EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teutonët

Shko poshtë

Teutonët Empty Teutonët

Mesazh  Fakiri 30.01.12 20:33

Feja e vjetër teutone (fis i vjetër gjerman)

Teutonët janë një grup i një populli indoeuropian, të cilët në aspektin gjuhësor më afër janë me keltët dhe italikët. Ende nuk është e qartë se emri i tyre rrjedh prej keltëve apo prej teutonëve (gjermanëve).

Kjo fjalë shihet në Posejdonjos, në vitin 80 para e.s. Teutonët janë përhapur prej Skandinavisë Jugore dhe prej Gjermanisë Veriore. Ata kishin koncepte të ndryshme dhe nuk kanë patur një fe të caktuar dhe të përbashkët. Ne këtu do të flasim për parimet e tyre të përbashkëta dhe të përgjithshme.

Njoftimet më të vjetra për fenë teutone hasen te Cezari, Straboni, Tacutus, Ammianus, Mercellinus,Jordanes dhe Prokop, të cilët janë shkrimtarë të periudhës së vjetër. Më vonë këta i pasojnë aktivitetet e misionarëve krishterë, gjegjësisht lajmet për ligjet kundër traditave të idhujtarisë.Në lidhje me këtë çështje,shumica e teksteve runen (tekste të shkruara me shkrim të vjetër teuton) dhe fjalët magjike zënë një vend të rëndësishëm.

Provat më të vjetra të besimit teuton janë ato të mbetura prej Periudhës së Gurit dhe Bronzit në Suedi dhe në Norvegji,të cilat paraqiten nëpër vizatime të ndryshme nëpër shkëmbij. Traditat e tyre për të vdekurit dhe për besimin në shpirtin mund të përcaktohen në bazë të disa mundësive.

Edhe pse burimet për madhështinë e teutonëve janë të pakta, në veprat me titull “Edda” dhe “Sagas” gjenden dokumentacione me vlerë për teutonët e vjetër. Vetëm se, pyetja se sa mitologjitë për zotin që shpjegohet nëpër disa tema, mund të jenë të vazhdueshme për të gjitha hapësirat teutone, mbetet pa përgjigje. Megjithatë, përsëri burim kryesor për fenë teutone është Edda.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teutonët Empty Re: Teutonët

Mesazh  Fakiri 30.01.12 20:36

b. Zotat dhe kultet e tyre

Zotat më të rëndësishëm të teutonëve janë Frej, Ziu, Donar dhe Wodan. Tacitus këta i konsideron të njëjtë me Marsin, Jupiterin dhe Mërkurin.Më i vjetri nga këta është Ziu (Tyr), Zoti i Qiellit.Te saksonët e vjetër përmendet me emrin Saxnot.Ai është përfaqësuesi i jetës së shenjtë dhe i jetës ligjore. Kurse te teutonët perëndimorë dhe ata veriorë është zot i luftës.

Donar, është zot i furtunës dhe i prodhimit, zoti më i dashur i fshatrave të Islandës. Po ashtu, edhe normanët dhe vikingët e kanë zhvilluar kultin e tij. Kulti i tij edhe në periudhën e Krishetrizmit ka jetuar një kohë të gjatë.

Ky zot që cilësohet si mbrojtës i mitologjisë, i adhuruesve të alkoolit dhe i gjarpërinjve Midgard, ka luajtur rolin edhe të mbrojtësit. Arma e Donarit ishte çekani, kurse kali i tij ishte Sleipnir, me tetë këmbë dhe magjik, i cili atë e bartte në ajër. Edhe dy korba që i bartte në shpinë, të cilët çdo gjë që shihnin gjatë fluturimit ia përshtatnin atij dhe e lajmëronin atë.

Frej, ishte prej zotave gra dhe ishte hyjneshë e prodhimit dhe e dashurisë. Sidomos Nerthusi me dy gjini dhe Frigg, që është nëna e zotave për ardhmërinë dhe gruaja e Odinit, luajnë rol të rëndësishëm.

Feja teutone është besim në shumë zota. Vetëm se edhe besimi në një zot nuk është harruar në asnjë rajon.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teutonët Empty Re: Teutonët

Mesazh  Fakiri 30.01.12 20:38

c. Murgëria dhe kulti

Popujt teutonë nuk e njihnin klasën e murgjve dhe organizatën e tyre. Flijimin e sakrificave e bënte çdo njeri vetë. Vetëm se, ritualet e rëndësishme i realizonin administratorët botërorë të rajonit.Adhurimi më tepër bëhej nëpër pyje (zabele) dhe vende të shenjta. Më vonë filloi të bëhet nëpër shtëpi, salone për sakrificë. Rrallëherë shihej edhe sakrifica njeri, i cili flijohej, sidomos, për zotin Odin.

Sipas shpjegimeve të Strabos, në Kimberuler, murgeshat me flokë të bardha dhe të veshura me të bardha,në kokat e robërve të luftës vendosin lule,i afrojnë afër një kazani dhe, duke e mbajtur kokën mbi një skaj të kazanit, ia presin qafën dhe gjaku i tyre rrjedh brenda në kazan. Kështu që duke shikuar në gjakun e derdhur në kazan, japin lajme edhe për ardhmërinë.

Adam von Bremen, shpjegon se në Uspala në kohën ekuinoks (dita kur nata dhe dita janë të barabarta) të (pran)verës, ditën dhe natën theren nga nëntë njerëz sakrifcë dhe pastaj trupat e tyre i varin në një zabel.

Sipas besimeve popullore teutone, burime uji të panumërta, male, pyje, shtëpi janë vende ku gjenden viganët, zanat dhe shkurtabiqët që kanë të bëjnë me shpirtin. Këto krijesa, në të shumtën e rasteve veprojnë pozitivisht ndaj njeriut.

Ata njeriut i mësojnë fuqinë magjike të kullosës, gurëve,shkrimit dhe fjalëve. Sipas asaj që kuptohet prej vendeve të kultit në Upsala, teutonët në periudhat e mëvonshme kanë edhe vizatimet e tempujve dhe të zotit.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teutonët Empty Re: Teutonët

Mesazh  Fakiri 30.01.12 20:40

ç. Besimi në fat

Zotat teutonë jetojnë në majën e botës, të quajtur Asgard, që është si një familje zotash nën udhëheqjen e Odinit, kurse vendi i tyre i ngjante vendit të njeriut.Sipas teutonëve, zotat janë qenie që zotërojnë fuqi magjike dhe të nxjerra prej formës së njeriut dhe gjenden nën administrimin e fatit për jetesë dhe për zhdukje.

Për këtë ata nuk janë të përhershëm.Zoti Odin(Wodan)për të mësuar kohën e fatkeqësisë, Mimirit Vigan i ka dhënë syrin, kurse për të lidhur ujkun e Ziu Fenrisit, zotit të luftës, e ka sakrifikuar dorën e djathtë të tij. Zotat e dinë fatin e tyre se janë duke shkuar drejt hiçit, por nuk u mjafton forca që kanë për të ndryshuar atë.

Planifikues të fatit, që është i dënuari i gjithësisë, dhe realizues të atij plani ishin tre hyjnesha.Këto ishin tre zota të quajtur Urd (i bërë),Werdandi (bëhet) dhe Skuld (do të bëhet),të cilat qëndrojnë në një dru frashëri. to tjerrin dhe endin fijet e jetës së njerëzve dhe të zotave.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teutonët Empty Re: Teutonët

Mesazh  Fakiri 30.01.12 20:44

d. Koncepti për vdekjen

Sipas teutonëve,vdekja është një mjet,i cili njerëzit i bart pranë familjes që jetuar më parë.Njeriu i vdekur,në kodrinat e varreve takohet me anëtarët e familjes që kanë vdekur më herët dhe kështu vazhdojnë bashkërisht të jetojnë jetën e kësaj bote.

I pari në botën e të vdekurve është zoti Hel.Atje arrihej me anë të një ure prej ari, e ndërtuar prej dy vajzave mbi një lumë të quajtur Gjöll.Të pafajshmit do të jetojnë në vendin e Helit të padënuar, por jo edhe të gëzuar.

Ndërkaq mëkatarët, aty afër të tjerëve do të torturohen nga Garm, qeni i ferrit. Ata pastaj do të bien në gropa me baltë, të mbushura me shpata, do të lëndohen dhe do të ndiejnë dhimbje.

Kurse fati i atyre që vdesin në luftë, çdo njëri sipas plagës që ka, do të bëhet përsëri i ri dhe do të shërohet.Kurse qumështi i Dhisë së Heidrun-it,atyre do t’u dhurojë një jetë të përhershme.

Edhe një derr mashkull,i quajtur Shehrimnir,çdo herë pasi që të hahet do të ringjallet përsëri,dhe ata do t’i ushqejë me mishin e tij.Atje edhe këngëtarët dhe instrumentalistët do t’i kënaqin dhe do t’ua mundësojnë që ditët që nuk kanë fund t’i kalojnë me gëzim.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teutonët Empty Re: Teutonët

Mesazh  Fakiri 30.01.12 20:46

dh. Koncepti për eskatologjinë

Bota pas vdekjes së zotit Baldurs, gjithmonë do të shkojë drejt të keqes, morali dita-ditës do të shkatërrohet, vëllezërit do të vrasin njëri tjetrin.Fëmijët vëlla-motër do t’i prishin lidhjet gjenetike;prostuticioni dhe luftërat do të përhapen; asnjë mashkull me tjetrin nuk do të jetë i pajtuar.

Veç se, para ditës së kiametit, Krimbi Fenris dhe Gjarpëri Midgard, do t’i prishin lidhjet dhe do të zhduken në det,yjet do të bien nga qielli,tokën do ta përfshijë një tym dhe një zjarr, kurse një temperaturë e madhe do të ngritet në qiell.

Megjithatë, pas zhdukjes së gjithçkaje, bota përsëri do të dalë prej detit dhe do të
fillojë një jetë e re. Ndërkaq zotat, do të grumbullohen në një shesh të gjerë të quajtur sheshi Ida dhe do t’i gjejnë mbishkrimet e mbetura prej periudhave më të hershme dhe do t’i mësojnë të vërtetat e humbura.Të gjitha fatkeqësitë do të shndërrohen në mëshirë dhe duke ndenjur në saraje prej ari, do të vazhdojnë të shijojnë jetën e tyre.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teutonët Empty Re: Teutonët

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi