EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fraksioni ufologjia është prej feve më të reja

Shko poshtë

Fraksioni ufologjia është prej feve më të reja  Empty Fraksioni ufologjia është prej feve më të reja

Mesazh  Fakiri 30.01.12 18:37

Ufologjia

Fraksioni ufologjia është prej feve më të reja që më së tepërmi kërkon të kihet kujdes.

Temë e doktrinës dhe e pritjes për udhëzim janë ufot. Ithtarët e fraksionit veten e quajnë “planetarienë”. Ufo është shkurtesa e fjalës Unkown Flying Object, që ka kuptimin, objekt i panjohur fluturues.Krijesat që jetojnë në yje vlerësohen si mjete dhe si anije kozmike, që me fluturimin e tyre mes planetave, i afrohen botës sonë.

Fraksionin e përbëjnë komunitete që përhapen dukshëm në Amerike dhe në Europe. Nepër gazeta dhe revista të ndryshme për të janë përhapur lajme të shumta. Rrënjët e kësaj rryme shkojnë deri në shek. XVI. dhe kjo gjithashtu zhvillohet me filozofitë e reja natyrore.

Kjo mbështetet në koncpetet e shumë studiuesve natyrore dhe të teologëve, sipas të cilëve në yje gjenden krijesa që në aspektin shpirtëror dhe shkencor janë më të larta se ato të botës sonë. Prijatari i këtij mendimi është kryetari i pietistëve gjermane, Friedrich Chritoph Oetinger.

Ky,për herë të parë,e ka bashkuar filozofinë natyrore moderne me kosmologjinë, me pritjen e Kohës së Fundit dhe me pritjen krishtere për Botën e Ardhshme.Shkrimet që janë botuar deri më tash kanë zgjuar një jehonë të madhe,kanë ndikuar shumë në filozofinë teologjike dhe në pietizëm.Ka ndihmuar astronomet për zhvillimin e mendimeve të tyre për “banorët e planetave”.Ai që çështjen e ka zbritur në nivelin e popullit është Fontelle.

Ai, duke i përdorur dituritë e astronomisë së asaj kohe,ka formuar mendim për strukturën trupore dhe shpirtërore të banorëve të yjeve.Ai ka përfytyruar se ata,përveç që kanë aftësi me të mëdha se ne,na ngjajnë ne dhe nuk i ngjajnë ndonjë krijese tjetër përpos njeriut.

Këto tema janë bërë bazë për romanet që ai i ka shkruar në periudhat e mëvonshme.
Me 1938 në Amerikë realizimi i një lojë teatrale me titull “invadimi i egjiptasëve”,u bë aq bindës sa popullin e zuri paniku dhe disa u munduan të bëjnë vetëvrasje.Zhvillimi i teknikës kozmike u hapi rrugë shumë brengave shpirtërore.Në vitin 1947 një pilot amator ka pretenduar se ka parë një flotë jashtëtokësorësh.

Edhe gazetat i shtuan lajmet për fluturimin e këtyre apo trupave të ngjashem. Për këtë
Forcat Ajrore Amerikane, formuan një komision hulumtues dhe u detyruan që ta qartësonin çështjen.

Shpjeguan se trupat qiellore që shihen janë mjete të përdorura në eksperimente të bëra për studime kozmike amerikane. Edhe pse spekulacionet u zvogëluan, besimtarët nuk mundi t’i binde.Në vitin 1952 një major marinar pensionist,Donald E. Keyhoe me librin e tij “Flying Saucers from Outer Space”,u bë shkak për një shok te ri.Një tjetër me emrin George Adamski, u bë kryeapostulli i besimtarëve.

Ufonë dhe koncpetet për të i përfshiu në një identitet fetar.Ai pretendoi se ka biseduar me venusianët dhe filloi me predikimet e tij.Në fakt,Adamski, ishte një njeri që punonte në një bufe me alkool dhe ishte një amator,i cili me një teleskop të vogël të vendosur në çati të bufesë, i vëzhgonte yjet.



Ai u pranua si profet dhe si pranues i shpalljes.Në komunitetin e formuar nga ata që ishin grumbulluar përreth tij,ishte formuar një atmosferë fetare.Sipas kësaj,në planin dhe në teknologjinë e disa ndërtesave të mëdha në botë, për shembull,piramidat e Egjiptit, pretendohet se punojnë jashtëtokësorët.

Në anën tjetër nxjirret fall se konceptet e bashkuara për kohën do të zhduken me pritjen e Kohës së Fundit,kurse njerëzimi dhe vetë bota do të zhduken me teknologjinë e zhvilluar atomike.Rrugëdalje prej shpërthimeve atomike që priten është formimi i lidhjeve me banorët e yjeve të tjera dhe në kohën e fatkeqësisë me anije kozmike të shkohet në yje ose në planetet e tjera.

Thuhet se,në udhëtimin shpirtëror nepër planete takohen me persona të ngjashëm me Jezusin.Thuhet që,me rastin e mosrealizimit brenda kohës së caktuar, Zoti mëshiron
dhe fatkeqësia prolongohet. Romanet e autorëve si, Erich von Daniken dhe të ngjashëm, të cilët kanë patur jehone edhe në Turqi, luajnë një rol të madh në ndikimin në besimin e komunitetit.

Në mars të vitit 1997, me rastin e pamjes së yllit me bisht Hale-Bopp në Rancho Santa Fe/ Kaliforni 39 persona,duke i marrë me vete teshat e rrugës dhe ushqimet, bënë vetëvrasje kolektive.Ata,për të arritur te anijet kozmike,që janë të fshehura pas yllit me bisht, dhe për të arritur në parajsen e themeluar në yje,preferuan të shpëtonin nga trupi i tyre.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi