Njëbrirëshi
4 posters
Faqja 1 e 1
Njëbrirëshi
Nëse me të vërtetë do të ekzistonin njëbrirëshit në planetin tonë, me siguri do të na linin pa frymë.
Kafshë elegante me ecje të mrekullueshme, trup muskulor, krifë të gjatë prej mëndafshi, sy të mëdhenj e të zjarrtë... dinakë dhe të pathyeshëm. Në çdo rast, njëbrirëshi nga larg nuk do të shkaktonte çudi, të mos jetë briri i tij, sepse sipas të gjitha karakteristikave të tjera është kafshë veç më e parë dhe e njohur.
Për shkak të kësaj do ta parashtrojmë pyetjen: A ka ekzistuar njëbrirëshi në të kaluarën dhe prej nga vijnë mitet për të?
Kësaj pyetjeje më gjerësisht ka provuar t’i japë përgjigje mujorja gjermane “Peter Moslajtner”, nga e cila i shfrytëzojmë njohuritë më interesante.
Për njëbrirëshin shkruhet më shumë se 3.000 vjet. Autorët më shpesh janë njerëz me reputacion shoqëror të cilëve njerëzit u besojnë. Sipas tyre, njëbrirëshit me të vërtetë kanë ekzistuar. Edhe atë jo vetëm në kohën antike, por edhe shumë më vonë. Madje edhe në fillim të shekullit të 20-të.
Në vitin 1905, punëtorët sllovakë, duke gërmuar në një minierë, zbuluan disa skelete jo të zakonshëm me prejardhje shtazore. Supozohet se janë mbetjet e kafshës së egër legjendare – njëbrirëshit.
Arsyeja për këto pohime fshihet në faktin se disa nga eshtrat dukeshin si brirë të gjata, pak të shtrembëruara. Për eshtrat, respektivisht brirët, thuhet se punëtorët i kanë marrë nëpër shtëpi dhe i kanë shndërruar në pluhur, sepse, sipas besimeve të lashta, pluhuri i brirëve të njëbrirëshit ka cilësi magjike dhe shërben si ilaç çudibërës.
Lajmet kishin arritur edhe deri tek Instituti për Hulumtime të Antikiteteve – se në fshat kanë mbetur vetëm edhe disa eshtra të padëmtuar. Shkencëtarët eshtrat i nënshtruan në analiza dhe shpejt dolën në përfundim se janë nga mamutë të ngordhur shumë kohë më parë. Por, në të kaluarën ka pasur edhe individë që janë takuar me njëbrirësh të gjallë. Çfarë me këto deklarata?
Ktezias, doktori i famshëm në Persi, në raportet e para 400 vjetëve para erës sonë, fliste për një krijesë rrëqethëse me brirë që ka jetuar në Indi, ndërsa më objektivi ka qenë Aristoteli, i cili e ka përshkruar njëbrirëshin si kafshë që ka thundra të paprekura.
Në vitin 1438 nëpër Tokën e Shenjtë kanë udhëtuar tre pelegrinë gjermanë. Në raportet e tyre thonë se kanë parë disa kafshë të pazakonta afër Malit të Sinajit. Në fillim menduan se bëhet fjalë për ndonjë deve, por udhëheqësi i tyre, një beduin sinajas, u kishte thënë se janë njëbrirësh.
Në shënimet nga udhëtimet në Afrikë, një udhëtar botëror me emrin Ludoviko Bartema, thotë se në qytetin etiopas, Zeila, ka parë një kope njëbrirësh, që ishin fascinues dhe tepër të bukur, elegantë dhe të egër. “Thjeshtë, më lanë pa fjalë” thotë ai. Gjithashtu, ai pohonte se në qytetin islam të Mekës (Arabi Saudite) në një parë ka parë dy njëbrirësh, që ishin dhurata për Sulltanin.
D.m.th., misteri është zgjidhur. Ata ekzistojnë, këtë e thonë misionarët e shumtë, udhëpërshkruesit, hulumtuesit...
Zattoo- 600
Re: Njëbrirëshi
Koreja e Veriut zbulon “njëbrirëshin”
Shkencëtarët dhe studiuesit në Korenë e Veriut njoftuan zbulimin e madh, mbetjet fosile të njëbrirëshi, kafsha mitologjike me një brirë në mes të ballit.
“Arkeologët e Institutit të Historisë dhe Akademia e Shkencave Sociale në Korenë e Veriut zbuluan së fundmi ekzistencën e njëbrirëshit të kalëruar nga Mbreti Tongmyong, themelues i dinastisë Kogury që udhëhoqi popullin korean drejt lavdisë nga viti 277 para Krishtit deri në 668 pas Krishtit”, thuhet në njoftim e shkencëtarëve dhe studiuesve koreanë-veriorë.
Lajmi, me të gjitha karakteret e një shakaje, është njoftuar me seriozitetin më të madh nga agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA dhe pritet që shumë shpejt të futet në argumentet tallëse të regjimit komunist të Penianit në faqet e shumta të internetit.
E.L
Shkencëtarët dhe studiuesit në Korenë e Veriut njoftuan zbulimin e madh, mbetjet fosile të njëbrirëshi, kafsha mitologjike me një brirë në mes të ballit.
“Arkeologët e Institutit të Historisë dhe Akademia e Shkencave Sociale në Korenë e Veriut zbuluan së fundmi ekzistencën e njëbrirëshit të kalëruar nga Mbreti Tongmyong, themelues i dinastisë Kogury që udhëhoqi popullin korean drejt lavdisë nga viti 277 para Krishtit deri në 668 pas Krishtit”, thuhet në njoftim e shkencëtarëve dhe studiuesve koreanë-veriorë.
Lajmi, me të gjitha karakteret e një shakaje, është njoftuar me seriozitetin më të madh nga agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut, KCNA dhe pritet që shumë shpejt të futet në argumentet tallëse të regjimit komunist të Penianit në faqet e shumta të internetit.
E.L
Odin- 513
Re: Njëbrirëshi
Deri në vitin 1992 bota lindore nuk e dinte që ekzistonte. Nuk bëhet fjalë për ndonje specie të re insekti por për nje kafshë që peshon rreth 1 ton. Në muajin maj të 18 viteve më parë, një grup kërkuesish të organizatës WWF, zbuluan një lloj ë rrallë njëbrirëshi mes Laosit dhe Vietnamit.
Brirë më të gjatë dhe tipare të ngjashme me pasardhësit e tij, kafsha e quajtur Pseudoryx nghetinhensis nuk afrohet asnjeherë në ferma apo qëndra të banuara.
Në vitin 2006 një femër u kap nga popullsia vendase, por kafsha ngordhi disa javë më vonë. Imazhi i fundit fotografik daton në vitin 2000. Sa të tillë janë në qarkullim ende nuk dihet, por e sigurt është se numri i tyre po tkurret cdo vit e më shumë.
Brirë më të gjatë dhe tipare të ngjashme me pasardhësit e tij, kafsha e quajtur Pseudoryx nghetinhensis nuk afrohet asnjeherë në ferma apo qëndra të banuara.
Në vitin 2006 një femër u kap nga popullsia vendase, por kafsha ngordhi disa javë më vonë. Imazhi i fundit fotografik daton në vitin 2000. Sa të tillë janë në qarkullim ende nuk dihet, por e sigurt është se numri i tyre po tkurret cdo vit e më shumë.
Albaniaa- 409
Re: Njëbrirëshi
Magjepsja ndaj misterit të mungesës e bënte të vështronte akoma më me ngulm natyrën përreth.
Djathtas, barriera baritore bregdetare, me pisha të larta belkëputura, dhe bredha të shkurtër barkfryrë.
Majtas, deti i dyndur në nuanca ngjyrimi bluerrët, që shpesh çngjyrosej kur dita rendte drejt muzgut, dhe mbretëria e shikimit, i nënshtrohet skotomas, pikës së errët të vështrimit.
E sotmja veçanti e këtij segmenti kohor paraperëndues ishte përndezja e veshur në të kuqërremtë, e krejt qiellores masë në horizont. Ose ndoshta ishte syri i tij i skuqur që e përflakte pamjen që vinte nëpër det, pasqyrimi i perënduesit të dielltë perandorak, gjer tek këmbët e zbathura, që preknin të parën valë, që rivinte dalëkadalë, valë-valë…
Natyra kuqerremt’heshtur e peizazhit dhe mendimet bluerrësuara të djaloshit, dukej sikur kishin lidhur një pakt pritjeje të fshehtë midis, që erëmonin aromë shiu. Ndjesi e kapur pre, në një vend të caktuar, në rrethana të caktuara. Në varësi të së cilave ai ende nuk kuptonte asgjë nga e gjithë kjo masë pa formë. Por, që e shtynte akoma më fortë ta sodiste i qetë, si një pikturë moderne, ku ndjesia e mesazhit ndijohet pa konture të qarta përftimi ndërtimor. Ndaj edhe i pëlqente të ndodhej aty, në bregdetin e shkatërruar të Currilave. Nga vendi ku kodra puthej me vijën bregdetare, rrokte krejt hapsirën që i lejonte shikimi, i ulur këmbëkryq mbi një masë leshterikësh të tharë nga mirazhi i orëve të përzhitjes nën diell. Prej vendtakimit purgatorian, ndijonte aromën e kripës që vinte nga fuqia posedoniane e detit, bashkuar me ajrin që zbriste nga lartësia olimpike e kodrës, që bëheshin njësh përbrendëshmi, në frymën e ‘tij.
Firoma si një kraharuar i praruar, kurbantherrur, duke gulçuar, mbi vet krijimin e frymuar, karramohej fjalëzuar.
Për të ardhur gjer tek Ju: Në krye të herës ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Zotit, dhe Fjala ishte Zot. Ja ç’qe në krye të herës pranë Zotit dhe detyra (ime) është të përsërisë dita-ditës si një psalm plot përvujtni të vetmen ndodhi të pandryshim, për të cilën mund të thuhet e vërteta e pakthyeshme.
Koha ishte ngujuar vragë mbi ballin e tij nga rrahjet barbare me rryp nga Ati i dehur prej papunësisë. Pergamen e fshirë ëndrrash mbi sy nga netët e bijve të heroinës, ndër vagonat e braktisura të stacionit të trenave të tranzicionit. Në tërheqjet për leshrash të edukatorëve të shkollës. Nga mashtrimi i rradhës. Nga bishti i pirunit të mprefur si thikë, ngulur përfund barkut të ballëgjerit, që i kishte thyer dy dhëmbët e sipërm ballorë me ballin e vet të gjerë si shkëmb, dhe e kishte shëmtuar aq mizorisht për të dytën herë (pas vragës së rrypit të Atit). Koha përthyhej, përplasshëm si vala, drejt bregut. Ajri që vinte nga kodra i ledhatonte cullufet mbi ballë. Ai nuk ishte fllad. Ishta thithka e gjirit ushqyes që prodhonte jetë duke ushqyer dashurinë foshnjore. Ishte dora e humbur ndër shtegëtime që luante mbi harpën e valëve. Ishte këngë pështjelluese që po përpiqej të shtjellonte. Ndaj dhe e lëshoi veten muzikalisht, si fëmija i uritur që i jepet gjirit të nënës.
Gjithçka fillonte nga poshtë dhe ngjitej lartë. Që nga thëllësia, vetthellësia e ftohtë, misterioze, e padepërtueshmja funddetësi, ku miliona vjetë më parë kishte lindur e para qelizë trunore, që prej miliona vjetësh ishte përpjekur me aq stërmundim t’i avitej bregut. Bregut të vakët llapaçitës. Bregut të njohur ku deti villte leshterikë të pafund’m. Vendit të së parës puthje që jeta i kish’ dhënë tokës kur qelizat milionavjeçare u shndëruan në peshq mijravjeçarë, dhe Ripidistët u shndëruar në zvaranikë, në përpjekjen dinosaurjane për të pushtuar sterenë. Pikërisht aty, emocioni vibrant transmetohej mbi ballin e djaloshit të përndezur nga e kuqeremta e diellit në perëndim.
Ose ndoshta ishte syri i tij i skuqur që e përflakte pamjen që vinte nëpër det, pasqyrimi i perënduesit të dielltë perandorak, gjer tek këmbët e zbathura, që preknin të parën valë, që rivinte dalë-kadalë, valë-valë… Si fragmenti i dikurshëm i pasqyrës, poshtë bankës së a-b-cësë, që pozicionohej fshehurazi aq sa për të përftuar përballë, pamjen poshtëkatedrës ku shfaqej orana e kofshëve dhe brekëve të kuqeremta që fshihnin misterin përthithës bermudian të mësueses që e priste më një shuplakë mbi vetull, një shuplakë që e detyroi të shikonte nga të katra anët me sy të xixëlluar imazhin e përftuar në pasqyrë të përthyer në mijra imazhe kaledioskopike të veckël breçkash të kuqe.
Përballë së cilave, jo për fajin e tij, fatëzimi zemërak i yjeve e kishte shtënë nën fatin e shenjës së Demit. I cili nuk dihej asnjëherë përse i vërsulej me aq tërbim vetëm mbi përzgjedhjen e kuqe, në larminë e gjithatyre ngjyrave që mund të përzgjithtte pa mundim. Dhe demi dikur ndërsa dheut harbohej, kishte qenë njëbrirësh, (nuk dihet kur, përse, qysh, i’u shtua briri i dytë? Prej këtu kuptohej qashtër se djalli dybrirësh ishte veçse një mutacion pa origjinalitet)…
Njëbrirëshi origjinal nuahaste veç me bri. Askush nuk e kishte parë. Megjithëse legjendat thoshin se ekzistonte. Anipse për ‘të nuk kishte dëshmi. Ndaj dhe trunorët e steresë morrën një vashëz të virgjër gjer në shajni, dhe në trungun e më së madhes pemë e lidhën në pyll. I thanë: “Hapi pak këmbët, se Njëbrirëshi do të vij, e dimë se e ndjell veç flladi dalldisës i virgjërisë!”, dhe ashtu vajza ndenji, në pritje…
Përmes pështjellimit përndezës prrallor piskama pikasi paudhësinë përbindëshe përballë përbindëshit.
Njëbrirëshi nuhati nyjen ndërlidhëze me botën, dhe ballin mbështeti përfund barkut të ‘saj. Kjo ishte dëshmia e vetme që trunorët patën mbi pamjen e Njëbrirëshit mitik. I vetmi çast pas të cilit u tret në mjergullt mitologjikisht … rrugëve të një atdheu, ku vagonat e ndryshkur të tranzicionit prisnin lokomotivën që t’i lëvizë.
Mjergulluar mbështolli masën mishtore mveshur me nevralgjizëm djaloshar djaloshi. Lëshuar symbyllur mbi leshterikë, si një degëz bredhi barkfryrë, mbytur nën pushtetin e pëllëmbës së vet. Ndërsa qiellin pranë e përshkoi një zog vetmitar në kërkim të anijes së humbur, këngës së humbur, fëmijërisë së humbur, qyshkur nëna e tij kishte humbur. Humbshëm, qyshkur të gjithë e thërrisnin Bir kurve!, dhe i vetmuar nëpër vagona xhamathyer të derteve heroike të heroinës, kryqëzonte papunësinë e Atit të vet, ish-makinist. Atij që i takonte të shtynte vagonët, dhe jo ta ndëshkonte si përherë.
Me sy të skuqur u drejtua drejt lartësisë olimpike të kodrës prej së cilës ai fllad (ri)lindje vinte mbi ballin e tij të shënjuar me rrip. Prej aty ku ish-mbreti kishte ndërtuar vilën e tij, dukej i gjithë qyteti, me portin ku anijet niseshin nëpër botë, me stacionin e vagonave të braktisur, me bulevardin e mbrëmjeve verore, ku bukuroshet e Durrësit shëtisnin sikur t’i ishin vjedhur mozaikëve, sikur të kishin shpëtuar fsheurazi nga rrethinat e amfiteatrit të jetëve antike, sikurse ai sot, që vjedhurazi kishte mundur të arratisej, prej mureve të shkollës së riedukimit.
Flurans Ilia
Marrë nga vëllimi me tregime “Thembra e kujtesës”
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi