Skllevërit e Apple-s
Faqja 1 e 1
Skllevërit e Apple-s
Skllevërit e Apple-s
Orë pune shtesë dhe asnjë ditë pushimi në javë, konvikte të tejmbushura me njerëz që qëndrojnë si sardele persona të detyruar të qëndrojnë në këmbë 24 orë me radhë.
Nuk është skenari i ndonjë filmi horror, por kushtet në të cilat punojnë punëtorët kinezë në fabrikat e “Apple”, atje ku prodhohet “iPhone” dhe “iPad”.
Sikur të mos mjaftonte vetëm trajtimi çnjerëzor, produktet me të cilat ndërtohen pajisjet e teknologjisë së lartë janë të rrezikshme për shëndetin dhe shpesh herë kanë shpërthyer në mënyrë të papritur.
Një vit më parë, në një nënkontraktor të “Apple” që prodhonte një pjesë për “iPhone”, një reaksion kimik shkaktoi një shpërthim, përgjegjës për vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 75 të tjerëve.
Në një tjetër aksident, 140 punëtorë u plagosën dhe më “fatlumët” e tyre u dëmtuan aq keq, sa që nuk mund të punojmë më dhe i paguhet një pension qesharak nga shteti, ndonëse i barabartë me pagën që kishin në firmë.
Ishte një reportazh i “New York Times”, ai që solli në vëmendjen e publikut amerikan mënyrën se si trajtohen “skllevërit” e “Apple”, por problemi është shumë më i gjerë, sepse kushte të ngjashme kompanitë e mëdha ndërkombëtare i ofrojnë gjerësisht punonjësve kinezë, indianë apo të tjerë në fabrikat e tyre të vendosura në vende të botës së tretë.
Më parë gjatë javës, “Apple” publikoi shifrat e të dhënave të saj financiare, ku flitej për 13 miliardë euro fitime vetëm në periudhën tetor-dhjetor.
Kostoja reale e një “iPhone” është më e vogël se 50 dollarë, por ai shitet dhjetë herë më shumë anembanë botës. Ndërkohë, një punëtor në Kinë, paguhet jo më shumë se 2-3 dollarë në ditë (60-100 $ në muaj).

Zattoo- 600
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi