EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermani - UFO

3 posters

Shko poshtë

Gjermani - UFO Empty Gjermani - UFO

Mesazh  Admin 01.02.09 13:44

Ufo siper Gjermanise

Gazeta britanike The Sun e 3o janar 2009, shkruan qe pilotet luftarake jane vene ne gjendje gadishmerie te larte siper Gjermanise, sepse radaret kane detektuar nje objekt misterioz qe kalonte vendin.

The Sun tregon qe anketuesit kane verifikuar dhe kane eliminuar cdo avion konvencional, ballone dhe gjendje atmosferike jonormale .

Alex Raab, nga byroja e sigurimit ajeror gjerman DFS ka thene « Ne kemi eliminuar cdo mundesi konvencionale, eshte nje mister, dhe ka trubulluar operatorin e radarit sepse ne vazhdimesi eshte paraqitur dhe zhdukur ne ekran.Dhe ne fund thjesht eshte zhdukur »

Asnje e dhene si shpejtesia, zgjatja e observimit apo emrat e deshmitareve nuk jane dhene nga The Sun.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 30.08.09 23:39, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjermani - UFO Empty Gjermani - UFO

Mesazh  Jon 17.12.11 15:07

Gjykata e Berlinit urdheron Parlamentin:
Hapni dosjet mbi UFO-t


Gjermani - UFO Bundestag

Gjermani - UFO Ufos_b10

Hapni dokumentat sekrete. Me pak fjale eshte pikerisht ky vendimi qe sapo ka dhene gjykata administrative e Berlinit, duke marre shembull nga praktika ligjore amerikane me Freedom of Information Act (Akti i Lirise se Informacionit), drejtuar Bundestag-ut, parlamentit gjerman.

Ne veçanti vendimi i drejtohet “Sherbimit te Kerkimeve Shkencore te parlamentit” bazuar ne kerkesen e deputeteve qe prezantuan aktin.

Parlamenti gjerman e ka marre tashme vendimin ne shqyrtim – dhe po kerkon te bllokoje te gjitha mundesite qe mund te ekzistojne per te publikuar dokumentat Ufo. Por gjykata e Berlinit nuk pranon perjashtime, dhe rikujton se vendimi ka hyre ne fuqi menjehere dhe duhet zbatuar.

Na duhet te pyesim veten perse Gjermania eshte e frikesuar nga mundesia per te publikuar dokumentat e saj historike. Ndoshta sepse kujtesa e njerezve do te rikthehet ne eksperimentet naziste mbi mjete fluturuese jo konvencionale, ose mund te kete akoma me shume.

“E drejta per te lexuar informacionet zyrtare, nen aktin e Lirise se Informacionit aplikohet edhe ne studimet dhe relacionet e “Sherbimit te Kerkimeve Shkencore” te Bundestag-ut” shpjegoi gjykata administrative e Berlinit duke e nxjerre publikisht vendimin e saj ne daten 1 Dhjetor 2011.

Bundestag-u kishte bllokuar aksesin ne keto dokumenta duke iu referuar pretekstit se dokumentat dhe rezultatet e “Sherbimit te Kerkimeve Shkencore” te Bundestag-ut jane pjese e punes se parlamentit, dhe si te tilla duhet te qendrojne jashte kerkesave te tilla, duke iu referuar aktit te Informacionit te Lire.

Ne komunikaten per shtyp Gjykata adminsitrative shpjegoi gjithashtu, se gjykatesit e deklaruan te papranueshem kundershtimin e Bundestag-ut qe kerkonte rivendosjen e sekretit shteteror mbi to.

Vezhguesit hipotezojne se kembengulja me te cilen Bundestag-u ka mohuar dhe vazhdon te mohoje ekzistencen e arkivave, ose dhe publikimin e tyre, nuk ka te beje vetem me temen ne fjale (ne kete rast Ufo-t dhe jeta jashtetokesore), por ne pergjithesi per menyren se si duhet te sillen ne te ardhmen me Aktin e Lirise se Informacionit dhe me Sherbimin e Kerkimeve Shkencore te parlamentit.

Por ka zera qe mendojne se kjo eshte thjesht nje fasade dhe nen te ka te tjera gjera, per shembull dosjet voluminoze mbi eksperimentet naziste, dhe mbi prototipet e disqeve fluturues qe u ndertuan nga regjimi nazist i asaj kohe.

Sidoqofte levizja gjermane Disclosure Exopolitic, e cila prej kohesh po ndjek dhe lobon per publikimin e materialeve qe i referohen sekreteve te mbajtura nga qeveria dhe sherbimet sekrete.

Ne nje interviste me revisten gjermane online mbi temat paranormale ”Grenzwissenschaft-Aktuell” (grewi.de), Robert Fleischer, i cili eshte dhe koordinatori i “Exopolitic Gjermania”, ka komentuar vendimin e Gjykates ne kete menyre:

“Vendimi eshte nje hap i pare mbi nje informacion me te vertete te lire – edhe ne Gjermani. Jam optimist ne faktin se vendime te tilla do te rikonfirmohendhe ne te ardhmen.

Heret a vone edhe qeveria gjermane do te duhet te flase hapur mbi ekzistencen e Ufo-ve. 19 shtete te tjera tashme e kane bere kete gje. Nje hap i tille eshte gjithashtu i rendesishem per te evituar spekullime te ndryshme mbi kete teme“.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjermani - UFO Empty Re: Gjermani - UFO

Mesazh  Zattoo 13.01.14 1:13

UFO mbi Bremen, policia përcjell dhe regjistron pamjet

Gjermani - UFO Cancelled-606x330

Një objekt i paidentifikuar (UFO) ka shqetësuar autoritetet gjermane dhe përgjegjësit e aerortiti të Bremenit.

“Objekti është shfaqur me 6 janar rreth orës 18:30, ai i ngjante një helikopteri dhe fluturonte në 300 metra lartësi mbi tokë. Por, ai nuk ishte helikopter. Nga ai nuk dëgjohej kurfar zhurme dhe shihej vetëm një dritë e madhe.

UFO-ja fluturonte mbi stadion e më pas morri drejtoi,min kah qendra e qytetit dhe pa pritur u zhduk drejt qiellit”, i ka deklaruar medieve zëdhënësi i policisë gjermane në Vremen, Nills Matisen.

Gjatë ditës së djeshme EuroNews-i kishte raportuar se UFO apo një objekt i paidentifikuar është vërejtur edhe mbi aeroportin e Bremenit, madje si ka raportuar EuroNeës “Fluturimet është dashur të ndërpriten ndërkohë që disa të tjera që ishin në zhvillim është dashur të ndërrojnë kahjen dhe të mos aterojnë në aeroportin ë Bremenit”.

Duke iu referuar burimeve zyrtare të aeroportit EuroNews raportoj se “UFO-ja u shfaq në radarët e tij disa herë mes orës 16:30 deri 21:30”.

Njëkohësisht thuhet s policia e Bremenit kanë nisur helikopterin e të hetoj rastin, i cili bëri që të anulohet fluturimi nga Frankfurit tek Bremeni, kurse ai i Munhenit tyë ndërroj kahje dhe të përfundoj në Hanover.

Një incident i ngjashëm është vërejtur edhe në Saksoni.

Ju sjellim regjistrimet  e policise ne linkun e meposhtem:

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjermani - UFO Empty Re: Gjermani - UFO

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi