EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Joga – disiplinë mistike

Shko poshtë

Joga – disiplinë mistike Empty Joga – disiplinë mistike

Mesazh  Gon! 09.11.11 15:24

Joga – disiplinë mistike apo mënyrë praktike e avancimit të jetës?

Joga – disiplinë mistike 09joga_0911110941_1


Periudha e fillimit të jogës vlerësohet të jetë para rreth 4000 vjetësh, ndërsa gjatë kësaj periudhe të gjatë kjo disiplinë me përhapjen e vet nga India në Perëndim është degëzuar në shumë sisteme. Disa nga to i japin përparësi meditimit, të tjerët frymëmarrjes, ndërsa të tretët ushtrimeve fizike. Për secilin nga këto drejtime janë shkruar libra, dikur pak dhe në mënyrë sekrete, ndërsa sot të shumta që janë në dispozicion për publikun e gjerë.

Për praktikimin e jogës njerëzit sot përcaktohen për arsye të ndryshme. Dikush dëshiron të arrijë fleksibilitet dhe vitalitet më të madh të trupit ose të lirohet nga dhimbja, dikush kërkon relaksimin e mendjes nga brengat e përditshme, derisa dikush është i etshëm për të kërkuar thellësitë e vetëdijes së vet në heshtjen e meditimit.

Një nga drejtimet më të popullarizuara të jogës në perëndim quhet joga Hatha. Ajo theksin e vë tek ushtrimet që përfshijnë pozita të ndryshme specifike të cilat zgjatin dhe forcojnë tërë trupin, ndihmojnë të zhvillohet ndjenja e ekuilibrit dhe fleksibilitetit, si dhe vetëdijesimit të trupit dhe koncentrimit të mendjes.

Të gjitha llojet e jogës përfshijnë ushtrimet e frymëmarrjes me të cilat mund të ngremë nivelin e energjisë, të relaksojmë mendjen dhe balancojmë shumë funksione trupore.

Joga bashkon trupin, mendjen dhe shpirtin, prandaj konsiderohet disiplinë shpirtërore, por njeriu nuk ka nevojë të ndryshojë besimet e veta shpirtërore për të ushtruar këto teknika. Qëllimi i jogës është kthimi në gjendjen natyrale të relaksuar dhe të vetëdijshme të shpirtit dhe trupit. Dobitë e shumta nga joga janë në dispozicion për shumë njerëz të rinj dhe të moshuar, të sëmurë dhe të shëndetshëm, dhe pjesëtarët e cilësdo bashkësi fetare.

Pasi që sot ka shumë informata për jogën të cilat janë në dispozicion përmes internetit ose shumë librave, të gjitha teknikat, posaçërisht ato më komplekse rekomandohet të kryhen nën drejtim profesional dhe t’i respektoni kufijtë tuaj momental.

Njeriu modern shumë vështirë mund të lirohet nga sfidat stresuese që sjell përditshmëria. Megjithatë, është e mundshme, që me ndarjen e rregullt të momenteve për tërheqjen e vetëdijes nga bota e jashtme e zhurmshme dhe e shpejtë, si dhe kthimi kah trupi ynë dhe nivelet e brendshme më të qeta, të arrihet harmonia të cilën pastaj mund të mësohemi ta transferojmë në pjesën tjetër të ditës dhe aktivitetet që na presin.

Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi