EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gnosticizmi

2 posters

Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 1:21

Edhe pse është vështirë që gnosticizmi të definohet, përsëri mund të thuhet se është një rrymë fetare-filozofike e cila jep sqarime në lidhje me temat kryesore si Zoti, bota, njeriu, shpëtimi dhe dituria. Ai që nga shek. V dhe IV para e. s. shihet së është prezent në popuj të ndryshëm të Azisë së Mesme.

Sado që disa shkencëtarë bashkëkohorë kanë botuar vepra me titull “fe gnostike”, gnosticizmi ende nuk është fe apo fraksion në vete. Ai është një rrymë, apo një tendencë, që është formuar si rezultat i ndikimit kulturor ose zhvillimit natyror brenda shumë traditave fetare.

Ashtu sikurse ka shkolla, të cilat paraqesin mësimet dhe besimin gnostik që gjenden në hebraizëm dhe krishterim, ashtu ekzistojnë edhe tradita fetare si sabiizmi dhe maniheizmi, të cilat plotësisht posedojnë një karakter gnostik. Kështu që në mesin e mësimeve dhe besimit gnostik me gjenezë në Azinë e Mesme dhe traditës hinduse ka ngjashmëri dhe paralelizëm në tema të ndryshme me vlerë. Pa dyshim temat e burimeve dhe përfaqësuesve gnostikë përbëjnë nga një fushë të posaçme të studimit të gnosticizmin.

Kur të hulumtohet struktura e mendimit dhe besimit e popujve para islamit, të Sirisë,
Mesopotamisë, Egjiptit, Palestinës, Jordanit dhe Anadollit, do të kuptohet se në të gjitha këto vende ka rryma të ndryshme gnostike. Nëse ka nevojë të jepen disa shembuj, maniheizmi, që është një fe që përfaqëson plotësisht mësimet dhe besimin gnostik, nga fundi i shek. III të erës sonë ka qenë mjaft i përhapur në Iranin jugor, Mesopotami, Siri, Anadoll dhe në Afrikën Veriore;në shek. e IV vjen në pozitë të kundërshtarit më të fortë të krishterimit dhe në shek VIII bëhet fe zyrtare e ujgurëve. Përsëri mund të përmendim sabiizmin, i cili që nga shekulli i II të e.s., si rrymë përfaqësuese fund e krye i gnosticizmit, ekzistencën e tij e ka vazhduar në Mesopotaminë Jugore .

Përveç kësaj shumë rryma të vogla, si elkesaitët, valentinianët, setianët, magaritët, kukitët, essenitët, bardaisanët dhe simonët, të cilat si fraksione heretike të krishterimit dhe hebraizmit, janë rryma, që u japin rëndësi mësimeve dhe besimit gnostik, që kanë qenë të përhapura në vende të ndryshme të Azisë së Mesme.

Përveç kësaj, hermetistët, ithtarët e feve mistere, lëvizjet e ndryshme mistike të hebraizmit dhe krishterimit manifestojnë mënyrën e jetesës,mësimet dhe besimin gnostik. Thënë shkurt, besimi, mësimet dhe format e jetesës gnostike në histori zënë vend me emra dhe organizata të ndryshme, janë përbërë prej specifikave të përbashkëta të njerëzve të Azisë së Mesme.

Gnosticizmi, para islamit, ka qenë në pozitën e një nënkulture në atë vend dhe formësonte ibadetet, besimet dhe tregimet e njerëzve që ishin pjesëtarë të një gjuhe, feje ose bashkësie të ndryshme prej shumicës.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 1:23

Burimet

Burimet e gnostocizmit ndahen në burime të dorës së parë dhe burime të dorës së dytë.
Burimet e dorës së parë përbëhen prej shkrimeve apo përmbledhjeve të grupeve të ndryshme gnostike. Këto burime përfshijnë dokumente të ndryshme të shkruara në gjuhën siriane, kopte, greke, ibranite, sabiite (mandene), ujgure dhe gjuhë të tjera.

Në mesin e këtyre mund të numërojmë librat, shumica e të cilëve janë greqisht, Corpus Hermeticum nga burimet e Gnosticizmit Hermetik; veprat me gjuhën kopte me titull Pistis Siphia dhe Codex Brucianus; në sirianishte mund të numërohen Literatura Nag Hammadi që përbëhet prej 52 librave,tekstet Od-ët e Solomonit dhe Kënga fetare për margaritarin.


Sidomos, tekstet e ndryshme të kulturës hebraike si Tekstet e detit të Vdekur, Sfer Jesira dhe Mamer Merqa, literatura e shenjtë e sabiitëve dhe maniheistëve bëjnë pjesë në burimet e dorës së parë në lidhje me mësimet dhe besimin gnostik. Përveç kësaj mendimet gnostike i manifestojnë edhe Ungjilli i Gjonit dhe burime të ndryshme të tjera të cilat bëjnë pjesë në literaturën krishtere. Këto burime të dorës së parë datojnë që nga dy shekujt e parë para erës sonë e deri në shek. e VI dhe VII të erës sonë.

Konceptet themelore

Në bazë të mësimeve dhe besimit gnostik janë tre elemente me rëndësi:
1-Besimi në një qenie të lartë që bazohet në konceptin e jetës dhe dritës.
2-Koncepti i dualizmit, që shpreh parime të kundërta.
3-Koncepti i demiurgut, i cili shpreh konceptin e Zotit krijues dhe gjendet jashta ekzitencës së lartë të cilës i besohet.

Kulti i jetës dhe dritës është një specifikë me rëndësi që bën pjesë në strukturën fetare të të gjitha rrymave gnostike.Në mesin e emrave të ekzistencës së lartë, prezenca e së cilës në fetë gnostike pranohet, gjenden emra me rëndësi si “Jeta”, “Jeta e lartë”, “Jeta e parë”, “Shkëlqimi”, “Drita”, “Mbreti i dritës”, “Drita e lartë”. Sipas gnostikëve “Jeta” është rregull, burim i prodhimit dhe i qetësisë dhe mister i ekzistencës. Në të shumtën e rasteve bota hyjnore pëshkruhet me një tip të “Drurit të jetës”.

Në esencën e Drurit të Jetës gjendet Zoti i lartësuar, ekzistenca e të cilit nuk dihet dhe nuk mund të definohet plotësisht; ndërsa botërat dhe ekzistencat hyjnore, të cilat gjenden përreth Zotit të lartësuar dhe të cilat në një aspekt mendohen si gjethe dhe degë të Drurit të Jetës, janë manifestim dhe prezentim të kësaj ekzistence të lartë. Kështu që, Jeta, që përdoret si një emër i Zotit, sipas gnostikëve në të shumtën e rasteve vlerësohet si diçka që “nuk mund të njihet”, “nuk mund të kuptohet” dhe “nuk mund të shprehet”.

Në anën tjetër të mësimeve gnostike gjendet një dualizëm i qartë, i cili besohet se ekziston mes vlerave si materie-mana, dritë-errësirë, shpirt-trup dhe botë-bota tjetër. Gnostikët në përgjithësi botën e ndajnë në botën e dritës dhe në botën e errësirës.

Bota e dritës përfaqëson të mirën, të vërtetën dhe realitetin, ndërsa bota e errësirës dhe e dhunës përfaqëson të keqen,gënjeshtrën dhe jo të vërtetën. Në mesin e botës së dritës dhe botës së errësirës ka një luftë dhe një zënkë që nuk ka të përfunduar. Materia dhe çdo gjë materiale, bota në të cilën jetojmë, trupi ynë dhe çdo gjë që i takon kësaj bote i takon botës së të keqes, ajo vetvetiu është e keqe.

Ndërsa shpirti dhe qeniet shpirtërore i takojnë botës së dritës dhe në esencë janë të mira. Në këtë luftë në mes botës të së mirës dhe botës të së keqes, apo në mes dritës dhe errësirës fitues do të jetë e mira, drita apo nuri. Në fund të jetës në përgjithësi errësira do të sundohet do të frenohet nga ana e dritës dhe materia apo çdo gjë materiale që është nën emrin e saj do të zhduket.

Për njeriun, që është përfaqësuesi i jetës në përgjithësi, esenciale është që t’i japë rëndësi ekzistencës shpirtërore që i takon botës së të mirës dhe të mos i përulet trupit, dëshirave dhe aspiratave trupore dhe materies të cilat i takojnë të së keqes.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 1:25

Duhet që të braktisen bota dhe gjërat botërore të cila janë të këqia në esencë dhe të kihet kujdes për shpirtin dhe qartësimin e shpirtit të cila përfaqësojnë dritën dhe të mirën. Me këtë dualizëm gnosticizmi dallohet nga traditat e tjera dualiste. Për shembull, në zaratustrizëm dualizmi më tepër ka karakter etik.

Ndërsa në dualizmin e gnostikëve që ne e quajmë dualizëm gnostik, përveç asaj që ka karakter etik, ka të bëjë me qëndrimin kundër botës materiale. Në dualizmin gnostik materia dhe çdo gjë që buron nga materia identifikohet me të keqen. Ky mendim, plan jetik i dualizmit gnostik nuk gjendet për shembull, në idhujtari.

Një specifikë tjetër me rëndësi që zë vend në bazën e mësimeve dhe besimit gnostik është mendimi për demiurgun. Gnostikët, të cilët e identifikojnë materien dhe elementet materiale me të keqen dhe me errësirën, besojnë se ekzistenca e materies nuk buron nga zoti i lartësuar dhe se krijuesi i saj është një ekzistencë tjetër. Kësaj fuqie tjetër krijuese, që është diç tjetër nga zoti i lartësuar i thuhet demiurg.

Demiurgu, emri i të cilit buron nga termi demiourgos (ai që punon për popull) në greqishte, është fuqia e cila ka krijuar gjithësinë dhe ekzistencën materiale të njeriut.

Krahas mendimeve të ngjashme në lidhje me specifikat karakteristike themelore të
demuirgut, mes traditave gnostike ka dallime në lidhje me aktivitetin, esencën dhe burimet e demiurgut.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 1:26

Koncepti për njeriun

Koncepti për njeriun në sistemin gnostik është shumë interesant. Në mendimin gnostik, në lidhje me përbërjen e njeriut zë vend një triologji (trinitet). Sipas kësaj, njeriu përbëhet prej tre elementeve: shpirtit, trupit dhe unit-epshit. Shpirti, njëri prej elementeve përbërës të njeriut, rrënjësisht i takon botës së dritës.

Ai, është një ekzistencë, një substancë e cila sipas caktimit hyjnor është hedhur apo ka rënë në tokë, e cila i takon botës së të keqes, dhe në trupin e njeriut,i cili është pjesë e të keqes. Ndërsa në anën tjetër, trupi dhe nefsi sipas përbërjes kanë natyrën e së keqes, prandaj janë edhe inferiore.

Shpirti, në një fazë të luftës që vazhdon që në parakohë mes botës së dritës dhe botës së errësirës, nga ana e zotit të dritës, me qëllim që të mundë të keqen dhe errësirën dhe t’i marrë ata nën sundimin e vet, dërgohet nga bota e dritës në botën e errësirës, që d.t.th. se është zbritur në botën materiale dhe është vendosur në trupin e njeriut. Sipas gnostikëve, shpirti në trup është si një i burgosur.

Kështu që, trupi i cili e rrethon njeriun rreth e përqark e ka burgosur atë që të mos i ikë nga dora dhe mundohet të bëjë çdo gjë me qëllim që drita e tij të mos reflektohet jashtë. Ndërsa shpirti nuk është aspak i kënaqur nga hedhja e tij në botën materiale dhe në trup. Ai është shumë i mërzitur dhe me mish e me shpirt dëshiron që të kthehet, të ngrihet në botën hyjnore, që është edhe vendi i tij i vërtetë.

E keqja,e cila në luftën ‘përhershme-amshueshme’ me dritën dhe të mirën e ka burgosur shpirtin, që është një element i dritës, për të penguar ikjen e shpirtit e përdor trupin dhe nefsin, që është përfaqësues i çdo lloji dëshire dhe aspirate botërore. Shkurtimisht thënë, ikja e shpirtit nga kjo botë pengohet me anë të trupit dhe egos.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 1:28

Doktrina e shpëtimit

Shpëtimi apo udhëzimi sipas konceptit gnostik realizohet me anë të ngritjes së shpirtit nga bota inferiore materiale, në të cilën ka rënë, në botën hyjnore.Sipas gnostikëve shpirti, i cili është një pjesë e botës hyjnore, është i pavdekshëm.

Vdekja vlen vetëm për ekzistencat materiale inferiore-kur është fjala për njeriun-dhe për trupin.Megjithatë, ndërsa për shpirtin si shprehje e dëshirave dhe aspiratave të trupit, ka mendime të ndryshme.

Për shembull,sabiitët besojnë se me vdekjen,që për njeriun d.t.th. fundi i jetës së kësaj bote, dhe me shpirtin e njerëzve të mirë (gnostikëve), i cili është përmirësuar që në botë, ka fituar të drejtën që të ngrihet bashkë me shpritin në botën hyjnore.

Në anën tjetër besojnë se, shpirti i njerëzve të këqinj (jognostikëve) me vdekjen e trupit do të zhduket dhe për shkak se shpirtrat e këtyre njerëzve nuk do të shpëtohen,do të jenë të dënuar që të kalojnë një jetë me mundime dhe me dhimbje.

Sipas gnosticizmit,shpëtimi dhe udhëzimi i shpirtit vetvetiu është i pamundshëm. Fazat e nevojshme për shpëtimin e trupit mund të renditen kështu:

1. Së pari të kuptohet struktura e vetë shpirtit në botën inferiore dhe të ndjehet dëshira dhe aspirata për shpëtimin e tij nga kjo jetë e keqe,me fjalë të tjera të njihet vetvetja dhe duhet që të ndjehet një përmallim ndaj botës hyjnore, që është vendi i vërtetë i tij.

2. Pas kësaj shpirti duhet që me baptizëm, agjërim,me lutje ditore dhe adhurimet e tjera të përgatit infrastrukturën e nevojshme për shpëtim.

3. Duhet të ketë një murshid,udhërëfyes apo një shpëtimtar, që do t’ia sjellë dhe do
t’ia mësojë atij urtësinë dhe diturinë e shenjtë,që është një lloj çelësi i shpëtimit.

4. Së fundi,duhet që dituria e shenjtë e fshehtë që njihet si një eliksir i shpëtimit dhe
emërohet me emrat gnosis,manda dhe sophia atij i jepet me anë të udhëzuesit.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 1:32

Koncepti i diturisë (gnosës)

Një çështje tjetër me rëndësi është edhe doktrina e urtësisë misterioze dhe dituria
shpëtimtare e gnosticizmit, të cilat janë doktrina përbërëse të esencës së mësimit dhe besimit gnostik.

Termi gnostik rrjedh prej termit gnosis në greqishte që ka kuptimin “dituri”. Kjo dituri, të cilën shpirti, për të shpëtuar nga kjo botë inferiore, duhet ta posedojë, është një dituri e shenjtë dhe buron nga bota hyjnore, nga zoti i lartësuar i cili qëndron në mes të botës hyjnore.

Burimi dhe gjeneza është bota e dritës hyjnore. Kjo nuk është një dituri që fitohet, merret apo arrihet por, është një dituri e cila jepet, dhurohet dhe falet nga Zoti. Kjo dituri as nuk mund të kuptohet,as nuk mund të shpjegohet e as nuk mund të shprehet me dhuntitë e botës sonë praktike të bazuara në organet shqisore dhe percepctimet tona.

Vetëm se shpirti, kur të fitojë të drejtën me anë të plotësimit të kushteve të nevojshme për të marrë këtë dituri apo për të fituar këtë shpëtim,atëherë kjo dituri i jepet dhuratë atij nga shpëtimtari i lartësuar. Për gnostikët, të cilëve iu është dhënë kjo dituri, është gabim i madh zbulimi dhe manifestimi jashtë i këtyre dukurive.

Për shembull, sabiitët e vlerësojnë si pabesueshmëri zbulimin e themeleve të besimit dhe literaturës së shenjtë të tyre, atyre që nuk janë sabiitë. Së fundi edhe pse është vështirë që të gjendet një përgjigje e saktë në lidhje me të, se çfarë diturie është dhe e kujt është kjo dituri, por, aq sa kuptohet nga literatura gnostike kjo dituri është dituri e së vërtetës, e ekzistencës së lartësuar dhe e botës së dritës.

Kjo dituri, e cila në burimet e ndryshme gnostike emërtohet me emrin kushta, d.t.th. “e vërteta”, është një dituri që mundëson të kuptuarit e të vërtetës dhe të njohurit e Zotit të lartësuar.

Sipas mendimit gnostik, shpirti nuk ka mundësi që këtë dituri ta njohë direkt, ose ta arrijë vetvetiu. Në këtë rast shpirti ndien nevojë për një ndriçues dhe shpëtimtar të obliguar me dërgimin e diturisë mistere dhe të shenjtë, e cila ka lidhje me vërtetësinë e Zotit të lartësuar. Ky shpëtimtar është i obliguar që t’ua dërgojë diturinë hyjnore shpitërave që janë të gatshëm të pranojnë dituri nga Zoti i lartësuar.

Një cilësi ndikuese e shpëtimtarit është se ky para se të obligohet me shpëtim-mision në botën inferiore, me caktimin e Zotit e ka përjetuar të jetuarit në botën e të keqes ku ka kërkuar rrugën e shpëtimit dhe së fundi e ka përjetuar edhe të shpëtuarit nga bota inferiore duke e njohur diturinë e shpëtimit. i, me një shprehje me vend,është shpëtimtar që e ka shpëtuar vetveten dhe udhëzues që e ka udhëzuar vetveten.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 1:36

Koncepti për adhurimin

Sipas traditës gnostike, shpirti, për të kuptuar shpëtimtarin dhe udhëzuesin dhe për të marrë diturinë hyjnore, që do ta udhëzojë atë, e ka të domosdoshme që në lidhje me këtë të përgatit themelet e nevojshme.

Këto kushte janë që, shpirti të kuptojë pozicionin e tij, që d.t.th. ta njohë vetveten e tij, ta dëshirojë shpëtimin dhe t’i kryejë ritet dhe ibadetet të cilat tregojnë zgjedhjen e rrugës së shpëtimit.

Krahas disa dallimeve që janë në mes grupeve gnostike në lidhje me ritet fetare që duhet të bëhen,qëllimi i përbashkët i të gjithë adhurimeve gnostike,është të mundësuarit e pastrimit shpirtëror nga elementet e errësirës dhe të së keqes dhe të qëndruarit larg nga elementet botërore inferiore.

Për këtë qëllim të gjitha grupet gnostike,qoftë pak apo shumë,butë apo ashpër,i lënë vend një asketizmi. Për shembull, në maniheizëm, në mesin e grupeve maniheiste më afër shpëtimit shihet grupi i të zgjedhurve,specifikë karakteristike e të cilëve është të hanë pak, të flasin pak, të flejnë pak, të qëndrojnë larg çdo preokupimi dhe pune botërore, të mos martohen, përpiqen që tërë kohën ta kalojnë me dua, adhurim dhe me mësime fetare.

Shprehja“ti dalësh zot dorës, mjedisit dhe gjuhës”,është një shprehje e njohur
që përbën themelin e të kuptuarit të etikës maniheiste.

Në anën tjetër prej specifikave të përbashkëta të të gjitha grupeve gnostike,anë që të mos përzihen me popullin,të jenë të durueshëm ndaj dëshirave dhe aspiratave të ndryshme botërore dhe të qëndrojnë larg çdo të keqeje morale.

Sipas traditës gnostike një jetë ideale kërkon largim të plotë nga bota inferiore.Për këtë edhe shumë shkolla gnostike i japin përparësi një jete që ka për bazë braktisjen
e martesës dhe jetës familjare.

Në anën tjetër,gati se në çdo grup gnostik larja e tërësishme e trupit,larja e pjesshme e trupit dhe pagëzimi (baptizimi) janë adhurime me rëndësi.Megjithatë gnostikët besojnë se lumenjtë Jordan,Tigër, Eufrat dhe Karun burojnë nga bota e dritës dhe përsëri atje derdhen; kështu që larjen në këto ujëra e pranojnë si zhdukje të papastërtive të botës së ulët materiale (inferiore).


Përveç kësaj, vend me rëndësi zënë edhe të bërit lutje në orët e caktuara të ditës duke u kthyer nga veriu,që pranohet kahje ku gjendet bota hyjnore,të agjëruarit,të bërit ceremoni të ndryshme për përkujtimin e të vdekurve dhe shpirtërave të baballarëve dhe forma të tjera të rregullta të adhurimit.

Së fundi në shumë shoqëri gnostike shpesh haset në tradita siç janë:profecia e mbështetur në magji,falli,hajmalitë,llogaritë astrologjike.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 8:35

1. Sabiizmi

Sabiittët, që sot janë 20.000 mijë banorë, në përgjithësi jetojnë në Irakun Verior, në qendër të një vendbanimi të vogël, në vendin ku bashkohen Eufrati dhe Tigri. Në qytetet e mëdha si Basra dhe Bagdad mund të haset në sabiitë që merren me përpunimin e arit dhe argjendit. Përveç kësaj, një numër i vogël i sabiitëve jetojnë në qendrat e vendbanimeve përgjatë lumit Karun në Iran.

Sabiitët, të cilët edhe pse nga komshinjtë e tyre arabë, janë quajtur me emrin sabii (subbi ose subba), ata, qoftë në librat e tyre të shenjta, qoftë mes tyre vetveten nuk e kanë emërtuar me atë emër. Ata vetveten e tyre e quajnë me emrin mandenë (të diturit, të mençurit) ose nasurajë (ata të cilët e mbrojnë doktrinën e shenjtë).

Emri manden, përdoret për të gjithë anëtarët e grupit mes sabiitëve, kurse emri nasura më tepër përdoret për priftërinjtë dhe për prijësit e tjerë të komunitetit. Sidomos ata emrin Nasura e përdorin edhe për baballarët e tyre. Në anën tjetër termi “sabii”, që rrjedh prej gjuhës mandene që është gjuhë e sabiitëve, ka kuptimin “ai që baptizohet”.

Atyre ky emër iu është dhënë nga komshinjtë e tyre për shkak të baptizmit të shpesht
të tyre e që është një adhurim i sabiitëve që bie në sy më shumë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 8:39

Historiku

Sado që sabiitët të pretendojnë se feja e tyre është “fe e parë” e cila fillon me Ademin,
historia e sabiitëve fillon diku para dy mijë vjetëve. Sabiizmi, këta dy shekujt e fundit filloi të zhvillohet, të dalë në shesh, brenda rrymës heterodokse hebraike në vendin Palestinë-Jordan.

Në këtë kohë kishte shumë grupe që ishin kundër konceptit zyrtar hebraik, i cili në Jerusalem përfaqësohej nga grupi kryesor i tyre. Essenitët, baptistët dhe nasurajtë që njiheshin si “Gruppe Kumran”, ishin më kryesorët në mesin e tyre. Në aspektin e sabiitëve me rëndësi janë sidomos nasurajtë.

Sepse sabiitët në librat e shenjtë të tyre nasurajtë i tregojnë si stërgjyshër të tyre në
Palestinë dhe shpjegojnë luftën e tyre (nasuritëve) me hebrenjtë. Shkolla e nasuritëve, ishte njëri prej grupeve më me rëndësi që ishte kundër konceptit zyrtar hebraik.

Për këtë shkak hebrenjtë, çdo lëvizje të re që dilte nga brendësia e tyre në atë kohë e fajësonin se janë prej nasuritëve.Ndërkaq edhe Isai/Jezusi me komunitetin e vet në fillim nga ana e tyre emëroheshin me emrin nasura.

Ka mundësi që edhe Jahja/Gjon Pagëzori, që nga sabiitët emërtohej me thënien “prijësi i madh” dhe “një profet i dritës”, të ishte në marrëdhënie me grupin e nasurajve. Jahja,
bashkëkohanik i Isait, ka lindur si anëtar i shoqërisë hebraike.

Por më vonë, si profet, ka dalë kundër hebraizmit dhe jashtë Jerusalemit e formon xhematin e vet. Isai para profetësi të tij kohë mbas kohe,vinte të dëgjojë ligjëratat e Jahjasë, që ishte më i vjetër se ai (Isai) me moshë; bile me dorën e Jahjasë është pagëzuar.

Veprimtaria e Jahjasë e kishte brengosur organizatën zyrtare hebraike. Kështu që ata e nxitën prefektin e Romës Herodos Antipasin kundër Jahjasë dhe në fund Jahjai u burgos. Pas mundimeve dhe torturave Jahjai ekzekutohet duke iu prerë koka, ndërsa ithtarët e tij u ndoqën dhe u masakruan.

Sabiitët këtij masakrimi i japin vend të posaçëm në librat e tyre. Hebrenjtë, sipas shprehjes së Ginzasë, kanë vrarë mijëra nasurajë (paraardhësit e sabiitëve), me në krye 365 njerëz të parësisë.

Ata që shpëtuan nga masakra, kanë ikur drejt Mesopotamisë veriore nën mbrojtjen e mbretit të atëhershëm Arsakid. Në librat e shenjtë të sabiitëve theksohet se numri i tyre ka qenë rreth 60.000. Pas një kohe nasurajtë shpërngulen prej andej dhe vendosen në jug të Mesopotamisë.

Sabiitët deri në gjysmën e parë të shek. III pas e.s., kur adhurimi i zjarrit në Iran pranohet si fe zyrtare, në këto vende e jetuan periudhën e tyre më të artë. Në shek. VII me çlirimin e Irakut nga ana e muslimanëve, edhe sabiitët si çdo popull tjetër u futën nën mbrojtjen islame me statusin dhimmi.

Sabiitët gjatë këtij procesi historik jetuan në mirëkuptim me popuj të ndryshëm që ishin
anëtarë të besimeve dhe kulturave të ndryshme. Natyrisht brenda kohës nga këto tradita janë ndikuar në fusha të ndryshme.

Krahas kulturës së tyre origjinale hebraike ata adoptuan elemente edhe nga fetë e Iranit (disa ceremoni me të vdekurit, rite në të ngrënurit dhe koncepcione të ndryshme në lidhje me yjet),nga feja babilonase-asiriane (formulat e magjisë dhe fallit etj.) dhe nga krishterimi (si shenjtërimi i ditës së diel). Gjatë kësaj kohe, për shkak të masakrimit dhe përndjekjes zhvilluan shumë polemika kundër hebrenjve dhe u larguan shumë nga hebraizmi.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 8:44

c. Librat e shenjtë

Librat e shenjtë të sabiitëve, të cilët posedojnë një literaturë fetare tejet të pasur, ndahen në dy grupe: tekste të shkruara dhe tekste mistere.

Tekstet e shkruara ndahen në grupe të ndryshme si librat themelorë,tekste me specifikë
ezoterike (të fshehtë),letërsi, sqarime dhe komentime, tekste astrologjike dhe shkrime për magji dhe fall. Në mesin e librave të shenjtë të sabiitëve vend më të rëndësishëm zënë librat Ginza, Drashia d Jahja dhe Kolasta.

Ginza që ndahet në dy grupe (Ginza e Djathtë dhe Ginza e Majtë) ka kuptimin “depo”, përafërsisht përmban 600 faqe.Ky libër i shenjtë, që quhet edhe “Libri i Adamit”, përmban dua të ndryshme, teologji, mitologji, tema për vdekjen dhe për jetën pas vdekjes dhe të ngjashme.Drashia d Jahja (Mësimet e Jahjasë) është një libër,siç kuptohet edhe nga vetë emri, që përmban jetën dhe mësimet e Jahjasë.

Ndërsa Kolasta (koleksion ose falenderim) është një libër i adhurimeve ditore që përmban pagëzimin, ritet e ushqimit, lutje dhe praktika në lidhje me adhurime të ngjashme.Vetëm se nga librat ezoterikë,të cilat priftërinjëve dhe kanditatëve për priftërinj iu lejohet ti përdorin,sa për ilustrim mund të përmendim Alt Trisar Shualia (Një mijë e dymbëdhjetë pyetje),Alma Rishaia Rba (Bota e Madhe e Parë) dhe Alma Rishaia Zuta (Bota e vogël e parë).

Këto vepra në të shumtën e rasteve diskutojnë tema teologjike dhe koncepte të ndryshme mitologjike. Letërsia, sqarimet dhe komentimet janë libra të cilat merren në mënyrë të pavarur me tema të ndryshme.

Tekstet astrologjike janë tekste të cilët japin njohuri për profecinë,për eksorsizëm (përzënie e xhinnëve dhe shpirtërave të këqinj) gjithashtu japin edhe njohuri për komentimin e ngjarjeve duke bërë llogari të ndryshme astrologjike në lidhje me emrin e njeriut,ditën, orën dhe kohën e lindjes, dekjes,vitit të ri dhe martesës.Nga këta më i rëndësishëm është libri Sfar Malvashia (Libri i horoskopit).

Ndërsa tekstet mistere të sabiitëve janë tekste magjike dhe nuska të shkurtëra të shkruara në papiruse,metale apo në gjëra si enë të baltës së pjekur, të shkruara këto kundër sëmundjeve të ndryshme, fallit të zi, magjisë, belave, fatkeqësive dhe të këqiave të ngjashme.

Sabiitët besojnë se librat e shenjtë-sidomos librat themelorë dhe tekstet të cilat lejohen t’i lexojnë vetëm priftërinjtë,tekstet e vështira për t’u kuptuar janë shpallur njeriut të parë,Adamit,nga ana e Zotit të lartësuar gjatë krijimit.Studimet që janë bërë në lidhje me literaturën sabiite tregojnë se një pjesë e tyre është përmbledhje e përgatitur në shek. II dhe III të e.s.

Gjuha në të cilën janë të shkruara tekstet e shenjta sabiite është gjuha mandene,që është dialekt lindor i gjuhës arameje. Sabiitët të cilët në jetën e përditshme flasin arabisht,këtë gjuhë (mandene) duke mos e kuptuar e përdorin vetëm si gjuhë adhurimi. Shkrimi dhe leximi i këtyre teksteve u takon vetëm klerikëve.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 10:07

ç. Koncepti për Zotin

Në themelin e konceptit për zotin te sabiitët ekziston një dualizëm gnostik. Sipas këtij
dualizmi në njërën anë gjendet bota e dritës dhe e shkëlqimit, ndërsa në anën tjetër bota e errësirës.Në krye të botës së dritës gjendet Malka d Nhura (Mbreti i Dritës), të cilit i jepen edhe emra të tjerë si “Jeta e lartë”, “Shpirti i fuqishëm”, “Zotëri i lartësisë”.

Malka d Nhura është një ekzistencë e lartësuar, e furnizuar me cilësitë më të larta dhe e pastër nga të gjithë të metat.Atë shumë bukur e definon kjo shprehje në Ginza: “Falenderimi të takon ty! ...(ti je) Zoti i të Vërtetës i pa fund dhe me fuqi të manifestuar, Dritë e Lartë dhe Nur i pastër që nuk ka të mbaruar; i mëshirshëm, falës, mëshirëbërës dhe dashamirës (ekzistencë e lartësuar); shpëtimtar i besimtarëve, pronar i gjithë të mirës, i fuqishëm, i mençur, njohës (i çdo gjëje), ai që sheh, posedues i urtësisë dhe i fuqishëm për çdo gjë; pronar i të gjitha botërave, botës së epërme dhe të mesme të dritës, fytyra e lartë e dinjitetit, ekzistencë e pafund dhe e pavdekshme pa ortak në sundim dhe pa shok që mund ndajë fronin me të.”

Në botën e dritës rreth e përqark zotit të lartësuar Malka d Nhura gjenden ekzistenca të
panumërta prej drite.Detyra e këtyre ekzistencave që quhen Uthria (të pasurit) dhe Malkia (mbretër),është që ta shenjtërojnë dhe ta lartësojnë Malka d Nhura-në.Bota e dritës dhe ekzistencat e kësaj bote janë plotësisht të pastërta nga e keqja. Kjo botë gjithashtu është edhe larg cilësive si skamja, e meta, zhdukja dhe gabimi. Në librat e shenjtë sabiitë thuhet se bota e Dritës, për të cilën besohet se gjendet në veri, përbëhet prej parimeve të Jetës (Hiia)që simbolizojnë rregullsinë, ekzistencën dhe prodhimtarinë.

Kështu që e tërë teologjia sabiite,prej fillimit e deri në fund, gjendet nën parimin i Jetës.
Në anën tjetër, edhe krahu tjetër përbërës i dualizmit, bota e errësirës, si bota e dritës,
posedon të njëtën përbërje. Bota e errësirës, për kundër përbërjes së botës së dritës nga parimi i Jetës, përbëhet prej një kaosi apo Uji të zi që simbolizon skamjen, të metën, parregullsinë.

Në krye të kësaj bote, që gjendet në jug, qëndron Ur ose Malka d Hshuka (Mbreti i Errësirës) i cili quhet edhe “bishë e madhe”. Malka d Hshuka vlerësohet edhe si përhapës dhe krijues i krijesave të këqia të panumërta në botën e errësirës. Kjo ekzistencë, e cila posedon fuqi dhe cilësi të shumta mbinatyrore, i posedon të gjitha cilësitë e të keqes dhe të errësirës.

Në Ginza është e shënuar se kjo ka një pamje të frikshme me kokë luani, trup kuçedre, krahë shqiponje,shpinë breshke,trashësia e buzëve të saj janë afërsisht 800.000 km. Gjithashtu theksohet se fryma e saj e shkrinë hekurin dhe me një shikim të saj dridhen malet. Krahas kësaj, për shkak se ajo zë vend karshi Mbretit të Dritës, theksohet se ajo është një e marrë dhe u hutuar.

Përreth Malka d Hshuka-së gjenden krijesa të këqija, të egra, djaj, shpirtëra të këqinj, bisha dhe krijesa të tjera të ngjashme. Përveç këtyre ekzistencave në botën e errësirës ka ekzistenca të dritës që kanë rënë poshtë (nga bota e dritës).Këto janë ekzistenca,që në bashkëpunim me ekzistencat e këqija apo si manifestim i caktimit hyjnor, janë hedhur në botën e errësirës.

Në krye të këtyre qëndron një figurë femërore me emrin Ruha. Ruha është një ekzistencë që vlerësohet si nxitëse e Malka d Hshuka-së që t’i lëvizë ekzistencat e këqia në mitologjinë e krijimit, sidomos në mitologjinë e krijimit të njeriut dhe botës.

Po ashtu në mesin e ekzistencave që janë hedhur në botën e errësirës janë edhe figurat si Jushamin,Abatur dhe Ptahil (bota materiale dhe krijuesi i njeriut), të cilat janë ekzistenca ndërmjetësuese mes botës së dritës dhe botës së errësirës.

Sipas teologjisë sabiite Malka d Nhura edhe Malka d Hshuka janë të përhershme pa fillim. Në fund të botës çdo ekzistencë do të zhduket,vetëm se zoti i errësirës me parimin e errësirës dhe kaosit Malka d Hshuka do të mbetet e përhershme.Megjithatë këto nga Malka d Nhura do të mbyllen në botën e tyre.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 10:08

d. Koncepti për gjithësinë

Konceptet sabiite për krijimin e gjithësisë dhe tokës janë krejtësisht mitologjike.Qoftë krijimi i gjithësisë dhe tokës, qoftë krijimi i njeriut, shihen si manifestim i caktimit hyjnor në lidhje me luftën e pashmangshme mes të mirës dhe të keqes apo mes dritës dhe errësirsë.Në periudhën para krijimit të universit bota e errësirës dhe bota e dritës kanë qenë plotësisht të ndara.

Bota e errësirës, si nevojë strukturale në gjendje kaosi dhe parregullsie, është krijuar nga Uji i zi; për shkak të mosbartjes të asnjë elementi të jetës dhe të prodhimit nuk mund të krijojë asgjë të rregullt.Kështu që mbreti i errësirës thur plane për zënien dhe burgosjen e ekzistencave të botës së dritës.

Ndërsa mbreti i dritës,duke e ditur situatën,bën përgatitje të ndryshme kundër saj. Ndërkaq, të dërguarin e dritës Manda d Hiia-në e çon në botën e errësirës me një detyrë
speciale dhe në mënyrë të fshehtë.Manda d Hiia me armët e tij të shenjta e robëron Mbretin e Errësirës dhe e lidhë me zinxhir.Vetëm se më vonë, disa ekzistenca të dritës që jetojnë në botën e dritës,duke dashur që të shohin ekzistencat dhe botërat jashtë tyre, i hapin perdet mes botës së dritës dhe botës së errësirës dhe shikojnë në Ujin e zi (botën e errësirës).
Pra,kjo dëshirë e tyre është edhe fillimi i rënies apo i largimit nga bota e dritës.Dhe nëse çdo njëra nga ekzistencat e hedhura nga bota e dritës më vonë e kupton gabimin e bërë dhe dëshiron që përsëri të kthehet në botën e dritës, kjo dëshirë e tyre sipas caktimit hyjnor nuk pranohet.Vetëm se kur do t’i jepet fund jetës materiale, këto do të pastrohen nga gabimet dhe do të pranohen përsëri në botën e dritës.

Në aspektin e krijimit të universit me shumë rëndësi është sidomos rënia e Jushaminit,
Abaturit dhe Ptahilit. Këto tre ekzistenca që njihen edhe me emrat Jeta e Dytë, Jeta e Tretë dhe Jeta e Katërt, kanë për detyrë nga një aspekt ndërmjetësimin dhe kontaktin mes botës së dritës dhe botës së errësirës.Këto tre ekzistenca, në një aspekt tjetër,në lidhje me krijimin përbëjnë tre fazat e rënies në botën e errësirës.

Me fjalë të tjera,për Jushaminin dhe Abaturin rënia në botën e errësirës nuk realizohet plotësisht; por rënia e Ptahilit është plotësuar.Edhe pse Jushamini dhe Abaturi dëshirojnë që të formojnë një botë të tyre brenda kufijve të botës së errësirës në të cilën ata kanë rënë,nuk mund të jenë të suksesshëm.Kështu që Abatur, duke e hapur perden e botës së tij shikon në Ujin e zi dhe në atë moment në Ujin e zi i reflektohet fotografia e vet.

Nga ky reflektim krijohet Ptahili, që njihet me emrin Jeta e Katërt. Ptahili me
grimcat e dritës që gjenden në të, mundohet të krijojë një botë për vete në Ujin e Zi; vetëm se në këtë nuk mund të korrë sukses. Ruha, i cili më herët është hedhur në botën e errësirës dhe është vëzhgues i punimeve të Ptahilit,bashkëpunon me bishën e madhe mbretin e errësirës Urin, ia zgjidh zinxhirët e tij dhe të dy së bashku, duke u paraqitur si të Ptahilit, e nxisin atë në krijimin e botës materiale.

Qëllimi i tij, në fakt, është që më vonë të sundojë botën që do të krijojë Ptahili. Ptahili, që në synimin e parë të tij ishte i pasuksesshëm, iu lut Mbretit të Dritës që t’i
ndihmojë. Në këto raste për realizimin e planeve në të ardhmen bashkohen figura femërore Ruha dhe mbreti i errësirës dhe nga kjo krijohen 7 planete dhe 12 yje si krijesa të këqia.

Nga lutjet e Ptahilit mbreti i dritës ia jep atij dritën e jetës dhe Ptahili me atë krijon botën në ujërat e zinj.Anët materiale të kësaj bote krijohen nga Uji i zi, ndërsa anët që kanë jetë dhe fryte krijohen nga Dritat e jetës.

Me plotësimin e këtij krijimi, forcat e këqija,për të mos ikur drita e jetës (krijesa e dritës) e bashkuar me ujin e zi,përreth kësaj bote i vendosin fëmijët e tyre,7 planetet dhe 12 yjet.

Kështu që bota e Ptahilit merret plotësisht nën kontroll.Fuqitë e këqia nuk mjaftojnë me kaq, por Ptahilin e mashtrojnë dhe ia marrin botën dhe e mbushin atë me demonë,egërsira dhe djaj të shumtë.

Sikurse shihet fuqi krijuese në krijimin e botës nuk është Zoti i lartësuar i Dritës,por është Ptahili,demiurgu një qenie e dritës së rënë.Në literaturën sabiite në lidhje me krijimin e botës rallë herë rastiset edhe në pikëpamje moniste (në atë formë që krijuesi i botës është Zoti i lartësuar).Vetëm se është më se e mundshme që këto sabiizmit i janë adaptuar më vonë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 10:09

dh. Koncepti për njeriun

Koncepti i sabiitëve për krijimin dhe strukturën e njeriut është i njëjtë me mitologjinë e krijimit të botës dhe të universit.Ptahili demiurg, i cili e ka vëzhguar marrjen e botës, që ka krijuar vetë nga forcat e këqia, dhe për mbushjen e saj dëshiron që në botë të krijojë një qenie që do ta zëvendësojë atë dhe kështu planifikon që të krijojë njeriun. Vetëm se, përsëri fuqitë e këqija e mashtrojnë dhe për këtë çështje bashkëpunojnë me të. Kështu trupi, i cili përbën pjesën materiale të njeriut, krijohet nga ana e Ptahilit.

Por ky krijim përfundon pa sukses; sepse krijesës së sajuar i mungon elementi për jetë, gjegjësisht është pa shpirt.Për t’i dhënë jetë asaj, fuqitë e këqija provojnë rrugë të ndryshme, por në asnjë mënyrë nuk mund të jenë të suksesshme.Në fund Ptahili i lutet Zotit të lartësuar të Dritës dhe kërkon që ai t’i ndihmojë.

Si përgjigje ndaj këtij zëri,Mbreti i Dritës,shpirtin e njeriut e zbret prej botës së dritës në tokë dhe nëpërmjet të deleguarit të dritës (Manda d Hiia) atë e vendos në trupin e pashpirt. Pas kësaj njeriu (Adami) çohet në këmbë dhe fillon të flasë.

Ademi, sipas besimit sabiit, ishte një njeri besimtar.Sepse Zoti i lartësuar njeriun nuk e ka lënë në duart e krijesave të këqija; nga momenti i vënies së shpirtit në trup, për edukimin e tij ka dërguar Manda d Hiianë, ndërsa bashkë me Manda d Hiianë për të mbrojtur atë ka dërguar edhe tre mbojtës hyjnorë (Hibil, Shitil dhe Anush). Kështu që njeriu i parë,njohës i rrugës hyjnore u bë një krijesë që e respekton mbretin e lartësuar të Dritës. Që Adami të mos mbetet i vetëm në këtë botë është krijuar edhe Eva.

Gjithashtu,në literaturën sabiite, në lidhje me krijimin dhe strukturën e Evasë kohë mbas kohe rastiset në pikëpamje të ndryshme.Për shkak të strukturës inferiore të botës, ka mendime edhe për ndarjen e Adamit dhe Evasë. Nga martesa e Ademit dhe Evasë kanë lindur tre djem dhe tri vajza dhe nëpërmjet tyre bota është shtuar.

Siç shihet, sipas sabiitëve njeriu përbëhet prej dy elementeve të ndryshme, materies dhe shpirtit.Trupi, për shkak të përbërjes materiale përfaqëson të keqen dhe errësirën, ndërsa shpirti, përfaqëson të mirën dhe dritën. Trupi si krijesë i takon kësaj bote inferiore; ndërsa shpirti i determinuar që nga drita hyjnore të zbret në botën inferiore dhe të vendoset në trup.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 10:10

e. Koncepti për shpëtimin

Sipas mendimit sabiit,shpirti që është vendosur në trupin inferior (e ulët), nuk është i
kënaqur aspak nga kjo gjendje e tij. Ai është duke u përpjekur për të shpëtuar nga kjo botë inferiore dhe për t’u ngritur përsëri në botën e dritës, që është vendi i tij.Ndërsa në anën tjetër forcat e këqija dhe të errësirës,për të mos e humbur këtë ekzistencë të dritës kanë bërë përgatitje dhe i kanë rrethuar ata rreth e për qark.

Ato mundohen që shpirtin, në një anë me pasuri dhe dhunti të ndryshme botërore, e në anën tjetër me ambicie,epsh, urrejtje dhe me shumë dëshira dhe aspirata tjera epshore, ta lidhin me këtë botë. Në këtë mënyrë shpirti në trup jeton i burgosur.

Shpëtimi, sipas sabiitëve vlen vetëm për shpirtin; sepse trupi i takon kësaj bote inferiore.Ndërsa shpëtimi i shpirtit varet prej shpëtimit nga bota dhe burgu trupor. Shpirti për shpëtimin e tij duhet t’i kryejë gjërat e nevojshme, pra, duhet të lidhet me besimin e vërtetë dhe me adhurimin.

Madje kjo nuk është e mjaftueshme për shpëtim. Sepse sipas mendimit sabiit rruga e
vetme e shpëtimit është posedimi i diturisë shpëtimtare (kësaj i thuhet manda ose “urtësi” ose “dituri e shenjtë”).Ndërsa kjo dituri nuk është dituri që fitohet,arrihet,por ajo jepet,dhurohet.

Për të poseduar këtë dituri shpëtimtare njeriu duhet që të përgatisë kushtet e përshtatshme për të. E kjo është e mundur me besim të vërtetë dhe me adhurim.Një shpirti,që ndjek besimin e vërtetë dhe adhurimin,dituria shpëtimtare atij i dërgohet nga shpëtimtari hyjnor (redeemer).

Shpirti që e posedon këtë dituri duke u pastruar plotësisht nga kjo botë inferiore lartësohet në botën e dritës hyjnore,te Mbreti i lartësuar i Dritës.Në këtë mënyrë realizohet shpëtimi.Sabiitët besojnë se shembulli i parë i shpëtimit është realizuar në personalitetin e njeriut të parë, Adamit. Adami pas krijimit,ka qëndruar larg ekzistencave të këqia dhe duke iu drejtuar Mbretit të lartësuar të Dritës i është lutur për shpëtim.

Si përgjigje, për këtë, atij nëpërmjet Manda d Hiia-së i është dërguar dituria shpëtimtare, kështu që shpirti i Adamit është ngritur në botën e dritës.Ky model i shpëtimit që është realizuar në personalitetin e Adamit,është një shembull për të gjithë sabiitët.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 10:12

ë. Koncepti për eskatologjinë dhe mesianizmi

Sabiitët jetën e kësaj bote,nga krijimi i njeriut të parë e deri në kijamet,e llogaritin të jetë 480.000 vjet.Kjo kohë ndahet në 4 periudha.Periudha e parë fillon nga krijimi i Adamit dhe zgjat 216.000 vjet.Në fund të kësaj periudhe njerëzimi është zhdukur, përveç një çifti që ka shpëtuar,me shpatë dhe me sëmundje.

Në fund të periudhës së dytë që zgjat 156.000 vjet, njerëzit janë zhdukur me zjarr, dhe përsëri ka shpëtuar vetëm një çift.Ndërsa në periudhën e tretë, e cila ka zgjatur plotë 100.000 vjet, njerëzit janë zhdukur me ujë (tufan) dhe nga kjo situatë me anije kanë
shpëtuar vetëm Nuhi me familjen e tij. Ndërsa periudha në të cilën jemi duke jetuar, që ka filluar me tufanin e fundit dhe do të vazhdojë deri në shkatërrim, do të zgjat 8000 vjetë.

Sipas sabiitëve 2000 vjetët e fundit të periudhës së katërt,që d.t.th.se koha që fillon
me themelimin e Jerusalemit 6000 vjet pas Nohas dhe që do të vazhdojë deri në fund të kësaj bote përfaqëson kohën e fundit. Koha e fundit është një periudhë ku më tepër do të shtohet e keqja,dhuna, fitneja dhe luftërat.Në këtë kohë shtohet edhe përndjekja dhe tirania ndaj sabiitëve.

Sidomos, në këtë periudhë,do të prishet dhe shaktërrohet barazpesha natyrore; do të përhapet varfëria, thatësia, fatkeqësitë natyrore dhe toka do të shndërrohet në shkretëtirë.Në këtë periudhë shumë gjëra do të bëhen në formë të kundërt (do të bëhen zotërinjtë shërbëtorë e shërbëtorët zotërinj). Përveç kësaj njerëzit do të torturohen nga sëmundje ngjitëse dhe belatë e ndryshme.Në fund të kësaj periudhe, do të shihen shenja të shumta që do të tregojnë për afrimin e fundit të botës.

Më kryesoret nga këto janë rënia e një ylli në oqean,derdhja e ujit të kuq në shtatë detëra dhe shterpësia e atyre që do të pinë nga ai ujë dhe së fundi dalja e një furtune të madhe. Pas këtyre shenjave në shesh del trimi i kohës së fundit ose Mesia Prashai Siva (“luftëtari i fundit” ose “mbreti i fundit”) dhe e sundon botën. Në periudhën e Mesias çdo të keqeje morale i jepet fund; zhduken luftërat, fitnet dhe dhuna.

Po ashtu edhe rregulli natyror ndikohet pozitivisht nga kjo periudhë e lumturisë. Ashtu që dimër nuk bëhet aspak. Periudha e Mesias Prasha Siva bëhet një periudhe e artë. Sundimi i Mesias do të vazhdojë deri në fund të botës.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 10:13

f. Koncepti për apokalipsin dhe botën e ardhshme

Sabiitët besojnë se në fund të jetës së kësaj bote do të bëhet një shkatërrim i përgjithshëm.Sipas kësaj, në fund të jetës së kësaj bote,së pari me helmimin e ajrit të gjitha gjallesat do të zhduken; pastaj do të zhduken vetë toka dhe të gjitha planetet dhe yjet që e rrethojnë tokën.

Pas kijametit për shpirtërat do të bëhet një llogari e përgjithshme,vetëm se kjo llogari do të bëhet vetëm për shpirtërat mëkatarë.Ndërkaq me vdekjen e njerëzve shpirti,duke i kaluar me rradhë 7 planetet, të cilat e rrethojnë botën dhe në një mënyrë kryejnë detyrën e shtëpive vëzhguese,arrin në peshoren e Abaturit dhe prej atje lartësohet drejt botës së dritës.

Nëse njeriu që vdes është ndonjë besimtar, shpirti i tij shtëpitë vëzhguese i kalon me shpejtësi rrufeje dhe arrin në parajs (Mshunai Kushta), në botën e dritës.Vetëm se nëse njeriu që vdes është ndonjë mëkatar ose jobesimtar, shpirti i tij mbetet në këto shtëpi dhe i nënshtrohet torturës. Kështu që në llogarinë gjenerale shpirtërat mëkatarë të shpëtuar nga toka me kijametin dhe shpirtërat, të cilët edhe pse janë ndarë nga bota më herët për shkak të mëkateve, që dënohen dhe torturohen në shtëpitë e vëzhgimit, do të maten në peshoren e Abaturit dhe do të gjykohen dhe për t’u pastruar nga mëkatet do të flaken në detin Suf,që është një lloj ferri.

Me larjen e mëkateve këto shpirtëra përsëri do të merren në botën e dritës.Sipas besimit sabiit shpirtërat e atyre të cilët nuk janë sabii,për shkak të mëkateve të shumta do të mbeten përgjithmonë në detin Suf.Gjithashtu sabiitët besojnë se,gjatë kijametit zoti i të keqes Malka d Hshuka do të zihet dhe përgjithmonë do të burgoset në guackën e tij. Kështu që ekzistencat e rëna të dritës si Jushamini, Abaturi dhe Ptahili përsëri do të pranohen në botën e dritës.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 10:15

g. Adhurimet themelore

Jeta e sabiitëve është komplet nën disiplinën e rregullave fetare.Ata besojnë se adhurimet njeriun e çojnë drejt një atmosfere të nevojshme për shpëtim dhe për këtë arsye praktikimit të ibadeteve i kushtojnë shumë rëndësi. Në mesin e adhurimeve të sabiitëve më i rëndësishëm është baptizimi (pagëzimi). Ekzistojnë tre lloje baptizimi: masbuta, tamasha dhe rishama.Masbuta, që është baptizim i plotë, është një lloj pastrimi i madh që bëhet me zhytje në një ujë të rrjedhshëm nën kontrollin e priftit.

Çdo sabii e ka të domosdoshme që këtë baptizim ta kryejë të paktën një herë në javë, ditën e Diel.Ndërsa tamasha është një larje trupore që pas mëkatit sabiiu pa prezencën e murgut,duke mos ndier nevojë për të, e kryen atë vetë duke u zhytur dhe dalë tri herë nga lumi. Ndërsa lloji i tretë i baptizimit, rishama, është një larje që i ngjan abdestit
normal në islam. Është e patjetërsueshme që baptizimi të bëhet në një ujë që rrjedh ose në kanalet e formuara nga ujërat rrjedhës.

Sabiitët ujërat rrjedhës i shohin si diçka që i takon botës së dritës dhe ata i quajnë “uji i jetës”.Në anën tjetër, ujërat që nuk rrjedhin, nuk ju shkojnë fort për qejfi.Ata që nuk baptizohen të paktën një herë në javë,baptizohen në raste të tjera si në ditët dhe festat fetare,në martesë,në lindje, me rastin e prekjes së të vdekurit,në një sëmundje serioze dhe me rastin e kthimit nga ndonjë udhëtim,si dhe pas veprave që llogariten mëkate si zënka,gënjimi, sharja etj.

Në mes të adhurimeve sabiite vend me rëndësi zënë edhe ushqimet ceremoniale.
Nga këto ceremoni më e rëndësishmeja është ceremonia masiqta.Kjo ceremoni bëhet me qëllim që shpirti i të vdekurit shtëpitë kontrolluese t’i kalojë me shpejtësi dhe të arrijë në botën e dritës.Nën kontrollin e murgut përgatiten ushqime speciale të ndryshme që hahen me shoqërimin e baptizimit,lutjeve dhe ceremonive të tjera të ngjashme.

Përveç se më raste të vdekjes ushqime ceremoniale përgatiten edhe për përkujtimin e shpirtërave të paraardhësve,për ceremoninë e shpalljes së ndonjërit prift dhe për pastrimin e tempullit.

Sabiitët në orë të caktuara të ditës (Sipas Ginzasë tre herë gjatë ditës e dy herë gjatë natës)i luten mbretit të lartësuar të Dritës.Pra,vetëm e kanë ceremoninë e lutjes ditore,e cila bëhet duke u kthyer drejt veriut.

Sabiitët në fazën përgatitore për përgatitjen e ushqimeve ceremoniale,therin dash dhe
pëllumb për kurban.Këta kurbanë edhe pse janë forma të tjera të ibadetit, anë pjesë e
ceremonisë (së riteve) ushqimore. Kafsha kurban mund të theret vetëm nga ndonjë murg.

Murgu gjatë therjes së kurbanit kthehet drejt veriu dhe në dorë mban një shkop të vogël. Pas therrjes këtë shkop murgu e hedh në lumin që e quajnë uji i jetës.Në sabiizëm nuk ka agjërim në formë që të mos hanë dhe të mos pinë.Në vend të kësaj sabiitët thirren që të agjërojnë duke i mbajtur larg të keqes organet si dorën,gjuhën,zemrën,veshin dhe organet e tjera.

Sabiitët ditë dhe orë të ndryshme të vitit i quajnë si të pafat (mbattal) dhe në atë kohë
mundohen që të mos punojnë dhe të mos dalin jashtë.Ndërsa në ditë të caktuara bëjnë festë.Në mesin e festave më e rëndësishmja është festa pesë ditëshe Panzha
ose Parvania,të cilën e festojnë si një lloj feste të verës.

Kjo festë kremtohet brenda pesë ditëve,duke filluar në muajin e fundit të kalendarit sabiit, i llogaritur sipas lëvizjes së hënës,dhe duke vazhduar në fillim të vitit të ri. Besohet se brenda kësaj kohe ka edhe festa tjera të ndryshme të cilat i quajnë Dihba Rabba,Dihba Hnina dhe Dihba Daimana.

Përkundër disa traditave fetare gnostike, në sabiizëm nuk zë vend një jetë asketike në formë që të mos i jepet aspak rëndësi botës,apo që të braktiset çdo gjë botërore.Sado
që sabiitët të besojnë se bota është një vend që është krijuar nga forcat e këqia,ata rëndësi të veçantë i japin çështjes së martesës,lindjes së fëmijve dhe të hapjes së ndonjë pune.


Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 10:21

gj. Anëtarësimi në bashkësi dhe priftëria

Në shoqërinë sabiite nuk ka kasta ose klasa të ndara njëra prej tjetrës me linja kategorike.Megjithatë ekzistojnë murgj të cilët në shoqëri i udhëheqin ritet dhe ceremonitë fetare.Në sabiizëm, në aspektin teorik,murg mund të bëhet çdokush që është i shëndoshë dhe pa të meta trupore dhe që në paraardhësit e tij nuk ka ndonjë heretizëm apo ndonjë rast të shmangies nga feja.

Vetëm se në praktikë murgëria perceptohet si profesion që trashëgohet,pra që kalon nga babai te i biri.Ai që do të zgjedhet për prift,po të jetë i martuar është një rast ideal. Murgjit në periudhën para se të pranojnë detyrën e tyre,një periudhë jetojnë si nxënës apo si kandidat nën kontrollin e një priftit (si ndihmës të tij). Më vonë me anën e organizimit të një ceremonie për priftëri,bëhet prift.

Shkallës më të lartë në priftëri i thuhet rish ama.Kjo detyrë në një aspekt do të thotë edhe liderizëm i shoqërisë sabiite. Sabiitët e sotëm nuk e posedojnë një rish ama.
Ndërsa ganzibra është i njëjtë me detyrën e një kryeprifti lokal.Priftërinjve normal ju thuhet tarmida,ndërsa ndihmës priftërve ashganda.

Priftërinjtë sabiitë, krahas asaj që çdo sabiitë në ritet dhe ceremonitë fetare e ka të
domosdoshme që të veshë rasta (tesha të bardha ceremoniale),teshat e tyre i pajisin me disagjëra që janë shenja të priftërisë.Në mesin e tyre më të rëndësishme janë: unaza e arit e vendosur në gishtin e vogël të dorës së djathtë;një shkop i gjatë,që gjatë ceremonisë, mbahet në dorën e djathtë dhe është i bërë nga dega e ullirit; sarëku i mbështjellur rreth kokës, me qëllim që të mbyllë gojën dhe hundën dhe një kordele e mbajtur në kokë për të lidhur flokët.

Bartja apo veshja në mënyrë më të përshtatshme e këtyre gjërave për priftërinjtë është një gjë me shumë rëndësi.Nga këto gjëra,me vdekjen dhe varrosjen e priftit varrosen edhe unaza dhe shkopi i tij.

Në shoqërinë sabiite nuk ka një ceremoni për pranim në fe,siç është rasti me Krishterimin.Çdo i lindur normal në familjen sabiite pranohet anëtar natyror i shoqërisë. Edhe krahas mos rastisjes së një shprehjeje flagrante në librat e shenjtë sabiit, një njeri nga jashtë (një njeri që nuk ka lindur nga një nënë dhe baba sabiit) është e pamundur që të bëhet sabii.

Çdo sabii ka dy emra, një emër botëror dhe një emër të fshehur fetar.Emrat fetarë me
lindjen e fëmijës e cakton prifti duke bërë llogari të ndryshme astrologjike.Sabiitët emrat botërorë i përdorin jashtë;ndërsa mes tyre dhe gjatë adhurimeve përdorin emrat e tyre fetarë.

Për shoqërinë sabiite është shumë me rëndësi përshtatja ndaj parimeve misterioze (të
fshehtësisë).Të treguarit jashtë (atyre që nuk janë sabii) të çdo doktrine apo të çdo parimi fetar pranohet si gabim i madh, bile edhe blasfemi.Çdo sabii është i obliguar që të vishet me teshat e bardha të shenjta rasta.

Kështu që të vdesësh pa rasta, d.t.th. që pas vdekjes t’iu nënshtrohesh dënimeve të mëdha.Megjithatë, sidomos sabiitët, rastat i veshin edhe nën teshat e jashtme. Ky
qëndrim ekstrem dhe jotolerant i sabiitëve në mes komunitetit të tyre është edhe shkak i shtimit të ngjarjeve si mosinteresimit për fenë apo të ndërrimit të fesë nga ana e sabiitëve.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 10:22

h. Tempujt

Tempujt sabiitë quhen mandi.Mandi në përgjithësi është një shtëpizë e thjeshtë dhe e
vogël, e rregulluar pranë lumit dhe me kahje drejt veriut,është pa dritare dhe në anën jugore ka një derë.

Në jug të kësaj ndërtese gjendet një pishinë e vogël për baptizim që lidhet me lumin me anë të një kanali dhe me një kanal tjetër përsëri uji derdhet në të njëjtin lumë.

Brenda në mandi nuk ka dysheme e as ndonjë zbukurim tjetër; këtu nuk bëhet as ndonjë adhurim.Mandi perceptohet si simbol i botës së dritës në tokë.

Përveç priftërinjëve,për anëtarët e tjerë është e ndaluar hyrja në të; edhe priftërinjtë mund të hyjnë në të vetëm në kohë të caktuar.

Kështu që,në fakt,është shumë vështirë të thuhet se mandi është një tempull.Sepse ajo godinë, jo që s’është tempull por më shumë është me cilësinë e një klubi kulti.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:20

Maniheizmi

Maniheizmi është një traditë fetare gnostike,e themeluar nga Mani, në shek. III. pas e.
s. Maniheizmi,për shkak të posedimit të një organizmi misionerik të zhvilluar,për një kohë të shkurtër,duke i kaluar kufijtë lokal të vendit ku ka lindur si Iranin Jugor dhe Mesopotaminë,u shtri deri në brendësi të Egjiptit,Anadollit, Evropës dhe Azisë.

Kështu që në shek. IV. arriti në pozitën e një rivali më të madh të krishterimit në shumë vende. Në shek. VIII. (762/763) me një qarkore të Bëgy Kan-it bëhet fe zyrtare e ujgurëve në Turkistanin Lindor. Vetëm se maniheizmi, pas shek. VI. fillon të dobësohet në Evropë, ndërsa pas shek. XII. edhe në Azi, kurse në vendet ku edhe lindi si në Mesopotami dhe Iran, me çlirimin e këtyre vendeve nga muslimanët, gradualisht u zhduk.

Edhe pse sot nuk ka asnjë simpatizues, në periudhën para islamit, ajo ishte një fe shumë ndikuese dhe shumë interesante në aspektin e parimeve të besimit dhe në aspektin e të kuptuarit të jetës gnostike.

Burimet në lidhje me maniheizmin mund të përmblidhen në dy grupe.Grupi i parë përbëhet nga shkrimet maniheiste,që janë burime të dorës së parë të maniheizmit. Ndërsa në grupin e dytë,bëjnë pjesë burime të ndryshme të dorës së dytë, të cilat japin njohuri për maniheizmin.Në mesin e tyre mund të numërohen edhe disa etër të kishës si Shën Augustini, që fillimisht ka qenë maniheist,dhe disa dijetarë islamë si Ibn Nedim dhe el-Biruni.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:24

a. Mani

Mani, ka lindur në vitin 216 pas e.s. në Iranin Jugor dhe është prej një familjeje të shkollës Elkesai,të cilët nga ana e të krishterëve janë llogaritur si të devijuar.Emri i babait të tij ka qenë Patik, ndërsa emri i nënës së tij ka qenë Maria.Burimet nuk janë të një mendimi në lidhje me vendin e lindjes së Manit. Vetëm se Biruni tregon se vendi i lindjes së Manit është fshati Mardinu.

Në rajonin ku është rritur Mani,përveç fraksionit krishter Elkesai kanë qenë të
përhapura edhe sistemet e besimit si sabiizmi dhe zaratustrizmi, të cilat në forma të ndryshme kanë ndikuar në formimin e sistemit të të menduarit të Manit.

Sipas teksteve maniheiste, Mani qysh në moshën 5-6 vjeçare ka përjetuar përuljen e drunjve dhe dëshmimin e tyre të lartësisë para tij. Në moshën 12 veçare Mani, nëpërmjet një të deleguari hyjnor, të cilin e quan “ikizim”, dhe komentohet si “Shpirti i Shenjtë”, pranoi shpallje të ndryshme.

Përafërsisht në moshën 20 vjeçare kjo përvojë e marrjes së inspirimit filloi përsëri, dhe pas kësaj Mani filloi të formojë sistemin e besimit dhe ta përhapë atë rreth e qark. Hapin e parë për përhapjen e besimit ua bëri babait dhe anëtarëve tjerë më të mëdhenj të familjes që e përkrahën atë.

Në kohën e mbretit Shapur I.lëvizjes së Manit iu bë një lëshim i madh dhe në sajë të kësaj ai (Mani),duke u nisur nga Irani,gjeti rastin për përhapjen e fesë së tij në vende të ndryshme.Mani me shkrimin e veprës Shapuragan u mundua që në një mënyrë të shlyej borxhin falenderues që ia kishte Shapurit I.

Rivaliteti që ishte në mes ithtarëve të Zaratustrës dhe të Manit, nuk krijoi ndonjë
situatë faktike gjatë periudhës së sundimit 30 vjeçar të Shapurit I.Mani për përhapjen e
doktrinës së tij shëtiti brenda kufijve të Perandorisë dhe formoi komunitetin e tij.

Me dërgimin e nxënësve në Lindje dhe Perëndim e zhvilloi veprimtarinë misionerike. Horasani u bë qendër e maniheizmit. Pas Shapurit I. toleranca që i bëhej maniheizmit vazhdoi edhe për disa kohë.

Vetëm se në kohën e Behram I. (274-277) kësaj iu dha fund.Me botimin e një qarkoreje nga ana e krye priftit zaratusrist të perandorisë së Kartir-it,e cila porosit që çdo fe tjetër të ndiqet,duke përfshirë edhe maniheizmin,fillon fushata e asimilimit të fuqishëm të maniheistëve.

Në fund Mani kapet, futet në burg dhe pas 26 ditë burgimi në vitin 276 vritet duke iu prerë koka.Trupi nga pjesëtarët e tij varroset në Ktesifpon.Nxënësit e Manit,në vendet ku kanë shkuar për të përhapur fenë,misionin e tyre e kanë kryer me sukses.Fenë e tyre, zaratustristëve ua shpjeguan si “i biri shpirtëror i Zaratustrës” (Saoshjant), budistëve si “Buddha i ardhmërisë” (Maitraja),ndërsa të krishterëve si “Paraklit”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:27

b. Librat e shenjtë

"Mani" është njëri prej liderëve themelues të fesë,që edhe ka shkruar doktrinën dhe besimin fetar.Ai,në disa raste veprat e tij i ka zbukuruar me vizatime dhe figura,kështu që për sqarimin e mendimeve të tij ka zgjedhur metodën e shpjegimit me këto forma. Mani,i cili pjesën më të madhe të veprave të tij i ka shkruar në dialektin lindor të gjuhës arameje, doktrinën e tij e ka përmbledhur në 7 libra.

Ato janë:
1 - "Ungjilli" i jetës
2 - Depoja e jetës
3 - Pragmateia
4 - Libri i fshehtësive
5 - Libri për kafshët e egra (e frikshme)
6 - Letrat
7 - Këngët fetare dhe lutjet

Përveç këtyre ai,në librin me emër Shapuragan, të shkruar në gjuhën Pahlave për Shapurin I. i cili atë e mbronte,ka rezimuar doktrinën dhe besimin e shprehur në shtatë librat e lartëpërmendur.

Vetëm se asnjëri nga këto libra,të shkruara nga Mani,nuk ka arritur deri në kohën tonë. Deri në kohën më të hershme njohuritë në lidhje me këto libra,i mësonim nga veprat e etërve të Kishës dhe nga shkrimtarët arabë dhe sirianë.Por që nga fillimi i shek. 20.,si rezultat i hulumtimeve dhe i gjurmimeve të bëra,u gjetën me mijëra faqe dokumente të shkruara nga nxënësit e Manit dhe shkrimtarët maniheistë.

Këto (shkrime) gjenden në qendra të ndryshme vendbanimesh në një hapësirë shumë të gjerë, prej Algjerit e deri në rajonin Turfan të Turkistanit Lindor,dhe janë të shkruara në gjuhë të ndryshme,si: kopte,siriane,kineze,persiane dhe latine.

Kjo literaturë,e cila është dërguar në qendrat si Dublin,Berlin dhe Këln,sot shërben si
burim shumë i rëndësishëm qoftë në lidhje me Manin,qoftë në lidhje me përmbajtjen e librave të shkruara nga Mani.

Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:31

c. Koncepti për Zotin

Si në çdo fe gnostike edhe në maniheizëm gjendet mendimi i një dualizmi gnostik.Ky
dualizëm bazohet në dy parime origjinale të kundërt njëri me tjetrin dhe në konceptin tre kohë,që ka të bëjë me marrëdhëniet me njëri tjetrin të këtyre parimeve.Këto dy parime origjinale janë drita dhe errësira apo e mira dhe e keqja.

Të dy këto parime, që në aspektin cilësor janë plotësisht të ndarë njëri prej tjetrit, janë të pafillim dhe të pambarim. Zoti i dritës, që është sundimtar i botës së dritës, quhet me emrat si “Babai i lartësisë”, “Mbreti i botës së dritës” ose shkurtimisht “Zoti”.

Në disa tekste, në një përshtashmëri me traditën iraniane, ai quhet edhe me emrin Zarvan. Mani këtë qënie të lartësuar e përkufizon kështu: “Ai është zotëria i jetës dhe është i gjallë (do të mbetet) deri në pafundësi, ka qenë para çdo gjëje dhe do të jetë pas çdo gjëje.

Çdo gjë varet prej ekzistencës së tij dhe do të jetoj me fuqinë e tij”. Zoti i lartësuar
posedon katër fuqi të përbëra nga e shenjta, drita, forca dhe dituria.Ai ka edhe botëra të tjera të dritës (12 aeon,bota e dritës).Bota e dritës,e cila përbëhet nga pesë elementet e përbëra prej ajrit,erës,dritës,ujit dhe zjarrit, sidomos posedon edhe pesë cilësi hyjnore.

Këto janë mendja,mendimi, perceptimi,ditura dhe dinjiteti, të cilat në fakt janë zbulesë e cilësive të zotit të lartësuar.Sidomos kjo botë zotëron edhe cilësitë si dashuri, besim, lojalitet,mirësi dhe urtësi.E gjithë bota e dritës, bashkë me Zotin e lartësuar, përshkruhet si “druri i jetës”.

Edhe bota e errësirës është si bota e dritës,vetëm se bota e errësirës ka një konstruksion krejt tjetër.Edhe në krye të kësaj bote ka një ekzistencë të lartësuar, mbretin ose zotin e errësirës.Zoti i errësirës definohet si një egërsirë me kokë gjarpëri,me trup kuçedre,me krahë shpeze,me bisht peshku dhe me këmbë të kafshës së egër.Rreth e përqark tij ka qenie të këqia të panumërta dhe bota e pesë errësirave.Këto janë tymi,zjarri,era,uji dhe errësira.

Në çdo njërën nga këto botëra, që janë edhe cilësi të zotit të errësirës,banojnë qënie të këqia dhe një udhëheqës i keq (arkon). Botën e errësirës, e cila për kundër botës së dritës është e mbushur me cilësi negative, fund e krye e ka kapluar një tym që është “helmi i vdekjes”.

Gjithashtu në këtë botë gjendet edhe “druri i vdekjes”, i cili simbolizon materien dhe nga degët e panumërta të tij fluskon luftë,ashpërsi,urrejtje dhe çdo gjë e keqe.Nga këto dy botëra origjinale,bota e dritës si vend gjeografik përfshinë veriun,lindjen dhe perëndimin, ndërsa bota e errësirës përfshinë jugun.Në mesin e tyre është një kundërshtim dhe një zënk e pafund.

Nga ana e Manit koha,në aspektin e marrëdhënieve me njëra tjetrën të këtyre botërave,
ndahet në tri pjesë.Këto janë koha e kaluar dhe koha e ardhshme,të cilat në një aspekt kanë të bëjnë me luftën pasive në zënkat në mes dy botërave,dhe koha e tashme,në të cilën jetohet një luftë aktive.

Koha e kaluar është periudha e ndarjes definitive në mes botës së dritës dhe errësirës. Me fjalë tjera, ajo është një kohë, në të cilën të dy botrat qëndrojnë në vendet e tyre duke mos dhunuar kufijtë e njëra tjetrës dhe duke përfshirë gjendjen origjinale të ndjekjes së luftës pasive kundër njëra-tjetrës.

Ndërsa koha e tashme, e cila përfshinë edhe kohën në të cilën jetojmë,është një periudhë në të cilën këto dy parime të kundërta me njëra-tjetrën ose bota e dritës dhe bota e errësirës në disa vende janë përzier dhe në disa vende ndjekin një luftë aktive mes veti.

Koha e ardhshme,e cila është koha e tretë,është një periudhë në të cilën,ku me përfundimin e kësaj lufte aktive të dy botërat do të tërhiqen në vendet e tyre dhe do ta mundësojnë përsëri pozitën origjinale të së kaluarës.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:38

ç. Koncepti për njeriun dhe gjithësinë

Sipas maniheizmit lufta në mes dritës dhe errësirës fillon me sulmin e errësirës (hushuk), që zotëron cilësi të përshtjellimit dhe cilësi jo të frytshme, të cilat ia mundësojnë botës së errësirës që të kap qeniet dhe botën e dritës,që posedon cilësi të jetës dhe të rregullsisë.Kështu që,për këtë qëllim forcat e errësirës vijnë në kufijtë e botës së dritës.

Ndërsa zoti i lartësuar i dritës,për të zhdukur këtë sulm të botës së errësirës, për ta burgosur përsëri atë në vendin e vetë dhe për të kthyer atë në pozitën e saj pasive të pafund,nxjerr një plan me tre faza. Sipas këtij plani, i cili përfshinë edhe kohën e tashme që po jetojmë,Zoti i Lartësuar i Dritës për të vazhduar luftën në të tre fazat kundër errësirës, krijon tre krijesa hyjnore, të cilat nuk janë asgjë tjetër vetëm se
manifestim i tij.

Në fazën e parë, Zoti i latësuar i Dritës krijon “Shpirtin e Lartësuar” ose “Urtësinë”; ndërsa nga ajo krijohet “Nëna e jetës”. Nëna e Jetës, për të luftuar kundër forcave sulmuese të errësirës, krijon Njeriun e Parë (Anash Kadmi, Hurmuz) dhe e pajis atë me pesë elemente. Këto pesë elemente, të cilat në të njëjtën kohë janë edhe teshat dhe armët e Njeriut të Parë, janë:zjarri, era, uji, drita dhe ajri. Kjo krijesë mitologjike, të cilën maniheistët e quajnë Njeriu i Parë,nuk është Adami babai i njerëzimit, por është një krijesë hyjnore.

Njeriu i Parë bashkë me armët e tij zbret në botën e errësirës për të luftuar me të; vetëm se e humbet luftën dhe kapet ndërsa armët e tij gëlltiten nga forcat e errësirës (arkonët). Kështu që faza e parë e luftës aktive përfundon me fitoren e errësirës.Vetëm se maniheistët thonë se, kjo humbje e Njeriut të Parë në fakt nuk është humbje, por, është një ushqim i dhënë errësirës si përcaktim hyjnor.

Në një tekst maniheist thuhet se,kjo i ngjan situatës së çobanit, i cili për të kapur luanin e egër dhe për të siguruar kopenë e tij,luanit i përgatit një kurth duke i dhënë për ushqim një qengj. Kështu që çobani, kur luani të vij për të ngrënë qengjin ai do ta kapë atë, ndërsa qengjin duke ia lidhur plagët do ta shërojë.

Në fazën e dytë, çështje parësore e Botës së Dritës është që në fund të kësaj lufte të nxehtë të shpëtojë Njeriun e Parë mitologjik dhe pesë armët e tij, të cilat janë zënë rob nga bota e errësirës. Për këtë edhe zoti i lartësuar i dritës krijon shpëtimtarin me emër “Arkitetkti i lartësuar” ose “Shpirti i Jetës”.Në traditën iraniane emri i këtij shpëtimtari është Mitra.Edhe pranë këtij ka pesë djem ose armë me emrin “Adamët e dritës”.

Kështu që Shpirti i Jetës e thërret atë dhe për të shpëtuar Njeriun e Parë fillon aksionit. Njeriu i Parë i përgjigjet kësaj thirrje dhe duke shpëtuar prej botës së errësirës kthehet në botën e dritës.Ky motiv i shpëtimit më vonë do të luajë rolin e një modeli prototip për ata që dëshirojnë të shpëtojnë. Motivi “t’i bësh zë ose t’i përgjigjesh” në këtë shpëtim zë një vend të rëndësishëm në doktrinën e shpëtimit të çdo tradite gnostike.

Kështu që, në këtë formë, shpëtimi i Njeriut të Parë është një sukses për forcat e dritës; vetëm se puna e shpëtimi nuk është plotësuar ende. Pesë armët e Njeriut të Parë, të cilat janë të gëlltitura nga arkonët, ende mbahen të burgosura në botën e errësirës.Me qëllim që t’i shpëtojë këto Shpirti i Jetës (Shpirti i Shenjtë) brenda botës së errësirës fillon të krijojë kozmosin.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:39

Kështu që ai nëpërmjet pjesëzave të gëlltitura nga arkonët e këqinj krijon yjet, tokën dhe qiellin.Pra kozmosi krijohet nga elemente të botës së errësirës dhe botës së dritës;kështu që ana e palëvizshme materiale e saj përbëhet prej elementeve të errësirës, ndërsa ana shpirtërore, bartë jetë prej elementeve të dritës. Krijesat që shndritin më tepër si Dielli dhe Hëna, në vete mbajnë më tepër pjesëza të dritës.

Zoti i Lartësuar i Dritës për të shpëtuar elementet e dritës nga bota kozmike ia fillon fazës së tretë ose fazës së fundit të luftës aktive kundër errësirës dhe të keqes.Në fazën e tretë krijohet “i dërguari i tretë”. Nëpërmjet asaj një rrotë qiellore, duke lëvizur si një rrotë e madhe uji, pjesët e dritës në këtë botë i çon në hënë dhe diell. Pjesët e dritës të cilat nxirren deri në gjysmën e parë të çdo muaji, ngjitet në qiell në formë të një kolone drite dhe me këtë krijohet hëna e plotë.

Ndërsa në pjesën e dytë të çdo muaji, këto pjesë të dritës dërgohen në diell dhe prej atje në “parajsën e dritës”. Rruga e qumështit paramendohet si kolonë drite.“I dërguari i tretë” në mekanizmën e shpëtimit, me qëllim që të shpëtoj elementet e dritës që janë gëlltitur nga arkonët e këqinj, shëtit mes arkonëve dhe në mesin e tyre vetveten e paraqet si një grua dhe një burrë magjepsës. Nga kjo pamje e tij ndikohen edhe meshkujt edhe femrat arkonë.

Kështu që nga sperma e derdhur në tokë nga arkonët meshkuj bëhet bota e bimëve,
ndërsa nga sperma e arkonëve femra në det bëhet një egërsirë deti. Nga ajo që bie nga arkonët femra në tokë krijohen xhinnët.Këto xhinnë hanë bimët e tokës dhe mbeten me barë dhe kështu krijohet bota e gjallesave. Në çdo krijesë që bie prej arkonëve në këtë formë krahas elementëve të errësirës gjenden edhe pjesëza drite. Pjesëzat e dritës më tepër gjenden në bimë.

Ndërsa në masë më të vogël elementet e dritës gjenden edhe në gjallesa dhe në
demonë. Zoti i Errësirës,i cili e ka kuptuar se ngjarjet i kanë dalë prej kontrollit dhe zhvillohen në dobi të botës së dritës,bën sulmin e fundit për të mbrojtur dhe për të mos i humbur elementet që i ka rob në botën e vet dhe kështu sajon një krijesë kundër “Të dërguarit të Tretë” i cili do të punojë me urdhërin e tij.Për këtë detyrohen dy demonët e zgjedhur: Ashkalun (Saklas “i marrë”) dhe Namrael (ose Nebroel).

Këta elemente të fundit të dritës që kanë mbetur në ekzistencat e tjera të errësirës i grumbullojnë në veten e tyre dhe pastaj bashkohen. Nga ata lind çifti i parë njerëzor (Gehmurd), të ngjashëm me mashkullin dhe femrën e “Të dërguarit të Tretë”, d.t.th. lind Adami dhe Eva.Siç shihet, si në çdo sistem gnostik edhe në maniheizëm, krijuesi i njeriut nuk është zoti i lartësuar,por është e keqja.Trupi i njeriut është pamje trupore e demonëve.Epshi dhe trupi janë trashëgimi që u ka mbetur njerëzve nga demonët.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:44

d. Koncepti për shpëtimin

Me krijimin e çiftit të parë, Adamit dhe Evasë, nga forcat e këqija Zoti i Lartësuar i Dritës për t’ia shpjeguar të vërtetën Adamit dhe për t’ia mësuan rrugën e shpëtimit i dërgon të deleguari hyjnor “Jezusin madhështor”. Jezusi madhështor te Adami vjen me këtë thirrje dhe Adami kësaj thirrjeje i është përgjigjur pozitivisht.Më vonë Jezusi madhështor,Adamit ia sjell diturinë hyjnore të shpëtimit.

Dhe me këtë Adami kupton vetëveten dhe të vërtetën në lidhje me botën hyjnore
dhe e meriton shpëtimin.Për këtë shkak plani inferior i errësirës edhe njëherë është mundur.Në anën tjetër elementet e dritës së Adamit dhe Evës nuk janë të një mase.Eva posedon më pak pjesëza drite.

Adamit i është tërhequr vërejtja nga ana e Jezusit,që të mos ketë marrëdhënie intime me Evën,për shkak se ajo do ta lidhë me këtë botë materiale,dhe në fillim ai
i nënshtrohet këtij urdhëri.Vetëm se Eva,e cila në vete posedon më pak elemente drite, nuk është e interesuar për Adamin por,ajo interesohet për babain e tij arkonin dhe bashkohet me të.Nga ky bashkim lind Kaini.Pastaj Kaini bashkohet me nënën e tij dhe kështu lind Abeli.

Këto bashkime të parregullta ndjekin njëra tjetrën dhe më pastaj një arkon (Sindid) Evanë e mëson se si ajo me magji ta mashtrojë Adamin që ai të bashkohet me të. Kështu Adami i mashtruar nga Eva, bashkohet me të dhe nga ky bashkim lind Shiti. Vetë Adami e rrit Shitin dhe ia mëson atij realitetin. Shiti, djali i Adamit, në të gjithë shoqëritë gnostike pranohet si djali i vërtetë i Adamit dhe si babai i gnostikëve. Sindid, arkoni i keq, duke e mashtruar Adamin, përsëri e nxit Evanë që të bashkohen.

Adami përsëri mashtrohet me Evën;vetëm se këtë rradhë Shiti e këshillon Adamin dhe e thërret që ai të shkojë me të në lindje, në botën e dritës. Kështu që pas vdekjes Adami dhe pasardhësit e tij lartësohen në botën e dritës.Ndërsa në anën tjetër Eva dhe pasardhësit e saj shkojnë në ferr.

Njerëzimi në të cilin shpirti - që i takon botës së dritës në trupin e keq -jeton i
burgosur vazhdon të shtohet.Vetëm se shpëtimi i Adamit përbën për pasardhësit një model, një shembull për tërë njerëzimin në përgjithësi.Jezusi madhështor për shpëtimin e njerëzimit që rrjedh prej Adamit,e obligon “Mendjen e Dritës” (Manuhmed),i cili njihet si babai i të gjithë të dërguarve të dritës.Mendja e Dritës,çdo njeriu që do të shpëtojë i vjen shpirtërisht me pesë cilësitë.

Shpirti e njeh atë për këto pesë cilësi dhe i përgjigjet ftesës së tij.Në anën tjetër shpirti, që nuk e meriton shpëtimin dhe nuk i është tërhequr vërejtja nga Mendja e Dritës,deri sa ta meritojë shpëtimin apo deri në ditën e fundit të llogarisë,do të lindë përsëri (disa herë) në botë. Prandaj në maniheizëm ka një mendim të reinkarnacionit (rimishërimi-shpërngulja e shpirtit) të kufizuar.

Sipas kësaj nënshtrimi i shpirtit rimishërimit, në një aspekt është proces për pastrimin
nga errësira dhe e keqja e tij; ndërsa nga ana tjetër,shpirti i cili nuk e meriton që t’i tërhiqet vërejtja nga ky i deleguar hyjnor,dënohet me qëndrim të kohëpaskohshëm në burgun e trupit.Shpirti për shpëtimin e tij para së gjithash duhet të bëjë parapërgatitjet e nevojshme, duhet të qëndrojë larg botës inferiore materiale dhe dëshirave dhe aspiratave trupore.

Në këtë rast është kusht të njohë strukturën e vet dhe të ndjejë një përmallim për shpëtim. Më vonë duhet që t’i përgjigjet thirrjes së të dërguarit hyjnor dhe të hyjë në rrugën të cilën ia ka treguar ai. Ai vetëm në sajë të njohjes së mirë të diturisë, të cilën ia dërgon i dërguari hyjnor, mund që të shpëtojë nga trupi i keq dhe bota materiale.

Mani beson se, në kohëra të ndryshme të dërguarit hyjnorë (Paraklit), për t’ua mësuar
njerëzve rrugën e shpëtimit, kanë jetuar në tokë dhe se vetë ai është i fundit nga të dërguarit e Dritës. Të gjithë të dërguarit që kanë ardhur para tij si Zaratustra, Buda dhe Jezusi, kanë ardhur me qëllim që njerëzve t’ua mësojnë rrugën e shpëtimit.

Ndërsa vetë ai është i dërguari i fundit.Pas tij nuk do të ketë më të dërguar; vetëm do të dalin në shesh të dërguar të rrejshëm.Maniheistët besojnë se,Mani,si i dërguar i fundit, pas ndarjes nga kjo botë nuk ka shkuar në botën e dritës,por është ndalur në hënë dhe aty do të presë derisa të shpëtojë edhe bërthama e fundit e kësaj bote dhe se prej atje vazhdon që shpirtërave t’ua tregojë rrugën (e shpëtimit).
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:50

dh. Koncepti për eskatologjinë, mesianizmin dhe për apokalipsin

Sipas Manit, paralel me shpëtimin e shpirtërave nga burgu i botës dhe trupit do të shtohet tirania, terrori dhe e keqja. Sepse me largimin prej këtu, një nga një apo dy nga dy, të elementeve të dritës të zënë rob në botë, në të do të mbeten më pak elemente të dritës, kështu që do të pakësohet edhe e mira dhe paqa që buron nga ata. Gjithnjë sipas Manit në kohën e fundit do të dalin të dërguar të rrejshëm, sikurse “Mithra i rrejshëm” që do të mundohet t’i devijojë njerëzit.

Në kohën e fundit në periudhën kur do të jetë afër shpëtimi edhe i pjesësëz së fundit të dritës,do të ndodhë një luftë e madhe që do të jetë lajmtare për afrimin e fundit të botës. Që nga këto momente në botë do të dominojnë vetëm mëkati dhe zënkat. Më vonë në botë për së dyti herë do të vijë i dërguari i dritës Jezu Krishti dhe do të fillojë gjykimi i njerëzve.

Për këtë dhe ai do të ulet në mes të botës dhe do ta ndajë të mirën nga e keqja.Sipas kësaj ndarjeje, maniheistët, të cilët deri në atë moment ende nuk janë ndarë nga kjo botë, duke u mbështetur në të do të ulen në anën e djathtë të tij dhe do të jenë nga fitimtarët. Ndërsa mëkatarët, të cilët do të jenë në anën e majtë të tij, do të flaken në ferr. Ata besimtarë të cilët do t’i nënshtrohen atij, do të shndërrohen në melekë.

Më vonë Jezu Krishti, do t’i njoftojë qeniet hyjnore, që është në formë të rrugë së qumshtit, dhe shpirtit të pesë dritave, që ata të largohen nga vendi i tyre.Ata me t’u ndarë bota menjëherë do të shkatërrohet dhe do të dalë një zjarr i madh që do të
zgjatë 1468 vjet.

Edhe elementet e fundit të dritës që kanë mbetur mbrapa bashkë me të dërguarin e dritës, do të lartësohen në botën e dritës,forcat e këqija,që e kanë humbur luftën dhe ithtarët e tyre,për të mos jetuar edhe një herë atë tirani, do të hidhen në një humnerë të madhe që është përgatitur për ata, ndërsa vrima e saj do të mbyllet me një rrasë të madhe.Kështu, plotësohet periudha e luftës aktive mes të mirës dhe të keqes dhe përsëri bëhet rikthimi në pozitën e parë origjinale, ku e mira dhe e keqja vazhdojnë të ndara nga njëra-tjetra.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:55

e. Koncepti për adhurimin

Sipas mësimeve të Manit, shpirti, për të shpëtuar nga burgu i tokës dhe i trupit, duhet që të qëndrojë larg disa veprave të cilat do t’i bëjnë dëm shpirtdëlirësisë së tij dhe do të vazhdojnë ta mbajnë atë në burg. Për këtë arsye maniheistët janë të obliguar që t’i nënshtrohen rregullës “pesë urdhëra” dhe “tre vula”.

Në mesin e pesë urdhërave, të cilëve duhet t’iu nënshtrohen, zënë vend edhe: agjërimi, bërja e lutjeve dhe dhënia e lëmoshës, mosgënjimi, mosvrasja e asnjë lloj gjallese dhe mosngrënia e mishit,kujdesi për pastërtinë dhe shpirtdëlirësinë,mosdhënia rëndësi
pasurisë,të respektohet i varfëri dhe të qenurit modest.

Në anën tjetër parimi i tre vulave është parim i të dalurit zot dorës, gjuhës dhe ndjenjave. Vula e gojës bën të nevojshme të mosfolurit keq, mosngrënien e mishit dhe mospirjen e pijeve dehëse. Sipas Manit, mishi posedon më pak bërthamë drite se bimët. Sado që gjallesat ushqehen me bimë, një pjesë e thërrmijave të dritës që gjenden tek bimët, me të cilat ato ushqehen, ikin nga trupi i gjallesave.

Ndërsa pjesa tjetër që mbetet në trupin e tyre për shkak të marrëdhënieve seksuale shndërohen në mish.Mani, ithtarët e tij i porosit që të hanë ushqime bimore.Edhe sasia e dritës e bimëve ndryshon nga lloji në lloj. Në mesin e bimëve më tepër element drite kanë pemët dhe perimet si sallatat, pjepëri dhe shalqini.Në anën tjetër është e ndaluar pija alkoolike që e deh njeriun dhe e largon nga mendimi për Zotin e Lartësuar të Dritës. Ndërsa vula e dorës, njeriun që beson e mbron nga çfarëdo qëndrimi që do t’i dëmtojë elementet e dritës të zëna rob brenda në materie.

Për këtë arsye, mënyra e sjelljes që është ideal dhe ka pëparësi për maniheistët është
mosvrasja e asnjë gjallese, mosdëmtimi i asnjë bime, bile edhe moslëvrimi i tokës dhe
moskorrja. Sidomos një maniheist fetar nuk duhet të shkelë kullosën, nuk duhet të nëpërkëmbë farën.

Bile edhe larja nuk është e preferuar për shkak se kanë frikë se mos ndoten elementet
e dritës në ujë.Së fundi vula e ndjenjës apo mjedisit kërkon që të largohen nga martesa dhe seksualiteti.Sepse sipas maniheizmit,martesa, e cila mundëson vazhdimin e ekzistencës materiale dhe formimin e trupave të rinj, është imitim i traditës së arkonëve të këqinj.

Shoqëria maniheiste në aspektin e nënshtrimit ndaj parimeve kategorike të maniheizmit
ndahet në dy grupe: të zgjedhurit dhe dëgjuesit. Të zgjedhurit janë elita që këto parime i respekton plotësisht. Ndërsa dëgjuesit, që e përbëjnë shumicën e shoqërisë, nuk i respektojnë të gjitha (sidomos parimin e martesës, të korrjeshirjes) këto parime.

Në këtë rast sipas mësimeve të Manit, elita, e cila i respekton plotësisht këto parime, kur vdes ngjitet në botën e dritës si e pastër. Ndërsa në anën tjetër ata të cilët nuk i respektojnë këta parime, deri sa të lindin si pjesëtarë të elitës i nënshtrohen sistemit të rimishërimit dhe lindin përsëri në tokë.

Shërbimet që do t’ia bëjnë elitës në jetën e tyre dhe qëndrimet për mbështetjen e mësimeve fetare do t’iu mundësojnë që ata në lindjen e dytë të lindin më të mirë.
Në anën tjetër që këta të vazhdojnë si anëtarë të maniheizmit u mjafton vetëm respektimi i këtyre 10 parimeve: monogamia (martesa me një grua),largimi nga adulteri (tradhëtia bashkëshortore), rrena, vjedhja, hipokrizia, idhujtaria, magjia, vrasja e kafshëve dhe nga çdo lloj dyshimi në lidhje me fenë dhe së fundi respektimi i elitës.

Maniheistët kanë edhe lutje ditore dhe agjërim.Sipas kësaj, të zgjedhurit e kanë
kusht që duke u kthyer nga veriu, të luten shtatë herë në ditë.Ndërsa dëgjuesit luten vetëm katër herë në ditë. Gjatë lutjes falenderohet Zoti i Lartësuar i Dritës dhe lexohen ilahi dhe tekste të ndryshme me përmbajtje falenderimi.

Gjithashtu është kusht edhe praktikimi i agjërimit në disa ditë të ndryshme të vitit. Të zgjedhurit agjërojnë krejtësisht 100 ditë një mbas një në muajin e fundit të vitit, i cili përkon me kohën para festës Bema të ditës së 30-të. Në këtë bën pjesë edhe agjërimi javor që mbahet të dielën.Ndërsa përveç këtyre, ceremoni tjetër me rëndësi është
përgatitja e ushqimit të të zgjedhurve, që është përgatitje ditore.

Dëgjuesit të cilët janë të obliguar në përgatitjen e këtij ushqimi, sigurojnë gjithashtu edhe sallatë, shalqin, pjepër, lëngje të ndryshme pemësh dhe bukë gruri. Ata për këtë shërbim shpërblehen me faljen e mëkateve ditore. Gjithashtu ka edhe ceremoni javore për pendim dhe pranim gabimesh.

Andaj një herë në vit me grupe bëhen ceremoni pendimi.Së fundi,për dëgjuesit është obligim që një të 7-tën apo një të 10-tën nga të ardhurat e tyre ta japin për shoqërinë.
Maniheistët kanë edhe festa dhe ditë të shenjta që i festojnë.Në mesin e tyre më e
rëndësishmeja është festa Bema.Bema përveç që është festë, është edhe ceremoni përkujtimi për një vit.

Kjo ceremoni, që festohet në fundin e muajit 12 të vitit, që është edhe muaji i
agjërimit dhe pendimit vjetor, festohet për përkujtimin e mbytjes dhe keqtrajtimit të Manit,në shkurt dhe mars.Për këtë ceremoni përgatitet një fron me pesë shkallë,që në një aspekt përfaqëson Manin, të dërguarin e dritës, dhe mbi të varet fotografia e Manit.

Më vonë për Manin lexohen këngë hyjnore,lutje dhe lëvdata të ndryshme.Përveç këtyre bëhet edhe ceremonia e shenjtërimit të tyre.Maniheistët përgatisin edhe ceremoni për përkujtimin e të vdekurve.


Edituar për herë të fundit nga fakiri në 28.01.12 12:58, edituar 1 herë gjithsej
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Fakiri 28.01.12 12:59

ë. Struktura shoqërore

Maniheizmi konsiderohet si një strukturë shoqërore hierarkike e zhvilluar mirë.Sipas kësaj shoqëria në përgjithësi ndahet në dy grupe, të zgjedhurit, të cilët janë të lidhur ngushtë me parimet asketike ekzakte fetare dhe dëgjuesit, të cilët qëllim të tyre kanë,krahas mosrespektimit të këtyre parimeve, t’u shërbejnë zgjedhurve.

Të zgjedhurit pranohen si të dërguar botërorë të cilët mundohen për shpëtimin e elementeve të burgosur të dritës; ata i pastrojnë elementet e dritës në ushqimet që i hanë dhe pas ushqimit duke gromësirë ju ndihmojnë atyre që ata të jenë të lirë.

Të zgjedhurit para se të fillojnë ushqimin, kur e marrin atë në dorë dhe kur e përgatisin
bëjnë një lutje fillestare,e cila thekson se ata nuk kanë ndonjë përgjegjësi dhe me këtë kanë për qëllim që dëgjuesit,të cilët nuk jetojnë jetë asketike,t’i llogarisin përgjegjës për mëkatet dhe gabimet.

Në maniheizëm sado që dëgjuesit të jetojnë një jetë botërore, e cila në fe nuk është e
pranuar, dhe sado që nuk i respektojnë plotësisht mësimet fetare, roli, që ata luajnë në shoqëri është i rëndësishëm dhe me vlerë.Kështu që, është e pranuar se edhe ata (dëgjuesit) me ndihmën që iu bëjnë të zgjedhurve, të cilët merren me shpëtimin e elementeve të dritës, për të vazhduar jetën dhe me përgatitjen e terrenit të përshtatshëm për të, luajnë rol aktif në shpëtimin e dritës.

Në shoqërinë maniheiste punët si ligjërimi,mësimi i doktrinës fetare,përfaqësimi i
shoqërisë,udhëheqja e ceremonive natyrisht që udhëhiqen nga ata që i takojnë grupit
të zgjedhurve.Në anën tjetër,brenda në grupin e të zgjedhurve ekzistojnë një sërë
konstruksionesh hierarkike.

Kjo mund të renditet si vijon:

1 - Një lider, i cili si zëvendës i Manit e udhëheq komunitetin.
2 - 12 mësuesit, të cilët përfaqësojnë apostujt.
3 - 72 peshkopë
4 - Grupi i 360 njerëzve të moshuar.

Këto katër grupe të rënditura më lartë janë vetëm nga masa e të zgjedhurve dhe nga masa e dëgjuesve të cilët i ndjekin të zgjedhurit.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Berti69 19.03.15 14:27

Gnosticizmi Gnosticismo

Gnosticizmi


Gnosticizmi është një lëvizje filozofike-fetare, shumë e përpunuar, e cila e pati zenitin e vet në shek. II dhe III të epokës së krishterë. Termi gnosticizëm rrjedh nga fjala gnósis, “dije“, dhe lidhet me idenë e një dijeje të fshehtë hyjnore (dije ezoterike) që vetëm pak nistarë e zotërojnë.

Pra, gnosa është sinonim i dijes së fshehtë e të thellë universale, dhe i mistereve hyjnore të përftuara nëpërmjet hulumtimit të brendshëm dhe njohjes. Për gnosën, materia është një përfaqje negative, frut i krijuar prej një “demiurgu“  të lig, njëfarë “deita“, që është i vogël dhe i dobët në krahasim me Zotin krijues të shpirtit jolëndor.

Edhe lindja e këtij zoti të vogël është një simbol i rravgimit: element femëror i Zotit, viktimë e një ndjenje të pamundur dashurie për Krijuesin, lindur përmes njëfarë “shtatzanie histerike“, prej së cilës është mbruajtur realiteti material.

Demiurgu nuk është Zoti i vërtetë, por ai është shkërbyer me Të nga shkaku i verbërisë materiale të njeriut, i cili e identifikon veten me trupin e tij; në të vërtetë ai është një zot i atillë që, me ultësinë e tij, ka krijuar materien dhe ka robëruar në të shpirtin bir të Zotit të vërtetë.

Gjithsesi, njeriu mund të kthehet kah shpirti, duke e kapërcyer materien nëpërmjet vetëdijes dhe zbulesës. Kësisoj, simbas gnosës, e vërteta duhet kërkuar vetëm në përmasën shpirtërore. Në simbologjinë e larmishme gnostike një rol thelbësor marrin “Drita“ dhe “Errësira“; e para është e ngjashme me shpirtin dhe lindet nga vetë Krijuesi, teksa e dyta është e ngjashme me materien dhe lindet nga bota materiale.

Nëpërmjet ezoterizmit, një elitë nistarësh mund të njohë misteret hyjnore, mund të fitojë vetëdijen e qënies së tij të vërtetë (asaj shpirtërore) dhe të çlirohet nga zgjedha e materies e nga forcat e saj të errëta, ndaj të cilave njeriu material, “jo-nistari“, reagon në mënyrë të pavetëdijshme.

Bashkësia esene, së cilës i njihet autorësia e papiruseve të Kumranit, kishte një prejardhje të vërtetë gnostike; sekti zelot, ku bënin pjesë edhe Jezui e Gjon Pagëzori, e njësoi përbërësin hebraiko/mesianik me asketizmin meditativ dhe transhendental të gnosës dhe, kësisoj, ai mund të përkufizohet gnostik. Ungjilli që i mvishet Gjonit është i mbushur me terminologji dhe parime gnostike; populli hebraik i cili e njohu rolin mesianik të “Mbretit të judejve“ jo si “Bir të Zotit“ por si Mesí të ndriçuar tokësor, ishte në fakt gnostik; universi i njëmendtë shpirtëror i Palestinës së shekujve I dhe II ishte qendërzuar tek gnosa!

Megjithatë, mendimi gnostik u vdar dhe, nëse si për inat të atyre që deshën ta zhdukin, nuk do të kishte ridalë në sipërfaqe në trajtën e ca dëshmive të vogla copë e fërtele (dymijë vjet më vonë!), tërë çka do mund të dinim sot do ta kishte kryekreje burimin nga sulmet e tërbuara që Etërit e Kishës bënë kundër kësaj bote, tek e cila cilën patën pikasur farën e herezisë dhe, mbi të gjitha, rrezikun për vetë ekzistencën e tyre!

Në të vërtetë, gnosticizmit iu desh të zhvillonte luftë në dy fronte: në atë fetar, kundër Kishës së Romës që po lindte dhe në atë historik-politik, kundër “grushtit të hekurt“ të Romës, i cili në mënyrën më domethënëse u shfaq përmes shkatërrimit të Jeruzalemit dhe pushtimit të Masadës.

Është e rëndësishme të thuhet se dualiteti i botës gnostike nuk përputhet me unitetin e botës së romanizuar: për gnosën bota është një luftë “të kundërtash“, një konflikt i përjetshëm mes të mirës e së keqes, dritës dhe errësirës dhe, sikundër e thamë, mes shpirtit e materies. Gnosa nuk mund ta pranojë sintezën “njeri/Zot“ të Krishtërimit romak sepse, në momentin kur bëhet njeri, pra mish, Zoti vuloset me papastërti dhe s’mund të jetë më Zot.

Ndërsa për Kishën Jezui është Zot i shndërruar në njeri me qëllim që të shpëtojë botën.

Po atëherë çfarë është Jeshuai për rrymat gnostike? Është dritë dhe zbulesë e Zotit Krijues të shpirtit, por nuk është mishërim i vetë Zotit midis njerëzve.

Mesia gnostik është një “udhë“, një instrument shpërblese për kombin hebre, është krenaria e vijimësisë davidiane: mbase pikërisht kjo është nyja historike-fetare që, përshembull në Kumran, si simbol i shpërblesës kombëtare, njëson esenizmin e pastër (aspekt i veçantë historik i filozofisë gnostike) me luftën politike të zelotëve.

Në gnosë njeriu i papastër dhe i kufizuar e kërkon Zotin (dritën e përjetshme) brenda vetvetes: besimi jetohet si luftë e brendshme dhe si kërkim i pareshtur që udhëhiqet nga dritëza hyjnore, të cilën materia nuk e ka vrarë dot krejtësisht.

Në gnosë, njeriu nuk mund të shpresojë që ndërhyrja e një tjetër njeriu “të emëruar nga Zoti“ të mund ta zëvendësojë në kërkimin e vet të brendshëm, i cili shihet si mjeti më i pashoq, më i mundimshëm dhe më i njëmendtë i rritjes shpirtërore. Nga ana tjetër, në krishterimin romak, njeriu ka nevojë për institucionin si interpretues, si ndërmjetës mes tij dhe Zotit, i cili nuk është plotësisht i mbërritshëm me ndonjë mënyre tjetër.

Fjalët e Jeshuasë si këto që vijojnë (shkëputur nga Ungjilli gnostik i Tomës), përveçse me një bukuri tronditëse, janë absolutisht përndritëse për shpirtin dhe ndjesinë e kërkimit të njëmendtë të dritës në vetvete nga ana e njeriut, i cili nuk ka nevojë t‘i çojë sytë drejt qiellit (fizik) për të gjetur Zotin, ashtu sikundër nuk ka pse ta kërkojë as nën hijen e ndonjë kambanareje…:

Jezui tha: “Unë jam drita që është mbi të gjitha gjërat. Unë jam gjithçka: nga unë rrjedh gjithçka e në mua gjithçka përmbushet. Preni nji copë dru: unë jam aty. Lëvizni gurin, e do të më gjeni.“ (Toma, 77)

Gnosa është edhe kërkim i unitetit nëpërmjet mashkullores dhe femërores.

Është një mënyrë për të kuptuar botën dhe shpirtin përmes një çelësi me barazi seksuale të tërësishme dhe absolute.

Fragmenti vijues, edhe ky i shkëputur nga Ungjilli i Tomës, e sqaron më së miri këtë parim:

Jezui u tha atyre: “Kur prej dyve do të bëni një, e kur ta bëni të brendshmen si të jashtmen dhe të jashtmen si të brendshmen, e të sipërmen si të poshtmen, e kur ta bëni burrin e gruan një gjë të vetme, ashtuqë burri të mos jetë burrë e gruaja të mos jetë grua, kur të keni sy në vend të syve, duar në vend të duarve, këmbë në vend të këmbëve dhe figura në vend të figurave, atëherë do të hyni në Mbretëri.“ (Toma, 22)


Rreth zanafillës së gnosticizmit

Ende nuk është tërësisht e qartë nëse lindja e gnosticizmit i ka rrënjët në rrymat filozofike parakristiane, por gjithsesi është vërtetuar se vrullimin e saj më të madh e pat njohur prej spekullimit mistik dhe apokaliptizmit që qenë përhapur ndër mjediset hebraike të shek. I mbas Krishtit, si dhe duke i ruajtur lidhjet me doktrinat dualistike të zarathustrizmit persian. Por nuk mungojnë as edhe ndikimet e metafizikës platonike. Qendrat më të mëdha ku lulëzoi gnosticizmi qenë veçanërisht Aleksandria e Egjiptit dhe Roma, mes shekujve I dhe IV mbas Krishtit. Gjatë shekujve të fundit, gnosticizmi pati një vrullim të veçantë në Siri dhe Egjipt, kjo falë përhapjes së tij nëpër mjediset e murgjërve dhe rrymave të ndryshme asketike.


Doktrina e gnosticizmit

Në të vërtetë është fjala për parime që shpeshherë shfaqen të ndryshme mes sekteve të ndryshëm. Megjithatë është e mundur të shquhen disa linja të përbashkëta të mendimit gnostik, përgjithësisht të pranuara. Simbas gnostikëve, doktrina u zbulohet drejtpërdrejt nga Krishti një rrethi të ngushtë nistarësh, duke përjashtuar kësisoj hierarkinë e Kishës. Gjithashtu, ajo duhet të mbërrinte përmes përvojave vetiake e jo përmes studimit të teksteve kanonike.

Gnostikët hartuan një kozmogoni të ndërlikuar, me qëllim që të mund të shpjegonin origjinën e botës materiale. Simbas kësaj, një Zot i vetëm dhe i panjoftshëm (Eoni i përjetshëm dhe i përkryer) ka krijuar disa kopje entitetesh hyjnore më të vogla, të njohura si Eone, që lindnin nga njëri-tjetri dhe shtrihen në pafundësi, duke formësuar të gjitha së bashku Pleromën ose plotninë e hyjnores. Por e fundit prej tyre, Sofia, për shkak të mburrjes së shfrenuar dhe lakmisë për të njohur Zotin e panjoftshëm, tërhoqi përmbi vete ndëshkimin e Zotit, i cili e dëboi nga Pleroma. E dëbuar nga atdheu i saj qiellor, Sofìa krijoi një varg eonësh më të vegjël, të quajtur Arkondë, mes të cilëve edhe Demiurgun (Jaldabaoth), i cili identifikohet me Jahvehun, Zotin hakmarrës të Besëlidhjes së Vjetër, që është krejt i ndryshëm nga Zoti i Mirë i Besëlidhjes së Re: kjo rrymë e mendimit gnostik është quajtur dualiste dhe përfaqëson një pikë themelore të gnoisticizmit. Kjo fuqi më e vogël, e cila nuk e njihte botën siprane të përkryer, ishte përgjegjëse për krijimin e botës materiale, të kozmosit dhe njeriut. Gjithsesi, fuqitë siprane, të prekura nga vajtimi pendues i Sofisë, e lejuan atë të ngjitej deri në skajet e botës së Dritës.

Ky vizion i ndërlikuar çon në shqyrtimin e realitetit njerëzor, në të cilin është burgosur shpirti, një pjezëz e dritës ose Pneuma, që i ka mundësitë për t’iu shmangur zgjedhës së Demiurgut. Por njerëzit nuk janë të vetëdijshëm që zotërojnë në vete një shkëndijë hyjnore, prandaj dhe qe dërguar në tokë eoni Krisht, me qëllim që t’ua shpërfaqte nistarëve këtë të vërtetë. Gjithsesi, eoni Krisht nuk u mishërua në Jezu, por ai bëri që njerëzit ta perceptonin realitetin e tij iluziv njerëzor si të vërtetë (docetizëm).

Përktheu: Shpëtim Kelmendi
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gnosticizmi Empty Re: Gnosticizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi