Rradha e spekulimeve të FMN-së
Faqja 1 e 1
Rradha e spekulimeve të FMN-së
Rradha e spekulimeve të FMN-së
Kreu i FMN-së paralajmëron rikthimin e 1930-s
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, u shpreh se bota mund të përballet me një kolaps ekonomik të ngjashëm me Depresionin e Madh të viteve 1930, nëse nuk do të merren masa të menjëhershme për të përballuar krizën e Eurozonës.
Duke folur në një konferencë për shtyp nga Berlini, kreu i financave ndërkombëtare foli gjithashtu me shqetësim për mundësinë e rritjes së papunësisë, nëse qeveritë e ndryshme nuk do të pranojnë të bashkëpunojnë midis tyre.
Lagarde, gjithashtu shtoi se Fondi ka nevojë për 500 miliardë euro më shumë, për të shmangur falimentimin në vendet më të prekura nga kriza e monedhës së përbashkët euro. Ajo pranoi se nga shëndeti i ekonomisë gjermane varet nga një masë të madhe edhe ekonomia e kontinentit si një e tërë.
“Eurozona ka nevojë për masa shtesë mbrojtjeje për të përballuar me sukses këtë krizë në zgjerim”, u shpreh kreu i FMN-së, në takimin e së hënës me Kancelaren Angela Merkel.
Ndërkohë, bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj janë shtyrë për ditën e premte, ndërsa rriten spekulimet se një marrëveshje jetike për të shmangur falimentin në vendin helen, mund të mos arrihet.
“Duke parë perspektivën e vitit 2012, ky duhet të jetë një vit shërimi. Megjithatë, siç ka thënë Hipokrati, “shërimi është një çështje kohe, por edhe çështje mundësish. Sot, ne kemi në dorë të ndërtojmë vetë mundësitë tona. Ndryshe, do të jetë shumë e thjeshtë që të rrëshqasim në një krizë të ngjashme me atë të Depresionit të Madh të viteve 1930”.

Jon- 1159
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi