EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Normalja e paranormales

Shko poshtë

Normalja e paranormales Empty Normalja e paranormales

Mesazh  Jon 22.10.08 10:53

Normalja e paranormales

I gjithë lëmi i paranormales duket gati i krisur dhe kaotik. Sikur dikush symbyllazi t'i ketë shkoqitur nga dyqind faqe prej librave shkollorë të fizikës, kimisë, biologjisë, psikologjisë dhe dhjetëra shkencave të tjera, t'i ketë lidhur të gjitha këto në një libër dhe atë ç'fitoi ta emëronte "Pasqyra e njohurisë moderne shkencore" ...

Normalja e paranormales Sa i përket evolucionit, të gjithë shkencëtarët pajtohen në një gjë, se evolucioni anon në një qëllim. Mirëpo, kur e shikojmë botën nëpër syzet shkencore, ne humbim prej pamjes një element vital të rëndësishëm: lirinë e njeriut.

Nga këndvështrimi i mistikëve, evolucioni përbëhet në këtë: duhet të përdoret liria me të cilën disponojmë, për ta rritur edhe më shumë lirinë që e kemi. Dhe sikur që thelbi i lirisë është "mistik", edhe evolucioni, në thelb, është më tepër mistik se sa koncept shkencor.

Tash mundemi të kuptojmë se për çka shkenca ndjehet aq konfuze kur ballafaqohet me konceptin e paranormales. Asaj veç i vjen mjaft rëndë të harmonizohet me pricipin primar të ekzistencializmit: se njeriu është i lirë.

Asaj, megjithatë, gati i është e pamundshme të konfrontohet me implikimin e okultizmit: se njeriu disponon me shumë më tepër liri se sa që e kupton vetë këtë. Megjithatë, kjo padyshim është porosia që vjen nga të gjitha lëmet e hulumtimit të paranormales.

Kur Prusti konstatoi se gurabia e lagur në çaj mund ta bëjë të kaluarën po aq reale sa është reale edhe e tashmja, ai zbuloi një dimension krejtësisht të ri të lirisë njerëzore.

I njëjtë ishte edhe rasti me Feliçija Parizenë, kur konstatoi se ishte në gjendje ta lëvizte shishen e plastikës duke i fokusuar mendimet e saja në të. Poashtu, ishte edhe rasti me Xhejn O'Nilin, kur e pa kishën në Foteringej të tillë siç dukej para pesë shekujve.

Edhe me Tom Letbrixhin, kur përdorte lavjerrësin që ta zbulonte pozitën e metaleve ndër tokë. Edhe me Silven Maldunin dhe Robert Monroun, kur e panë veten se si qëndrojnë pezull në ajër mbi trupat e vetë fizikë. Të gjitha përvojat paranormale mbajnë në vete porosinë e njëjtë: parafytyrimi që ka njeriu për vetveten në njëfarë mënyre është tejet i pasaktë.

Mirëpo, edhe nëse jemi të gatshëm t'i pranojmë të gjitha këto, ende qëndrojmë të ballafaquar me një kontest: i gjithë lëmi i paranormales duket gati i krisur dhe kaotik.

Sikur dikush symbyllazi t'i ketë shkoqitur nga dyqind faqe prej librave shkollorë të fizikës, kimisë, biologjisë, psikologjisë dhe dhjetëra shkencave të tjera, t'i ketë lidhur të gjitha këto në një libër dhe atë ç'fitoi ta emëronte "Pasqyra e njohurisë moderne shkencore".

Është një sprovë mjaft e fortë që lëmi i përgjithshëm i paranormales të shikohet sikur një fushë e dukurive misterioze dhe njerëzve të çuditshëm - këtu janë Uri Geleri, Daniel Daglas Houmi, Madam Blavatska, Alister Kroli, Raspuçini, Nostradami, Kaliostroja e të tjerët - gjatë të cilave dukuri të gjithë shprehen me shkathtësi të parëndësishme: shtrembërim të lugëve, levitim, shkrim automatik, etj. Prandaj është e kuptueshme pse shkencëtarët konsiderohen të udhëzuar që gjithë këtë ta zhvlerësojnë, duke e parë si ndonjë lloj të fantazisë.

Mirëpo, edhe një supozim më i vogël, mund të sjell rend në gjithë këtë kaos: ideja se mendja e njeriut i ka disa rrafshe, ose nivele.
Veç jemi mishëruar me idenë mbi nivelet e mosdijes, dhe me faktin se çdo gjë, madje edhe barkçitja ose temperatura e trupit, funksionon në ato nivele. Nuk do të duhej të paraqiste ndonjë vështirësi të madhe as pranimi i supozimit tonë se "fuqitë paranormale" mund të operojnë në nivelet tjera të vetëdijes.

Pasoja më kontraverze e këtij supozimi përmbahet në rrethanat se ato fuqi nuk presin të zhvillohen; ato veç janë plotësisht të zhvilluara, dhe vetëm presin ta arrijmë nivelin i cili do të na mundësojë t'i shfrytëzojmë ato. Kjo, padyshim, e bën këtë gjë paradoksale; mirëpo, pasi aq aluzione na udhëzojnë në atë drejtim, do të ishte absurde të mos kthehemi në ato.

Spiritizmi sot konsideron se veç ka dëshmi të tepërta që tregojnë se shpirti mbijeton vdekjen e trupit fizik. Hulumtuesit e paranormales janë më pak dogmatikë. Ata pajtohen se dëshmitë, sipas gjitha gjasave, vërtet udhëzojnë në atë drejtim, por kontestojnë se ato janë përfundimtare në atë masë sa spiritistët dëshirojnë të besojnë.

Gjithë këtë problem Sten Guçi detalisht e shtron në librin e vet Paranormalja (The Paranormal). Pasi që e përshkruan përvojën e vet si medium - përfshirë këtu madje edhe "kujtimet nga jeta e kaluar" - ai gatshëm thekson se shumica e dëshmive duket se rrjedh nga dëshmitari më i mundshëm i pasigurtë: nga mendja e nëndijshme.

Shihet se mendja e nëndijshme posedon aftësi të jashtëzakonshme të gjejë tregime me detale të begatshme dhe me pseudofakte - që është krejtësisht e dukshme nga ëndërrat tona. Si qenie njerëzore, Guçi pranon se dëshiron të besojë në jetën pas vdekjes; si shkencëtar, krejt këtë çështje e konsideron të pambyllur.

A do të thotë kjo se të gjitha përvojat e ngjashme duhet të hudhen sikur ëndërrat? Ky qëndrim, edhe pse tingëllon ashtu, do të ishte i pakuptimtë. Kur janë "dëshmitë" në pyetje, çdokush prej neve duhet të mbështetet në gjykimin e vet subjektiv; në harmoni me këtë, ne e jetojmë çdo ditë të jetës sonë.

Nëse diçka e konsiderojmë të vërtetë, më së miri është të mbetemi pranë këtij gjykimi, duke pasur njëkohësisht në mend se është e mundshme se jemi mashtruar.

Shkodran Berisha
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi