EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhek Kasapi

3 posters

Shko poshtë

Xhek Kasapi Empty Xhek Kasapi

Mesazh  Zattoo 17.12.11 0:36

Xhek Kasapi

Xhek Kasapi Djek10

Një nga misteret më të mëdha britanike. Diçka ndoshta dini, por diçka jo. Ka shumë gjëra që lidhen me vrasësin e famshëm londinez Xhek Kasapi.

Kuptohet, këto informata, të njohura apo të panjohura, ia vlen të dihen. Volter Sikert ka qenë me mendje të sëmurë, kasap lokal dhe artist, i cila ka dashur të pikturojë prostituta, helmuesi serik i femrave, dhe madje edhe nip i mbretëreshës Viktoria.

Ky është njëri ndër njerëzit për të cilin konsiderohet se, në të vërtetë vrasësi i tmerrshëm londinez Xhek Mevosek.

Por, çfarë nëse Xhek Kasapi i vërtetë nuk ka qenë nga Londra, madje as nga Britania e Madhe. Çfarë nëse ka qenë udhëtar anijesh i cili gjurmë të tilla të njëjta ka lënë edhe në Gjermani apo në Nikaragua?

Detektivët apo “Mishëprerësit” siç e quajnë vetveten, të cilët e kërkojnë vrasësin dhe ka mijëra prej tyre, u hutuan nga libri i ri që thotë se vrasësi më i njohur britanik ishte lundërtar i cili ka vrarë nëpër limanet në të cilat është ndalur.

Në “Ist End” famëkeqi londinez Kasapi në vitin 1888 në afat prej dhjetë ditësh ka vrarë pesë prostituta. Trevor Meriot, ish detektiv dhe autor i librit kontrovers “Xhek Kasapi: hetimi në shekullin e 21-të”, thotë se policia ka hulumtuar në drejtim të gabuar. Domethënë, ata kanë supozuar se Xheku ka jetuar në “Ist End”, duke harruar krejtësisht në datat e krimeve dhe “Me siguri kanë harruar idenë se Mishëprerësi ka qenë lundërtar”, thotë Trevor.

Meriot beson se vrasësi ka udhëtuar në një prej dhjetë anijet që në kohën e vrasjeve janë ndalur në limanin”Ist End”, që na shtyn të mendojmë se lagjja londineze është destinacion i rastësishëm.

Por, të dhënat për ekuipazhet e anijeve nga ajo kohë janë shkatërruar, kështu që humbet çdo gjurmë e Kasapit. Por, prandaj ka raporte për prostitutat e masakruara në stilin e Xhek Kasapit në Nikaragua në vitin 1889, plotësisht e njëjtë si masakra londineze.

Në kohëzgjatje prej dhjetë ditësh janë gjetur gjashtë prostituta, vetëm dy muaj pasi që bota mendoi se Xheku është qetësuar. Masakrat e tij kanë vazhduar larg syve të Londrës. Kësaj here në limanin gjerman Flensburg, që në fund përsëri të kthehet në Londër në vitin 1891.

Në libër thuhet se vrasësi i përgjakshëm nuk ishte person mjekësor, madje edhe po të ishte, asnjëherë nuk do të mund të bënte aq intervenime të suksesshme në rrugët e errëta ku janë gjetur viktimat. Këtë gjë që janë munduar ta fshehin viktimat, sepse në atë kohë ishte e njohur tregtia e paligjshme me organe njerëzore. Kështu që këto janë trillime të pastra.

Organet janë hequr pas vrasjeve në morg. Gjithashtu, ka edhe një libër të besueshëm, sa i përket vrasësit të famshëm. Emri i tij është “Daja Xheku” nga Toni Uilliams, që thotë se paraardhës i vrasësit është Ser Xhon Vilijams, gjinekolog i njohur i mbretëreshës Viktoria dhe themelues i Bibliotekës Nacionale në Uells.

Uilliams në historinë familjare ka zbuluar se paraardhësi i tij ka shkuar në praktikë në “Vajtçapel”, ku ka qenë në kontakt me shumë prostituta. Në shënimet e tij nga viti 1885 përmendet aborti i Meri En Nikoll, viktima e parë e Kasapit.

Autori i librit deklaron se “Sër Xhon” ishte i dëshpëruar dhe i hidhëruar me prostitutat të cilat çdo ditë kanë abortuar te ai përderisa gruaja e tij nuk ka mundur të ketë fëmijë.

Xhek Kasapi Djek-210
I ka vrarë që t’i hakmerret Zotit.

Organet e tyre i ka nxjerrë me qëllim që të hulumtojë për të gjetur ilaç për shterpësinë e gruas së tij. Më tej thuhet se “Sër Xhon” ka përjetuar sulm nervor dhe prandaj ka hequr dorë nga mjekësia. Është kthyer që pjesën e ngelur të jetës ta jetojnë në Uells. Atëherë janë ndalur edhe vrasjet, thuhet në libër.

Të dyja burimeve mund t'u besohet, kështu që do t’jua lë juve që të vendosni se kujt do t’i besoni. Ajo çfarë është e përbashkët është vrasësi mizor, i cili është e qartë se ka qenë psikopat. Kuptohet, është mirë që ka ndaluar dhe se nuk ka vazhdues.

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhek Kasapi Empty Re: Xhek Kasapi

Mesazh  Odin 11.09.14 0:47

Zbulohet kush ishte Xhek Kasapi - Jack the Ripper

Xhek Kasapi Jack

Pas njeqind e njezet e gjshte vjetesh, serial killer- i pare i bere i famshem globalisht, XHEK RRJEPESI, apo therësi nqs disave u pelqen me teper keshtu, (Jack the Ripper) ka më në fund, një emër dhe një fytyrë.

Cituar pafundesisht ne romane dhe trillime, studiuar si rast studimor nga shume kriminologe, funsionare policie a kerkues private, rasti kriminal ishte kthyer ne nje legjende te vertete qe frymezonte trillime letrare e kinematografike e qe ofronte lloj-lloj spekulimesh lidhur me gjithfare natyre komplotesh apo hipotezash mbi identitetin e autorit te krimeve.

Dhe duket se merita e kesaj sipermarrjeje qe e pa te impenjuar per rreth 14 vjet i duhet njohur nje ”thjesht te apasionuari” te kesaj ngjarjeje.
Aaron Kosminski, një hebre polak familja e të cilit kishte emigruar në Londër për t’u shpëtuar masakrave, është “definitivisht, kategorikisht dhe absolutisht” njeriu prapa serisë së frikshme të vrasjeve në vitin 1888 që lanë të paktën pesë gra të vdekura dhe të sakatuara në rrugët e London East End, thotë Rasëll Eduards, autori i më të fundit në një seri të gjatë librash për këtë cështje.

“Kam të vetmen copë prove ligjore në të gjithë historinë. Kam kaluar 14 vite duke punuar, dhe ne e kemi zgjidhur definitivisht misterin se kush është Jack the Ripper. Vetëm ata që nuk besojnë e që duan që legjenda të vazhdojë në përjetësi, do të kenë dyshime. Kjo është – ne ia kemi hequr maskën”, thotë Eduards.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhek Kasapi Empty Re: Xhek Kasapi

Mesazh  gjilanasi 03.10.15 22:40

Zbulohet misteri i serial killerit: Xhek Kasapi ishte kantautor dhe nuk u kap se mbrohej nga Masonët

Xhek Kasapi Jack-229x300

“Xhek Kasapi” ishte një këngëtar dhe tekstshkrues i njohur i kohës dhe nuk u kap asnjëherë pasi ai mbrohej nga një shoqeri masonerike.

Emri i vërtetë i serial-killerit të famshëm ishte Michael Maybrick, një këngëtar i njohur i kohës.

Ai bënte pjesë në shoqërinë “Masonët e Lirë” dhe për këtë arsye nuk u kap kurrë, deklaron Bruce Robinson, një studiues.

Xhek Kasapi kreu vrasje të shumta në fund të viteve ’80 të shekullit të 19-të në Londër, por ai nuk u kap asnjëherë dhe nuk dihej identiteti i tij.

Por, sipas Robinson, “Xhek Kasapi” mbrohej nga shërbëtorët e shtetit Viktorian.

Robinson thotë se policia nuk ishte e paaftë që të kapte autorin e vërtetë, misteri  i të cilit zgjati 15 vjet, por ata e dinin fare mirë kush ishte, ndaj nuk e ndaluan asnjëherë.

Ai ishte i mbrojtur nga Masonët.

Autori i librit për “Xhek Kasapin” thotë se ka gjetur fakte në hetimet e asaj kohe, që demonstrojnë më së miri teorinë e tij.

“Xhek Kasapi” ka vrarë duke i rrjepur 11 viktima femra.

Ndaj dhe ka marrë kështu pseudonimin “Kasapi”.

Megjithatë, shumë studiues duken skeptikë nga teoria e Robinson-it.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Xhek Kasapi Empty Re: Xhek Kasapi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi