EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhajnizmi

Shko poshtë

Xhajnizmi Empty Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri 01.02.12 11:17


Xhajna themeluesi i xhajnizmit, është nga Kasti Kshatria, që është klasë e luftëtarëve dhe princave. Atij i është dhënë emri Xhina që ka kuptimin ngadhnjyesi dhe emri Mahavira që ka kuptimin trimi i madh. Xhajna në shek. VI. para erës sonë ka bërë një jetë të thjeshtë, me edukim shpirtëror dhe nuk ka veshur asgjë.

Është munduar që doktrinën e tij ta përhapë në mesin e popullit dhe ka përfituar shumë simpatizantë dhe nxënës. Sipas transmetimeve ai ka vdekur në moshën 72 vjeçare, në vendin e quajtur Pava.

a. Librat e shenjtë

Ligjëratat e Mahavirasë në fillim janë transmetuar gojarisht. Në vitin 300 para erës sonë në Pataliputra u mblodh një koncil, i cili punoi për grumbullimin e teksteve të humbura. Ata kanë grumbulluan një pjesë të teksteve, por nuk kanë mundur që të pengojnë zhdukjen e një pjese të madhe të transmetimeve.

980 vjet pas vdekjes së Mahavirasë, në Koncilin e të veshurve me të bardha të tubuar në Vallabhi, pjesët e mbetura të transmetimeve gojore janë përmbledhur në një libër me titull “Siddhanta”.

Vepra është në gjuhën prakrite. Në parimet të cilave duhet t’iu përshtaten priftërinjtë bëjnë pjesë legjendat dhe doktrina e xhajnizmit. Xhajnistët e pranojnë se ato janë grumbulluar brenda shekujve V. para e. s.-VIII. pas e.s. Edhe kritikët historikë pohojnë se tekstet më të vjetra të veprës shkojnë deri në shek. III. para e.s.

Ndërsa fraksioni “Ata që vishen me ajër” i xhajnizmit librat e shenjta të tyre që vishen me të bardha nuk i vlerësojnë si të vërteta dhe nuk i pranojnë.Për ata vendin e këtyre librave e zënë veprat me titull “Vedat”,të cilat janë prodhim i katër grupeve të mëdha të dijetarëve, të cilat përmbajnë historinë botërore të xhajnistëve,konceptet për universin, filozofinë e tyre, mendimet e tyre për etikë dhe adhurim. Përveç librave që llogariten të vërteta nga ana e të dy fraksioneve,ka edhe shumë libra të tjerë hyjnorë, libra tregimesh dhe traditë etike.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhajnizmi Empty Re: Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri 01.02.12 11:18

b. Xhajna

Bashkohësi i Budës dhe princi, siç ishte Buda, Tima (Xhajna) si rrugë të tij për shpëtim kishte zgjedhur asketizmin. Pas vdekjes së prindërve të tij, ai e la shtëpinë, gruan dhe fëmijët dhe u bë murg.

Pas një viti i hoqi edhe teshat që kishte në trup dhe filloi të shëtisë i zhveshur. Pas meditimit 12 vjeçar nën një dru pranë lumit gjeti shpëtim në reinkarnacion (Samsara). Kështu që u bë një Xhina (ngadhnjyes), Tirtankara (çelës kalimesh), Mahavira (trim), Bagavat (i përsosur).

Pas kësaj ai përmendet me emra të ndryshëm nderi. Është munduar që me ligjëratat e tij të ndriçojë popullin dhe përreth tij ka grumbulluar murgj dhe murgesha.Pas 30 vite jetë shpirtërore në vitin 527 para e. s. vdes në Parapuri. Sipas studiuesve europianë kjo rastis në vitin 447 apo 467 para e. s.

Hyrja e tij në nirvana llogaritet si fillim i kalendarit xhajnist. Bashkësia e tij gjatë kohës është përhapur në Bihar dhe Orissa. Më vonë një pjesë e priftërnjve braktisën traditen e mësuesit që shëtiste i zhveshur. Kështu që bashkësia e tij u nda në dy pjesë: Dig-ambara (ata që vishen me ajër) dhe Svet-ambara (ata që vishen me të bardha). Në shek. I. të erës sonë, për shkak të disa çështjeve të tjera fetare ndodhi ndarja definitive në mes dy fraksioneve.

Nën mbrojtjen e sundimtarëve të ndyshëm, në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit I. xhajnizmi u përhap në Indinë Veriore,Dekkan dhe Indinë Jugore, ndërsa në fillim të mijëvjeçarin II.u përhap në Guxharat dhe arriti periudhën më madhështore. Regresi i tij filloi me përhapjen në Indi të budizmit dhe islamit. Supozohet se sot ka afërsisht 2 milion xhajnistë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhajnizmi Empty Re: Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri 01.02.12 11:20

c. Koncepti për gjithësinë

Sipas xhajnistëve ata që besojnë në këtë fe janë të pavdekshëm dhe të amshueshëm. Gjithësia nuk ka themelues. Gjithësia ka një madhësi importante dhe rreth saj ka një boshllëk. Në këtë gjithësi gjendet toka e rrumbullakët. Ndërsa në mesin e tokës ekziston mali i botës. Detrat dhe kontinentet janë të renditura në formë rrethi rreth Malit të Botës.

Ndërsa nën tokë gjendet bota nëntokësore. Këtu jetojnë demonët dhe zanat, krijesat e së keqes. Nën të gjendet ferri, në të cilin gjenden ata që kanë dënime të rënda. Ata aty do të qëndrojnë deri sa të përfundojnë dënimet e tyre. Ndërsa në sipërfaqe të tokës gjendet bota e qiejve të renditur kate kate. Në këto kate të ndryshme sipas forcës së tyre janë të pozicionuara krijesat hyjnore.

Edhe pse në mesin e zotrave jetojnë gjatë, përsëri në fund ato zhduken. Mbi botën e qiellrave ka edhe një botë tjetër dhe ajo është vendi misterioz te i cili është kthimi. Këtu qëndrojnë ata që kanë shpëtuar. Ky vend është për ata që kanë shpëtuar prej mundimit të kthimit përsëri në botë. Gjithësia është e përhershme dhe nuk është e krijuar.

Këtu rregullat as nuk ndryshojnë, as nuk shtohen, as nuk zvogëlohen e as nuk shkatërrohen. Bota përbëhet prej krijesave të përhershme të gjalla dhe jo të gjalla. Krijesat jo të gjalla janë vendi, lëvizja, qetësia, koha dhe materia. Krijesat e gjalla
janë krijesat shpirtërore.

Këto janë në masë të shumtë, gjenden në tërë botën, trupëzohen në tokë, në ujë, në zjarr, në erë, në bimë, në kafshë, në krijesat e ferrit, në njerëz dhe në zotëra. Shpirtërat si ekzistenca janë plotësisht të pavarura nga njëra tjetra, por ndikojnë në njëra tjetrën.

Çdonjëra është e pakrijuar dhe ka një njësi të pandashme. Çdo shpirt ka kapacitete dhe specifika natyrore të shumta e të pakufizuara.Ai di çdo gjë dhe ka energji të pakufizuar. Kur del jashtë dëshirave dhe brengave gjendet në pozitën e të shenjtës.

Më e rëndësishmja nga krijesat jo të gjalla apo krijesave që nuk janë shpirtërore është materia.Materia krijohet prej atomëve të panumërt, nuk mund të ndahet dhe nuk mund të kuptohet me shqisa.

Atomet mund të zgjerohen, të mbështillen dhe mund të mbushen në vende të mëdha dhe të vogla. Çdo atom ka ndjeshmëri për erë, ngjyrë dhe shije. Sipas ligjeve të tyre ata bashkohen mes vete ose me të tjerë dhe kështu krijojnë grupin. Nëpërmjet kësaj nxjerrin në pah dukuri të ndryshme të botës.

Materia mund të ndikojë në shpirtin, në të mund të shkaktojë ndryshime radikale. Materia, e cila mund të ndikojë në shpirtin, diturinë gjenerale dhe energjinë e pakufizuar të shpirtit e mbulon, kështu fuqia njohëse e shpirtit dobësohet,i zvogëlohet forca, i humb specifikat e natyrës së vet, hyn në një trup kalimtar, habitet me brengat dhe dëshirat e veta.

Në veten e tij ndërton një fat të caktuar dhe kjo e bën të domosdoshme që ata të ekzistojnë gjatë një kohe të caktuar në njërën nga format e katër krijesave, si kafshë, njeri, krijesë qiellore dhe krijesë ferri.

Materiet, që ndikojnë në shpirt, në të krijojnë “karman”, e cila, sipas asaj që e pranojnë të gjithë filozofitë indiane, jep vendim për ekzistencën e gjërave substanciale përplot me mistere dhe për ekzitencën e gjallesave.

Marrëdhëniet e substancës shpirt dhe karma janë pa fillim dhe pa mbarim. Kur një shpirt është në gjendje aksioni, atëherë pjesët e materies që gjenden në vendin e okupuar nga ai, ndikojnë në të dhe, sikur që pluhuri ngjitet dhe mbetet në trupin e lyer me vaj, ashtu edhe elementet materiale janë ngjitur dhe kanë mbetur në shpirt.

Materiet e marra në shpirt marrin formën e caktuar të karmasë dhe sipas karmasë krijojnë pjesët e ndryshme të trupit. Forma e karmasë, edhe pse është vazhdimi dhe ardhmëria e materies që është mbushur në shpirt, varet nga vlera etike e veprave të kryera nga materia që ndikon në shpirt.

Veprat e mira krijojnë karman e mirë, ndërsa veprat e këqia krijojnë karman e keqe. Prodhimi pas themelimit të karmasë është shkak që ajo të zhdukë vetveten.Por në çdo moment, çdo lëvizje është shkak për formimin e karmasë së re, vendin e asaj që zhduket e zë një e re. Kështu që, zinxhiri i ekzistimit si i pafillim dhe i pambarim vazhdon të ndjekë njëra-tjetrën.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhajnizmi Empty Re: Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri 01.02.12 11:22

ç. Doktrina e shpëtimit dhe udhëzimit

Qëllimi i doktrinës xhajna, si në çdo sistem metafizik të indusve, është që shpirtin ta shpëtojë nga rrotullimi i përhershëm i çarkut të lindjes dhe vdekjes. Është shpëtimi i shpirtit nga mosndryshimi, përsëritja, lodhja dhe kompleksiteti i sansara-së (samsara). Çdo shpirt nuk ka mundësi që ta arrijë këtë qëllim, sepse shumë shpirtëra nga natyra e tyre janë abhavjas, d.t.th., shumë shpirtëra nuk posedojnë aftësi dhe dituri për të arritur këtë shenjtëri.

Por ai paprerë vazhdon të rrotullohet në rrethin e lindjes dhe vdekjes. Vetëm se, shpirtërat që posedojnë aftësi të posaçme në fund të trupave (duke kaluar nëpër shumë trupa) të panumërt mund të arrijnë në “qetësinë e përsosmërisë” (siddhi, nirvana). Duke punuar në pjekurinë e unit të tyre ata dëshirojnë të ndajnë dhe të shpëtojnë shpirtin nga materia e ndytë.

Këtu ka dy çështje me rëndësi. E para është nevoja e pengimit të ndikimit të materies së re karma në shpirt, kurse e dyta është nevoja e zhdukjes së karmasë ekzistuese në shpirt. Mbrojtja nga karma dhe shpartallimi i saj varen nga këto pesë ndalesa: të mos vrasësh, të mos vjedhësh, të mos gënjesh, të mos jetosh pandershëm, të mos mundohesh që me lakmi të tepërt të bëhesh pronar i pasurisë së tepërt.

Para së gjithash ka nevojë për një disipilinë të fortë, për një durim ndaj vështirësive, për mbytjen e epshit, për studim dhe mendim. Shkurtimisht, është asketizmi i jashtëm dhe i brendshëm ai që hap rrugën e së shenjtës.

Vetëm priftërinjtë dhe priftëreshat, të cilët mund plotësisht të braktisin botën, mund të
largojnë mendjet e tyre nga të gjitha çështjet e kësaj bote, dhe mund të shpëtojnë, mund të shpresojnë se në fund të luftës së ashpër që bëjnë me epshet e tyre mund në të ardhmen të arrijnë përsosmërinë dhe mund që në të ardhmen të shpëtojnë nga sansara.

Shpirti si një pronar i diturisë së përgjithshme, apo si kavalin, që qëndron në tokë pa brenga dhe pa dëshira dhe që shëtit deri sa të zhduket edhe mbeturina e fundit e karmasë, si kungulli i pastër nga ndytësia që qëndron mbi ujë, pa mos u takuar me asnjë vështirësi materiale lartësohet deri në majë të botës.

Arrin afër shenjtërive që qëndrojnë si ombrellë në majë të universit dhe në burimin e sekreteve (Ishatpragbhara), që jetojnë të padukshëm dhe pa trup.Këto më në fund zënë 2/3 e hapësirës në proporcionalitet me krijesat në përgjithësi.

Dhe atje shijojnë lumturinë e pafund, të pavdekshme dhe të papakësueshme. Asnjëherë nuk bien në rrezikun e sansarasë. Krahas forcës dhe diturisë gjenerale ata, pa mos u marrë me punë të kësaj bote, jetojnë në qetësi duke ia kthyer shpinën botës.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhajnizmi Empty Re: Xhajnizmi

Mesazh  Fakiri 01.02.12 11:23

d. Adhurimi

Udhëheqja shpirtërore e komunitetit xhajna është në duart e priftërinjëve dhe priftëreshave.Sikur priftërinjtë edhe populli kryen lutjet e caktuara ditore.Gjatë adhurimit këndojnë këngë fetare për Tirthankaratë, meditojnë dhe pendohen.

Realizojnë lëvizje të caktuara. Mundohen që të mos lëndojnë asnjë gjallesë dhe për këtë ushqehen me ushqime bimore. Pije dehëse nuk përdorin, për arsye se, sipas xhajnistëve në to gjenden gjallesa. Duke u frikësuar mos iu futet ndonjë gjallesë në gojë, pasi errësohet nuk hanë fare.

Madje asketët parimorë, nga meraku mos përtypin aksidentalisht ndonjë gjallesë në ajër, rregullisht, sikur kirurgët modernë, gojën e mbyllin me një mbulesë. Janë të njohura spitalet e xhajnistëve për vizitat dhe shërimin e gjallesave, të ndërtuara nga komunitetet xhajniste. Xhajnistët fetarë i japin shumë rëndësi vdekjes nga uria.

Xhajnistët besojnë se në botërat qiellore ekzitojnë shumë zotra. Vetëm se këta i janë nënshtruar reinkarnacionit. Njeriun nuk e ndihmojnë në rrugën e shpëtimit. Edhe Tirthankaratë pasi arrijnë në nirvana,nuk kanë forcë të ndikojnë në ndodhitë botërore. Krahas kësaj atyre iu është kushtuar një kult madh.

Kështu që xhajnistët besojnë se me të menduar Tirthankaratë, me të shenjtëruarit e tyre, shpirti do të lartësohet, do të pastrohet dhe për këtë atyre ju bëjnë shumë respekt. I shenjtërojnë dhe i adhurojnë idhujt që gjenden në tempujt madhështorë të xhajnistëve.

Përpara tyre këndojnë këngë fetare dhe flijojnë nga pemët dhe perimet. Përpara tyre vëndosin llamba dhe fumigante (lëndë tymosëse), dhe i vajosin idhujt dhe i zbukurojnë me lule. Dhe përsëri i vizitojnë vendet ku besohet se jeton Tirthankara.

Nga malet e njohura që vizitohen janë Mali Parasnath, Shatrunxhaja, Girnar dhe Abu. Për realizimin e dëshirave botërore ju bëhet lutje Tarthankarasë dhe zotërave, ndërsa disa xhajnistë ju luten edhe zotërave indianë si Bhayron, Hanuman, Ganesha. Adhurimi në tempuj nuk udhëhiqet nga priftërinjtë, por, nga vetë populli. Në disa raste në tempujt xhajnistë haset edhe në brahmanë të cilët punojnë me pagë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhajnizmi Empty Re: Xhajnizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi