EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prostitucioni, a ekzistonte në tempujt antikë?

Shko poshtë

Prostitucioni, a ekzistonte në tempujt antikë? Empty Prostitucioni, a ekzistonte në tempujt antikë?

Mesazh  Valtoni 24.02.12 15:50

Prostitucioni, a ekzistonte në tempujt antikë?

Prostitucioni, a ekzistonte në tempujt antikë? Untitl10

“Prostitutat e shenjta” në Jerusalem, seksi nëpër tempujt e lashtë për nder të Afërditës? Shumë autorë të lashtësisë e përshkruajnë të ashtuquajturin prostitucion i shenjtë, me terma shumë të ashpër.

Por në fakt bëhet fjalë thjesht për legjenda, apo ka diçka më shumë në to? Disa historianë janë duke u përpjekur të gjejnë ndonjë thelb të vërtetë në tërësinë e burimeve dhe fjalëve që vijnë nga e shkuara…


“Zakoni më i shëmtuar në Babiloni, shkruan historiani Herodot (që mendohet se ka jetuar në vitet 490–425 para Krishtit) është përhapja e praktikës së prostitucionit në tempullin e Ishtarit.

Të gjitha gratë e vendit duhej që një herë në jetën e tyre të shkonin në këtë tempull dhe t’u jepeshin fizikisht të huajve në këmbim të parave.

Më pas historiani vazhdon: “Kështu drejt tempullit vinin vazhdimisht në karroca të mbuluara gra të pasura dhe shumë kryelarta për të kryer ritin”.


Mendohet që në aktivitete të tilla ishin përfshirë edhe persët në Detin e Zi. Sipas gjeografit grek, Strabon, “vajza të virgjëra rreth 12 vjeçe i dedikoheshin kultit të prostitucionit. Ato u jepeshin të huajve me shumë miqësi dhe madje i zbavitnin”. Zakone të tilla i gjejmë edhe te hebrenjtë.

Në Testamentin e Vjetër ka shumë pasazhe ku përmenden “Qadeshet”, një fjalë për praktikantët meshkuj dhe femra të kultit.
Bibla i cilëson ata si “dashnorë”. Në librin e 5 të Moisiut, prostitutat meshkuj ndaloheshin që t’i jepnin paratë e tyre “Shtëpisë së Yahwes”.

Kërkime të ndryshme në këtë lëmë, që janë bërë gjatë shekullit të kaluar, kanë zbuluar shumë referenca, që në fakt mbeten misterioze.
Shumë shpejt u konsiderua një fakt që priftërinjtë në botën lindore kryenin zhvirgjërimet e detyruara të femrave, apo se në vendet e kultit ndodhnin akte prostitucioni apo çiftëzime të çifteve të ndryshme.

Sipas Enciklopedisë së Teologjisë dhe Kishës, seksi në tempuj ishte një plagë morale dhe higjienike në trupin e njerëzve.
Po a është e vërtetë një gjë e tillë?

Akademikë të ndryshëm po merren aktualisht me shqyrtimin e legjendave erotike të Antikitetit.

Sipas disa shkrimeve të zbuluara rishtazi, del se akademikët e dhjetëvjeçarëve të shkuar e kanë ekzagjeruar paksa në përshkrimin dhe etiketimin e fenomeneve të tilla. Për shembull, nuk ka asnjë lloj prove në mbështetje të idesë së ekzistencës së ritualeve të zhvirgjërimit të dhunshëm nëpër vendet e kultit.

Ka nga ato shkencëtare femra që po merren me çështjen dhe mbajnë qëndrime edhe më radikale.

Ato vënë në dyshim vetë ekzistencën e fenomenit të quajtur “prostitucioni i shenjtë”, duke e quajtur gjithë këtë histori si një tërësi gënjeshtrash.

Sipas një libri të ri në lidhje me këtë subjekt, gjithçka ka nisur kur disa shkrimtarë grekë shpikën sjelljet e ulëta dhe të shthurura të të huajve, të cilat binin në kundërshtim me moralin e lartë të grekëve.
Po sipas autorëve, kjo shpikje e ndyrë në epokën moderne u shndërrua pak nga pak në një mit. Ka studiuese, të cilat janë të bindura që të ashtuquajturat “prostituta të shenjta” s’janë gjë tjetër veçse produkt i fantazisë mashkullore.

Por për të tjerë kërkues ky është një vlerësim që shkon përtej realitetit. Sipas tyre, edhe pse gjërat janë zmadhuar, fenomeni ekzistonte në të vërtetë.

Ata mendojnë se dikur ka pasur tempuj, të cilët kishin brenda edhe bordello, ose tempuj ku vajzat ndodheshin në shkallët më të larta të hierarkisë fetare, madje ka pasur edhe prostituta profesioniste që ua dhuronin paratë e tyre kulteve.

Aktualisht në rrethet shkencore po merr zë gjithnjë e më shumë debati në lidhje me këtë temë që zhvillohet mes historianeve të reja dhe profesorëve të shkollave të vjetra.

Të parat i denoncojnë të gjitha teoritë në lidhje me prostitucionin e tempujve, ndërsa të dytët vazhdojnë që të mbrojnë këndvështrimin e tyre të vjetër e patriarkal.

Megjithatë, ajo për të cilën të dyja palët bien dakord është fakti se në kohët antike ekzistonte prostitucioni nëpër rrugë, siç ndodh edhe sot e kësaj dite. Zakonisht prostitutat e asaj periudhe ishin shumë të lyera dhe mbanin mbi krye shalle të verdhë për t’u dalluar.

Prostitutat e Athinës i reklamonin trupat e tyre në rrëzë të Akropolit. Edhe në Romën e lashtë kishte prostitucion nëpër rrugë dhe madje Messalina, një prostitutë shumë e famshme, u bë edhe Perandoreshë e Romës kur vuri kurorë me Perandorin Klaudius.
Në tokën besimtare të piramidave ofroheshin gjithashtu shërbime trupore në këmbim të parave.

Prostitutat në Egjiptin e lashtë ua fërkonin klientëve të tyre trupin me kremra dhe pomada epshndjellëse.

Mesopotamia ishte një tjetër vend i lashtë i njohur edhe për moralin e dobët. Aty një prostitutë me emrin Shamhat e njohur me emrin “qejfleshë”, që shfaqet edhe në “Epin e Gilgameshit”, argëtonte të egrin Enkidu.

Edhe në luginën e Eufratit të paktë ishin ata që e kundërshtonin përhapjen e një zanati të tillë. Në një pllakë prej dylli të asaj periudhe të zbuluar në ditët tona rrëfehet historia e një gruaje të re që i priste klientët në shtëpinë e prindërve.

Në këmbim ata i jepnin ushqime të ndryshme. Por si ishte situata në qytetet e shenjta? Çfarë ndodhte përtej mureve të tempullit të Ishtarit? Pikërisht ky është një burim debatesh dhe kundërshtish mes shkencëtarëve të sotëm. Orienti i ka dedikuar ndërtesa të shumta perëndeshës së seksit dhe dashurisë. Himne të tëra janë krijuar për t’i thurur lavdi bukurisë së saj të pashoqe: “

Në buzë ajo është e ëmbël dhe jeta vetë gjendet në gojën e saj”, prostituta e Babilonisë.
Kulti i Ishtarit u përhap shumë shpejt edhe në veri, së pari në Qipro, ku grekët e ardhur erdhën në kontakt me perëndeshën dhe e quajtën më pas Afërditë.

Sipas një miti grek, e bukura Afërditë doli nga një pikë e kuqe në det, një pikë e kuqe gjak dhe plot spermë.
Ishte vendi ku Cronosi, sundimtari i Titanëve, kishte hedhur gjenitalet e të atit.
Perëndesha, “e lindur nga shkuma e detit”, nuk ishte e pafajshme, por një qenie e mbushur me epsh.

Në Uruk, 5000 vjet më parë, për nder të saj organizoheshin karnavale orgjiastike. Sipas disa informacioneve, nga ato kohë disa nga kërcimtaret dhe aktoret femra që merrnin pjesë në këto karnavale punonin edhe në tempullin e Ishtarit.

Megjithatë nuk ka asnjë provë, apo asnjë shenjë që të vërtetojë kryerjen e akteve seksuale dhe atyre të fertilitetit në altar, siç pretendohej dikur nga studiuesit.

Po atëherë mos vallë Herodoti e shpiku historinë për sa u përket riteve të tilla në Babiloni? Ka shumë historianë të rinj që mendojnë se po.

Megjithatë disa kohë më parë është zbuluar një dokument ligjor interesant rreth 3300-vjeçar i vjetër, në të cilin përshkruhet se si një burrë çoi me dëshirën e tij të bijën në tempull që ajo të shërbente në një le ta quajmë “departament të veçantë” të tij që ishte për prostitutat.

Sipas dokumentit, burri donte një hua në para nga prifti dhe në këmbim ai i dha të bijën që ky ta përdorte si prostitutë dhe të përfitonte prej saj paratë që i detyrohej i ati.

Por nuk dihet nëse ajo e ushtroi profesionin e saj në tempull, apo në rrugë. Për sa i përket prostitucionit të rrugës kemi dëshmi edhe nga Testamenti i Vjetër, në të cilin thuhet se prostitutat qëndronin nëpër rrugëzat ndanë shtëpive plot pluhur të Babilonisë.

Për sa u përket bordellove ato ekzistonin edhe në Greqinë e lashtë.
Korinthi ishte një udhëkryq në tregtinë detare me qindra anije që ankoroheshin në liman dhe përgjatë bregdetit rreshtoheshin pa fund punëtoret e seksit në kërkim të gjahut të tyre nga deti.

Por, ndërkohë, tempulli i perëndeshës së dashurisë, i cili qëndronte në majën e një shkëmbi, thonë se ka qenë edhe ai një vendqëndrim i një aktiviteti seksual.

Të paktën sipas asaj që shkruan Sraboni, tempulli i Afërditës ishte aq i pasur sa brenda tij ndodheshin rreth 1000 skllave.
Kështu mendohet se hordhi të tërë detarësh të etur për seks i ngjiteshin shkëmbit të tempullit.

Megjithatë këto të gjitha hidhen poshtë nga studimet e fundit të një profesoreshe të historisë antike në Universitetin e Oldenburgut në veri të Gjermanisë. Sipas saj, të gjitha hamendësimet mbi fakte të tilla dhe bordellot e shenjta në majë të shkëmbit bazohen vetëm në odet e Pindarit dhe se shumë shkrime të tjera janë keqinterpretuar.

Kjo teori mbështetet edhe nga fakti që shtetari athinas Solon, i cili ndërtoi shtëpi qejfi në Athinën e viteve 590 para erës sonë, vendosi gjithashtu edhe taksa për prostitucionin dhe të ardhurat e qytetit, pra edhe ato nga prostitucioni u përdorën për të ndërtuar tempullin e perëndeshës së dashurisë.

Ka edhe mite të tjera që flasin për seksin në tempuj. Njëri syresh na çon sërish në Babiloni, te kulla 91 metra e lartë me majë piramide, e cila vazhdon të mbetet një nga mrekullitë e botës së lashtë.
Sipas disa burimeve e gojëdhënave, në majë të kësaj piramide kishte një vend të shenjtë, në të cilin ndodhej një shtrat, ku një vajzë e zgjedhur flinte natën dhe përgatitej për të ashtuquajturën “martesa e shenjtë”, që ishte një akt simbolik seksual i saj me zotin Marduk.

Megjithatë është shumë e vështirë që në kaq kohë distancë të gjendet e vërteta në lidhje me çështje të tilla, ndaj të cilave gjithnjë e më tepër po dalin kundërshtarë të teorive të vjetra.
Valtoni
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi