EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kinë - UFO

+2
Fikrro
Admin
6 posters

Shko poshtë

Kinë - UFO Empty Re: Kinë - UFO

Mesazh  Admin 27.03.09 0:53

Kine : Qeveria sheh nje UFO

Kinë - UFO Chine-10

Kete here personalite zyrtare nuk mund te injorojne ate qe ata kane pare.
Kjo ka ndodhur ne 24 shkurt 2009 rreth ores 18 ne nje avion te kompanise Southern Airlines ne drejtimin Nankin te Kines.
Ne avion gjendeshin anetare te qeverise kineze dhe gazetare gjate kohes qe mbahej nje mbledhje.
Ne nje moment nje gazetare sheh nje objekt te çuditeshem qe levizte jo larg avionit.

Reagimi i pare ishte thirrja e sherbimit te sigurimit dhe reagimi i dyte fotografimi i objektit.
Ky lajm eshte dhene nga agjencia zyrtare e shtypit e qeverise se Republikes popullore te Kines, , « Xinhua News Agency ».


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 30.08.09 23:40, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinë - UFO Empty Re: Kinë - UFO

Mesazh  Fikrro 09.10.10 22:48

Uffot perseri ne qiellin Kinez





Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinë - UFO Empty Re: Kinë - UFO

Mesazh  Odin 31.03.12 21:02

E pabesueshme, një UFO nuk i ndahet avionit me pasagjerë

Kinë - UFO Ufo-himalaje

Është një ndër filmimet e fundit që mund të cilësohet si më interesanti për sa i përket gjurmëve të objekteve faturuese të paidentifikueshme në qiell.

Shumë persona e cilësojnë si një disk UFO.

Megjithatë faktet flasin për një filmim, i cili është regjistruar nga bordi i një avioni, që në atë moment ndodhej mbi Malet Himalaja gjatë ditës së shtunë më 25 mars të 2012.

Më poshtë keni videon ku secili mund të japë gjykimet e tij.

Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinë - UFO Empty Kine - ufo

Mesazh  flamur_it 30.04.12 1:47

shikoni me kujdes esht evertet kjo apo jo?
flamur_it
flamur_it

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinë - UFO Empty Re: Kinë - UFO

Mesazh  Zattoo 11.06.13 11:12

Aeroplani goditet nga një objekt i paidentifikuar

Kinë - UFO F1_11-goditja1370939409
Një aeroplan udhëtarësh është detyruar të bëjë ulje emergjente pasi një objekt i paidentifikuar e ka goditur atë në “hundë” derisa ishte në shtatë mijë e 900 metra lartësi, shkruan DailyMail.

Pjesa e përparme e Air China Boeing 757 është shtypur dhe dëmtimi dukej i qartë kur ai zbriti në aeroport.

Piloti ka thënë se aeroplani filloi të kishte probleme dhe kështu u detyrua të thirr kontrollorët ajrorë. Ai pas pak çastesh ishte lejuar të kthehej në aeroport.

Ekspertët kanë thënë se hetimet kanë rritur dyshimet se aeroplani është goditur nga një “objekt i jashtëm”.

Sidoqoftë, ata nuk besojnë se është shkaktuar nga ndonjë shpendë pasi në “hund” nuk ka gjak.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinë - UFO Empty Re: Kinë - UFO

Mesazh  Zattoo 17.10.13 21:47

Në Hong Kong, ish-gazetar i televizionit Xiaodong Wu Yi është i sigurt që ka kapur imazhet e një UFO në natën e 6 Tetor 2013-
Objekti i ndritshëmi në formë diamanti fluturonte mbi qytet.

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinë - UFO Empty Re: Kinë - UFO

Mesazh  Odin 21.07.14 20:02

UFO-t përplasen në Kinë, fshatarët të tronditur nga ‘topi gjigant i zjarrit’


UFO crash lands in China par ReCorp

Banorët e fshatrave në provincën Heilongjiang të Kinës thanë se kanë parë tre UFO të binin nga qielli të premten në mëngjes.

Fshatarët panë disa objekte metalike rrethore të rrëzoheshin në tokë shoqeruar me një zhurmë të madhe, dhe më pas një flakë gjigante u shkëput duke rënë në kopshtin e perimeve të njërit prej banorëve.

“Unë pashë një top të madh zjarri, dhe mendoj se ishte një meteorit. Pa u menduar dy herë u fsheha brenda shtëpisë dhe kam pritur deri sa objekti të ulej” , thotë një fshatar për Chinatopix.com.

China News e përshkroi objektin si një top gjigant argjendi i rrethuar me disa shenja djegieje. Objekti në foto është raportuar të jetë rreth 2.5m i gjerë dhe peshon rreth 90kg sipas OpenMinds.TV .

Ndërsa hetuesit mbërritën në vendngjarje për të shqyrtuar objektin, historitë filluan të dalin, duke ofruar një shpjegim të mundshëm për të gjitha emocionet e të pranishmëve.

Sipas News Service pak para se banorët e fshatit kinez të dëshmonin objektetin fluturues të paidentifikuar në qiell, një raketë ruse “Proton-M” u ngjit duke mbajtur një satelit komunikimi i cili u shkëput menjëherë pas fillimit të tij të premten në mëngjes duke u djegur në atmosferën e Tokës. Ndërsa Rusia pretendon se raketa e tyre u shpërbë kryesisht mbi tokë, media kineze mendon se jo të gjitha pjesët e raketës u rrëzuan të djegura në tokë. Megjithatë nuk dihet akoma nëse janë pjesë e objekteve fluturuese të paidentifikuara apo pjesë nga raketa ruse. Hetimet në Kinë ende vazhdojnë.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kinë - UFO Empty Re: Kinë - UFO

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi