EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Orakulli i Dodonës

+2
ILIRA
Nikolaos
6 posters

Shko poshtë

Orakulli i Dodonës Empty Orakulli i Dodonës

Mesazh  Nikolaos 26.11.11 12:47

Orakulli i Dodonës

Orakulli i Dodonës Dodonaoak240h

Ky ndryshim cilësor, veçanërisht në fokusimin e problemeve që dikur trajtoheshin si gati misterioze, bëri të mundur kapërcimin e disa kontradiktave të vjetra që kanë të bëjnë me interpretimin e gjërave.

Zbulimi dhe përdorimi i karbonit C-14, i cili afronte zgjidhjen, me një probabilitet (+)(-) 100 vjet, ishte një përmbysje e madhe në saktësimin e etapave kohore në fushën e historisë.

Mbi të gjitha u krijua një mendim i ri i përgjithshëm, i një natyre krejt të re, për vlerat e trashëguara njerëzore.
Kapërcehet koncepti provincial i shfaqur jo pak herë edhe nga historianë të kalibrit botëror.

Mjaft është diskutuar rreth Herodotit i mbiquajtur edhe "Babai i Historisë", i cili gjithashtu për pasaktësitë trashanike që ka bërë e quajnë edhe "Babai i gënjeshtrës". P.sh. E. Gibboni gjatë kohës që po përgatiste "Shkëlqimin dhe rënien e Perandorisë Romake" ankohej se "paragjykimi, injoranca dhe budallallëku i shumë historianëve të lashtë", të cilët ishte i detyruar që t’i përdorte si burim informacioni, "e bezdisnin pa masë".

Le të theksojmë këtu edhe interpretimet e shumë studiuesve të sotëm për interesa thjesht shoviniste. Por si një argument domethënës brenda oborrit të historisë sonë, është me vend që të përmendim një prej iluministëve të mëdhenj gjermanë të shek. XVIII.

Ishte viti 1774, kur në Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij "Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore".

Në parathënien e këtij libri, duke përmendur direkt shqiptarët, ai theksonte se "asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët."E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë.

Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati". (Studime gjermane. Bot. shqip. 1990) Këto dukuri negative të vëna në dukje nga sa a sa shkollarë, kanë krijuar kontradikta dhe të çara të mëdha mbi njohjen e trashëgiminë tonë.

Ato kanë shërbyer si burim keqinterpretimi dhe jo në pak raste i kanë çuar pasardhësit e genit njerëzor në drejtimin e kundërt të asaj që ata duan të njohin. Sot në këtë aspekt po kristalizohen dy grupe të mëdha, të cilat i interpretojnë të njëjtat fakte me koncepte diametralisht të kundërta. Grupi i parë është konservativ, i mëshon metodologjisë klasike, injoron të rejat që zbulohen, ose bëhet thjesht pengesë burokratike.

Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga njerëz pasionantë dhe jo ortodoksë. Shpesh ata qasen pa edukim formal në fushën ku ata militojnë, por që me metodat e tyre kërkimore kanë sjellë risi, veçanërisht në fushën e historisë botërore.

Nuk mund ta lë rastin të kalojë pa përmendur Hajnrih Shlimanin, i cili rizbuloi Trojën në kundërshtim të plotë me mendimin e akademikëve, të cilët pretendonin se historia e Homerit, Iliada dhe Odisea, ishin prodhim folklorik dhe pa baza historike. Shlimani vetë konsiderohej aventurier, dhe në fakt ai ashtu ishte! Ai nuk kishte kurrfarë lidhje me punën e arkeologut.

Por realiteti tregoi se bindjet e tij të patundura që do ta zbulonte Trojën sipas tregimit të Homerit, i dhanë atij famën e përjetshme. Me shembullin e Shlimanit bota e sotme është e mbushur plot. Prej këtij këndvështrimi studimi i kësaj disipline ka fituar një linjë të re dhe interesante. Për këtë çështje, pikërisht në aspektin e të kaluarës së shqiptarëve në veçanti, po konfigurohen gjithashtu avantazhet e para.

Humbjet nga e kaluara

Më ndodh që në biseda të ndryshme njerëzit të më pyesin se përse tani shqiptarët nuk janë më të famshmit e dikurshëm, dhe pse nuk kemi më influencë në ekonominë dhe politikën botërore. Së pari, dua t'ju a theksoj pyetësve të mi se kohët ndryshojnë. Kjo gjë në fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij.

E thënë ndryshe, në mënyrë të dukshme kjo çështje ka lidhje me vullnetin e Zotit! Mendoj që edhe për fisin e parë dhe të bukur të shqiptarëve "Krijuesi" nuk ka bërë ndonjë lëshim të madh, qysh kur vendosi që shqiptarët të jetojnë në tokë bashkë me të tjerët.

Në Testamentin e Vjetër përmenden 12+1 fise (tribu) të ndryshme. Pra, sado e ndritur që të ketë qenë e kaluara jonë, ne nuk kemi jetuar vetëm, në boshllëk, dhe pa konkurrencën e fiseve apo grupeve të tjera.

Kjo logjikë na bën të mendojmë se pavarësisht se ne jemi ndër grupimet e para për nga kontributi i rëndësishëm në stabilizimin e jetës në tokë, prapë fati ynë ngjan njësoj si fati i çdo qenieje tjetër njerëzore, por në kohë dhe vende të ndryshme. Të moçmit tanë, i shpjegonin këto fenomene thjesht me dy fjalë: "Rrota e historisë"!

Ajo siç dhe e dimë, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjëherë! Ne shpesh do të shikojmë gjatë shkrimit se si të vjetrit, më së shumti kanë pasur të drejtë. Është me vend me këtë rast që të shpjegojmë fillimisht me argumente bazë si ndryshojnë gjërat në Univers, nën lëvizjen e pandërprerë të "Mullirit Kozmik". Filozofit Platon (429-347), gati 2500 vjet më parë, i pëlqente të thoshte "Si poshtë edhe lart"!

Me fjalë të tjera sjell vëmendjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi, dy elementët kryesorë në shpjegimin e Universit. Pra, filozofia e tij ishte se fenomenet tokësore janë të lidhura ngushtë dhe në mënyrë të pazgjidhshme me ato qiellore. Kështu që nga ky pikëvështrim, mund të themi se Dodona ka qenë qysh nga fillimi i procesit të civilizimit që njohim ne sot.

Priftërinjtë e Dodonës, siç do ta shikojmë me shembuj këtu më poshtë, ishin vetë Zotat në tokë. Me një gjuhë simbolike, quheshin prej disa mijëra vjetësh si "Perënditë e Olimpit". Sa për kureshtjen tuaj, emrat e disa prej tyre në periudhën dymijëvjeçare të dominimit të Zeusit në Olimp ishin: Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita.

Kur Robert Temple botoi herën e parë librin e tij të famshëm "The Sirius Mistery" në vitin 1976, me nëntitull "Evidencë e re shkencore mbi kontaktin e alienëve gati 5000 vjet të shkuara", opinioni botëror u kap në befasi.

Vetë R.Temple për punën e tij gjeniale në vend që të shpërblehej, u persekutua për pesëmbëdhjetë vjet pandërprerë! Persekutorët e tij është interesante ta theksojmë këtu, nuk ishin njerëz të zakonshëm apo fanatikë injorantë. Ata ishin disa individë nga agjencitë dhe grupet sekrete më të fuqishme të botës... Dhe në këtë rast pyetja shtrohet: Po përse vallë…?!
Të gjithë ne e pranojmë se gjërat lëvizin.

Që ato ndryshojnë pambarimisht, shpesh dhe jashtë vullnetit tonë
edhe këtë gjë ne e kuptojmë. Astrologjia, në kohët antike konsiderohej mbretëresha e dijeve, sepse ajo të mësonte logjikën se si lëvizin gjërat atje lart…! Në qoftë se ne do të besojmë sinqerisht në shprehjen "çdo gjë vendoset me vullnetin e Atij", le të vazhdojmë të besojmë si më parë. Prej këtij besimi do të përfitojmë dy gjëra në praktikë.

E para, do u kthejmë stërgjyshërve tanë të urtë një borxh të vonuar shumë gjatë, respektin e domosdoshëm për çka ata kontribuan për ne dhe atdheun. Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lëmë pas "shekujt e gjatë të errësirës së trashë shpirtërore dhe injorancën tonë të rrezikshme"!

A ishte gabim Sami Frashëri kur na mësonte: "Se drita e diturisë, përpara do të na shpjerë"? Unë jam i sigurt se jo! Po ashtu, vëllai tjetër Naimi, gërvishtte të njëjtën plagë kur thoshte:
"Hiqu, hiqu, errësirë!
Pa ja këtu, o dritë"!

Siç shihet, rilindasit tanë të mëdhenj e kishin kuptuar gjuhën e Zotit. Është më se e qartë se këtu bëhet fjalë për triumfin e dritës kundër errësirës në kuptimin simbolik.

Prof. Harold Cooke në studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931, na kujton: "Konflikti midis së mirës dhe së keqes është konflikt fizik dhe shpirtëror". Ndryshe ne mund ta kuptojmë këtë fenomen si lufta e "të mirës kundër së keqes". Por ne siç duket nuk i kuptuam ata krejtësisht, me vonesat dhe zigzaget tona të turpshme. Është fjala për fatin e shqiptarit, por edhe për fatin e njeriut në përgjithësi si qenie tokësore.

Në dymijëvjeçarin që po lëmë pas, ishin predikuar gjërat, pra ishin parathënë! Dhe ky predikim bëhej në përgjithësi me mekanizmin e njohur të Orakujve, por edhe me forma të tjera akoma më praktike.

Duke dalë prej influencës së shenjës të Dashit, ne lamë pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu. Le të kujtojmë këtu që nën këtë shenjë, njeriu vetë mori pjesë aktive dhe i ndërtoi perandoritë e mëdha.

Pra, ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij të asaj kohe rrezatoi tendencën ekspansioniste dhe u krijuan nga ky shkak njëra pas tjetrës perandoritë e ilirëve, persëve, maqedonasve, romakëve, bizantinëve, etj.

Por duke hyrë nën influencën e Peshqve, po vetë njeriu u bë dëshmitar dhe varrmihës njëkohësisht në shkatërrimin e po këtyre perandorive, njëra pas tjetrës.

Milena Gonzales-Wippler, e diplomuar në Porto Riko dhe në Universitetin e Kolumbias, respektivisht në Psikologji dhe Antropologji, e shpjegon kështu fenomenin në librin e saj "Formulat magjike dhe ceremonitë" bot. i 1997-s: "Shenja e Ujorit, e cila po na afrohet tani, personifikon miqësinë, shpresën dhe dëshirat. Ndërsa përpara saj, shenja e Peshqve ishte për dymijëvjeçarin që po lemë pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati në mënyrë absolute nën influencën e teologjisë Judeo-Kristiane".

Karakteristikë e kësaj shenje ishte Jezu Krishti, i cili u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqëzua nga armiqtë e tij të shpallur dhe të pashpallur. Kjo gjë pra, ishte parashikuar më parë nga Orakujt. Ishte parathënë lindja dhe kryqëzimi i tij! Ai kështu u bë simbol i sakrificës kristiane.

Është interesante ta kujtojmë se në treqind vitet e para kristianizmi kishte si simbol të vetin dy Peshq, pra pikërisht shenjën e horoskopit. Por në 325 A.D, në këshillin e Nikeas u vendos unifikimi i kishës dhe "Jesu Krishti" u pranua të shpallej Zot!

Ja se si na e përshkruan këtë moment të veçantë të historisë studiuesi Simon Cox, në librin e tij "Duke zbërthyer Kodin e Leonardo Da Vinçit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble":
"Konstandini i Madh, ishte perandori Kristjan, i cili, megjithëse ende besonte në paganizëm, u bë përgjegjës për ruajtjen e perandorisë nga shkatërrimi. Në vitin 325 A.D, ai organizoi të parin këshill të Kishës Kristiane në Nikea dhe e unifikoi atë. Aty u vendos formula e shenjtë e pagëzimit: "Në Emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, Amin"!

Më vonë kjo formulë u bë doktrina më e rëndësishme për besimin kristian. “Kostandini vetë kishte lindur në 274 A.D. aty ku është territori modern i Shqipërisë së sotme".

Gjithnjë me gjuhën e astrologjisë, nën shenjës e Peshqve, shoqëria njerëzore ishte parashikuar se do të zhytej në anarki dhe luftëra mizore. Por pasoja më e rëndë do të ishte errësira shpirtërore. Ndryshimi i pozicionit të yjeve, sjell kështu në mënyrë të pakundërshtueshme ndryshime fizike dhe psikologjike në jetën e përditshme të njeriut.

Ky është një cikël që përsëritet nga një shenjë e Horoskopit në tjetrën, në një periudhë mesatarisht dymijëvjeçare. Nga të dymbëdhjetë shenjat që ka Horoskopi, përfitojmë një proces lëvizjeje që zgjat afërsisht 25.975 vjet.

Pra, kemi me këtë rast një rrotullim të plotë në 360º të boshtit të tokës. P.sh, në 180º shmangie, Poli i Veriut kalon në pozicionin jugor dhe Poli i Jugut kalon në opozitë. Ky konkluzion arrihet nga vëzhgimi i ngadaltë i shmangies të tij. Kjo lloj lëvizjeje (shmangieje) prej 1º e boshtit tokësor, merr pothuajse 72 e 3/4 vjet. Pikërisht kjo distancë e gjatë është e barabartë me jetën mesatare të njeriut në tokë.

Astronomët e quajnë këtë fenomen, thjesht, një vit kozmik. Pra, në një mesatare gati dymijëvjeçare në tokë, ne përfitojmë vetëm një shmangie prej 30º të boshtit tokësor.

Le të theksojmë se njeriu i lashtë duhet të ketë qenë mjeshtër i këtyre kalkulimeve. Po mundohem që t’i përmend kalimthi gjëra të tilla, sepse neve na duhet që të vijmë në të njëjtin nivel të kuptuari me ata që ndërtuan Dodonën. Kjo logjikë do të na ndihmojë në zbërthimin me lehtësi të rëndësisë së saj.

Arsyeja e vërtetë se përse shqiptarët janë një popull më shumë supersticioz se sa fetar, shfaqet pikërisht tek baza e këtyre njohurive të cilat ata duket se i kanë zotëruar mrekullisht dikur.

Supersticioni është një besim, dhe nga më të vjetrit gjithashtu dhe dihet që ai i ka rrënjët drejtpërdrejt të lidhura me fuqinë e Zotit. E thënë ndryshe, ata (shqiptarët) me kujdes e zgjuarsi i shmangen shpesh fanatizmit të sotëm fetar, i cili shumë tragjedi të mëdha ka sjellë në jetën e njeriut. Kështu, duke i analizuar të gjithë elementët në kompleks, ne mundemi t’i shohim gjërat realisht. Dhe po realisht ne do të kemi shansin që t’i përmirësojmë ato.

Dy fjalë mbi gjenezën

Historia e njeriut fillon në të njëjtën kohë me aktivitetin e trurit të tij. Kështu e kanë përcaktuar studiuesit historinë. Gjë kjo që konsiderohet të ketë filluar gati 50.000 vjet të shkuara. Në fillim zbulimet më të rëndësishme u konsideruan Muzika, Gramatika, Retorika, Drejtësia, Prudenca, Matematika dhe Gjeometria, të cilat kanë qenë të lidhura siç thamë pak më sipër, me momentin e formimit të psikologjisë së njeriut të sotëm modern.

Ato u quajtën në atë kohë "shtatë artet e lira" që u bënë themel i të gjitha njohurive për shoqërinë njerëzore. Po ta shikojmë me këtë prizëm etimologjinë e fjalës art, ajo siç e dimë ka kuptimin e përsosmërisë, pra Zotit! Përndryshe është elementi bazë që e bën praninë e Atij, si diçka konkrete në mes njerëzve.

Është me vend që të theksojmë këtu se artistët janë misionarë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër, por me formën e artit që krijojnë, zbresin mesazhe në tokë të cilat influencojnë në mënyrë të pakundërshtueshme në jetën e përditshme të njerëzve. Le të tingëllojë kjo si kujtesë e shkurtër për disa shqiptarë të prapë! Artistët nuk janë kontingjent diskriminimi, dhe aq më keq për t’u vrarë, ashtu siç bëhej gjatë regjimit komunist.

Ata janë pasuri kombëtare…!

Duke vazhduar mbi origjinën dhe mënyrën se si ka filluar civilizimi në tokë, pra periudha e parë e njeriut si qenie inteligjente, nga shkollarët e sotëm ka qasje të kujdesshme në deshifrimin e skripteve të vjetra.

Krahas kësaj, po i kushtohet gjithnjë e më shumë seriozitet gjurmëve të shumta të lëna nga vizitorë, (alienët), të ardhur nga distanca të largëta kozmike, ku mendohet se jeta atje është më e avancuar se në planetin tonë. Shumë testamente dhe mbishkrime brenda mureve të piramidave, janë zbërthyer nga përmbajtjet e tyre dhe na kujtojnë shpesh një gjë të tillë megjithatë.

Me pak fjalë, shkollarët po deshifrojnë mendimin, komunikimin dhe vizionin e njeriut të parë, duke u munduar të hyjnë nën lëkurën e tij! Ata po përqendrohen gjithashtu në rrjedhën apo edhe nënshtresat e civilizimeve të tëra që deri më sot konsideroheshin krejtësisht të humbura. Nga këto lloj përpjekjesh po arrihen rezultate tepër të rëndësishme!

Është fjalë për piramidat e Egjiptit, Stonehencet, Atlantët, Limurët, Olmikët, Ilirët, Sumerët, Babilonasit, Majatë, Actekët, Inkasit dhe plot enigma të së djeshmes, të cilat janë trajtuar si tabu apo mistere të padeshifrueshme, të zhdukura ose thjesht pjellë e miteve dhe legjendave.

Në këtë kontekst, është shumë me vend që ta theksojmë se historia e shqiptarëve zë një vend me peshë të madhe në historinë e civilizimit botëror. Por në këtë shkrimin tim, unë do të fokusohem vetëm në një fakt, në misterin e Dodonës… Po çfarë fshihet brenda guaskës së këtij misteri…? Dhe a ia vlen që ne të gërmojmë rreth kësaj çështjeje?!

Ç'dimë për Dodonën?

Në kuptimin e gjerë të fjalës kurrgjë! Arsyet janë të ndryshme, por ato më të rëndësishmet janë historike. Në kujtesën e shqiptarëve Dodona ka ardhur e gjallë dhe e ruajtur vetëm nëpërmjet gojëdhënave, miteve dhe legjendave. Në fakt, në këto mite e legjenda Dodona përmendet shpesh si vend i shenjtë.

Interesante gjithashtu është se mali i Tomorit thirret ende edhe sot "Mali i Zotit". Njerëzit e atyre anëve me respekt e quajnë atë "Baba Tomori"! Tek “Iliada”, Homeri me gojën e Akilit thotë: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjik, që banon n'ato vise të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe"!

Nga gojëdhënat thonë se mali i Tomorit quhej më parë "Mali i të Mirit". Semantika e fjalës "të Mirit" zbulon krejt funksionin e veçantë të këtij mali! Ndërsa Straboni e përshkruante kështu situatën e terrenit të thyer fizik për të arritur deri në Tomor: "Sado që është i ashpër e plot me male të mëdhenj si Tomori e të tjerë, Epiri dhe Iliria nxjerrin burra trima e të mençur".

Kështu, me këtë logjikë po të vazhdoj, do të përsëris se ç'thonë të tjerët që janë të shumtë padyshim. Por në fakt, më i rëndësishëm për ne është zbulimi i funksionit të vërtetë të Dodonës. Tek historianët e vjetër dhe shënimet e tyre historike Dodona përmendet shkarazi, në mënyrë të zbehtë dhe vetëm si një fakt i përgjithshëm.

Le ta quajmë ndryshe këtë gjë si përplasjen e parë me injorancën apo kufizimet të cilat i ka vuajtur jo pak herë historia jonë. Duket pra se në rastin tonë ne kemi më shumë mjegull, sesa informacion. Flasim për Dodonën dhe për një moment harrojmë që e kemi fjalën për origjinën institucionale të njeriut në tokë.

Fakti i madh që Dodona përfshihet e para dhe më e vjetra në listën e 8-të Orakujve të parë dhe më kryesorë, duke bërë pjesë brenda rrjetit territorial të këtyre Orakujve, na shtyn të mendohemi... Dhe në listën e këtyre tetë Orakujve ishin: 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?…, 5-Omphalos?…, 6-Akrotin?…, Paphos?…,7- Tritoni?…, 8-El Marj?…, 9-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk iu është përcaktuar vendndodhja.

Për disa të tjera gjithashtu nuk iu është qartësuar përkatësia, prandaj ato janë me pikëpyetje në fund. Nga funksioni i tyre, përveç Dodonës dhe Delphit që kanë përafërsi me njëra-tjetrën, të tjerat janë të ndryshme. Kodi i Orakullit të Dodonës është ky: 1. Vendndodhja - mali i Tomorit, në Qendrën Perëndimore, 2. Pema simbol - Lisi 3. Planeti simbol -Saturni 4. Lindja Hyjnore - Qenia Humane prej "Ashtit të Tokës"!

Është e pajustifikueshme që në programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as që zihet me gojë, qoftë edhe shkarazi. Sa për shkrimet e autorëve klasikë, të ashtuquajturit greko-romakë apo bizantinë, terma që po bëhen gjithnjë edhe më të dyshimta sot, me lehtësi mund të përmendim emra, si Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj…

Disa prej këtyre emrave i përkasin periudhës së dytë, asaj Bizantine. Ndërsa në plejadën e Rilindjes Evropiane deri në ditët e sotme, kemi emra të shquar shqiptarë dhe të huaj si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Shtjefën Gjeçovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skënder Anamali, Aleksandër Stipçeviç, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj.

Nga studiuesit e huaj le të përmendim: J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot të tjerë, të cilët do t’i kujtojmë hera-herës gjatë këtij shkrimi.

Por ata, të cilët do të mbajnë peshën e argumenteve të mija në subjektin e Dodonës, janë vetëm pak autorë. Për koincidencë dua të përmend Perikli Ikonomin, Rasim Bedon, Robert Temple, Raymond Moody, Erik Von Daniken, etj. Le të shikojmë tani se si po na afrohen gjërat.

NGA MAKSIM ZOTAJ


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 26.11.11 14:44, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Orakulli i Dodonës Empty Re: Orakulli i Dodonës

Mesazh  ILIRA 26.11.11 14:26

Shkrim interesant por as Maksimi nuk ka treguar asgje me shume sesa kemi degjuar apo lexuar per Dodonen, thuhet se gjendet ne Malin e Tomorrit por me siguri qe nuk eshte si ata tempujt e vjeter qe jemi mesuar te identifikojme "antikitetin", dhe nje gje tjeter ne tempullin e Dodones prifterinjte nuk ishin mashkuj por prifteresha "pellumbesha", pse akoma nuk eshte zbuluar vendodhja kete eshte mire te na e shpjegoje Maksimi meqenese di me shume se ne.
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Orakulli i Dodonës Empty Re: Orakulli i Dodonës

Mesazh  Niko_ 27.11.11 3:07

Ky është një shkrim i përgjithshëm dhe pa fakte dhe argumenta për Dodonën! Mendoj se ka qëllime të tjera....
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Orakulli i Dodonës Empty Re: Orakulli i Dodonës

Mesazh  aldo1 27.11.11 22:20

Duhet te lexoni dhe shkrimin e Perikli Ikonomit per Dodonen,ai asht marre me perpara...
Duhet ti lexoni te dyja qe te formoni nje mendim per Orakullin me te vjeter te botes
aldo1
aldo1

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Orakulli i Dodonës Empty Re: Orakulli i Dodonës

Mesazh  Berti69 28.11.11 10:33

Orakulli i Dodonës dhe epirotët

Ka dalur nga shtypi vëllimi I i librit “Orakulli i Dodonës dhe epirotët” i Dr. Arsim Spahiut.
Në këtë botim autori paraqet të dhëna me interes, që lidhen ngushtë me Tempullin e Dodonës, pellazgët dhe fiset ilire të Epirit.

Ai vë në dukje se autorët e vjetër grekë, kur kanë ardhur në pjesën jugore të Ballkanit, që më vonë ka marrë emrin Helladë dhe Greqi, kanë gjetur pellazgët, të cilët e kishin Dodonën si qendrën e kulturës së tyre shpirtërore.

Autorët greko-romakë kanë pranuar, giithashtu, se e kanë huazuar mitologjinë dhe panteonin e Dodonës.

Dodona ka qenë një qytet i vjetër, i ngritur në pjesën qendrore të Epirit, në zemër të Çamërisë, fare afër Konicës.
Para arritjes së grekëve në pjesën jugore të Ballkanit, në qendër të qytetit të Dodonës pellazgët kanë ngritur një tempull, i cili u bë shumë i njohur për orakujt në Epir, në Ilirinë jugore dhe më gjërë. Orakull quhet interpretimi që Zeusi ose ndonjë hyjni tjetër pellazge jep për pyetjet e drejtuara nga besimtarët e lashtësisë.
Orakujt nënkuptoheshin nga priftëreshat barbare, pra jo greke, nga fërgëllima e gjethnajës së lisit të shenjtë të Dodonës, nga fluturimet e pëllumbave dhe nga tingujt e disa kazanëve prej bakri, që goditeshin enkas për këtë qëllim.

Por, autorët e sotëm grekë, pa u bazuar në asnjë fakt, e bëjnë Dodonën me prejardhje greke. Duke përfituar nga mungesa e plotë e ndonjë reagimi nga autorët shqiptarë lidhur me përkatësinë etnike të faltores, orakullit të Dodonës dhe popullsisë që banon në krahinat përreth, duke përfshirë këtu krejt Epirin, autorët grekë nuk e kanë pasur të vështirë të bindin dhe disa autorë të huaj se orakulli i Dodonës dhe epirotët e vjetër kanë qenë grekë.

Pikësynimi i autorit këtu është të provojë se grekët kanë huazuar mitologjinë dhe panteonin pellazg, apo anasjelltas. Për t’ia arritur qëllimit në këtë studim, autori u referohet mitografëve, logografëve dhe historianëve greko-romakë. Autori u referohet gjithashtu autorëve të kohëve moderne, pa harruar këtu historianët më të njohur.

Në lashtësi, Dodona, orakujt e faltores së saj dhe panteoni dodonas janë quajtur pellazgë nga autorët greko-romakë. Herodoti vetë ka thënë: “Sa për hyjnitë… unë mendoj se emrat e tyre vijnë nga pellazgët”. Pak më poshtë, ky historian i madh grek vazhdon: “
Pra, athinasit janë të parët ndër helenët, që mësuan nga pellazgët të bënin statujat e Merkurit”.
Dëshmi të tilla ka shumë te autorët e vjetër, duke filluar nga Homeri. Këtyre të dhënave të autorëve greko-romakë u shtohen vlerësimet e shumë historianëve të mirënjohur të shekujve të fundit. Në këtë mënyrë, autori i librit të ri, të botuar këto ditë, ka arritur të provojë se grekët nuk kanë mundur të shlyenin karakterin pellazg të mitologjisë dhe fesë pellazge.
Po të vërehen me vëmendje poemat homerike, në dritën e të dhënave të kërkuesve të kohëve të fundit, formojmë një ide të qartë të karakterit etnik pellazg të mitologjisë dhe fesë, të ashtuquajtura greke.

Kulti i Asklepit në kolonitë greke të Epirit dhe bregdetit ilirik datojnë në sh. III para e. s., por gjurmët arkitekturale të saj janë shumë më të vjetra në Dodonë. Prandaj Herodoti parashtron: “sa për hyjnitë… unë mendoj se emrat e tyre vijnë nga pellazgët”… Pak më poshtë, Babai i Historisë vazhdon: “Pra, athinasit janë të parët ndër helenët, që mësuan nga pellazgët të bënin statujat e Merkurit”. Njësoj si statujën e Merkurit, helenët kanë mësuar nga pelllazgët të bëjnë dhe statujat e hyjnive të tjera.

Kërkuesi i njohur Carlo de Simone nënvizon se në botën mikenase nuk njihet konsultimi orakullar i një lisi të shenjtë. Ai provon se gërmimet arkeologjike nuk dëshmojnë “për karakterin dhe/ose praninë mikenase në faltoren e Dodonës, si dhe për faktin se nuk ka pasur dru profetik në Greqinë klasike… “, si në Dodonë.

Ndërsa orakulli i Zeusit të Dodonës daton në epokën e bronzit të hershëm, statuja e tij është ngritur në Delf (Greqi), në vitin 430 para e. s. Ndërkohë, “Zeusi pothuaj nuk njihet në Etoli, që ndodhet në jug të Greqisë. “Ai (Zeusi) nuk është ende as zoti i kolonive (bregdetare greke)” (C. Antonetti). Rreth vitit 400 para e. s. klientela, klientela e orakullit të Dodonës përbëhet para së gjithash nga epirotë, korkyras dhe thesaliotë. Vetëm duke filluar nga koha e ekspeditës në Sicili, athinasit kanë menduar të instaurojnë kultin e Zeusit (M. Jost).

Autori i këtij studimi, i doktoruar në Francë, ka mbledhur shumë dëshmi të autorëve të mirënjohur greko-romakë mbi karakterin etnik pellazg/ilir të tempullit dhe orakujve të Dodonës, të mitologjisë dhe fesë epirote, të popullsisë së Epirit. Ai shfrytëzon dhe burimet greke e jo greke të kohëve të mëvonshme, duke përfshirë këtu historianët më të njohur të ditëve tona.
Siç mund të vihet re në hartat e renditura kronologjikisht në aneksin e librit, Epiri nuk integrohet asnjëherë në komunitetin politik grek. Madje, në marrëdhëniet me grekët, epirotët kanë qenë përherë refraktarë. Këta fakte mbështeten me argumente, të nxjerrur nga studime të historianëve më të njohur të të gjitha kohëve.

Si përfundim, autori mendon se elementet, që përfshihen në këtë studim, mjaftojnë për t’u provuar se, në pjesën më të madhe, grekët kanë huazuar mitologjinë dhe fenë pellazge të Dodonës.


Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Orakulli i Dodonës Empty Re: Orakulli i Dodonës

Mesazh  ILIRA 28.11.11 10:54

Studimet kane rendesine e vet, por zbulimi i vendodhjes eshte me i rendesishem kjo per shume aresye: e para nese eshte "spekullim shqiptar" atehere brezat e rinj te mos bazohen me ne historira te genjeshterta, ndersa e dyta nese eshte e vertete te mund te ndihemi me te vertete KRENARE QE JEMI SHQIPTARE dhe jo vetem kur dalim barazim ne ndeshje nderkombetare futbolli...
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Orakulli i Dodonës Empty Tomori dhe Dodona pellazgjike

Mesazh  Nikolaos 28.11.11 14:40

Vendndodhja e tempullit të lashtë të Dodonës është një argument që shpesh i ka çuar studiuesit në debate. Në vitet tridhjetë, Perikli Ikonomi, me librin "Tomori dhe Dodona pellazgjike", përpiqej të tregonte se vendndodhja e tij është në Shqipëri.

Legjenda thotë se shumë kohë më parë, nga Egjipti u nisën dy zogj. Njëri prej tyre ndaloi në Libi, ku u ndërtua tempulli i Ammon Zeusit dhe tjetri ndali në Dodonë. Aty u ndërtua tempulli tjetër, ku ndodhej orakulli më i famshëm i antikitetit, ai i Dodonës, pasardhës i të cilit do të ishte orakulli i Delfit.

E nëse tempulli i Ammon Zeusit dihet që është në Libi, çështja e vendndodhjes së tempullit të Dodonës është më e komplikuar. Një pjesë e mirë e studiuesve mbrojnë tezën se tempulli i lashtë i Dodonës ndodhet në tokat e sotme greke, në këmbët e malit të Tammaros, rreth 18 km larg Janinës.

Ka edhe një tjetër grup më të vogël, pjesë e të cilit është studiuesi Perikli Ikonomi (1882-1977), që nuk mendon kështu. Në vitin 1934, ky studiues nis të shkruajë "Tomori dhe Dodona pellazgjike", një studim nëpërmjet të cilit përpiqet të vërtetojë se tempulli i Dodonës është në malin e Tomorit. Për herë të parë ai e botoi me shpenzimet e veta këtë libër më 1936-ën, në një numër të vogël kopjesh.

Një prej tyre e kishin familjarët dhe tjetrën Muzeu Historik Kombëtar. Pas gati 8 vitesh, studimi u ribotua. Për të vërtetuar tezën e tij për vendndodhjen e tempullit të Dodonës u mbështet në disa burime: etimologjinë e fjalës Tomor, vendndodhjen e përshkruar nga autorë të antikitetit dhe ndërtimit gjeografik të ngjashëm të këtyre dy vendeve, si dhe gojëdhënave të banorëve përreth malit të Tomorit.

Që në faqen e parë të librit tregon arsyen se përse po merr përsipër një punë të tillë, kur thotë se po e shtron këtë çështje për të treguar vendndodhjen e vërtetë të tempullit origjinal të Dodonës.

Ikonomi shkruan se ka një grup studiuesish shqiptarë, të cilët i mëshojnë idesë se Dodona e Epirit Jugor (mali Tammaros, në Janinë) është vetëm një kopje e vonshme e origjinalit, i cili duhet të ndodhet në malin Tomor në Toskëri. Për të është i rëndësishëm fakti që të dy malet kanë emra të ngjashëm (Tammaros dhe Tomor).

Në këtë pikë ai nxjerr prejardhjen e fjalës Tomor. Ai shkruan se mali i Tomorit, konsiderohet si banesa e Perëndisë së pellazgëve, domethënë e shqiptarëve të vjetër. Veç kësaj, Tomorin e quajnë mal i të-mirit, prandaj priftërinjtë e orakullit të Dodonës quheshin Tomurë, të mirë.

"Në të folurën popullore të shqiptareve, çdo vend i shenjtë quhej dhe vazhdon të quhet më së shumti edhe sot vend i mirë. Pra, në këtë togfjalësh, mbiemri "i mirë" përdoret në kuptimin "i shenjtë", rrjedhimisht, mali i Tomorit do të thotë mali i Zotit", shpjegon ai.

Me tej argumenton se priftërinjtë ose fatthënësit (parashikuesit e ngjarjeve) e Dodonës quheshin Tomuri dhe parashikimet (fatthënat) e tyre quheshin Tomure. "Tomar ose Tmar quhej mali pranë ose mbi të cilin ndodhej tempulli i Dodonës, i njohur ndryshe si faltorja e famshme pellazgëve, shkruan Ikonomi.

Por kjo analizë nuk i mjafton për të vërtetuar tezën e tij, kështu që merr në shqyrtim edhe gjithë dëshmitë e mundshme historike. Një kapitull më vete u kushtohet përshkrimeve të autorëve të antikitetit si Herodoti, Hesiodit Pliniusi, Pindari, Plutarku, Straboni etj., shënime të cilat e largojnë Dodonën nga Janina dhe e sjellin në veri të Toskërisë.

Një nga shënimet që Ikonomi citon është ai i Stragjiritit: "Në faqen 28 të shënimeve ku bën fjalë për Dodonën, ai e përmend si të pacaktuar vendndodhjen e malit Tomor. Ai pohon se të tjerë e vendosin këtë mal më lart e më tej nga veriu i malit të Pindit.

Gjithashtu, thotë se molosët kanë qenë më të përmendurit e më të famshëm nga haonët, se ata kishin dhe tempullin famëmadh të Dodonës në krahinën e tyre".

Duke përmendur shënimet e këtyre autorëve dhe gjeografëve, të cilat japin detaje të ndryshme për tempullin e Dodonës, Ikonomi arrin të ndërtojë një panoramë të vendndodhjes së këtij tempulli. Por punën nuk e lë me kaq. Pasi përfundon me përshkimet e këtyre autorëve, në kapitullin e fundit ai jep kallëzime e gojëdhëna për malin e Tomorit dhe rrethinat e tij.

Kështu, njëra prej tyre thotë se në Tomor rrinin tri motrat e Dhodhonit, tek të cilat vinin mbretërit e vjetër për t'i pyetur për fatin e tyre dhe të mbretërisë. Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, në kulmin e malit të Tomorit ndodhet e skalitur mbi një shkëmb një plakë që ruan një dhi dhe një kec.

Gojëdhënë që sipas Ikonomit mund të ketë lidhje me dhinë Amalthia, që sipas mitologjisë, ushqeu Zeusin kur e ëma e tij, Rea, e fshehu për ta ruajtur nga i ati, Shtuni (Saturni), që hante fëmijët e tij. Mes Ikonomit dhe malit të Tomorit ekzistonte një lidhje më e veçantë se ajo mes një studiuesi dhe një subjekti.

Tomori dhe Dodona pellazgjike
Nga Yllka Lezo
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Orakulli i Dodonës Empty Re: Orakulli i Dodonës

Mesazh  Neo 27.03.14 0:53

FUNKSIONET E ORAKULLIT TË DODONËS

Orakulli i Dodonës Mali-i-tomorit-150x150

(Tiparet kryesore të fesë dodonase)

Orakulli është vend faljeje, lutje, ngushëllimi, reflektimi, përfytyrimi dhe parashikimi. Seneka e përkufizon si “vullnet i zotave i shqiptuar nga goja e njeriut, lloji më i lartë i predikimit fetar të antikitetit”. Orakulli frekuentohej për çështje personale, martesa, lindje, sëmundje, tregti, udhëtime, emigrime; frekuentohej për çështje publike, për shpalljen e vendimeve të rëndësishme politike e ushtarake, për shpalljen e luftës dhe paqes, për lidhjen e aleancave apo prishjen e tyre, për mirëqeverisjen e vendit dhe reforma shtetërore, për miratimin e ligjeve dhe kushtetutave, për fronëzime mbretërish dhe celebrime martesore, etj.

Përpara  vizitës në orakull bëheshin përgatitje të posaçme, zhvilloheshin diskutime, ndërmerreshin udhëtime, parashikoheshin pyetjet, lutjet, kërkesat, dhuratat, etj.

Orakulli më i vjetër i Dodonës është ngritur në territorin e Hellopisë primitive, e Graisë, e “Pellasgjisë së Mirëfilltë”, e Ilirisë së Jugut, në territorin e Shqipërisë së sotme.

Orakulli i Dodonës, si gjithë orakujt në përgjithësi, shortitë i hidhte me dykuptime, në mënyrë enigmatike sepse “Zoti kuvendon duke përdorur enigma”. Kjo është e kuptueshme. Përgjigjet e “mbuluara”, dykuptimshe, profecitë mjegullore, jo vetëm ruanin prestigjin e orakujve, e priftërinjve paganë, por krijonin dhe atmosferë mistike. Dëgjuesi, besimtari, vizitori, nevojtari zhytej në metafizikë, në mistiçizëm, në dehje hyjnore, në ekstazë të thellë, në mendime, në reflektime, në frikë e shpresë përdëlluese. Vizitori dashje pa dashje kridhej në një gjendje varësie dhe besimi të verbër te një fuqi e mbinatyrshme, te fati i paracaktuar, te fati i shkruar ditën e tretë të lindjes së njeriut, kridhej në një lloj determinizmi e fatalizmi absolut.

Orakujt, pra, qenë lexuesit e fatit të njeriut, profetët e racës njerëzore, zëdhënësit e Zotit të plotfuqishëm të Dodonës së shenjtëruar. Nuk është e pamundur që fjala shqipe “urim” ta ketë këtu origjinën, pra “orakull” – “orë + im”- “urim”!

Disa tipare kryesore të Dodonës si qendër fetare janë:

   1.  Fe orakullore

Feja e Dodonës bazohej te orakujt si objekte kulti, rrëfimi dhe mrekullie hyjnore. Orakujt më të famshëm të Zeusit Dodonas janë orakulli i malit të Tomorit, orakulli i Janinës dhe orakulli i Amonit në Libi. Krahas tyre ka patur dhe orakuj të tjerë lokalë me rëndësi më të vogël. Në periudha të më mëvonshme duket se janë krijuar dhe tempujt si vende falje e blatimi hyjnor.

2. Kastë klerikësh dhe hierarki fetare.

Priftërinjtë e Dodonës zgjidheshin në mënyrë demokratike drejtpërdrejt nga populli. Priftërinjtë e Dodonës shërbenin dy e nga dy ose tre e nga tre në çdo objekt kulti orakullor.

Më vonë u krijua hierarkia fetare, këshillat klerikale, këshillat gjyqësore dhe funksioni i kryeorakullit.

Kleri i Dodonës përbëhej vetëm nga njerëz me moshë të madhe,  nga pleq e plaka, burra dhe gra. Orakujt përkujdeseshin të qëndronin “larg” shikimit të mëtuesit për të rritur forcën sugjestionuese dhe ndikuese.

Pleqëria dhe dëgjimi konsideroheshin kushte të domosdoshme për krijimin e hipnozës dhe dehjes mistike.

Verbëria në lashtësinë e thellë kishte vlerë të dyfishtë,  ndëshkim i kobshëm dhe bekim hyjnor; nga njëra anë verbëria çmohej si dënimi më i madh dhe më i rëndë për njeriun, nga ana tjetër si dhunti e jashtëzakonshme e tij. Falltarët (orakujt) më të famshëm të lashtësisë së thellë qenë të verbër, si Tirezia, Fineu, etj sepse gjymtimi fizik shihej si kompensim i cilësive të jashtëzakonshme njerëzore. Pothuaj të gjithë aedët, këngëtarët e lashtë, qenë në moshë të thyer. Verbëria ishte kusht i domosdoshëm për dijen, për diturinë. Gjenia e Homerit shpjegohet me “verbërinë” e tij! Filozofët e lashtësisë vetëverboheshin për të fituar fuqi të mbinatyrshme mendore e shpirtërore. Edipi, p.sh. i nguli thikën syrit të vet, Demokriti, filozof i shekullit të V p,e.s. u vetëverbua me dëshirë, etj.

Orakujt (priftërinjtë e Dodonës) kishin aftësi të veçanta në artin e gojëtarisë, recitimit, poezisë, fallit, magjisë dhe hipnozës. Jeta prej asketi i bënte atë të besueshëm, të jashtëzakonshëm, të mbinatyrshëm. Priftëreshat e Dodonës orakullin e hidhnin në vargje me metrikë e rimë të rregullt dhe me fall.

Orakujt zhytnin këmbët e zbathura në ujë për të vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën. Më pas “humbnin” në një gjendje dehje e ekstaze dhe interpretonin gjuhën e lisave, fëshfërimën e gjetheve të dushkut dhe gurgullimën e rrjedhës së burimit. Kur nuk kishte erë, orakujt tundnin degët e lisit për të krijuar fëshfërimën e shenjtë në mënyrë artificiale. Pranë orakullit rridhte një burim ose krua me ujë të freskët, që gjithashtu ishte i shenjtë.

Parashikimi i së ardhmes, profecia hyjnore, realizohej në disa mënyra:

-Nëpërmjet interpretimit të fëshfërimës së dushkut valëvitës;

-Nëpërmjet interpretimit të gurgullimës së vijës së ujit;

-Nëpërmjet “leximit” të gjoksit të kafshëve, sidomos të shpendëve, të kaposhit të flijuar për hyun.

-Nëpërmjet interpretimit të mënyrës së vlimit të ujit në kazanët e bakrit.  Në praktikë e tillë është zbatuar në malin e shenjtë të Tomorit.

Më vonë, parashikimi nisi të bëhej me anë të jehonës së enëve të bakrit të pajisur me zinxhirë të varur në trekëmbësha. Orakujt, priftërinjtë e quajtur sipas rastit “sellojë” ose “tomirë”, imitonin gjëmimet e nëndheshme të Tomorit i cili “paralajmëronte” ngjarje të pazakonta, ngjarje të mëdha tashmë nëpërmjet fshikullimit të kazanëve të bakrit. Dodona porosite vazhdimisht enë të tilla bakri, qoftë nga Athina, qoftë nga Beotia, qoftë nga Korfuzi. Dëshmitë e historianëve të antikitetit flasin se kamxhikët e enëve të bakrit praktikoheshin sidomos në Dodonën e Janinës. Jehona e kazanëve të bakrit nuk reshtte ditë-natë; kur s’kishte erë, qenë tomirët që përkujdesishin për gjëmimet e zgjatura të tyre.

Qenë orakujt, priftërinjtë, ritet e shenjta, predikimet e selloive dhe tomirëve, sakrificat e vazhdueshme të tyre të cilat tërhoqën besimtarët drejt faltores së lashtë, drejt Tomorit, drejt Majës së Lartë ku ka fronin i Miri, Zoti i Tomorit. Kështu lindi tradita e pelegrinazhit të përvitshëm si një rit i shenjtë, fillimisht për vendasit, e më pas për të huajt. Fama e faltores rritej nga viti në vit, nga shekulli në shekull, aq sa mori dhe atribute vendimmarrëse, qoftë politike, qoftë shoqërore, qoftë personale. Dodona luante atë rol që ka luajtur çdo qendër e madhe fetare në botë.

Te kleri i malit të Tomorit (Dodonës) shohim shëmbëlltyrën dhe pararendësen e fesë kristiane.

3. Përfytyrim fetar natyralist dhe zanafillor.

Feja e Dodonës ka elemente botëkuptimorë të natyrës zanafillore, primitive, fillestare, naive, të cilat e kanë burimin te padija dhe pafuqia e njeriut, te frika nga forcat e verbra të natyrës, te përpjekjet e vazhdueshme për mbijetesë në kushtet e një ekonomie natyrore.

Baza mbi të cilën ngrihet besimi fetar dodonas janë elementët natyrorë, toka, druri, përkatësisht lisi, burimi, guri, mali, rrufeja, qielli, reshjet, fati! Besimi i lashtë shpreh nivelin e zhvillimit të shoqërisë primitive dhe botëkuptimin e kohës; ai shquhet sa për naivitet, sa për një përpjekje e sinqertë për të shpjeguar e kuptuar natyrën, sa për një fantazi të shthurur e të pasur.

Ky besim është gërshetuar e pleksur me elementë të magjisë, supersticionit, fallit, besëtytnisë, paragjykimit; prej këndej ka buruar gurra e pashtershme e mitologjisë, e cila ka frymëzuar e frymëzon breza të tërë krijuesish në mbarë botën.

Sami Frashëri shkruan se perënditë e  “pellazgëve” ishin gjithë shenjat e natyrës, trupat qiellorë; të parët tanë të lashtë i faleshin diellit, hënës, yjeve, erës, reve, detit, rrufesë, vetëtimës, zjarrin e mbanin ndezur. Më tej shton: “Midis të tjerash të gjithë historianët e lashtë grekë pohojnë se grekët e vjetër dhe romakët kanë marrë fenë dhe besimet nga pellazgët e moçëm, dhe meqë është bërë e qartë se emrat e perëndive të Greqisë së Vjetër e të Romës janë shqip, del në shesh se pellazg do të thotë shqiptar i lashtë”.[1]

Politeizmi shfaqet përmes besimit në shumë perëndi, Urani, Kroni, Zeu-si, Hade, Dhemetra, Dia (Diona), Apolloni, Poseidoni, Themi, Pani, etj.; në orakujt e shenjtë të hyjnive, Dodonën, Omfalen, Delfin, në objekte e dukuri të natyrës, si Dielli, Hëna, Yjet, në lumenj, si Aooa,  Akeroni, Akelo, Aksi, etj.; në elementë të botës shtazore: shqiponja, dhia, gjarpri, mjellma, pëllumbi, kaprolli, demi, lejleku, qeni, derri, luani, etj.; në elementë të botës bimore: dushku, dredhëza, dega e palmës, kalliri i grurit, etj; sende dhe objekte të jetës së përditshme: sopata dytehëshe, trekëmbshi, maja e heshtës, mburoja por edhe figura mitologjike, heronj mitologjikë, etj.

Vendi ynë është i mbushur me orakuj dhe vende të shenjta, gjë që e tregojnë toponimet e mbërritura deri në ditët tona, si Mbrakull, Frakull, etj. Mbi këto vende të shenjta u ngritën objektet e kultit të fesë së krishterë. Nga ana tjetër, elementë të besimit të vjetër pagan bashkëjetojnë edhe sot, krahas besimit në fetë e tjera, në krishterim apo myslimanizëm. Mbijetesa e paganizmit deri në ditët tona tregon se sa i rrënjosur dhe i përhapur ka qënë politeizmi te shqiptarët e lashtësisë, se sa jetëgjatësi ka pasur ky besim përpara përhapjes së krishterimit në shekujt e parë të erës sonë në Iliri.

Gjatë epokave të zgjerimit të “pëlhurës mitologjike” ka ndodhur procesi i grisjes së saj, i copëtimit, i evoluimit, i ndryshimit, i krijimit të kulturave të reja, i etnive të reja, i gjuhëve të reja. Vazhdimësinë e jetës në territorin Ilir e provon bindshëm arkeologjia. Shkencat e tjera e përforcojnë këtë bindje.

   4.  Funksione morale dhe shoqërore.

Zeusi i Dodonës quhet “Zoti i të Mirit” dhe krahina e Dodonës “vend i njerëzve të mirë”. Në majën më të lartë të Tomorit, atje ka fronin Zeusi, Zoti, “mund të mbërrijë vetëm Njeriu i Mirë, njeriu i pastër, i dëlirë”. Mëkatarët, të paudhët, të këqijtë, s’mund ta kenë këtë fat; ata do të “goditen” nga rrufeja zeusiane, do të ndëshkohen me ashpërsi. Me këtë mësim doktrinor feja e Dodonës ndikonte në pastrimin shpirtëror dhe moral të besimtarëve, të pelegrinëve, të popullit në përgjithësi.

Bashkë me evolucionin e shoqërisë njerëzore dhe faltorja e Dodonës mori funksione shoqërore, u angazhua për rend dhe siguri publike. Bariun Evenio, tregon Herodoti, e zuri gjumi në ditën që i ra shorti për ruajtjen e tufës me bagëti. Ra ujku dhe shfarosi plot 60 kokë dele. U mblodh gjyqi popullor i apolloniatëve dhe e shpalli fajtor. Evenio i gjorë u dënua me verbim të përjetshëm; vendimi i kobshëm u ekzekutua dhe Evenios iu nxorën sytë.

Pas këtij ndëshkimi mizor rrjedha e ngjarjeve mori për keq, toka s’po jepte më prodhime, bagëtitë s’po shtoheshin. Tersi që pllakosi papritur ngjalli shqetësim të madh te apolloniatët; për këtë arsye ata vendosën të shkojnë në Dodonë për të kërkuar “mendimin e hyjnisë”. Priftërinjtë e Dodonës u përgjigjën se gjendja e krijuar është hakmarrje e Perëndisë për një padrejtësi të bërë kohë më parë!

Kjo përgjigje i trembi apolloniatët që ishin të vetëdijshëm për sakrilegjin e bërë. Një përfaqësi e tyre mori takim me bariun e verbër dhe e pyeti se çfarë shpërblimi kërkonte për ndëshkimin e rëndë që pësoi. Bariu kërkoi shtëpinë më të mirë të Apollonisë dhe një sipërfaqe të madhe toke. Propozuesit e mirëpritën këtë përgjigje dhe ja plotësuan dëshirën. Por kur Evenio mësoi të vërtetën, kur mësoi se apolloniatët e kishin bërë këtë veprim të shtyrë nga këshilla e orakullit të Dodonës dhe jo nga ndërgjegjja e tyre, u brengos për vdekje.

5. Funksione parashikuese

Duhet thënë se funksioni kryesor i orakullit është parashikimi. Lavdia e orakullit bazohej pikërisht te kjo cilësi, te kjo aftësi e jashtëzakonshme. Orakulli jepte parashikime për gjithçka, jepte përgjigje për çdo pyetje, jepte rrugëzgjidhje për të gjitha problemet e hallet e jetës, për të gjitha mëdyshjet, nevojat dhe shqetësimet e njeriut.

Dodona funksiononte si një observator i vërtetë i parashikimit të motit. Jeta e njeriut ishte e lidhur ngushtësisht me tokën, me prodhimet e bimëve të arave, me reshjet e shiut dhe me ujin.

Orakulli jepte përgjigje se cili do të qe fati i njeriut, fati i të mbjellave, fati i gjësë së gjallë, fati i lindjes së një fëmije, fati i një barre, i një të sëmuri, fati i një udhëtimi, i një ndërmarrje tregtare, fati i krijimit të një kolonie, fati i një beteje, fati i luftës, fati i mbretit, fati i vendit, fati i botës!

6. Funksione këshilluese, politike dhe qeverisëse

Një kryeqendër e madhe fetare në mënyrë të pashmangshme merr dhe atribute politike për shkak të rëndësisë dhe peshës së fjalës së saj. Duket se këtu e ka burimin psallmi i Biblës: “Në fillim ishte fjala”! Ndikimi i klerit të Dodonës mbi elitat politike vendase e të huaja ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Dodona në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndikonte në marrjen e vendimeve të rëndësishme politike, të cilat shpesh herë ishin përcaktuese për fatet e një vendi apo rajoni të tërë. Mbretërit vendas kurorëzoheshin në altarët e faltores së Dodonës, sikurse po aty shpallnin me solemnitet të plotë vendimet e tyre. Orakulli i Dodonës ka shërbyer si një qendër e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme këshillimore, si për njerëzit e zakonshëm si për individët e rëndësishëm, si për popullin si për udhëheqësit politikë dhe ushtarakë, si për zgjidhjen e konflikteve si për përcaktimin e rregullave të “qeverisjes së shëndoshë”.

7. Funksione informative.

Dodona funksiononte dhe si një strukturë e madhe informative. Orakulli i Dodonës së Tomorit ka gëzuar për një kohë të gjatë statusin e qendrës më të madhe e më të rëndësishme fetare në Europë. Kjo qendër fetare kishte privilegjin e zhvillimit të kontakteve dhe lidhjeve të gjera me njerëzit dhe me botë. Ky rrjet i gjerë lidhjesh krijonte mundësi të mëdha dhe lehtësi të shumta në grumbullimin e informacionit publik, politik dhe ushtarak. Grumbullimi dhe përqëndrimi i informacionit në një dorë të vetme ndihmonte në marrjen e “vendimeve” të drejta, të bazuara, të përshtatshme, të dobishme. Në këtë mënyrë, informacioni i siguruar shndërrohej në një instrument të rëndësishëm për ruatjen e imazhit hyjnor dhe rritjen e ndikimit të orakullit në popull.

Vizitorët e orakullit kërkonin këshilla për të ardhmen, për fatin e jetës, për fatin e luftës, për fatin e mbretërisë! Kujt i kërkohej kjo ndihmë, kjo shpresë, kjo këshillë, kjo fatthënie? Orakullit të shenjtë të Dodonës, i cili ishte i veshur me fuqi të “mbinatyrshme”. E ç’bënin priftërinjtë e orakullit për të dalë faqebardhë? Studionin me kujdes çështjen që u shtrohej për zgjidhje, vilnin informacionin e duhur dhe në varësi me situatat dhe me rëndësinë e problemit jepnin përgjigjen e duhur, fathënën profetike, shpallnin solemnisht «vullnetin hyjnor »! Për të qënë të mbrojtur nga çdo rrethanë, për të qënë “brenda” nga çdo e papritur pavarësisht se si rridhnin ngjarjet, për të shmangur lajthitjet, gabimet, dështimet, priftërinjtë përkujdeseshin të jepnin përgjigje enigmatike, të errëta, me nënkuptime, përgjigje alegorike, metaforike, shkurt përgjigje të rrumbullakosura. Sido që të shkonin punët, nuk cënohej autoriteti i tyre.

Shembulli nr. 1.

Dionis Halikarnasi, në librin II, 1, 51, thotë: “Enea arriti në Dodonë me ushtarët më të zgjedhur, për të kërkuar mendimin e perëndisë; këtu gjetën edhe ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenin. Si morën përgjigjen hyjnore, bën dhurata e kratere bakri…Pjesa më e madhe e trojanëve shkuan tek aleatët e vëllezërit e tyre në Dodonë kundër të cilëve askush nuk mendonte të bënte luftë se ishin të shenjtë. Meqënëse vendi aty nuk i ushqente dot të gjithë, me porosi të orakullit të Dodonës ata u hodhën në Itali, në Ombri, në lumin Pad ose Spine”.

Shembulli nr. 2.

Homeri te “Odisea” shkruan se Amfioni këshilloi mëtonjësit e Penelopës, që të mos i sulen Telemakut përpara se të pyesnin Zeusin. Vetëm nëse do të japin pëlqimin tomurët e Zeusit të madh ai do vritet, kurse gjithë të tjerët do të shtypen, po nëqoftëse perëndia nuk do t’u lejojë, ahere ju këshilloj të hiqni dorë…Homeri me të drejtë, duhet pranuar, se fjala “themistë” përdoret në kuptim të gjerë për urdhrat dhe vendimet e orakullit, si dhe për ligjet. Këtë kuptim ka dhe thënia: “Prej lisit të lartë duhet të dëgjojmë vullnetin e Zeusit”.

    Shembulli nr. 3.

Titi Livi tregon historinë e Aleksandër Molosit, mbretit molos, i cili në vitin 334 p.e.s., shekulli i IV p.e.s. zhvilloi një fushatë ushtarake në Itali: “Mbreti i Epirit (A. Molosi), i vrarë nga një lukan i mërguar, vërtetoi me vdekjen e tij se sa të vërteta janë thëniet e orakullit të Zeusit të Dodonës...”.[2]

    Shembulli nr. 4.

    Justini, Libri XV, 1, 2, 3/3, duke u mbështetur tek Pompe Trogu, autor i shekullit të parë të erës sonë, shpjegon: “Si mbretëri e parë (në Ilirinë e Jugut, Hylliri, shënimi im) ishte ajo e molosëve. Pastaj Pirrua, i biri i Akilit, pasi kishte humbur mbretërinë e trashguar nga i ati për shkak të mungesës së gjatë në kohën e luftës së Trojës, u vendos në këto vende, banorët e të cilëve u quajtën në fillim “pirridë” pastaj epirotë. Më vonë kur Pirua erdhi për të pyetur orakullin e Dodonës, rrëmbeu Lanasën, të bijën e Herkulit (Herakle). Nga kjo martesë pati tetë fëmijë…

Shembulli nr. 5.

Straboni rrëfen një ngjarje tragjike lidhur me priftëreshat e Dodonës, me “dodonidhet” sikurse quheshin ato. Gjatë luftës së Trakëve kundër Beotianëve, këta të fundit shkuan për të kërkuar këshillat e orakullit të Dodonës. Priftëreshat e orakullit iu përgjigjën se beotianëve do t’iu buzëqeshte fati vetëm nëse ata do të silleshin me përunjësi. Të dërguarit e beotianëve, të bindur se priftëresha dëshironte t’i mashtronte për të ndihmuar Pellasgët nga ato rridhnin, e që ishin aleatë të Trakëve,  dogjën të gjallë priftëreshën Mirtina duke bërë kështu një sakrilegj.

Çfarë i mungoi fesë Dodonase? Një Libër i Shenjtë dhe një kastë e shkolluar klerikësh. Përse? Si duket, shkrimi binte ndesh me vet dogmën dodonase, madje thelbi i kësaj dogme qe mosshkrimi i asgjëje, mos dokumentimi i asgjëje me shkrim për hir të konspiracionit, fshehtësisë, hegjemonisë, trashëgimisë, vazhdimësisë, përjetësisë!

Por a e kishte parashikuar orakulli i Dodonës fundin e vet? Kush mund ta dijë!

--------------------------------------------------------------------------------------------------

[1] Sami Frashëri Vepra 2, Tiranë 1988, faqe 242

[2] Tit Livi L.VIII, 1, 2, 4.



Nga Ilir Cenolllari
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Orakulli i Dodonës Empty Re: Orakulli i Dodonës

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi