EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Japoni - UFO

4 posters

Shko poshtë

Japoni - UFO Empty Japoni - UFO

Mesazh  Neo 24.09.09 22:42

Gruja e parë e Japonisë ka takuar Jashtëtokësorë

Japoni - UFO Grajajajapon

Gruaja e kryeministrit te sapozgjedhur Juki Hatojama, tha se para 20 vjetesh është takuar me krijesa jashte Toke.

"Derisa trupi im flinte, mendoj se shpirti im vozitej ne nje fluturake jashtetokesore ne forme trekendeshi dhe une kam qene ne Venera”, shkruan Mijuki Hatojama ne librin qe e kishte botuar vitin e kaluar.

"Ishte një vend plot me gjelberime”, shkruan zonja Hatojama ne librin "Gjëra te çuditshme qe më kane ndodhur”
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Japoni - UFO Empty Re: Japoni - UFO

Mesazh  Fikrro 30.03.11 13:13

Edhe një dukuri e pazakontë mbi Japoninë

Japoni - UFO F.0330082912721_m

Pas katastrofës që ndodhi, Japonia është në qendër të vëmendjes së mbarë botës. Por me sa duket gjendjen në Japoni nuk po e vështrojnë vetëm njerëzit. Në një video të publikuar e cila vjen nga Fukushima janë xhiruar fluturake interesante me prejardhje të panjohur.

Përveç se kjo teori u shkon për shtati atyre se jashtëtokësorët kanë interesa të veçanta në katastrofat që ndodhin në tokë, qoftë nëse po përpiqen të na shpëtojnë ose na mbysin krejt, kjo video i paraqet UFO-t në një formë krejtësisht tjetër.

Për dallim nga mënyra se si janë incizuar më parë, UFO-t kësaj radhe vendosën të na paraqiten edhe me pak koreografi. Fluturimi i tyre i sinkronizuar mund të shihet në videon që do t’ua prezantojmë, ndërsa pritet të konfirmohet nëse në video vërtetë janë fluturaket jashtëtokësore ose ky është vetëm ndonjë fenomen i çuditshëm i natyrës.


Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Japoni - UFO Empty Ufo mbi Japoni

Mesazh  Estilen 13.04.11 16:39


Ufo mbi Japoni me 26 mars 2011.


Me 26 mars,15 dite nga Termeti i fuqishem qe preku Japonine dhe i shoqeruar dhe me Cunamin katastrofik,mbi qiellin Japonez dhe pikerisht mbi Fukishima jane pare dhe filmuar disa objekte te paindentifikuara dhe te grupuara.

Te gjitha objektet kishin nje organizim te persosur ne levizshmeri dhe indentifikoheshin nepermjet dritave te fuqishme..Askush nga instutucionet pergjegjese nuk ka dhene nje shpiegim per kete fenomen


Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Japoni - UFO Empty Japoni - UFO

Mesazh  Androo 12.03.12 15:36

Nga Japonia një provë tjetër për ekzistencën e UFO-ve!

Japoni - UFO Images

Në bregdetin Hara-yadori në terrenin e Ogasawara Etchuu-no-kami, një anije e çuditshme dukej në thellësi.

Disa peshkatare u qasën pran saj me varkat e tyre të vogla dhe më pas e nxorën në breg.

Sipas artikullit (historisë së ngjarjes), anija ishte rrumbullakët dhe ngjante me një lloj kutie (Ku-Hako) që përdoret për të djegur temjan.
Dimensionet e saj, ishin mbi 3 metra.

Në pjesën e sipërme të anijes, kishte dritare prej xhami (të kristalta) në stil rrjete, ndërsa pjesa e poshtme ishte e hekurt dhe shumë e fortë.

Duke vështruar nga dritaret prej xhami, peshkatarët panë në brendësi të anijes një femër të vdekur me karakteristika të çuditshme.
Flokët e saj ishin të kuqe me tufa të bardha (refleksione), ndërsa fytyra e saj ishte ngjyrë rozë.

Tek gjendej e shtirë e pa jetë, ajo mbante një kuti katrore, rreth 60 cm, ndërsa pranë saj ishte një shishe 3.5 litrash dhe dy pjesë të një majaje të panjohur.

Peshkatarët, pas këtij takimi kaq të mistershëm, të bazuar në dijet e tyre rreth legjendave të hershme të asaj epoke shkruan: “Kjo femër mund të jetë vajza e një mbreti i një vendi tjetër e cila mund të ketë dashuruar një burrë tjetër pas martesës së saj dhe u dënua me një ritual vdekjeje. Meqenëse ishte princeshë, ajo u vendos në këtë anije dhe ju fal fatit të detit, nëse do të shpëtonte përfundimisht.

Nëse ky version është i saktë, atëherë brenda në kutinë katrore (anije) duhet të jetë dhe koka e prerë e të dashurit të saj”.
Specialistët dhe shumë shkencëtar, si dhe shumë teoriciene e konsiderojnë kutine katrore si anije jashtëtokësore, pasi përveç ngjashmërisë me fotografite dhe me disqet e vetë UFO-t, në dorëshkrimet e shpëtuara nga peshkatarët të aso kohe, janë skicuar dhe simbolet e çuditshme të anijes.

Përkundrazi, arkeologët bëjnë fjalë për simbole të panjohur të folklorit Japonez.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Japoni - UFO Empty Re: Japoni - UFO

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi