EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demokracia kozmopolitike

Shko poshtë

Demokracia kozmopolitike Empty Demokracia kozmopolitike

Mesazh  Jon 15.06.10 16:00

Demokracia kozmopolitike apo perandoria utopike universale

Ne kohet e sotme, flitet perhere e me shume per njefare demokracie kozmopolitike, e cila konceptohet si qeverisje boterore e nevojshme per njeriun e shek 21. Baza e saj eshte globalizmi qe nuk resht se na shpuari veshet cdo dite.

Globalizmi eshte me teper nje koncept qe i referohet universalizmit ekonomik, apo me specifikisht tregtise se lire pa barriera doganore.

Ngadale globalizmi po merr konture kulturore apo me sakte po perpiqet te marre, e del si teori e vellazerimit universal.

Demokracia kozmopolitike eshte doktrina politike e globalizmit, njehere e nje kohe quhej Perandoria Universale, ne perendim i pari e hodhi Aleksandri i Madh ndersa i fundit ishte Hitleri.

Ashtu si te gjithe perpjekjet per Perandori Universale kane deshtuar edhe kjo perpjekje e demokracise universale do deshtoje, per arsyen e thjeshte se jane Utopi.

Edhe Komunizmi ishte dhe eshte doktrine universaliste ashtu si edhe fete kristiane e myslymane, por serisht edhe keto deshtuan ne misionin e tyre universalistik.

Po ti shikojme me vemendje te gjithe doktrinat universaliste qe njeriu ka nxjerre deri me sot, verejme se perhere kane paraprire masakra te pafundme civilesh, qe ta zeme nga masakrat e Lekes, ne Tebe, Tir e Gaza e deri tek masakrat Hitleriane apo masakrat qe vijojne perdite ne Irakun e sotem, te cilit i ra ne pjese doktrina universaliste 'demokracia kozmopolite amerikane'.

Cdo doktrine universaliste eshte doktrine qe perpiqet te moralizoje perdorimin e dhunes, ndaj atyre qe nuk duan te jene pjese e universalizmit, por duan te kene atdheun e tyre, fene e tyre dhe identitetin e tyre.

Demokracia ka nje aftesi;i shtyn njerezit te shohin endrra ne diell, gjithe diten. Kjo aftesi vjen nga iluzioni qe ushqen, se vertet njerezit jane te barbarte e jo te ndryshem.

Pastaj iluzioni ushqen utopite.

Iluzioni i njerezve te barabarte ka ushqyer utopite me te rrezikshme, mbi gjithe utopite, komunizmi.

Nga ana tjeter e shohim te gjithe se kjo doktrine politike ashtu si gjithe doktrinat politike i sherben me shume nje shteti apo grupshtetesh, te cilat ne rast realizimi udheheqin.

Ne rastin tone, vendet perendimore legalizojne grabitjen e pasurive te vendeve te tjera te botes, cka e bejne rregullisht prej 150 vjetesh e po kalojne nga faza tashme ilegjitime e kolonizimit ne imperializem te paster financiar.

Bota e re do shohe industrite te transferohen jashte perendimit (sic po behet ne mase, se tashme shume industri perendimore perdorin krahun e lire te punes, ne Kine a Vietnam) ndersa, perendimi do mbaje sherbimet e Financen e gjithe botes.

Amerika tregoi forcen qe ka financa, sesi falimentimi financiar i Amerikes do rrenonte gjithe boten.
Kjo force do jete neser forca reale e perendimit e keshtu bota njesoj do mbahet ne kontroll e do shfrytezohet.

Si ta quajme kete doktrine ?
Demokracia Kozmopolite, i shkon per mbare apo jo ?
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi