EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arkitektura Masonike

Shko poshtë

Arkitektura Masonike  Empty Arkitektura Masonike

Mesazh  Zattoo 25.11.11 11:51

Arkitektura Masonike

Arkitektura Masonike  Temple10

Masoneria është vëllazëria më e vjetër në botë.

Është vëllazëria e burrave, të cilët dëshirojnë të bëhen burra të mirë, duke u vëllazëruar me njëri-tjetrin.

Qëllimet e Masonerisë janë Vëllazëria, Ndihma dhe e Vërteta.

Disa mendojnë se origjina e Masonerisë vjen nga Mjeshtrit Masonë, të cilët ndërtuan Katedrale të mrekullueshme të Evropës, disa mendojnë se ka lidhje me Kalorësit Tempullar, një urdhër ushtarak dhe fetar i luftëtarëve Kalorës, të cilët u ngritën gjatë Kryqëzatave.

Të tjerët thonë se Masoneria e ka origjinën nga koha e Mbretit Solomon dhe ndërtimi i
Tempullit.

Masonët besojnë në Zot dhe e quajnë Arkitekti i Madh i Universit.

Kjo metaforë e marrë nga Arkitektura pasqyrohet dukshëm në simbolizmin Masonik dhe shërben për të mësuar rregullat themelore morale.

Guri Perfekt i ndërtimit, për shembull, është guri i cili është latuar, zbutur dhe lëmuar ashtu që të mund të përdoret në ndërtim.

Në ritualin Masonik, Guri i Gdhendur është simbol i përkryerjes së Njeriut, i cili mund të arrihet përmes edukimit.

Në të kundërtën, Guri i Pagdhendur është simbol i Njeriut në gjendje fillestare të paedukuar.

Në disa lozha, nxënësit të ri të iniciuar i kërkohet që në mënyrë simbolike të gdhend Gurin e Pagdhendur, ashtu që të tregojë qe edukimi ka filluar.

Arkitektura (nga Latinishtja architectura, nga greqishtja - arkhitekton, nga arhi "Mjeshtër udhëheqës" dhe tekton "ndërtues, murator") pra Mjeshtër Mason është Arti dhe Shkenca e planifikimit, projektimit dhe ndërtimit të ndërtesave. Veprat arkitekturore në formën materiale të ndërtesave, shpesh perceptohen si simbole kulturore dhe politike dhe si vepra Arti. Qytetërimet historike janë identifikuar shpesh me arritjet e mbijetuar të tyre Arkitektonike.

"Arkitekturë" do të thotë:

Arti dhe Shkenca e projektimit dhe ndërtimit të ndërtesave. Një term i përgjithshëm për të përshkruar ndërtesat dhe infrastruktura të tjera.

Një stil dhe metodën e projektimit dhe të ndërtimit të ndërtesave Aktivitetin e projektimit, nga niveli makro-(projektimit urban të qyteteve), nën nivelin mikro-(detaje të ndërtimit, mobilieve dhe Enterierit të ndërtesave).

Shkrimi më i hershëm i mbijetuar në temën e Arkitekturës është DeArchitectura, nga arkitekti romak Vitruvius në fillim të shekullit CE 1. Sipas Vitruvius, një ndërtesë e mirë duhet të plotësojë tri parimet firmitas, utilitas, venustas, të cilat përkthehen- Qëndrueshmëria - ajo duhet të qëndrojë fuqishëm dhe në gjendje të mirë.

Funksioni - ajo duhet të funksionojë mirë për njerëzit duke e përdorur atë. Bukuria - ajo duhet të kënaqë njerëzit dhe të ngrysë shpirtrat e tyre.

Arkitektura

Sipas Albert Mackey, në “Simbolizmi i Masonizmit”, Arkitektura për Masonerinë është ART i ARTEVE, pasi që simbolizmi, i cili është me rëndësi për Masonizmin është marrë nga Arkitektura. Në Masonizmin Teorik, për shembull, raporti shpirtëror në mes Masonizmit dhe Arkitekturës e tejkalon atë të Mjeteve të Punës apo të Gjeometrisë. Për këtë arsye studimi i Arkitekturës është pjesë e Masonizmit, Arkitektura bën pjesë në “7 Artet dhe Shkencat e Lira”, të cilat mësohen në nivelin e punëtorit.

Në Arkitekturë dhe Arkitekturën Masonike, simbolizëm është përdorur nga Masonët. Në Mesjetë, kur Lozhat Masonike të Masonëve filluan të paraqiten, ky simbolizëm u paraqitën planifikimin dhe ndërtimin e kishave dhe katedraleve të mëdha, si për shembull Katedralja e Chartres në Francë.

Sikurse shumica e Katedraleve Evropiane të periudhës së Mesjetës, Chartres është kompozuar nga format e thjeshta gjeometrike, të cilat e formojnë strukturën komplekse.

Ato japin përshtypjen e thjeshtësisë, balancës dhe harmonisë. Muratorët ndërtues të hershëm, ishin të angazhuar në punishte.

Në projekte përdoren Elemente Masonike të ndryshme, sikurse proporcionet e 3 4 5 të trekëndëshit kënddrejtë të Pitagorës dhe katrorit, si dhe rrethit dhe katrorit.

Yjet me 5 dhe 7 kënde janë simbole, të cilat janë përdorur po ashtu. Ylli me 7 kënde përfaqëson 7 artet dhe shkencat e lira (gramatika, retorika, dialektika, aritmetika, gjeometria, astronomia dhe muzika), të cilat formojnë bazën e edukimit Masonik në kërkim të diturisë. Po ashtu është edhe labirinti, përmes së cilit kandidati duhet të bëjë udhëtimin simbolik e të vështirë.

Planifikimi dhe Rregulli

Për Masonët, Arkitektura nënkupton ndërtimin sipas projektit dhe organizimin sipas proporcioneve dhe simetrisë. Arkitektura është sikurse ndërtimi i ndërtesës në Muratim,

po ashtu edhe planifikimi i jetës së njeriut në Masonizëm. Sipas Masonizmit, shkenca sipas së cilës ndërtesa ndërtohet është dituria si të ndërtohet tempulli shpirtëror brenda shpirtit të një njeriu dhe të gjithë njerëzimit. Kjo është arsyeja pse Masonët kanë nderuar gjithmonë rregullin në Arkitekturë. Gjithçka planifikohet në projekt. Kjo sqaron se pse Masonët janë të magjepsur me Tempullin e Mbretit Solomon, Arkitektura dhe Gjeometria e të cilit janë të përsosura, si dhe rëndësia e Tempullit në Ritualin Masonik.

Tempulli Solomonit

Të gjithë Masonët besojnë se zanafilla e Masonizmit vjen nga koha e ndërtimit të Tempullit të Mbretit Solomon. Detyra e Masonëve është të rindërtojnë proporcionet origjinale të ndërtesës morale. Të gjitha Lozhat janë të vendosura në drejtimin Lindje Perëndim, sepse Tempulli i Mbretit Solomon ishte vendosur në atë mënyrë. Tempulli ka rëndësi të madhe për Masonizmin dhe shumë nga ritualet Maosnike sillen rreth tij.

Nuk ka asnjë dyshim se Tempulli ishte ndërtesë madhështore. Sipas Biblës, Mbreti Solomon filloi ndërtimin e tempullit në vitin 957BC, dhe ndërtimi zgjati 7 vite. Tempulli ishte i rrethuar me mure të larta prej guri dhe druri, dhe kishte oborr te brendshëm. Përreth Tempullit kishte dhoma të shpërndara në 3 kate. Hyrja në këto dhoma ishte në anën jugore me shkallët për në katin e 2 dhe 3. Hyrja në Tempull ishte nga ana lindore me Portikun me 2 Shtylla të mëdha, i pasuar nga Holli dhe në fund Faltorja apo Me e shenjta e më e Shenjtëve. Muret ishin të mbuluara me dru kedri dhe dyshemeja me dru qiparisi të praruara me ar.

Faltorja apo më e Shenjta e Shenjtave ishte projektuar si kub i përsosur dhe ishte pa dritare. Aty mbahej Arka e Besëlidhjes, e cila brenda kishte pllakat e gurit në të cilat ishin gdhendur 10 Urdhrat, të cilat Zoti ja dha Moisiut në Malin Sinai, Bukën e shenjtë dhe Shkopin e shenjtë të Aaronit.

Miti Legjenda dhe Simboli

Masonët besojnë se Masoneria është themeluar në Tempullin e Solomonit, dhe se Mbreti Solomon, Hirami i Tyrit dhe Hiram Abif ishin Mjeshtrit e mëdhenj e Lozhave, dhe Nivelet Simbolike aty janë krijuar. Këto besime pas një kohe të gjatë janë pranuar si fakte dhe janë përfshirë në ritualin Masonik.

Si rezultat, e gjithë simbolika e Masonerisë rrjedh nga Tempulli i Mbretit Solomon. Çdo lozhë është simbol i Tempullit. Çdo krye Mjeshtër përfaqëson Mbretin Solomon. Çdo Mason përfaqëson ndërtuesin e Tempullit. Masonët tani më pranojnë atë që themeluesit e Masonerisë kanë synuar, gurët e themelit të Moralit.

Ndikimi i Egjiptit

Sipas legjendës Masonike, Masonizmi është i lashtë po aq sa vet Arkitektura. Në Mitologjinë Masonike besohet se fillimet e Arkitekturës janë në Egjipt. Egjipti antik kishte shtëpia e Magjisë Hermetike, e zhvilluar nga priftërinjtë egjiptian të cilët nderonin Zotin Hermes Trismegistus-Thoti. Si lajmëtar i zotave, ruajtës i mistereve, dhe Zot i gjykimit dhe fillimit, ky Zot është me rëndësi për Masonët. Sfinga Piramida dhe Obelisku përdoren në Arkitekturën Masonike si simbole të Idealeve Masonike.

Përderisa tradita Hermetike në Evropë bazohet në Dijen dhe Religjionin Egjiptian, Masonët e lidhin vëllazërinë e tyre me traditën Egjiptiane. Rilindja e Egjiptit u bë gjatë periudhës së Iluminizmit, me interesimin në religjionin ezoterik antik. Masoneria për këtë arsye ndihmoj në rilindjen e Egjiptit antik në ditët e sotme.

Fillimisht Franca ishte qendra e këtij interesimi për qytetërimin antik Egjiptian, duke u pasuar nga pushtimi i Napoleonit më 1798. Shumë shkencëtarë dhe dijetarë i morri Napoleoni me vete, shumë prej tyre ishin Masonë dhe ata filluan punën e kërkimit. Një prej zbulimeve ishte edhe Guri Rozeta, i cili paraqet çelësin i deshifrimit të hieroglifëve.

Interesimi në Egjiptin antik nga Masonizmi francez dhe publiku u parapri nga pushtimi i Napoleonit. Por vite më herët Konti misterioz Alesandro Cagliostro kishte themeluar Ritin Egjiptian të Masonerisë, bazuar në magjinë dhe masonerinë Egjiptiane, i cili tërhoqi shumë fisnikë francezë. Ai po ashtu ishte anëtar i urdhrit të Kalorësve Tempullar dhe ishte iniciuar ne ishullin Malta.

Edhe pse Riti Egjiptian sot nuk konsiderohet më legal, pa dyshim pati ndikim në Vëllazëri dhe në shpërndarjen e ndikimit egjiptian. Në shekullin e 19 ky ndikim u pa në Arkitekturën Masonike.

Në çdo Lozhë Masonike ka piramida dhe sfinga. Syri i Zotit në piramidë paraqet Zotin,

Arkitektin e Madh të Universit. Një simbol tjetër Masonik, i cili ishte i rëndësishëm në Arkitekturën Masonike është edhe Obelisku, një shtyllë e lartë me piramidë në maje. Në Masoneri Obelisku ka lidhshmëri me Diellin dhe fenomene astronomike. Obelisku është simbol i Fuqisë Ringjalljes dhe Pavdekshmërisë.

Arkitektura Klasike

Në Kushtetuan e Masonëve, të vitit 723 James Anderson thotë se Arti i Ndërtimit arriti

nivelin më të lartë të përsosmërisë në kohën e perandorit romak Augustus, patronit tëArkitektit Vitruvius. Andersoni këshillon që Masonët të interesohen për Arkitekturën e Botës Klasike dhe përdorimin e konceptit të Ndërtimit për të ilustruar procesin e ngritjes shpirtërore.

Marcus Vitruvius Pollio, Arkitekt dhe Inxhinier Romak në veprën 10 Librat e Arkitekturës, përshkruhen idetë dhe rregullat e Arkitekturës Klasike. Sipas traditës Masonike, këto rregulla rrjedhin nga Tempulli i Solomonit.

Pitagora solli Sekretet e Arkitekturës, të gdhendura në 2 Shtylla të tempullit, të cilat kanë një rol simbolik të rëndësishëm në ritualin Masonik, në Iliri prej ku u përhap në perëndim.

Këto sekrete janë të përqendruara në 2 idealet kryesore Rregulli dhe Thjeshtësia. Masonët veçojnë 3 (stile) Rregulla të Arkitekturës Klasike Dorik Jonik dhe Korint. Në Arkitekturën Simbolike Masonike, Doriku simbolizon Fortësinë, Joniku simbolizon Diturinë dhe Korinti simbolizon Bukurinë.

Mendimi Masonik është ndikuar edhe nga koncepti i Rilindjes i Arkitektit si Njeri Universal, Mjeshtër i të gjitha Arteve të dijës njerëzore. Prej shekullit 18, Masonët e iniciuar edukoheshin në matematikë dhe shkencat e reja në Lozhat Masonike. Masonët bëjnë pjesë në Vëllazërinë, e cila e ka prejardhjen nga Arkitektët Masonë e hershëm të cilët ndërtuan Tempujt Antik dhe Katedralet e Mesjetës dhe praktikuan Artin Mbretëror. Një shembull i tillë e shekullit të 18 ishte Batty Langley, Mason dhe Arkitekt, i cili udhëhiqte shkollën e Arkitekturës në Londër. Langley i mësoi fisnikët dhe aristokratët të vizatojnë Shtyllat dhe Stilet e Arkitekturës, të projektojnë Plane Gjeometrike dhe Pamje të Tempujve, dhe ndërtesave tjera dhe parqeve e kopshteve.

Në Edukimin e Arkitektit, Vitruvius shkruan se Arkitekti duhet të jetë i pajisur me diturinë e shumë arteve dhe shkencave, në mënyrë që të gjykoj drejtë. Me këtë mendim pajtohet edhe Masoneria. Vëllazëria Masonike miratoj stilin Palladian, nga veprat neoklasike të Arkitektit italian Palladio, dhe se çdo ndërtesë duhet të përdor rregullat e Arkitekturës Klasike të përdorura nga Ilirët e lashtë. Kjo trashëgimi vazhdon. Në ritualet e nivelit 2 të Punëtorit, Arkitektura edukohet me përshkrime të rëndësishme të çdo Stili Klasik.

Tempujt Masonik

Arkitektura e Lozhave dhe Tempujve Masonik ka rëndësi të madhe në madhështinë e ceremonive Masonike. Gjithashtu ekziston Stili i Arkitekturës Masonike, i cili dallon çdo kund ku haset. Nëse një Mason i tanishëm udhëton pas në kohë, në një Lozhë të shekullit 18, do të gjente mjaft ngjashmëri me Arkitekturës së Lozhave të sotme.

Ndërtesat Masonike quhen Tempuj, për arsye të simbolikës që Masoneria rrjedh nga Tempulli i Mbretit Solomon. Emri Lozhë vjen nga ndërtesat, të cilat Masonët i krijuan gjatë ndërtimit të Katedraleve. Gjatë dimrit kur ndërtimi ndalonte, Masonët jetonin në këto Lozha dhe gdhendnin Gurët.

Karakteristika kryesore e një Lozhë është vet Planimetria e Lozhës. Sipas Diturisë Masonike, planimetria e Lozhës Masonike duhet ta ndjek planimetrinë e Tempullit të Solomonit. Tempulli duket të ketë Portikun me 2 Shtyllat, Hollin si dhe Lozhën të shenjtën e më të shenjtëve. 2 Shtyllat Jakin dhe Boaz kanë rëndësi të madhe simbolike në Ritualin Masonik.

Po ashtu Egjipti antik ka ndikim të madh në Arkitekturën Lozhave Masonike. Prej shekullit 19 Masonët i përdorin elementet e Arkitekturës Egjiptiane për arsye se Egjipti luan rol të rëndësishëm në ritualin Masonik. Niveli 31 i Ritit Skocez, sipas Masonit të spikatur të shekullit 19 Albert Pike, bazohet në Librin e të Vdekurve (librin e fjalëve magjike të vdekurve në Egjipt), dhe ka referenca të vrasjes të Zotit Osirisdhe ringjalljen e tij.

Memoriali Masonik i Xhorxh Uashingtonit në Virgjina është replikë e Farit të Aleksandrisë, një prej 7 Çudirave të Botës Antike.

Enterieri i Lozhës Masonike

Në Masoneri ka rëndësi të madhe Enterieri i Lozhave Masonike. Për Masonët Lozha është vend i mbledhjes së Masonëve dhe i kryerjes së Ritualeve Masonike dhe ngritjes së Masonëve. Gjithashtu planimetria edhe enterieri i Lozhave Masonike u bënë simbole Masonike konstante.

Lozha ka formën e drejtkëndëshit të përbërë nga 2 katrorë, mirëpo ka të dhëna se ka pas edhe forma tjera. Sipas traditës së Lozhës Masonike Blu, planimetria është si më poshtë.

Kryemjeshtri i Lozhës ulet në Lindje, si simbol i Diellit Dritës dhe Jetës. Në anën tjetër të Lozhës janë 3 shkallë, niveli 1, niveli 2 dhe niveli 3. Po ashtu në Lozhë gjendet Altari me Librin e Shenjtë të hapur me Kompas dhe Skuadër.

Për shkak se për Masonët ruajtja e sekreteve të ceremonive të tyre është shumë e rëndësishme, Lozhat nuk kanë Dritare. Për këtë arsye Lozhat ndriçohen me Qirinj.

Qirinjtë simbolizojnë Dritën Shpirtërore apo Iluminizmin.

Lozhat e para Masonike kishin Dekor të thjeshtë, mirëpo pasi Vëllazëria tërhoqi mjaft anëtarë dhe pasi Masoneria u bë edhe më e fuqishme, po ashtu edhe dekorimet u bënë më të pasura. Lozhat përbëheshin nga 2 shtyllat e Boaz dhe Jakin, 7 shkallët që dërgonin në Tempullin e Solomonit, Dyshemeja Mozaike, Ylli i Ndritshëm, Dielli dhe shumë simbole tjera Masonike.

Simbol tjetër me rëndësi është edhe Syri i Zotit, simbol i ekzistencës të Zotit, Ylli i Ndritshëm dhe Shenjat e Zodiakut. Përveç të Bardhës, Bluja është ngjyra e vetme e përdorur në Dekorimin Masonik, dhe simbolizon vëllazërinë dhe miqësinë.

Masonët besojnë në simbolikën e Tempullit të Solomonit që ka humbur dhe duhet të rindërtohet përmes Iluminizmit Fuqisë Diturisë dhe Bukurisë. Si për shembull Dyshemeja Mozaike, për një të njeri të huaj është vetëm dysheme dhe asgjë më shumë. Mirëpo për Masonët dyshemeja e përbërë nga katrorët e zinj dhe të bardhë, simbolizon jetën e ndryshueshme të Njeriut.

Bersant Selmani
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi