Formula e Suksesit
Faqja 1 e 1
Formula e Suksesit
SEKRETI I ARRITJËS SË SUKSESIT
TË PËRGJITHSHËM DHE FINANCIAR
Mendimi, qoftë edhe i gabueshëm, mund të ndikojë në ne nëse besojmë se është i vërtetë.
Jeta na jep pikërisht aq sa prej saj presim. As më shumë, as më pak.
Njerëzit, shumica, nuk e harxhojnë madje as një orë kohë për të menduar sesi do të mund të bëheshin të pasur, prandaj dhe kurrë në këtë nuk kanë pasur sukses.”
Por, më thuaj si ka ndodhur që nuk je i pasur? A ia ke shtruar, vallë, vetvetes ndonjëherë seriozisht këtë pyetje?”
Më thuaj, a beson fare se ekziston fshehtësia?
“Po, besoj.”
“Mirë. Ky është hapi i parë. Shumica e njerëzve këtë nuk e besojnë. Përpos kësaj, nuk besojnë madje as se mund të bëhen të pasur. Dhe kanë të drejtë. Secili që nuk beson se mund të bëhet i pasur, rrallë bëhet.
Në të vërtetë, problemi i tyre më i madh është mungesa e imagjinatës. Kjo ndoshta është shkaku themelor pse sekreti i pasurimit është sekreti më i ruajtur në botë.”
“Kjo ka qenë një nga lekcionet e para afariste”, ka vazhduar. “Njerëzit që humbin kohën dhe i presin rastet ideale, kurrë nuk bëjnë kurrgjë, koha ideale për aksion është – T A S H! Dhe kjo anekdota e vogël mund të ta mësoj lekcionin e dytë: nëse dëshiron të kesh sukses në jetë, duhet të jesh i bindur se nuk ke zgjedhje tjetër. Duhet ta sjellësh veten para aktit të kryer. Njerëzit të cilët lëkunden dhe nuk dëshirojnë t’i hyjnë rrezikut, nën justifikimin se ende nuk janë krijuar kushtet, nuk mund të kenë sukses. Arsyeja është e thjeshtë. Kur të mbyllen të gjitha shtigjet e mundshme dhe gjendesh para murit, atëherë i mobilizon të gjitha forcat e tua. Në atë çast me tërë qenien tënde dëshiron që diçka të ndodhë.
“A dëshiron vërtet që të jesh i pasur?”
“Natyrisht se po.”
“Atëherë, në rregull. Shkruaje shumën e të hollave që e dëshiron dhe sa kohë të duhet për ta realizuar. Kjo është fshehtësia misterioze e pasurimit.”
Të gjithë milionerët që kam takuar ma kanë pranuar se janë bërë të pasur në atë çast kur e kanë përcaktuar shumën dhe afatin deri kur dëshirojnë ta realizojnë atë shumë.”
“Nëse nuk di kah shkon, gjasat janë të mëdha që askund të mos arrish.”
“Ndoshta, por kjo po më ngjan me magjinë.”
“Pikërisht këtu është çështja – fshehtësia magjike e qëllimit kuantitativ të përcaktuar.
E njëjta mund të zbatohet edhe në jetë. Ajo për të cilën shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm, e sidomos ata të pasuksesshmit, është se jeta – vërtet – na ofron pikërisht aq sa prej saj kërkojmë. Prandaj, së pari duhet të pyetemi – çfarë, në të vërtetë, duam? Nëse kërkesat tuaja janë të padefinuara, ajo që do ta fitosh do të jetë po ashtu e paqartë. Nëse kërkon pak, pak do të fitosh. Dhe mos u befaso nëse aq fiton. Përfundimisht, atë e ke kërkuar.”
“Çdo kërkesë që parashtron duhet të jetë e formuluar në të njëjtën mënyrë. Para së gjithash, duhet të jetë absolutisht precize. Sa i përket pasurisë, duhet ta caktojmë shumën dhe afatin deri tek i cili atë sasi dëshirojmë ta fitojmë. Çfarë zakonisht bëjnë njerëzit? Madje edhe ata që e duan shumë paranë, i bëjnë të njëjtat gabime. Nëse nuk beson, vetëm pyete dikë sesa dëshiron saktësisht të fitojë vitin tjetër. Kërko të të përgjigjet menjëherë, rrufeshëm. Nëse ai person vërtet është në rrugën e suksesit, nëse vërtet e di se kah po shkon dhe nëse nuk ka për t’i penguar që atë ta thotë, do të duhej ta kishte përgjigjen gati. Porse nëntë nga dhjetë persona thjesht nuk mund të përgjigjen menjëherë në këtë pyetje. E këtu është më së shumti gabimi. Jeta dëshiron të dijë – saktësisht – se çfarë kërkon prej saj. Nëse asgjë nuk kërkon, asgjë nuk ke pë të fituar.”
Mbaje mirë në mend këtë: të gjitha ngjarjet e jetës tënde, qofshin ato emocionale, shoqërore apo profesionale, janë pasqyrë e mendimeve të tua.
Por, pasi që mendja jote ende nuk është e formuar, akoma nuk mund ta pranosh premisën e tillë. Mendja jote akoma e pranon iluzionin përgjithësisht të përhapur se faktorët e jashtëm kanë rol vendimtar në jetën tënde, derisa në realitet krejt është çështje stili. Jeta është pikërisht siç e mendojmë.
Çdo gjë që të ndodhë, e kanë shkaktuar mendimet e tua.
Dhe nëse dëshiron ta ndryshosh jetën tënde, duhet të fillosh të mendosh tjetërndryshe. S’ka dyshim se kjo duket ngapak banale. Shumë individë ‘racionalistë’ kokëfortësisht e kontestojnë këtë premisë.”
Të gjithë mendimtarët e urtë me shekuj flasin se njeriu vetë-vetes mund t’ia imponojë kufizimet më të mëdha e se pengesat në kokë janë pengesat më të mëdha të çdo suksesi. Zgjeroji kufijtë e të menduarit tënd dhe ke për ta zgjeruar jetën tënde. Hidhi kufijtë e tu dhe ke për t’i hedhur kufijtë e jetës tënde. Jeta jote ka për t’u ndërruar. Këtë solemnisht po ta premtoj.”
Secilën herë kur dikush e provon këtë, numri i thjeshtë menjëherë zbulon parafytyrimin për secilin individ. I ballafaquar është me kufizimet mendore të vetat dhe ato do të korrespondojnë me kufijtë të cilët do t’i ketë në jetë.
“Në çdo rast, një është e sigurt: Nuk mund të bëhesh i pasur nëse nuk je i bindur se mund të bëhesh. Parafytyrimi të cilin e krijon për vete duhet t’i përgjigjet përfytyrimit të personit që mund të bëhet i pasur. Ta përsërisim këtë ushtrimin tonë të vogël. Shkruaje një sasi shumë më të guximshme.”
“Kur të mbetesh vetë në dhomë, bëje ushtrimin tjetër: Shënoje zhvillimin e situatës tënde financiare.
Ja, si ke për ta bërë këtë. Shkruaj:
Për gjashtë vjet kam për t’u bërë milioner. Ndoshta do të kesh vërejtje në faktin se duhet pritur gjashtë vjet për t’u bërë milioner. Pajtohem, por të nevojitet vetëm sekonda që ta aktivizosh çelësin e brendshëm i cili ka për të ta ofruar sigurinë financiare dhe pasurinë.
Shkruaje në qetësi fjalinë që ta kam thënë: “Për gjashtë vjet kam për t’u bërë milioner dhe atë në këtë ditë.........” .
Dhe atëherë shkruaje ditën, muajin, vitin.
Shih ta shënosh çdo mendim që të bie ndër mend, pavarësisht se çfarë mund të jetë. Do të gjesh pak letra në tavolinë. Mbaje në mend – gjithnjë derisa nuk mësohesh me idenë se mund të bëhesh milioner, gjithnjë derisa kjo nuk është pjesë e jetës tënde, e së këndejmi edhe pjesë e mendimeve të tua më të fshehta, asgjë nuk do të ndihmojë për t’u bërë milioner.
Si të bindem se mund të bëhem milioner? Madje nuk di as se çfarë mund të punoj. Akoma mendoj se jam ende i ri për milioner.”
“Kjo nuk është pengesë. Njerëz të panumërt janë bërë milionerë kur kanë qenë më të rinj se ti. Vitet nuk janë pengesë. Pengesa më e madhe është të mos e dish fshehtësinë, apo kur ta mësosh, të mos e zbatosh.”
Kjo pa dyshim e ka inspiruar Heraklitin kur e ka thënë maksimën: karakteri i përgjigjet fatit. Dëshirat më së miri iu kundërvihen mendimeve të tua. Sa më të fuqishme ta kesh dëshirën, aq më shpejt do të ndodhin në jetë gjërat që i dëshiron. Rruga gjer te pasuria është: që këtë ta duash me krejt zemrën. Për sukses në të gjitha fushat e jetës kërkohet çiltërsi dhe dëshirë e zjarrtë.”
Rruga e vetme për të besuar është përsëritja e fjalëve. Fjalët kanë ndikim të jashtëzakonshëm në botën tonë të brendshme dhe të jashtme. Shumica e njerëzve nuk janë fare të vetëdijshëm për këtë parim dhe hezitojnë ta zbatojnë... Jo, ata, në të vërtetë, e shfrytëzojnë fuqinë e fjalës, por zakonisht në dëm të tyre. Fjalët janë të gjithëfuqishme.”
Kur imagjinata dhe logjika i kundërvihen njëra-tjetrës, imagjinata gati gjithmonë dominon.

“Në të ardhmen, çdo herë kur ndishesh me problemin – e rruga drejt pasurisë është plot pengesa – përkujtoje këtë kërcënim. Thuaji vetvetes se problemi nuk ka lidhje me ty ashtu si edhe ai kërcënim. Ndoshta kjo të duket e pazakonshme duke qenë se ti je ai i cili duhet ta zgjidhësh problemin. Binde veten se dikush tjetër ka për ta marrë atë brengë... orientoje dikah. Nuk di a jam sa duhet i qartë. Kurrë mos lejo që problemi në sytë e tu të bëhet aq i rëndësishëm saqë të të demoralizojë. Kur këtë ta kuptosh – e kjo nuk është e lehtë – të garantoj se ke për t’u bërë sundimtar i shkathtësisë tepër të çmueshme dhe do të mund t’i realizosh të gjitha ëndrrat e tua. Por, duhet ndërkaq të ta përkujtoj: rruga do të jetë e gjatë dhe e mundimshme. Por mos hiç dorë. Të premtoj se ka për t’u shpërblyer.
“Jeta mund të jetë kopsht përplot trëndafila apo ferr në tokë, varësisht nga mënyra jote e mendimit. Mendo për trëndafilin. Kridhu në zemrën e trëndafilit çdo herë kur të shprërthen ndonjë problem. Dhe përkujtoje kërcënimin i cili i ishte dedikuar një tjetri. Nëse kështu dëshiron, problemi gjithmonë ka për t’u orientuar dikah tjetër.”
Theks të veçantë iu ka dhënë këtyre fjalëve: “Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë pikërisht këtë që e kam thënë tash. Ata besojnë se ky është optimizëm i tepruar. Por kjo është shumë më e thellë. Kjo është një nga parimet më të rëndësishme të mendjes. Për ata që nuk e shohin të keqen, e keqja nuk ekziston. Bota është vetëm shprehje e “unit” tonë të brendshëm. Kushtet e jetës tënde janë vetëm shprehje reale të jetës tënde të brendshme. Nëse nuk ke dobësi, apo çfarëdoqoftë që shkakton probleme apo të keqen, atëherë nuk mund të ndishesh me të keqen, e as që mund të të kërcënohet rreziku. Gjithmonë rishtas konfirmoje premisën themelore se e keqja nuk ekziston dhe koncentrohu në zemrën e trëndafilit. Aty do ta gjesh të vërtetën dhe njohjen e cila ka pë të udhëhequr në jetë. Do të gjesh, po ashtu, diçka që është e rrallë në tokë: dashurinë ndaj çdo gjëje që punon dhe dashurinë për të tjerët. Kjo është fshehtësia dyfishe e pasurisë së vërtetë.”
“Pikërisht për këtë formula që ta kam dhënë është aq e fuqishme. Madje edhe në qoftë se në fillim nuk beson se ndonjëherë ke për t’u bërë milioner, mund të bëhesh i tillë. Vetëm përsërite atë që bëre me letrën. Beso se ajo që po thuhet është e vërteta, sepse e fshehta më e madhe e të gjitha sukseseve të mëdha është – besimi. Nëse beson se diçka do të mund të arrish, sigurisht edhe ke për ta arritur.”
NDËRDIJA
Kurse imagjinata është ajo që disa njerëz e quajnë ndërdije. Ajo është pjesë e fshehur e mendjes sonë, shumë më e fuqishme se pjesa e dukshme. Ajo e udhëheq tërë jetën tonë. Me orë mund të të flas për teorinë e së ndërdijshmes. Por, mjafton të dish se ndërdija është jashtëzakonisht e ndieshme në forcën e fjalës. A di se pse e ke aq të vështirë të besosh në faktin shumë të mundshëm dhe lehtë të realizueshëm se mund të bëhesh milioner për më pak se gjashtë vjet?”
“Mjerisht, nuk e di.”
“Fakti është se me vite fjalitë dhe mendimet – gjegjësisht fjalët – janë skalitur në ndërdijen tënde. Thellë. Në të vërtetë, çdo përvojë jotja, secili mendim yti, secila fjalë që ndonjëherë e ke dëgjuar, ka mbetur e skalitur në ndërdijen tënde. Ajo “memorje” kolosale e grumbulluar për një kohë të gjatë bëhet fotografia personale e çdo individi. Edhe pse për të nuk je i vetëdijshëm, përvojat e tua të kaluara dhe monologu yt i brendshëm të kanë bindur se ti nuk je personi që mund të bëhet milioner, edhe pse, nëse flasim objektivisht, i ke për këtë të gjithja kualitetet dhe kjo është më lehtë sesa mendon. Si tek secili person, fotografia jote personale për vetveten është aq e fuqishme saqë ndërdijshëm bëhet fat yti. Rrethanat e jashtme më në fund, me precizitet të habitshëm, i përgjigjen fotografisë që ke për veten. Për t’u bërë pasanik duhet të krijosh fotografi të re për veten.”
“Jam i sigurt se mundem, por kjo ende nuk ma zgjidh problemin tim. Plotësisht jam i gatshëm t’i pranoj të gjitha këto teori. Vështirësia e vetme është se nuk po shoh sesi ta bind veten se mund të jem milioner.”
“Kjo është lehtë, a nuk po e vëren, vallë? Mendo për kërcënimin e mëhershëm. Nuk ka qenë i vërtetë, por në ty ka vepruar si të ishte i tillë. Krejt çka duhet bërë është që ta zbatosh trikun e njëjtë. Ndërdija jote edhe sa i përket këtij rasti nuk do të jetë aspak më e mençur. Kur ke qenë fëmijë, po edhe më vonë, çdo herë kur e ke pranuar sugjestionin, qoftë ai edhe i gabueshëm, realisht e ke mashtruar ndërdijen tënde. Në secilin rast e ke detyruar të pranojë diçka që ka qenë ashiqare jo e vërtetë. Edhe tash ke për ta bërë të njëjtën gjë. Në ndërdijen tënde mund të ndikosh me pretendim. Njëherë kur të ndikosh në të, ashtu siç dëshiron, që realisht është shumë e thjeshtë, mund të marrësh prej jetës saktësisht atë që dëshiron. Pse? Për arsye se ndërdija jote do të jetë e bindur se krejt ato mund t’i arrish. Do t’i pranosh të gjitha ato si të vërteta në të njëjtën mënyrë siç tashi e pranon faktin se nuk mund të arrish më tepër. Kjo lidhet me atë që kam thënë më heret. Njeriu është shprehje e mendimeve të grumbulluara në ndërdije.”
“Gjëja më e rëndësishme është që të shtiresh se është diçka e vërtetë. Pse ajo ndikon në ndërdije? Thjesht shkaku se, more sado që është e fuqishme, ndërdija nuk mund ta dallojë të vërtetën nga rrena. Mendo për kërcënimin e mëngjesit. Ndërdija jote nuk ka mundur ta dallojë atë që është dhe atë që nuk është e vërteta objektive. Dhe reagimi ka qenë tepër specifik. Po qe se mendja jote nuk do ta pranonte sugjestionin nga letra – po t’ia kishe mbyllur dyert ndërdijes – nuk kishte për të ardhur gjer tek reaksionet aq të fuqishme. Do të kishe mbetur plotësisht i qetë dhe do të kishe pritur që situata vetë të sqarohet.”
“Po, por çfarë ndodh nëse ekziston konflikt në mes të vetëdijes dhe ndërdijes? Çfarë ndodh kur pjesa ime e vetëdijshme refuzon ta pranojë idenë e pasurimit?”
“Zgjidhja e vetme, e përpos kësaj edhe më e mira e pa dyshim edhe më e shpejta, është përsëritja(Autosygjestioni).”
“Përsëritja?”
“Ashtu është. Kjo metodë rëndom quhet autosugjestioni. Secili prej nesh gjatë jetës i nënshtrohet kësaj. Monologu i brendshëm të cilin secili prej nesh e bën, e formëson jetën tonë. Disa prej nesh gjithnjë ia përsërisin vetvetes se kurrë nuk kanë për të qenë të suksesshëm, sepse kanë rrjedhur nga familjet e humbësve apo shkaku i mosukseseve që në sytë e tyre duken të kobshme. Dhe ashtu grumbullohen mossukses pas mossuksesi, jo për atë se nuk i kemi kualitetet e nevojshme për sukses, por për shkak se ndërdijshëm ashtu i shohim.”
“Disa meshkuj besojnë se kurrë nuk mund ta tërheqin femrën”, ka vazhduar Milioneri, “dhe ata thjesht e fshehin sharmin e tyre. Për këtë apo për atë arsye femrat prej tyre ikin si prej murtajës. Fuqia e imixhit të tyre personal, që është shprehje e ndërdijes, është përsëri përgjegjëse për këtë. Ai të sjellë gjer tek rrethanat e tilla që i shtyn femrat të ikin prej njerëzve të tillë.”
“Por përsëritja e formulave të tilla”, ka konstatuar, “që kanë ndikim aq të madh në jetën tonë, mund të përdoret tjetërndryshe. Dhe kjo është ajo që ne do ta bëjmë. Ndërdija është rob që mund të na sundojë ne, sepse është jashtëzakonisht e fuqishme. Por, po ashtu, është e verbër dhe duhet të mësosh sesi ta shalosh.”
“Bukuria e kësaj teorie qëndron në faktin se në të vërtetë nuk është patjetër të besosh në të për ta zbatuar”, ka thënë Milioneri. “Por, për të dhënë rezultate, duhet ta zbatosh – rezultatet nuk vijnë dot me magji, vetë nga vetja. Fshehtësia është e thjeshtë: e tëra, siç kam thënë, varet prej përsëritjes. Madje edhe në qoftë se në fillim në to nuk beson, provo që për disa ditë t’i zbatosh ato. Kjo mjafton sa për t’i parë rezultatet.
“Kjo formulë mund të të duket shumë e thjeshtë”, ka vazhduar, “por më lejo të të them se kjo është teoria më e fuqishme në botë. Kujtoji fjalët nga Bibla: “Në fillim ishte fjala”. Fjala, kjo don të thotë të folurit. Autosugjestioni ka rol të rëndësishëm në jetën tonë. Nëse për këtë nuk je i vetëdijshëm, më shpesh ka për të vepruar kundër teje sesa për të mirën tënde. Përkundrazi, nëse vendos ta shfrytëzosh tërë forcën e tij kolosale, do ta kesh gjithnjë në dispozicion.”
*******
Në formulën tënde: KAM PËR T’U BËRË MILIONER në ditën (vendose muajin dhe vitin, për pesë, shtatë apo dhjetë vjet), vendosi po ashtu qëllimet afatshkurtëra, udhërrëfyesit të cilët kanë për të frymëzuar në rrugën drejt pasurisë. Dhe, natyrisht, me rëndësi është qëllimi vjetor.”
“Më e rëndësishmja është”, i ka thënë nxënësit të vet, “t’i shkruash qëllimet e tua në letër. Merre lapsin dhe luaj me numra dhe vite. Mos u frikëso. Nuk mund të kesh dëm. Shumat kanë për të t’u bërë gjithnjë e më të afërta gjersa me to do të bësh lojë. Mijëra njerëz dëshirojnë të pasurohen, por asnjëri prej qindërave nuk e merr nisjativën ta skicojë mënyrën në të cilën dëshiron ta arrijë qëllimin e vet Ji tjetërndryshe. Bëje planin dhe skicën. Mendo gjithnjë derisa nuk vjen te plani që të përgjigjet.
Ai ka për të qenë plani yt. Për inspirim përdor shembujt që t’i kam dhënë, e atëherë hidhju imagjinatës në gji. Duhet t’ia fillosh me ëndrrat për atë sesi të pasurohesh. Duhet të dish sesi në mënyrë kuantitative ta përcaktosh ëndrrën tënde, duke e përkthyer në sasi të hollash dhe në data. Kjo, në të vërtetë, duhet të jetë ushtrimi yt i parë. Luaj me numra. Së frikti ke për të parë se ajo lojë e vogël do të zbulojë se kush je në të vërtetë.
Mendo gjithnjë derisa nuk vjen te plani që të përgjigjet. Ai ka për të qenë plani yt. Për inspirim përdor shembujt që t’i kam dhënë, e atëherë hidhju imagjinatës në gji. Duhet t’ia fillosh me ëndrrat për atë sesi të pasurohesh. Duhet të dish sesi në mënyrë kuantitative ta përcaktosh ëndrrën tënde, duke e përkthyer në sasi të hollash dhe në data. Kjo, në të vërtetë, duhet të jetë ushtrimi yt i parë. Luaj me numra. Së frikti ke për të parë se ajo lojë e vogël do të zbulojë se kush je në të vërtetë.
Veprimi i thjeshtë i vënies së qëllimeve, i afateve dhe shumave në letër, është hapi i parë kah transformimi i idealeve të tua në ekuivalencë materiale.
Secili që dëshiron ta realizojë ambicien për t’u bërë milioner për 5 apo 10 vjet, duhet t’ua kushtojë vëmendjen këtyre fakteve pasuese: nëse në këtë moment i fiton 20.000 funta në vit dhe nuk pret më tepër se, ta zëmë, rritja vjetore prej 10%, atëherë kurrë nuk ka për t’u bërë milioner nëse mbetet në atë punë, përpos nëse nuk bën punë shtesë.
Nuk ka aty kurrgjë dramatike apo të vlefshme të gjykohet. Ajo është vetëm vrojtim objektiv. Formula e dyfishimit të pasurisë personale për çdo vit apo shtimi i pasurisë në raport me vitin paraprak, nuk është natyrisht mënyra e vetme për t’u bërë milioner. Porse, e fshehta që ajo bart në vete qëndron aty se vënia kuantitative e qëllimit (shuma dhe afati deri kur ajo do të arrihet) – vlen për secilin që dëshiron të ketë sukses.
Pikërisht kësaj i shërben kjo formulë kaq e thjeshtë. Thjesht përsërite: KËTË VIT KAM PËR T’I RRITUR TË ATDHURAT PËR 5.000 FUNTA (apo 10.000 funta) DHE KAM PËR TË FITUAR 30.000 (apo 40.000), varësisht nga dëshira.
Kjo ndoshta duket e qartë, por mijëra njerëz e shpresojnë përmirësimin e situatës materiale, kurse lidhur me të asgjë nuk ndërmarrin. A është kjo padituri? A është kjo shkaku se në esencë janë të kënaqur me situatën e tyre madje edhe atëherë kur gjithnjë ankohen?
Me rëndësi është që me qëllimin tënd të depërtosh thellë në ndërdijen tënde, e t’i shkruash sasitë e afatet e caktuara. Ndërdija jote ka për ta kryer pjesën tjetër të punës. Përgatitu për aksion. Dhe kur të bëhesh i vetëdijshëm se gjërat nuk rregullohen prej vetvetes, pranoje, pa kurrfarë lëkundjeje, rastin e papritur. Mos lejo të të paralizojë frika, e cila i pengon shumë njerëz t’i realizojnë ëndrrat e tyre. E di se duhet diçka të ndërmarrësh për ta fituar tepricën. Prandaj nuk guxon të hamendesh, por duhet t’i ndërmarrësh hapat e nevojshëm për ta arritur qëllimin tënd.
Ndërdija jote korrektësisht e programuar ka për të bërë çudira për ty. Nëse e ke skicuar rritjen e fitimit tënd për 10.000 funta, ndërdija jote sigurisht ka për të gjetur mënyra për ta realizuar atë. Çdo ditë mendo për të ashtu që ajo detyrë të të bëhet opsesion i përditshëm. Ndërdija jote, si e udhëhequr me mekanizmin e dirigjimit nga largësia, ka për t’i anashkaluar të gjitha pengesat të cilat qëndrojnë në rrugën drejt qëllimit. Detyra jote është që hollësisht t’i organizosh të gjitha detajet.”
“Ç’është qëllimi?”, ka vazhduar. “Kur ka për të ardhur gjer tek eksplodimi? Qëllimi është 10.000 funtëshi, kurse data e eksplodimit – fundi i vitit. Të këtilla janë forcat magjike të ndërdijes dhe të qëllimit të përcaktuar kuantitativish.
Jeta na jep pikërisht aq sa prej saj presim. As më shumë, as më pak. Harrojmë se është e gatshme të na japë shumë më tepër sesa ne mendojmë, apo seç jemi mësuar të kërkojmë.”
Duhet ditë e natë me zë ta përsërisësh formulën tënde, më së paku pesëdhjetë herë. Bile edhe njëqind herë nëse mundesh. Kjo është esenca e ushtrimit. Disa herë në fillim atë e kam bërë shtriras dhe kam numëruar duke iu rënë gishtërinjve për dysheme, pesë herë me të dya duart. Duhet të pranosh që ta ushtrosh këtë.
Në fillim nuk ka për t’u dukur lehtë. Mendja është e prirur të bredhë. Pasi ta përsërisësh dhjetë herë, do të fillosh të mendosh për diçka tjetër. Kthehu mbrapa në punë dhe përsëri ia fillo nga zeroja, gjersa nuk ia del që të mbërrish në pesëdhjetë. Nëse nuk mund ta arrish atë trajtë themelore të disiplinës, më mirë hiç dorë nga ëndrra jote për t’u bërë pasanik... Kjo është sfida që ta ofroj, miku im. Dhe e di se këtë mundesh. Krejt çka e ke patjetër është – të qëndrosh.”
“Pse formula të përsëritet me zë?”
“Kjo më fuqishëm ndikon në mendjen tënde. Urdhresa të cilën ia jep ndërdijes tënde, duket sikur vjen prej së jashtmi, ndaj peshën urdhëruese do ta ketë më të madhe. Thuaje atë në mënyrë monotone, shqiptoje mirë. Fole formulën ngjashëm me fallxhoret apo siç thuhen mantrat, siç atyre iu thonë budistët. Me kohë ajo formulë ka për t’u pavarësuar.”
“Në fillim ndoshta do të jesh i hutuar me tingullin e zërit tënd dhe me formulën të cilën do ta përsërisësh. Por gradualisht ke për t’u mësuar. Qëllimi të cilin para vetes e ke vënë, i cili në fillim të është dukur i guximshëm, ka për t’u dukur i arritshëm, madje edhe qesharakisht i lehtë.”
Ligji i fshehtë i jetës është se secili që i kupton parimet e vërteta, fiton forcë. Ajo njohuri ka për të ta dhënë lirnë. Është vetëm çështje kohe që vërtet të bëhesh milioner. Ti veçse je milioner në mendimet e tua, dhe ajo është më me rëndësi se çdo gjë.”
****
“Për të ndihmuar dhe përkrahur”, i ka thënë Instant Milioneri nxënësit të tij të ri, “do ta jap tash një formulë pak më të përgjithshme. Prej saj në jetë do të kesh dobi. Ke për t’u transformuar përbrenda dhe përjashta. Në të vërtetë – ka për ta mundësuar të fitosh pasuri të vërtetë – e cila nuk është vetëm fitim i të mirave materiale. Është më pak specifike se ato. Kjo është pikëpamja mentale mbi jetën.”
“Më lejo të t’i jap disa këshilla”, ka vazhduar. “Natyrisht, formula jote monetare do të ta mundësojë t’i arrish e sigurisht edhe t’i tejkalosh qëllimet e tua financiare. Porse, gjatë kohës së hulumtimit tënd pas pasurisë kurrë mos e hiç nga mendja se, po u bëre i palumtur, do t’i humbasësh të gjitha. Gjakimi për paranë lehtë mund të shndërrohet në opsesion i cili ta pamundëson të kënaqesh në jetë. Siç thotë fjala e urtë: “Ç’dobi ka njeriu nëse e fiton krejt botën, por e humb shpirtin e vet?” Kjo pyetje mund t’u shkaktojë të qeshura disave që mendojnë se kjo është së tepërmi metafizike dhe religjioze. Por unë jam plotësisht i bindur se paraja është shërbëtor i shkëlqyeshëm, por zotëri tiranik.”
Formula që kam për ta dhënë ka për të ndihmuar t’i ikësh kurthit në të cilin kanë rënë shumë gjuetarë të pasurisë. Njerëzit që akoma esencialisht janë skamnorë, mundohen pa shpirt që t’i arrijnë qëllimet. Paraja e parë që e fitojnë zgjon ambicien e tyre të rrënjosur, duke i joshur të gjakojnë pasuri sa më të madhe. E kur të fillojnë të fitojnë me të madhe, përnjëherësh i kaplon frika se mos atë po e humbasin.
Formula ime është e thjeshtë. Kjo është varianti i formulës së famshme të cilën e ka farkuar mjeku Emil Kue për pacientët e klinikës së vet:
“PËR CDO DITË, NË ÇDO ASPEKT, GJITHNJË E MË TEPËR PO PËRPAROJ.”
Përsërite këtë formulë me zë pesëdhjetë herë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe sa më shumë herë gjatë ditës.
Sa më shpesh që ke për ta përsëritur, aq më fuqishëm do të ndikojë në ty.”
“Shumica e njerëzve donë të jenë të lumtur”, ka vazhduar Milioneri, “por nuk dinë se ç’kërkojnë. Dhe kështu vdesin pashmangshmërisht, lumturinë kurrë pa e gjetur. E madje edhe kur ta gjejnë, duke qenë se nuk dinë se çfarë kërkojnë, nuk mund ta njohin. Ata janë njësoj si edhe njerëzit që kërkojnë pasuri, për të cilët kemi bërë fjalë dje. Ata vërtet donë të jenë të pasur. Por, kur befas i pyet sesa donë të fitojnë brenda vitit, shumica prej tyre nuk janë në gjendje të përgjigjen. Kur nuk di se ku shkon, më së shpeshti askund nuk mbërrin.”
“Lumturia, natyrisht, është definuar në milona mënyra të ndryshme”, ka vazhduar Milioneri. “Për secilin prej nesh, madje edhe për ne të cilët kemi menduar për të, nënkupton gjëra të ndryshme. Por, do të ta jap çelësin për lumturinë. Nuk është definicion dhe vlen për secilin. Me këtë çelës, ke për të ditur, pa kurrfarë dyshimi, në çdo çast të jetës tënde, se a je i lumtur. E posaçërisht, se a e punon atë që të bën të lumtur. Duhet të ta tërheq vëmendjen se ajo që do ta them mund të të befasojë, madje mund të të duket ngapak e pikëllueshme dhe morbide. Pyetu: “”Nëse sonte duhet patjetër të vdes, a mundem në çastin e vdekjes që të them se i kam arritur të gjitha që i kam dëshiruar?”
“Nëse për çdo ditë e punon pikërisht atë që qenia jote e brendshme e ndien, nga dita në ditë ndihesh më i lirë që ta lëshosh këtë botë. Por, për të qenë i sigurt se e bën atë që do të duhej ta bëje, duhet ta punosh atë që dëshiron. Njerëzit që nuk e punojnë atë që dëshirojnë, nuk janë të lumtur. E kalojnë kohën e tyre duke ëndërruar për atë që do të dëshironin ta punoni, nuk janë të lumtur. Dhe duke qenë se, në të vërtetë, kurrë nuk e punojnë atë që dëshirojnë, pashmangshmërisht janë të palumtur. E kur njerëzit nuk janë të lumtur, nuk janë të gatshëm të vdesin.”
“Më duhet të pranoj se kjo filozofi në shikim të parë mund të duket si filozofi e vdekjes. Megjithatë, kjo qind për qind është filozofi e jetës. Ata që kurrë nuk e punojnë atë që në të vërtetë e donë, të cilët kanë hequr dorë nga ëndrrat e veta, ata janë të ashtuquajturit të vdekurit e gjallë. Për ta kuptuar këtë filozofi, pyete veten përsëri dhe përgjigju plotësisht i sinqertë. Nëse gënjen, e gënjen vetveten dhe bëhesh humbës në këtë lojë. Po ta dije se nesër ke për të vdekur, a do t’i kishe ndërruar planet e tua për sot? A do të kishe jetuar tjetërndryshe nga sot?”
“Sigurisht do t’ia filloje me përgatitjet e detyrueshme: do ta përpiloje testamentin, nëse këtë nuk e ke bërë më parë, do të ishe përshëndetur me familjen dhe miqtë. Por, ta zëmë se për ato punë rutinore të nevojitet vetëm një orë, çfarë do të kishe bërë me njëzet e tri orët tjera? Pyete për këtë secilin që njeh. Përgjigjet e tyre do të mund të futeshin në dy kategori. Njerëzit e palumtur, të cilët nuk kënaqen në jetën e tyre, do të thonin se do të punonin diçka krejt tjetër. Dhe nuk duhet t’i pyesësh se a e thonë të vërteyën. Pse, vallë, do të vazhdonin ta bënin atë që e urrejnë, nëse iu mbeten vetëm edhe njëzet e katër orë jetë?”
“Kategoria e dytë”, ka vazhduar Milioneri, “e, fatkeqësisht, kjo është pakica, do ta punonin atë të njëjtën që zakonisht e punojnë çdo ditë. E pse ta ndërronin? Puna e tyre është pasioni i tyre. A nuk është krejt e kuptueshme se atë do të dëshironin ta bënin gjer në vdekje? Pse do të fillonin të punonin diçka që nuk e donë? Bahu i ka takuar kësaj kategorie. Në shtratin e vdekjes e ka përmirësuar pjesën e fundit muzikore të cilën e kishte shkruar. Por nuk duhet të jesh gjeni për të dëshiruar të punosh gjer në vdekje. Secili prej nesh, në mënyrën e vet, në profesionin e vet mund të bëhet gjeni, madje edhe kur shoqëria këtë nuk e sheh. Të bëhesh gjeni thjesht don të thotë ta punosh atë në të cilën kënaqesh. Kjo në jetë don të thotë të jesh gjeni i vërtetë. Mediokritetet kurrë nuk gjykojnë ta punojnë atë që duan – nga frika se çfarë do të thonë të tjerët, nga frika se mo po e humbasin sigurinë.”
E fshehta e lumturisë, prandaj, është ta jetosh secilën ditë si të ishte e fundit në jetën tënde. Dhe të jetosh për çdo ditë në plotni si duhet, dhe të punosh si ato ditë të ishin të numëruara. Se, në të vërtetë, ato edhe janë të numëruara. Por duket se për këtë bëhemi të vetëdijshëm vetëm kur të na ketë mbetur edhe pak kohë. E atëherë është së tepërmi vonë. Duhet prandaj të jesh mjaft i guximshëm dhe të veprosh menjëherë. Jeto me këtë mendim: “Refuzoj të vdes pa e pas punuar atë që dëshiroj. Nuk dëshiroj të vdes me atë mendim të tmerrshëm se shoqëria më ka mashtruar, se e ka fituar atë më të mirën prej meje e m’i ka asgjësuar ëndrrat e mia.” Nuk guxon të vdesësh me mendimin e tmerrshëm se frikësimet janë më të fuqishme se ëndrrat e tua dhe se kurrë nuk e ke zbuluar se ku në të vërtetë kënaqesh. Duhet të dish dhe ta gjykosh.”
“Pajtohem me idetë e tua. Mendoj se kanë shumë kuptim. Por çfarë ndodh kur nuk jam i sigurt se a e dua atë që punoj? Nuk di asnjë profesion pa probleme. Nëse çdo gjë do të ishte e përsosur, nuk do të ishim këtu.”
“Ke plotësisht të drejtë. Madje edhe profesioni që na inspiron i ka anët e veta negative. Edhe një mënyrë për ta zbuluar se a të kënaqë profesioni yt, është që ta pyesësh veten: “Po t’i kisha një milion funta në bankë, a do ta kisha vazhduar këtë punë?” Natyrisht, nëse përgjigjja jote është jo, atëherë në të vërtetë nuk e do punën tënde.
Më thuaj se sa njerëz do të vazhdonin ta punoni punën e tyre nëse befasisht do të bëheshin milionerë? Është e vërtetë se pakkush do ta bënte. Përpos kësaj, ata që pozitivisht do të përgjigjeshin në këtë, veçse janë milionerë. Përndryshe, më herët do të kishin shkuar në pension apo do të kishin punuar diçka tjetër.
Do të kisha gjykuar madje të them se të gjithë milionerët, përpos atyre të cilët pasurinë e tyre e kanë arritur me fejesë apo me trashëgimi, janë bërë milionerë shkaku se e kanë dashur punën e tyre.”
Por shumica e milionerëve që i njoh nuk donë të shkojnë në pension dhe punojnë gjer në pleqërinë e thellë.
“Të menduarit tim ka bërë rreth të plotë”, ka vazhduar. “Për t’u bërë milioner, apo së paku i pasur, duhet të kënaqesh në profesionin tënd. Ata të cilët e punojnë një punë e nuk e donë, janë dyfish të dënuar. Jo vetëm se i lodh puna e tyre, por edhe më keq, ajo nuk i pasuron. Në të vërtetë, shumica e njerëzve e jetojnë jetën në këtë paradoks të pazakonshëm. Pse? Sepse nuk i dinë ligjet e vërteta të suksesit. Edhe shkaku i frikës.
Mbaje në mend maksimën: “Karakteri don të thotë fat”. Fuqizoje mendjen tënde dhe rrethanat kanë për të sjellë gjer tek realizimi i dëshirave të tua. Do ta kontrollosh jetën tënde.”
Mentori im ma ka mësuar edhe një formulë, për të cilën mendoj se është edhe më e fuqishme – së paku sa i përket përvojës sime. Natyrisht se me krejt zemrën ta rekomandoj edhe ty. E vërtetë, është ngapak religjioze, që ndoshta disa njerëz do t’i iritojë. Kjo është dëm, duke pasur parasysh se ka ndikim të pakufishëm në mendje. Të përsëriturit e asaj formule më ka qetësuar kur kam qenë i trazuar apo i nervozuar dhe më ka dhënë përgjigje kur vërtet kam pasur nevojë. Qetësia është manifestimi më i madh i fuqisë. Shikoji të fortit dhe të fuqishmit: ata janë të qetë. Dhe çfarë është simbol i fuqisë më të madhe? Zoti, natyrisht. Kjo është një nga shkaqet që formula të cilën do të ta them është aq e suksesshme:
“JI I QETË DHE DIJE SE UNË JAM ZOTI”.
Kur mentori im ka vendosur që të ma zbulojë këtë, ka thënë se prej gjithë fshehtësive në botë kjo është më e fuqishmja. Këtë ma ka lënë si trashëgimi shpirtërore, siç po ta lë unë ty. Vetëm në bazë të kësaj mund ta dish sesa është fuqia e kësaj formule.”
****
“Veçse e ke bërë hapin e parë”, ka sqaruar Milioneri. “E ke shprehur në mënyrë kuantitative qëllimin tënd – ke përcaktuar shumën dhe afatin. E tash ta bëjmë hapin e dytë.
Merr një copë letër dhe shkruaj krejt çka dëshiron në jetë. Ëndrra jote duhet të jetë precize që të mund të realizohet. Kjo është ajo që unë në fillim e kam dëshiruar.
Qëllimet financiare në pesë vjetët e ardhshme:
• Shtëpi në vlerë prej 300.000 funtash
• Kampshtëpiza në vlerë prej 150.000 funtash
• Mercedesi i vjetër i riparuar i vlefshëm 20.000 funta
• Të jem pa borxhe personale
• 200.000 funta të gatshme
• 200.000 funta të investuar në aksione e letra të tjera me vlerë
• 300.000 funta të investuar në prona të patundshme, vlera e të cilave është rritur gjashtë herë në raport me çmimin në kohën e blerjes.
Qëllimet e mia jo-financiare kanë qenë:
• Pushim dyjavor, më së paku tri herë në vit, kurdo që dëshiroj
• Të jem vetë patron dhe të mos punoj më shumë se 30 orë në javë
• Miq të pasur dhe inteligjentë të cilëve iu intereson biznesi dhe arti
• Gruaja e dashur dhe sharmante dhe fëmijët e tejmrekullueshëm të cilët do të ma mundësojnë të bëj jetë të plotë familjare
• Shërbëtori dhe kuzhinieri që të na lirojnë nga obligimet e përditshme .
Prandaj bëje këtë ushtrim. Përshkruaji deri në detajet e fundit ato që i dëshiron nga jeta dhe mos le asgjë anash.
Kjo ka për t’i treguar kufijtë e ambicies tënde si dhe kufizimet mentale. Për çfarë në të vërtetë ëndërron? Me çfarë do të ishe i kënaqur? Me rëndësi është të përshkruhen sa më shumë detaje.
Të vetmes që duhet ikur është që të mos e zgjedhësh shtëpinë e ëndrruar në adresën saktësisht të përcaktuar, sepse mu ajo shtëpi ndoshta kurrë nuk do të jetë në dispozicion.
“Që ta shfrytëzosh me sukses mendjen, duhet të besosh në forcën e saj. Gjithsesi duhet të jesh pozitivisht i prirur. Duhet t’ia japësh shansën. Prandaj bëje evidentimin.
Dy njerëz kanë shëtitur kopshtit. Milioneri është ndalur pranë degës së trëndafilit përplot gonxhe të bukura dhe është dukur si i thelluar në mendime. E pastaj është drejtuar dhe ka thënë:
“Këtyre gonxheve duhet që t’iu kam marrë erë mijëra herë dhe akoma, secilën herë, ndryshe i përjetoj. A di pse? Sepse kam mësuar të jetoj TASH dhe KËTU. Nuk mendoj për të kaluarën, nuk çaj kokë për të ardhmen. Fshehtësia është jashtëzakonisht e thjeshtë. Gjendet në koncentrimin mental. Sa më e koncentruar të jetë mendja, aq më shumë jeton në momentin e tanishëm, më shumë e preokupuar me atë që punon. Koncentrimi është vendimtar për sukses në të gjitha fushat e jetës. Sa më mirë që të mund të koncentrohesh, aq më shpejt dhe aq më suksesshëm ke për të punuar. Do t’i vëresh detajet të cilat të tjerët i kanë anashkaluar.”
“A thua, vallë, të gjithë njerëzit e pasur të suksesshëm kanë mësuar t’u japin rëndësi detajeve?
“Vërtet po. Me rritjen e forcës së koncentrimit urtësisht mund t’i vështrosh gjërat.
Mëson që njerëzit që takon t’i vlerësosh në mënyrë adekuate. Forca e koncentrimit ta mundëson që menjëherë të vëresh sesi janë në të vërtetë. Dhe bëhesh objektiv në kuptimin e vërtetë të fjalës. Apo, thënë më mirë – në kuptimin më të thellë. I sheh gjërat ashtu siç janë.
Gjithnjë të hutuar, shumica e njerëzve somnambulojnë nëpër jetë. Ata nuk i shohin gjërat as njerëzit që i takojnë. Jetojnë si në ëndërr. Kurrë nuk janë në momentin e tanishëm. Prandaj, ata kurrë nuk janë këtu. I përcjellin gabimet dhe mosukseset. Mendja e tyre është përplot frikë për të ardhmen.
Mos harro se shqetësimi i madh dhe brengosja nuk kanë zgjidhur kurrë kurrgjë.
Mund ta përsërisësh qetësisht formulën të cilën mentori im ma pati lënë:
“PËR KËTË JI I QETË DHE DIJE SE UNË JAM ZOT I BOTËS.”
Kundroje lulen apo pikën e zezë gjithnjë e më gjatë e më gjatë. Pas njëzet minutash, koncentrimi yt do të jetë i shkëlqyeshëm. Nëse zemra jote bëhet sikur ky trëndafil, jeta jote ka për të ndryshuar.”
“Më lejo ta përsëris atë që kam thënë. E fshehta është në koncentrimin mental. Kur mendja përmes ushtrimeve të koncentrimit fuqizohet dhe e arrin vetëbesimin, ke për ta kuptuar se problemet jetësore më nuk të udhëheqin ty. Atëherë do ta kuptosh këtë që do ta them, e cila ndoshta vetvetiu të duket e qartë dhe mjaft banale. Gjërat janë të rëndësishme vetëm aq sa mendja jonë beson se janë të rëndësishme. Problemi është problem vetëm nëse ti atë e sheh si të tillë.”
“Ç’do të thotë kjo?” ka vazhduar. Nëse mendon se asgjë nuk është serioze, se asgjë vërtet nuk është e rëndësishme, atëherë në sytë e tu asgjë nuk ka për të qenë serioze, e as që diçka do të jetë e rëndësishme. Problemet kanë për t’u dukur të mëdha dhe të pazgjidhshme, në proporcion me dobësitë e mendjes tënde. Sa më e fuqishme që do të jetë mendja, për aq problemet do të duken të parëndësishme. Kjo është e fshehta e paqes së përjetshme. Prandaj, koncentrohu! Ky është një nga çelësat më të rëndësishëm të suksesit.
Kur mendja arrin nivelin më të lartë të koncentrimit, ke për të hyrë në një gjendje të veçantë në të cilën ëndrrat dhe realiteti hëpërhë pikëtakohen.
“Gjithmonë mendo se në lartësitë e caktuara kurrë nuk ka re. Nëse retë në jetën tënde ta zënë diellin, kjo është për atë se shpirti yt nuk është ngritur në lartësinë e duhur. Shumica e njerëzve bën gabim duke u kacafytur me problemet. Pothuajse fuqimisht kanë vendosur t’i largojnë retë, t’i shpërndajnë me ndonjë veprim magjik. Natyrisht se do të mund t’i mënjanojnë përkohësisht, porse retë përherë do të kthehen dhe do të vendosen në mes tyre dhe Diellit, duke ua zënë dritën sado që ajo të jetë e fortë. Ajo çfarë duhet bërë është të ngrihesh përmbi retë, njëherë e përgjithmonë. Kundroje zemrën e trëndafilit gjithnjë e më gjatë e më gjatë. Aty ke për ta gjetur rrugën e cila ka për të dërguar përmbi re, atje ku qielli është përherë i kaltër. Mos e harxho kohën duke ndjekur retë, të cilat gjithmonë rishtas shfaqen...”
Problem i vetëm imi është sesi ta vërtetoj se cila është ajo fushë ku mund ta realizoj pasurimin.”
Milioneri ka qeshur. Kjo pyetje serioze dukshëm e ka argëtuar.
“Duhet të besosh në jetë dhe në fuqinë e mendjes tënde”, ka thënë. “Mos u brengos. Së pari vëre qëllimin, e atëherë kërko prej ndërdijes tënde më të thellë të të dërgojë shtegut gjer te pasuria. Fillo me pyetjet, pastaj prit. Nuk ka për të kaluar shumë kohë dhe përgjigjja ka për të arritur.”
Po prej nga paratë për fillim?” ka pyetur djaloshi. “Nuk kam asnjë.”
“Sinqerisht, nuk shoh asnjë. Nuk di asnjë bankë e cila do të më jepte kredi. Nuk kam garanci. Pak më mbetet nga rroga ime në fund të muajit, asgjë nuk kam, kurrfarë patundshmërie – madje as automobil!”
“Por, së paku a ke provuar, vallë?”
“Jo, por i sigurt jam se...”
“Ky është gabimi të cilin më kurrë nuk guxon ta përsërisësh. Mos u bëj si shumica të cilët heqin dorë ende pa provuar. Kjo është rruga më e mirë për të mos bërë asgjë dhe kurrë të mos kemi sukses. Mos bjerë në kurthin e njëjtë si ata të cilët diçka ndërmarrin, që më parë të bindur se nuk do të kenë sukses. Ata veçse ia fillojnë si humbës. Le të jenë mendimet e tua në harmoni me veprimin tënd. Ji në harmoni me vetveten.”
“Duhet t’ia fillosh me bindjen e fortë se zgjidhja ekziston – zgjidhja ideale e problemit tënd. Me fuqinë e mendjes dhe me magjinë e qëllimit tënd pashmangshëm ke për ta tërhequr zgjidhjen në mënyrën në të cilën madje as nuk di se ekziston.
Ji në vetvete i bindur se do të kesh sukses dhe ke për të pasur. Mos i le vend dyshimit. Përzëre me fuqinë e mendjes tënde në dispozicion. Dyshimi është pjesë e fuqisë së errësirës, derisa optimizmi që ke i takon mbretërisë së dritës dhe jetës. Këto dy forca janë në konflikt të përhershëm. Lufto pandërprerë kundër dyshimit. Sepse edhe dyshimi është mendim, ndaj, si edhe të gjitha mendimet tjera, synon të materializohet në jetën tënde. Në qoftë se fuqimisht je i bindur se ke për të marrë kredi, ke për të marrë...
Por, njerëzit nuk kanë guxim as të pyesin. Duhet të kesh guxim të pyesësh.
Nëse je i bindur se ke për ta fituar atë që e kërkon në çdo çast kur e kërkon, nëse sillesh si vërtet t’i kishe ato, atëherë ato edhe do t’i fitosh. Mbaje në mend, bindjet tona më të thella gjithnjë realizohen.
“E çfarë ka për të ndodhur nëse më kaplon dyshimi?”
“Nëse deri tek ajo vjen, mënyra më e mirë të lirohesh prej tyre është ta zbatosh autosugjestionin dhe ta përsërisësh të kundërtën. Shndërroji fjalët e tua në dekret mbretëror. Kur mendja jote të bëhet mjaft e fuqishme, çdo fjalë bëhet dispozitë. Fjalët e tua dhe realiteti do të jenë një. Dhe koha e cila është e nevojshme që dispozitat të realizohen do të jetë gjithnjë e më e shkurtër e më e shkurtër dhe, përfundimisht, do të jetë ajo vetëm një çast. Deri atëherë vërtet ke për të mësuar ta zotërosh vetveten. Duhet të jesh zot i mendimeve të tua për t’iu ikur mendimeve të cilat mund t’i dëmtojnë të tjerat. Duhet ta arrish aftësinë që të mendosh vetëm pozitivisht për mirëqenien e të tjerëve, ashtu që fuqia e fjalëve të tua të mos kthehet kundër teje.”
Marre nga libri: "MILIONERI" -Mark Fisher

Ekonomisti- 23
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi