EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interpretuesit psikologjikë të ëndrrave

Shko poshtë

Interpretuesit psikologjikë të ëndrrave Empty Interpretuesit psikologjikë të ëndrrave

Mesazh  Admin 18.06.08 0:06

Interpretuesit psikologjikë të ëndrrave

1. Sigmund Freud

Freud mbetet njëra nga figurat më me ndikim të shekullit XX. Gjetja themelore e Freudit se mendjet tona ruajnë kujtimet dhe ndjenjat të cilat nuk na janë gjithmonë në dispozicion në mënyrë të ndërgjegjshme, ka transformuar përgjithmonë mënyrën se si njerëzimi e sheh veten.

Freud tha se ka pasur tri poshtërime të mëdha në historinë e njeriut: zbulimi i Galileos se ne nuk jemi qendra e universit, zbulimi i Darwinit se ne nuk jemi kurora e krijimit, dhe zbulimi i vetë Freudit se ne nuk kemi mendjet tona nën kontroll.

Tendenca e njerëzve moderne t’i ndjekin problemet e tyre deri në traumat e fëmijërisë ose ndjenjat e tjera të shtypura fillon me Freudin. Njëri nga zbulimet më të rëndësishme të Freudit është se ndjenjat e varrosura në pavetëdijë dalin në sipërfaqe në formë të fshehur në ëndrrat, dhe se fragmentet e kujtuara të ëndrrave mund të ndihmojnë në zbulimin e ndjenjave të varrosura.

Qoftë i saktë mekanizmi siç e përshkruan Freud apo jo, shumë njerëz kanë nxjerrë zbulime për vetveten nga shqyrtimi i ëndrrave të tyre, dhe shumica e njerëzve bashkëkohorë mendojnë se ëndrrat kanë rëndësi emocionale, ndryshe nga stërgjyshërit tanë, që shpesh i konsideronin ose si ogurë të shenjtë ose si efekte të çuditshme anësore të tretjes së keqe.

Freud argumenton se ëndrrat janë plotësime dëshirash, dhe mbaron së argumentuari se ato dëshira janë rezultati i qejfeve të shtypura ose të frustruara seksuale. Ankthi që i rrethon këto dëshira kthen disa ëndrra në makthe.

2. Carl Gustav Jung

Carl Gustav Jung është njëri nga psikologët më të respektuar dhe më të njohur të të gjitha kohërave. Shumë njerëz e njohin Jungun si njërin nga nxënësve dhe bashkëpunëtorëve të Sigmund Freudit.

Theksi i Jungut në fushën e psikologjisë kishte të bënte me ëndrrat. Jung zhvilloi shumë teori për ëndrrat, shumë prej të cilave kundërshtoheshin me Freudin. Jung ishte një psikolog dhe psikiatër i madh, i cili ka ndryshuar rrugët e psikologjisë moderne.

Jung mendonte se ëndrrat qenkan një vegël që na ndihmon për t’u rritur, jo vetëm për të shkarkuar dëshira ekstreme seksuale. Jung ndiente se ëndrrat kanë të bëjnë me më shumë se seks, ato kanë të bëjnë me jetë. Jung thoshte se epshi seksual nuk na motivon aq shumë sa frika nga vdekja.

Jung ishte një frymëzim për të gjithë në fushën e psikologjisë. Sot teoritë e tij janë të dobishme në psikologji dhe psikiatri. Ai ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, që nuk kishte frikë të mbronte mendimet e tyre jashtë kornizave të zakonshme.

Ishte Jung, një bashkëkohës i Edgar Cayces, i cili gjeti prova bindëse për një nivel të thellë të mendjes së pavetëdijshme. Kjo thellësi e madhe, siç ndieu Jung, vjen nga një realitet i vërtetë spiritual, i cili nuk u pranua nga Freud. Jung e quajti këtë nivel “pavetëdijë kolektive”. Atje, të gjitha mendjet mund të komunikojnë nëpërmjet përdorimit të simboleve universale – imazhe të cilat duket se kanë një domëthënie të përbashkët për njerëzit në gjithë botën.

Për shembull, një simbol si një luan ose një mace të mëdha ka një domëthënie universale ose arketipike të fuqisë dhe gjallërisë. Zogjtë simbolizojnë shpesh lloje të ndryshme dashurie ose meraku; uji shpesherë të sjell në mendje Shpirtin vetë.

Një plakë ose një plak ose një figurë gjyshërore mund të simbolizojë Veten tonë të Lartë ose urtësinë tonë të brendshme. Mitet dhe përrallat kanë shpesh ngjashmëri midis kulturave, dhe këto ngjashmëri tregohen nëpërmjet simboleve dhe temave të tyre universale. Nganjëherë ëndrrat tona mund të përmbajnë këtë lloj simbolesh.

Natyrisht jo të gjitha simbolet dhe imazhet në ëndrrat tona janë universale ose arketipike. Shumë prej tyre, ndoshta bile shumica, interpretohen më së miri me të zbuluar asociacionet që njeriu ka me atë person ose objekt. Simboli i ëndrrës i një pushke, për shembull, me gjasë do të thotë një gjë për një armëtar dhe diçka krejt ndryshe për një viktimë lufte.

3. Edgar Cayce

Ndonëse është e vërtetë se shumë prej nesh nuk bëjnë përpjekje të vetëdijshme për t’i kujtuar ëndrrat tona, çdo njeri ëndërron. Gjatë pjesës së hershme të shekullit XX, ndërsa psikologë si Sigmund Freud dhe Carl Gustav Jung vërtetonin rëndësinë klinike të ëndrrave, Edgar Cayce u jepte individëve të rëndomtë vija orientuese për të punuar me atë që është bërë njëri prej qëndrimeve më praktike ndaj ëndrrave.

Qindra prej leximeve të Cayces trajtojnë temën e ëndrrave dhe të interpretimit të ëndrrave. Ndoshta zbulimi më i rëndësishëm i nxjerrë nga bollëku i këtij materiali është fakti se secili prej nesh është i vetëdijshëm në nivele të nënndërgjegjshme për shumë më tepër nga vetvetja, për trupin fizik, mjedisin, bile stilin e jetës nga ç’kuptojmë kur jemi të zgjuar.

Në gjendjen e ëndrrës, ne hapim mendjet tona ndaj shumë niveleve të ndryshme të pavetëdijës sonë. Atje janë të ruajtura jo vetëm të gjitha përjetimet tona të mëparshme të ndërgjegjshme, por atje është edhe depoja e burimeve të cilat rrallë vijnë deri te vetëdija e ndërgjegjshme. Nënvetëdija ka dhunti të shquara për të gjetur zgjidhje për probleme.

Ajo strehon të gjitha dëshirat dhe shpresat tona dhe kujtimet tona nga përjetimet e kaluara, dhe mund të na ndihmojë në vetekzaminim duke na pajisur me drejtime praktike për çdolloj pyetjeje. Ajo bile na mundëson përjetime të mbinatyrshme.

Ëndrrat mund të përcaktojnë diagnozën e sëmundjeve tona fizike, të nxjerrin në pah mendimet dhe ndjenjat të cilat jemi munduar t’i injorojmë, dhe shpesh bëjnë propozime për të përmirësuar marrëdhëniet tona me të tjerët. Në ëndrrat mund të fitojmë vetëdijë për qenien tonë të tërë: fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht.

Andrew Pacholyk
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi