thellësi të secilës qenia njerëzor, po ditëm t’i përdorim ligjet e mendjes, nuk do të ketë vend më: as për skamje, as për mosdije, as për dështim, as për frikë, as për mërzi, as për pikëllim, as për vuajtje, por në fushat e pëlleshme të shpirtit tonë, do të lulëzoj: begatia, dituria, besimi, guximi, gëzimi, dashuria dhe lumturia e amshuar, e këto, mendoj unë, edhe janë pasuria më madhe që njeriu mund ta posedoj.
Çelësi i artë, lexues të dashur, është në duart tona, dhe varët nga dëshira, vullneti, njohurit, e në veçanti, besimi ynë se a do t’i hapim dyert e kësaj porte të madhe ku është i deponuar thesari i pafund në ne.. ta ndezim shkëndijën e dritës hyjnore, apo ta lëmë atë port të mbyllur dhe të mbetemi e të vuajmë (siç e ceka edhe më lartë - shkaku i neglizhencës ose mosdijes) në errësirë përjetësisht.
Çdo zjarr, sado i madh të jetë, është nxitura nga një shkëndijë e vogël!
Çdo gjë e madhe buron nga fillimet e vogla.
Sabir Krasniqi

Odin- 513
Re: Ndërdija - Subkoshienca
14 ligjet dominuese të Subkoshiencës
Subkoshienca (nënvetëdija) është interesante dhe intriguese. Megjithatë, është mjaft e vështirë për të kuptuar se si funksionon ajo në mënyrë që të mund ta përdorim fuqinë e saj të plotë për të zgjidhur problemet tona dhe për të përmirësuar çdo aspekt të jetës sonë.
Ligji i parë:
E gjithë hipnoza është auto-hipnozë dhe ndonjëra fazë ku mendja ndryshon fokusimin. Kjo është një fazë imagjinare e ngjashme me gjendjen midis gjumit dhe zgjimit. Sytë tuaj mund të jetë të hapur apo të mbyllur në secilën prej fazave të hipnozës. Një hipnotizues vepron mbi ju duke iu udhëhequr drejt një gjëndje që ngjason me gjumin, dhe ku nënvetëdija merr çdo sugjerim njëlloj si në realitet.
Ligji i dytë:
Secili hyn dhe del nga hipnoza 100-200 herë në ditë. Thuhet se secili prej nesh shkon në ëndërrim të thellë apo në fazën REM (Rapid Eye Movement) 7-8 herë në ditë.
Ligji i tretë:
Nënvetëdija përfaqëson rreth 90% të fuqisë tuaj mendore, ndërsa mendja e ndërgjegjshme, rreth 10%.
Ligji i katërt:
Ju nuk jeni trupi juaj. Por jeni një shpirt i krijuar nga Zoti dhe i futur brenda trupit tuaj fizik.
Ligji i pestë:
Ju jeni thjesht një memorie. 100% e asaj që keni menduar, ëndërruar dhe përjetuar ndonjëherë, çdo gjë është ruajtur në organet dhe në mendjen tuaj si kujtim.
Ligji i gjashte:
Nën-ndërgjegjia zhvillohet plotësisht në lindje për: (1) të mbajtur gjallë entuziazmin ose mbrojtjen, shqetësimin nga zhurmat e mëdha, frikën nga rënia; (2) për t’ju mbajtur të lumtur, për të patur kujdes, për vlerësimin ose miratim (pozitiv ose negativ) . Këto ligje ndryshojnë menjëherë pas lindjes. Mbajtja e gjëndjes së lumtur, në interpretimin e saj, është dominuese dhe bëhet më e rëndësishme sesa të mbajturit gjallë. Interpretimin i lumturisë do të thotë i lumtur ose fatkeq.
Ligji i shtatë:
Ngjarjet dhe eksperiencat janë të depozituara në organet tuaj si kujtime kimike jetësore në momentin që kanë ndodhur. Çdo rast është i gjallë dhe i plotë, dhe është i gatshëm të manifestohet tek ju fizikisht, mendërisht, emocionalisht, dhe shpirtërisht, nga ndonjë shkak që mund t’i aktivizojë këto ngjarje të ruajtura. Nënvetëdija mund t’i përdorë të gjitha kujtimet e trupit fizik sikur ata të ishin vet ajo.
Ligji i tetë:
Problemet tuaja kryesore janë programuar në kujtimet e dymbëdhjetë viteve të para të jetës suaj, si një varg gurësh domino. Çdo problem dhe gjykim pas moshës dymbëdhjetë vjeçare është thjesht manifestim apo simptomë e ngjarjeve të parë.
Ligji i nëntë:
Të gjitha mendimet dominuese bëhen programe ose zakone. Të gjitha shprehitë burojnë nga nënvetëdija, duke përfshirë çdo gjë që ju mendoni, thoni dhe bëni automatikisht prej shprehive tuaja
Ligji i dhjetë:
Duhen 21 ditë brenda gjashtë javëve, që vetëdija të krijojë një zakon ose program të ri. Nënvetëdija mund të pranojë një program ose zakon të ri menjëherë.
Ligji i njëmbëdhjetë:
Kur ju luftoni një zakon, ai gjithnjë do të fitojë.
Ligji i Dymbëdhjetë:
Të gjitha zakonet mund të krijojnë varësi . Niveli i varësisë është i barabartë me nivelin e dobësisë së vlersimit për veten tuaj në dymbëdhjetë vitet e para të jetës.
Ligji i trembëdhjetë:
Nën-ndërgjegjia nuk njeh dallime midis realitetit dhe imagjinatës. Vetëm mendja e ndërgjegjshme mund të shohë, dëgjojë, nuhasë, shijojë dhe prekë me anë të pesë shqisave tuaja. Nënvetëdija mund të përdorë vetëm imagjinatën për programim dhe përgjigje. Përdorni imagjinatën tuaj dhe mendoni rreth thartisë së një limoni ose shëllirës së turshive, atëherë vëreni një therje në nofullat tuaja dhe ndoshta shtim pështyme në gojën tuaj.
Ligji i Katërmbëdhjetë:
Nën-ndërgjegjia është programuar si një kompjuter. Ju e programoni mendjen tuaj (nën vetedijen) pozitivisht ose negativisht nëpërmjet auto-hipnozës nga 1) përfytyrimi (qartëpamësia), 2) afirmimi, dhe 3) aktivizimi me anë të emocioneve ose përvojave dinamike.
Nga Emanuel Segui

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi