EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E ardhmja e demokracisë në botë

Shko poshtë

E ardhmja e demokracisë në botë Empty E ardhmja e demokracisë në botë

Mesazh  Valtoni 25.12.11 19:39

E ardhmja e demokracisë në botë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e vlerësojnë promovimin e demokracisë në vende dhe rajone të ndryshme të botës si një kusht shumë të rëndësishëm për forcimin e paqes dhe të sigurisë në shkallë globale.

Sa më shumë shtete të respektojnë vlerat dhe parimet demokratike të qeverisjes, aq më i sigurt dhe i paqtë do të jetë globi ynë. Por cilat janë perspektivat e zgjerimit të demokracisë në botë, sot dhe në të ardhmen?

Lindja e Mesme.

Pas Luftës së Dytë Botërore ky rajon ka qenë dhe mbetet ndër më të trazuarit në botë. Një ndër arsyet është se elitat politike në vendet e këtij rajoni kanë qenë dhe mbeten thellësisht armiqësore ndaj vlerave dhe formës demokratike të qeverisjes.

Asnjë nga të 17 shtetet që bëjnë pjesë gjeografikisht në rajonin e Lindjes së Mesme nuk është vend demokratik, përveç Izraelit. Sidoqoftë, perspektiva e zhvillimit të demokracisë në këtë rajon dhe, përgjithësisht, në botën arabe, nuk mund të mohohet; madje, kjo perspektivë mund të mos jetë shumë e largët.

Kudo në vendet e këtij rajoni ka një aspiratë të fortë indigjene (jo të importuar nga jashtë) për respektimin e të drejtave të njeriut, për liberalizimin dhe hapjen e shoqërive të tyre autokratike, për metoda transparente dhe demokratike qeverisjeje.

Këto aspirata të popujve arabë do të vazhdojnë të ekzistojnë, pavarësisht rrethanave politike që mund t’i pengojnë ato në vende të veçanta dhe pavarësisht disfatave të përkohshme në përpjekjet e forcave progresiste për demokratizimin e shoqërisë në këtë apo atë vend të veçantë.

Nëse situata në Irak nuk përmirësohet më tej, ose përkeqësohet, mullahët dhe autokratët që sundojnë në vendet e Lindjes së Mesme do ta përdorin këtë si një argument kundër “rreziqeve” që mbart përhapja e demokracisë, madje edhe për të argumentuar se gjoja popujt arabë nuk e kanë demokracinë një aspiratë të tyre.

Por nëse zhvillimet në Irak marrin një kthesë pozitive, atëherë mundësitë për zhvillim demokratik në disa prej vendeve arabe bëhen më reale.

Një nga sfidat më të mëdha në këto vende, sot dhe në të ardhmen, është se si mund të menaxhohet procesi i liberalizimit politik në mënyrë që të konsolidohen forcat e moderuara, duke parandaluar ardhjen në krye të shtetit, përmes kutive të votimit, të elementëve dhe të forcave radikale islamike, të cilët mund ta përdornin procesin demokratik pikërisht për ta likuiduar atë.

Fitorja e Hamasit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 në Palestinë dhe implikimet politike të kësaj ngjarjeje (ardhja në pushtet, përmes zgjedhjeve të lira, e një organizate islamike terroriste) janë ende jo fort të qarta.

Eksperienca historike nuk ofron shembuj që të garantojnë se institucione të zgjedhura demokratikisht mund të ndikojnë për të moderuar influencën e një varianti të tillë të radikalizmit islamik, siç është Hamasi.

Nga njëra anë, fitorja e Hamasit ishte një goditje e rëndë për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, pasi ajo e radikalizoi edhe më tej politikën në këtë rajon. Hamasi është përpjekur të uzurpojë të gjitha instrumentet e pushtetit shtetëror për t’i përdorur ato që të shtypë opozitën dhe të vendosë gradualisht një regjim autoritarist.

Nëse sfida e përmendur më sipër mund të përballohet, është plotësisht e mundur që bota arabe të demokratizohet, madje që shtete të veçanta të këtij rajoni të bëhen shtete demokratike, brenda një kohe jo shumë të gjatë.

Një model i cili mund të ketë ndikim pozitiv në aspiratat demokratike të popujve të Lindjes së Mesme është ai i Turqisë, qeveria e së cilës, edhe pse e formuar nga një parti që e merr seriozisht fenë islame, ka provuar se mundet ta drejtojë vendin në mënyrë demokratike.

Ky model mund t’u vijë për shtat grupeve të gjera shoqërore dhe forcave politike të moderuara në shumë prej vendeve të Lindjes së Mesme, të cilat, duke respektuar vlerat fetare, njohin dhe respektojnë parimin e ndarjes së fesë nga shteti.

Ka njerëz që mendojë se Irani, duke zgjeruar influencën e vet në rajonin rreth tij, mund të arrijë të eksportojë në vendet fqinje formën e vet të qeverisjes, atë të republikës islamike. Në fakt, Irani ka një çerek shekulli që përpiqet të eksportojë revolucionin e vet islamik, por pa sukses.

Kjo ka ndodhur për shkak se Teherani ka dhënë dhe vazhdon të japë modelin e një shteti autoritarist dhe të dështuar.

Shumicës së qytetarëve iranianë u ka ardhur në majë të hundës me regjimin e tyre. Nëse ata do të lejoheshin të votonin vërtet lirisht në zgjedhje demokratike, nuk ka dyshim se do të zgjidhnin një alternativë më të mirë se regjimi aktual i ajatollahëve dhe se qeveria e Ahmadinexhadit.

Për shkak se qytetarët iranianë nuk e kanë këtë mundësi, si edhe për shkak të kontradiktave të thella të brendshme të vetë regjimit, Republika Islamike e Iranit nuk gëzon kredibilitet dhe nuk ofron një model atraktiv për vendet e tjera të rajonit.

Regjimi i Teheranit mbahet në këmbë në saje të kontrollit të plotë mbi burimet e naftës dhe të ardhurat prej saj, si edhe me anë të një aparati të gjerë policor. Kjo gjendje, natyrisht, nuk mund të vazhdojë përgjithmonë. Në 10 apo 15 vjet, Irani mund të jetë një vend demokratik.

Azia Lindore dhe Qendrore.

Të vetmet vende të konsoliduara demokratike në Azi janë India, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani. Indonezia, edhe pse nominalisht një vend demokratik, i cili ka mundur me sukses të plotësojë vakuumin politik që krijoi rrëzimi i Suhartos dhe të përballojë vështirësitë që ofron administrimi shtetëror i një vendi që shtrihet gjeografikisht në mbi 18 mijë ishuj, vazhdon të mbetet një demokraci e brishtë.

Si shteti me popullsinë më të madhe muslimane në botë dhe i katërti për nga popullsia, konsolidimi ose jo i Indonezisë si një shtet demokratik përbën një nga sfidat më të mëdha në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Nga ana e saj, Kina, me mbi 1.3 miliardë banorë, vazhdon të mbetet një shtet autoritarist.

Zhvillimi ekonomik spektakolar i Kinës gjatë këtyre 30 vjetëve të fundit ka krijuar çdo premisë për liberalizimin e politikës të saj. Kina nuk mund të mbetet edhe për shumë kohë një shtet ekonomikisht i hapur dhe politikisht i mbyllur.

Liria e tregut dhe mungesa e lirive politike nuk mund të vazhdojnë të bashkekzistojnë edhe për shumë kohë. Në 20 vjet, ose ndoshta në 10 apo 15 vjet, Kina, gjithashtu, mund të jetë një vend demokratik.

Azia, veçanërisht vende të tilla si Pakistani, Afganistani dhe vendet muslimane të Azisë Qendrore, vazhdon të mbetet një nga rajonet më të vështira të globit. Ky rajon do të jetë, siç shprehet Brzezinski, “Ballkani global i ardhshëm”.

Mobilizimi i elementëve dhe i forcave islamike ekstremiste në shumë prej vendeve të këtij rajoni përbën një problem serioz. Nëse në këto vende nuk shohim ndryshime graduale në formën e qeverisjes, forcimin e shoqërisë civile, mobilizimin e elementëve dhe të forcave të moderuara, si edhe parti politike të orientuara nga parime dhe ideale demokratike, e vetmja alternativë për to mbetet represioni absolut i tipit të Talibanit, apo një diktaturë islamofashiste.

Afrika.

Ky kontinent përfaqëson një situatë të larmishme dhe të komplikuar. Pothuajse dy në çdo pesë shtete të Afrikës nënsahariane janë sot formalisht shtete demokratike.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e tyre janë thjesht “demokraci elektorale”, të cilat përpiqen të shiten për demokraci, por nuk janë të tilla. Ato karakterizohen nga konflikte të theksuara etnike dhe nuk kanë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Nëse zhvillimi ekonomik dhe shoqëria civile shënojnë rritje, Afrika ka çdo mundësi që të demokratizohet, edhe pse agjenda e demokratizimit në këtë kontinent, i cili është rajoni më i varfër dhe më i prapambetur i botës, është e gjerë dhe kërkon kohë të realizohet.

Amerika Latine.

Shumica e shteteve të këtij kontinenti janë vende demokratike, edhe pse jo demokraci të pakonsoliduara. Disa prej tyre, nëse sistemi demokratik i qeverisjes nuk konsolidohet dhe nëse ritmet e zhvillimit të sotëm ekonomik bien, mund të vihen në rrezik.

Mjafton të përmendim Venezuelën. Ky vend ka pasur një sistem demokratik të qëndrueshëm për shumë dekada me radhë, por elita politike e tij ishte e korruptuar, qytetarët nuk përfitonin të mirat e sistemit demokratik, dhe ajo që ndodhi ishte ardhja në pushtet, me votën “e lirë” të popullit, e një lideri populist si Hugo Chavez, i cili, në fillim të viteve 1990, u përpoq të kryente dy grushte shteti, ndërsa sot është diktatori ushtarak i këtij vendi.

Nëse krahasojmë Amerikën Latine me rajone të tjera të botës, duhet të jemi më shumë optimistë, sesa pesimistë për të ardhmen e demokracisë në këtë kontinent.

Perfundime.

Dy dekadat e ardhshme do të jenë dëshmitare të një gare të jashtëzakonshme që do të shtrihet nga Indonezia në Marok, midis tri alternativave historike, të cilat janë: (1) ruajtja dhe forcimi i mëtejshëm i regjimeve të sotme diktatoriale; (2) mobilizimi masiv ekstremist islamik dhe (3) reformimi demokratik i shoqërisë.

Të tri këto alternativa janë të mundshme. Pyetja që shtrohet është se si dhe sa mundet, ose duhet bërë presion nga Perëndimi, që politika e këtyre vendeve të reformohet dhe të demokratizohet? Kjo ka qenë dhe mbetet një çështje shumë delikate.

Nëse presioni është shumë i fortë dhe bëhet për të realizuar ndryshime shumë të shpejta, rezultati mund të jetë krejt i padëshirueshëm, diçka e ngjashme me përsëritjen e revolucionit islamik iranian, më 1979, në cilindo nga ato dhjetëra vende që shtrihen nga bregdeti atlantik i Afrikës, deri në Lindjen e Largme.

Kjo do të mundësonte krijimin e diktaturave të reja islamike, të cilat do të shiteshin si regjime popullore dhe mund ta zgjasnin ekzistencën e tyre edhe 20 apo 30 vjet të tjera, duke e bërë më të largët perspektivën e demokratizimit në shumë prej këtyre vendeve.

Por, përfytyroni për një çast, një Kinë demokratike në Azi, një Rusi demokratike në hapësirën gjigante euro-aziatike, një Pakistan demokratik në kufi me Kinën dhe me Indinë demokratike, një Indonezi si Turqinë, një Irak të demokratizuar, në fqinjësi të mirë me një Iran po ashtu të transformuar demokratikisht dhe të çmilitarizuar, një Palestinë të pavarur dhe demokratike, një Egjipt dhe një Sudan që janë gjithashtu shtete demokratike.

Deri më sot jemi mësuar të shohim një tablo krejt tjetër nga kjo që përfytyruam më sipër. Por tabloja e botës nuk mbetet e pandryshuar. Ajo ka ndryshuar vazhdimisht dhe do të ndryshojë përsëri, sado e vështirë që është të imagjinosh një hapësirë demokratike gjeografikisht kaq të gjerë.

Kush mund ta imagjinonte 20 vjet më parë shembjen e kolosit sovjetik, ose fundin paqësor të aparteidit në Afrikën e Jugut? Tridhjetë e pesë vjet më parë, bota kishte vetëm 32 shtete, në të cilat zhvilloheshin zgjedhje të rregullta demokratike. Sot zgjedhje të tilla zhvillohen në afër 120 vende të botës. Sfera e demokracisë në botë ka ardhur duke u zgjeruar.

Kjo është një tendencë e cila nuk mund të ndalet, sado të komplikuara dhe të disfavorshme të jenë situatat dhe zhvillimet e sotme në disa rajone të globit. As lindja e fashizmit dhe e nazizmit, as Lufta e Ftohtë nuk e penguan forcimin e demokracisë dhe zgjerimin e saj në botë.

Triumfi në luftën kundër xhihadizmit islamik dhe autokracisë si formë regjimi politik në shumë vende të Afrikës, të Lindjes së Mesme dhe të Azisë do të krijojë patjetër rrethana të cilat do të mundësojnë realisht zhvillime demokratike në këto vende dhe triumfin përfundimtar të demokracisë liberale si sistem botëror.

Valtoni
Valtoni

Dija eshte Pushtet!

39


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi