E premte 13!
+2
Nikolaos
Androo
6 posters
Faqja 1 e 1
E premte 13!
Kujdes ku hidhni hapat sot, është e premte 13!
Për ata që janë shumë supersticiozë, kjo e sotmja është një ditë e veçantë. Sot është e premte 13 dhe shumë njerëz mendojnë se është një ditë pa fat. Lajmi i keq është se sivjet ka tre data e premte 13. Por lajmi i mirë është se nëse kalon ky vit (kujtoni paralajmërimin e majave), atëherë ky fenomen do përsëritet vetëm në vitin 2026.
Në mbarë botën ka rreth 60 milion njerëz që vuajnë nga frika prej kësaj dite. Ajo njihet edhe si paraskevidekatriaphobia.
Mendohet se frika vjen nga bashkimi i së premtes dhe datës 13, pasi të dyja rrezatojnë frikë.
Rrënjët vijnë nga teologjia kristiane. Kështu, në të famshmen Darka e Fundit, ishin 13 të pranishëm dhe Juda, që tradhtoi Krishtin, ishte i 13-ti që mbërriti. E premtja ishte edhe dita kur u kryqëzua Krishti.
Kostot e kësaj dite në ekonominë amerikane mendohet të jenë rreth 900 milion dollarë. E premte 13 do ketë edhe në prill dhe korrik.
Dhe nëse vërtet nuk e besoni, një studim i vitit 1993 thotë se në ditët me këtë numër numri i të shtruarve në spital dhe i aksidenteve rritet me 52 përqind. Në Britani njerëzit refuzojnë të blejnë shtëpi me këtë numër dhe Revista Britanike Mjekësore u ka rekomanduar dikur njerëzve që të kenë kujdes në këtë ditë pasi janë më të prirur për aksidente. Kjo edhe për shkak se frika i çon në shpërqendrim.
Disa teologë madje mendojnë se Eva e Adami hëngrën frutin e ndaluar të premten dhe ishte pikërisht e premtja kur nisi Përmbytja e Madhe.
Legjendat janë të pafundme për këtë numër. Kështu në Angli flitet për një anije ushtarake HMS Friday, që u vendos të ndërtohej për të luftuar supersticionin. Ekuipazhi u zgjodh të premten, anija doli në det të premten dhe madje kapiteni quhej James Friday. Por një mëngjes të premteje anija u zhduk përgjithmonë.
Për fat të keq nuk ka të dhëna nëse ka ekzistuar një anije e tillë.

Androo- 250
Re: E premte 13!
Trembëdhjetë fakte dhe kuriozitete për datën 13, e premte
A e keni ditur se frika nga e premtja datë 13 quhet frigatriskaidekafobija, ndërsa ata që i frikësohen numrit 13 quhen triskaidekafobë?

Pasi sot është e premtja e parë me datë 13 për vitin 2012, gazeta Huffington Post publikoi disa fakte interesante për këtë “ditë të pafat”.
1. Të premten me datë 13 do ta përjetojmë edhe dy herë gjatë këtij viti, në prill dhe korrik. Gjatë një viti e premtja dhe data 13 mund të ndodhë më së shumti tri herë, derisa periudha më e gjatë pa të është 14 muaj.
2. Besimi për tersin që sjellë numri 13 i ka rrënjët tek krishterimi. Thuhet se Jezusin e tradhtoi mysafiri i trembëdhjetë në darkën e fshehtë.
3. Frika nga e premtja 13 quhet frigatriskaidekafobija. Sipas të dhënave zyrtare statistikore, kjo datë ndikon tek 17.21 milionë amerikanë.
4. Frika nga numri 13 quhet triskaidekafobija. Ky numër konsiderohet i pafat sepse vjen pas numrit 12, i cili në tërë botën vlerësohet si numër komplet – 12 muaj në vit, 12 shenja të zodiakut, 12 perënditë e Olimpit dhe 12 apostuj të Jezusit.
5. Disa ndërtesa, në mbarë botën, nuk kanë kat të 13-të, derisa disa spitale dhe terminale të aeroporteve nuk e vendosin numrin 13 në dhomat dhe dyert e tyre.
6. Hollywoodi e kapitalizoi frikën prej të premtes 13 me filmin “E premtja 13” i shfaqur më 1980, ndërsa “rimejki” i këtij filmi u shfaq nëpër kinema më 2009.
7. Ekonomia amerikane çdo të premte me datë 13 humbë gati 900 milionë dollarë sepse njerëzit për shkak të besëtytnive i anulojnë shumë aktivitete biznesi.
8. Ish lideri i Kubës, Fidel Kastro, është lindur me datë 13 të një dite të premte në vitin 1926.
9. Reperi Tupac Shakur është shpallur i vdekur më 13 po ashtu ditë e premte në vitin 1996.
10. Dita e 13 prillit 2029, e premte, asteroidi 99.942 do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.
11. Presidenti amerikan, Franklin Roosvelt nuk ka udhëtuar kurrë më datën 13 të çdo muaji, ndërsa nuk ka dashur as të jetë nikoqir i takimeve me 13 mysafirë gjatë drekave ose darkave. Për Napoleonin dhe presidentin amerikan Herbet Hoover po ashtu flitet se kanë vuajtur nga triskaidekafobija.
12. Në Paris mund të huazohet mysafiri i 14 profesional, për të hequr të ashtuquajturin fat të keq që sjellë numri 13, dhe e premtja 13.
13. E premtja 13 megjithatë nuk duhet të jetë aspak ters siç mendojnë njerëzit. Më 2008 në një hulumtim të kryer në Holandë është mësuar se gjatë kësaj dite ndodhin më pak aksidente komunikacioni, zjarre dhe krime, sidomos për faktin se ata që kanë frikë nga kjo besëtytni bëjnë ç’është e mundur për t’i ikur ndonjë veprimi të keq në këtë ditë të shënuar.
Androo- 250
Re: E premte 13!
Kjo date s'ka asnje lloj kuptimi sepse kalendari ka ndryshuar here pas here, ne periudha te ndryshme. Sipas kalendarit te vjeter julian data 13 i bie data 3. Kalendari i ri ka shkuar 10 dite perpara. Madje sot me 13 mua me ka shkuar cdo gje mire. Ne astrologji e premtja lidhet me Venusin (planetin e dashurise) dhe eshte dita me e bukur, ndaj mos keni frike!
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Data dhe dita e frikshme,e premte 13
Nje shumice e njerezve mendojne se nr 13 eshte i kobshem (ose me se paku sjelle fate), po ashtu edhe data 13 aq me shume edhe dita e premte kur bjen me te 13 thone se eshte e kobshme do te sjelle fatkeqesi.
Disa edhe thone se ja kan friken me shume se kur i pret rrugen nje "mace e zeze" te premtes dt. 13.
Llogaritet se ne amerike chdo te premteve me dt.13 i humbe 800-900 milojon dollare, sepse njerezit kete dite ndalojne punen, nuk shkojne ne shitore, nuk bejne bizenes me berze, i ikin udhetimeve, aq me large shkojne sa edhe i ikin zbavitjeve frika nga e premtja e 13 eshte kaq shume e perhapur ne Amerik.
Dr. Aleks Skenlon nga britanija (ish)! minister i shendetsise. thote se vertet nuk eshte dite e zakonshme e premtja e dt.13. Ai e vertetone kete me faktin se kete dite ne spitlin e londres 50% me teper pacijenta pranojne se diteve te tjera.
Lajmerimi me popullore qe eshte nga bibla nata e fshehte ne te cilen 13 ka qeen i dhanun juda ! (nga nje reviste e marrun). Pastaj edhe Jezusi u ngulit ne kryqe me 13. Shume besimtare te bibles thone se eva i dha mollen adamit te premten me daten 13.
Ka shume histori te frikshme nga kjo date dhe ende mbizotron frikja nga kjo date.
Ne Firenco te Italise shumica e shtepive nr.12 dhe 14 nuk gjendet shtepija me nr 13 vetem se 12 e gjysem
Pati frike edhe Napoljon Bonaparta.
Sipas disa deshmitareve ate dite e premte 13. Napoljoni nuk morri protofolin dhurate qe i kishin bere.
Do mbizotroje frika mendoje perderi sa nuk zbulohet se pse ne ket date dhe ne ket dit u fute paniku tek njerezit se eshte dite e kobshme, athere kur do te zbulohet mendoje se athere dfo pushoje edhe frika.
Edituar për herë të fundit nga Gjinkalla në 13.04.12 10:20, edituar 2 herë gjithsej
Gjinkalla- 111
Re: E premte 13!
Sipas një besimi, nëse në ditën e premte qëllon data 13, atëherë ajo simbolizon fatkeqësinë. Për këtë arsye me miliona njerëz këtë ditë qëndrojnë në shtëpi me qëllim që të parandalojnë ndonjë fatkeqësi.
Ata nuk prekin gjëra të rrezikshme dhe nuk ndërmarrin rreziqe të mëdha duke pasur parasysh këtë datë. Gjatë vitit 2012, tre herë do të bie data 13 e shtunë, një në janar, në prill dhe korrik. Themeluesi i Institutit për menaxhimin e stresit dhe Institutit për fobi, Eshvill Donald Dosej tha se ekonomia amerikane ç të premte me datë 13 humb rreth 900 milion dollarë
Në këtë ditë po ashtu vërehen rritjet e mendimeve psikologjike, rriten sulmet e panikës dhe vetë izolimit.
Sipas biblës dhe besimit historik, numri 13 sjell fatkeqësi pasi që në darkën e fundit të Jezu Krishtit kishe 13 mysafirë dhe e Premtja e Madhe ishe dita e rënies së Jezusit. Juda ka qenë apostulli i 13, kurse bashkësia e 13 izraelite ka qenë bashkësia e vetme e cila ka mbetur pa tokë personale. Në kohën e lashtë të Romës, magjistarët janë mbledhur në grupe prej 12 personave duke thënë se i 13 është vetë djalli. Besohet se në këtë ditë edhe Eva, Adamit i ka thënë mollën. Ekzistojnë shumë e shumë fakte dhe elemente të cilat lidhen me këtë ditë. Si për shembull ish president ii SHBA Frenklin Rusvelt ka refuzuar që të udhëtojë në këtë ditë dhe asnjëherë nuk kishte të ftuar në shtëpinë e tij kur ishte 13 e premte. Sipas disa hulumtimeve të kalendarit të popullit majë, fundi i vitit do të jetë në 13.13.13.13.13.13.13.0.0.0.0. apo me kalendarin Gjeorgjian, fund ii botës është 13 tetori 4772.
Çka na ofron e ardhmja nuk e dimë, por shkencëtarët tani më kanë publikuar lajmin se Toka do të ndeshet me një asteroid me ermin 2004 MH4, i cili do të kalojë praën planetit tonë të me 13 teor e premte 2029.
Edhe disa fakte flasin për ditën e “tmerrshme” e premte 13. më shumë se 80 për qind e ndërtesave të larta nuk e kanë katin e 13, shumë aeroplanë nuk udhëtojnë në këtë datë si dhe emrat e disa nga vrasësit më të njohur serik përmbajnë nga 13 shkronja si
Jack the Ripper, John Wayne Gays, Charles Manson, Jeffres Dahmer, Theodor (Ted) Bundy. Por nuk është gjithçka bardh e zi, pasi që në histori janë bërë edhe gjëra të mira në këtë datë. Si për shembull me 13 gusht 2004 janë hapur lojërat olimpike në Athinë dhe shumë gjëra të tjera të cilat na japin shpresë që kjo ditë nuk është edhe aq e keqe.

Nga vjen kjo frike per te premten 13?
Shumica kete ja atribojne Jezu Krishtit sepse ne darken e tij te fundit ishin 13 veta.
Te tjeret kete e shohin te Templaret te cilet ishin arrestuar te premten me 13 tetor 1307.
Sepse nje institucion aq fuqishem i mbreterise bie brenda nje dite dhe kjo sigurisht qe kishte prekur per nje kohe te gjate shpirterat e njerezve.

Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: E premte 13!
“Tersi” i së premtes së 13-të
Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte…dhe kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre.
Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin e 19-të. Sipas studiuesve ky kombinim lidhet me vdekjen e Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13-të.
13-ta është numër ters që thyen numrin e plotë 12. 12-ta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, (12 fiseve shqiptare, plotësim yni), 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhamedit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e plot e plot të tjera.
Sa i përket të premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit të 14-të. Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryeqëzimit të Jezu Krishtit.
Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për “tersin e së premtes” nuk ekzistojnë para vitit 1907. Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas W.Lawson “E premte, 13të” të cilën një punonjës i paskrupullt i “Wall Street” e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.
Ky kombinim shihet ters në shumë kultura, por ka të tjera që e vlerësojnë krejt ndryshe. Në Itali numri 13-të konsiderohet si fatsjellës, ndërsa kombinimi ters është dita e premte me datën 17-të.

Zattoo- 600
Re: E premte 13!
Hëna e plotë dhe e premtja e 13-të bashkë, më rrezik se sa mendohet?
Për herë të parë pas një dekade, dy nga supersticionet e mëdha të perëndimit do të kombinohen dhe do të sjellin një dozë të dyfishtë tersi.
Po pse e premtja, 13 konsiderohet ditë tersi dhe cila është e vërteta që fshihet pas këtij supersticioni? Po Hëna e plotë? Pse e kemi aq frikë dhe a ndikon ajo vërtet sjelljen tonë?
Origjina e besimit se e premtja, 13 është ditë tersi, mbetet e panjohur. Disa kanë sugjeruar se numri 12 lidhet me plotësinë kronologjike (12 Apostujt, 12 muajt e vitit, 12 orët e ditës, etj).
Ndërsa, 13-shi konsiderohet i parregullt dhe i paplotë.
Teori të tjera sugjerojnë se ky mit vjen nga Darka e Fundit. Në mitologjinë norse, nëse uleshin 13 njerëz rreth tavolinës, kjo konsiderohej pa fat dhe tregonte se njëri prej tyre do të vdiste. Ndërsa romani i Dan Braën, “Kodi i Da Vinçit” sugjeron një lidhje midis të premtes, 13 dhe Kalorësve Templarë.
Edhe të premtet në vetvete konsiderohen si pafat. Fakti që të krishterët përkujtojnë kryqëzimin e Jezusit ditën e premte para Pashkëve e forcon idenë se të premtet janë pa fat. Në shkrimet biblike, besohet se Eva e ka tunduar Adamin me mollën e ndaluar pikërisht ditën e premte.
A është kjo ditë vërtet pa fat?
Një studim i publikuar në revistën “British Medical Journal” në vitet 1990 theksoi se numri i aksidenteve me motor në rajonin jugperëndimor të lumit Tamiz ishte rritur nga 45 (e premte, 6) në 65 (e premte, 13). Pra, kishte një rritje prej 52% në numrin e aksidenteve.
Një studim tjetër në Holandë, në vitin 2008 tregoi se, “ka më pak aksidente dhe raportime vrasjesh të premten, 13, pasi njerëzit vendosin të qëndrojnë në shtëpi ose bëhen më të kujdesshëm. Edhe ata që ngasin makinën, janë më të kujdesshëm atë ditë”.
Pavarësisht faktit se statistikisht, ka pak influenca të kësaj dite mbi aksidentet, miti ka ende influenca të mëdha. E premtja 13 i kushton ekonomisë amerikane afërisht 800-900 dollarë në vit, pasi njerëzit nuk udhëtojnë në atë ditë.
Ndërkohë disa teoricienë sugjerojnë se hëna e plotë ndikon sjelljen tonë në të njëjtën mënyrë siç ndikon baticat dhe zbaticat. Ajo ka ndikim mbi ujin në trupin tonë, përmes tërheqjes gravitacionale.
Të tjerë kanë sugjeruar se është drita e hënës ajo që ka ndikim. Një studim ka gjetur një rritje alarmante në numrin e kafshimeve nga kafshët gjatë hënës së plotë.
Aq e përhapur është ideja se Hëna i bën njerëzit të sillen në mënyra të çuditshme (këtej e ka marrë emrin fjala lunatik), saqë në vitin 2007, në rrugët e Brighton në Britani u thirr policia, pasi kishte dalë Hëna e Plotë.
Kërkuesit në policin e Sussex-it arritën në përfundimin se kishte një rritje në numrin e sulmeve të dhunshme, që ndodhin kur ka hënë të plotë. Oficerët e policisë ose stafet në departamentet e emergjencës këmbëngulin se ka më tepër aksidente, incidente të dhunshme dhe pranime psikiatrike gjatë Hënës së Plotë. Studime të tjera tregojnë se njerëzit flenë 15% më pak kur ndodh fenomeni.
Ndërsa në vitin 1985, një grup psikologësh amerikanë kombinuan gjetjet e 37 studimeve dhe gjetën se Hëna e Plotë nuk kishte rol në numrin e pranimeve në psikiatri, vrasjeve, aksidenteve me makinë, vetëvrasjeve dhe krimeve. Ata gjetën lidhje të pakta midis tyre.

Odin- 513
Re: E premte 13!
13 gjera te cuditshme qe kane ndodhur te premteve te dates 13
E premtja e dates 13, eshte sinonim i fatit te keq dhe paragjykimeve te shumta- madje keto mendime arrijne deri ne ate mase saqe disa njerez anulojne fluturimet, nuk lidhin marreveshje biznesi dhe nuk martohen ne kete date.
Ne SHBA, jane 21 milione njerez te cilet bojkotojne punen e tyre per arsye te fobise, ka konstatuar Qendra Amerikane e Menaxhimit te Stresit dhe Instituti t Fobise ne Ashvill te New York’ut. Frika nga kjo dite i sjelle Amerikes 800-900 milion dollare humbje, çdo te premte te 13.Fobia nga kjo dite radhitet nder dhjete fobite me te shpeshta ne SHBA.
Por a eshte e arsyeshme te qendrojme kaq te rezervuar ndaj nje dite qe teknikisht eshte sikurse te gjitha te tjerat? Natyrisht qe jo, thone shkencetaret. Ju mund ta merrni cilendo date te kalendarit, ose cilendo dite ne histori dhe do te shihni qe ne secilen prej tyre ka pasur ndonje ndodhi “te çuditshme.” Sidoqofte ketu kemi radhitur 13 ngjarje tragjike ose thjeshte ngjarje te rastit qe kane ndodhur te premten e dates 13.
1. 13 tetor 1307 – Oficeret e Mbretit Filipi IV, te Frances, bastisen shtepite e kaloresve te vendit, te cilet kishin qene ushtare gjate kryqezatave, duke i burgosur me mijera prej tyre nen akuzat per aktivitete ilegale. Asnjera nga keto akuza nuk eshte vertetuar asnjehere, mirepo qindra te burgosur u torturuan ne tentim per t’ua nxjerre rrefimet per “krimet e tyre” dhe qindra prej tyre humben jeten sipas librit “Tregime per Tempullin e Kaloresve” te Warner Books, 1995.
2. 13 gusht 1521 – Pushtuesi Herman Kortes, mori peng Kuauhtemokun, te cilit ia mori Spanjen dhe shenoi fundin e Mbreterise Azteke. Sipas Muzeut Nacional Smithsonian te Historise Amerikane, Kortes u vetshpall sundimtari i ri i vendit dhe e riemeroi vendin Mexico City.
3. 13 nentor 1789 – Bazuar ne dokumentet e qeverise se SHBA-ve, Benjamin Franklin shkroi “Gjithçka duket premtuese dhe jetegjate; por ne kete bote nuk ka asgje te sigurt, perveç vdekjes dhe taksave.”
4. 13 shtator 1940- Sipas raporteve te gazetes britanike The Guardian, pese bomba gjermane goditen Pallatin e Bukinghemit dhe ne te njejten kohe e shkaterruan Pallatin Shapel, si pjese e fushates bombarduese te Hitlerit “Blitz”.
5. 13 qershor 1952- Nje aeroplan suedez DC-3 u zhduk mbi ujerat nderkombetare te Detit Baltik. Kjo ngjarje u be e njohur si “Afera Katalina” sepse nje nga dy aeroplanet e shpetimit te quajtur Katalina, te cilet ishin derguar per kerkimin e aeroplanit DC-3, ishte sulmuar nga forcat sovjetike. Sipas BBC-se, ne vitin 1991, forcat ajrore sovjetike kishin pranuar qe e kane rrezuar edhe aeroplanin DC-3.
6. 13 korrik 1956 – SHBA-te dhe Britania e Madhe, sipas nje raporti te gazetes “The New York Times,” i ndalen provat ajrore te armeve berthamore te cilat po i procedonte India dhe Jugosllavia.
7. 13 nentor 1970 – Nje stuhi e madhe e Azise Jugore vrau 300.000 njerez ne Chittagong te Bangladeshit, dhe shkaktoi permbytje te cilat vrane me shume se 1 milion njerez.
8. 13 qershor 1986 – Linden binjaket Mary-Kate dhe Ashley Olsen.
9. 13 janar 1989 – Virusi “Te premten, me 13” preku qindra kompjutere te firmes IBM, ne Britani te Madhe, duke fshire komplet programet dhe duke shkaktuar kaos, marre parasysh qe viruset ne ate kohe ishin diçka e re dhe e panjohur.
10. 13 tetor 1989 – Mesatarja Industriale e Dow Jones pesoi renien e dyte me te madhe qe kishte pesuar ndonjehere. Kjo ngjarje qe ata e quajten mini-aksidenti i se premtes se 13, shenoi renien e kesaj kompanie per 190.58 pike. Sot, kjo renie nuk llogaritet as ne top 10-shen e renieve me te medha.
11. 13 mars 2009 – Deshtoi premiera e filmit “SAw – The Ride”, ne Parkun Thorpe te Anglise. Ky deshtim sipas mediave britanike kishte ndodhur per shkak te problemeve te vogla teknike.
12. 13 gusht 1999 – 100 vjetori i lindjes se Alfred Hitchcock-ut.
13. 13 shtator 2013 – Data e planifikuar per shfaqjen e 13 te serise se filmave qe tematike kishin horrorin e se premtes se 13.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi