Ndërgjegjshmëri
2 posters
Faqja 1 e 1
Ndërgjegjshmëri
NDËRGJEGJSHMËRI
PA GJYKIM
• Shiko, por MOS GJYKO. Merr një qëndrim të lirë nga gjykimet. Vetëm faktet. Përqëndrohu në “çfarë”, jo në “të mirën” ose “të keqen”, “të tmerrshmen” ose “të mrekullueshmen”, në atë që “duhet” ose “nuk duhet”.
• DALLOJI DHE SHKËPUTI MENDIMET E TUA nga faktet, nga “kush, çfarë, kur dhe ku”.
• PRANO çdo çast, çdo ngjarje, ashtu si një çarçaf i shpalosur në lëndinë pranon edhe diellin edhe shiun dhe çdo gjethe që bie mbi të.
• PRANO të dobishmen, të shëndetshmen, por mos e gjyko. PRANO të dëmshmen, të padobishmen, por mos e gjyko.
• Në qoftë se zbulon që e gjykon veten, MOS GJYKO GJYKIMIN TËND.
ME NJË MENDJE TË NDËRGJEGJSHME
• BËJ VETËM NJË GJË NË NJË KOHË.
Kur je duke ngrënë, ha.
Kur je duke ecur, ec.
Kur je duke u larë, lahu.
Kur je duke punuar, puno.
Kur je në një grup ose një bisedë, përqëndroje vëmendjen tënde në po atë çast ku je me personin tjetër.
Kur je duke menduar, mendo.
Kur je duke planifikuar, planifiko.
Kur je duke kujtuar, kujto.
Bëj çdo gjë me vëmendjen tënde të plotë.
• Nëse veprime të tjera ose mendime të tjera ose ndjenja të forta ta heqin mendjen, LARGOJI dhe kthehu në atë që po bën – prapë e prapë e prapë.
• PËRQËNDROJE MENDJEN TËNDE. Po të zbulosh që je duke bërë dy gjëra njëkohësisht, ndalu dhe kthehu në një gjë të vetme në një kohë.
ME EFEKTSHMËRI
• PËRQËNDROHU NË ATË QË FUNKSIONON. Bëj atë që duhet bërë në çdo situatë. Largohu nga “e drejtë" dhe "e padrejtë", "e vërtetë" dhe "e gabuar", "duhet" dhe "nuk duhet".
• RESPEKTO RREGULLAT E LOJËS. Mos “ta prish hundën për ta dënuar fytyrën”.
• Vepro aq SHKATHËT sa mundesh, duke iu përgjigjur nevojave të situatës në të cilën gjendesh. Jo të situatës ku dëshiron të jesh; jo të situatës që është “e drejtë”; jo të situatës që është më e këndshme; jo të situatës që ... Mbaji parasysh QËLLIMET E TUA në këtë situatë dhe bëj atë që është e nevojshme për t’i realizuar.
• LARGOHU NGA hakmarrja, inati i kotë dhe hipokrizia, që të plagosin dhe nuk të hyjnë në punë.
S.L

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi