EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

+11
majlind's
xhemalekovaci
Estilen
Fakiri
Zattoo
maqomaqo3
abramelin
xxl
Cimi Elezi
Gjinkalla
Gon!
15 posters

Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Gon! 08.11.11 13:45

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11, çast perfekt apo thjesht fiksim?

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Images
Nga këndvështimi matematik, e premtja do të jetë unike në llojin e vet. Por sipas psikologëve është thjesht fiksim...

Më shumë se thjesht 11 nëntor 2011. E premtja e 11 nëntorit do të jetë një “ditë perfekte”, të paktën nga këndvështrimi matematik, ndonëse vetëm për një sekond të asaj dite: pikërisht në ora 11 e 11 minuta e 11 sekonda të datës 11 të muajit të 11-të të vitit 2011. Bëhet fjalë për të gjashtin “moment gjashtëfish” nga viti 2000 deri më sot (i fundit ishte më 10 tetor të vitit të kaluar), por për të parin që është i formuar vetëm nga një shifër dhe si rrjedhojë është unik në llojin e vet përsa i takon të gjithë shekullit.

Për cinikët është një rastësi e pashmangshme, pasi nuk është një gjë e çuditshme e prodhuar me dashje, edhe sepse në fund të fundit është një datë që shkruhet 11.11.2011. Edhe psikologët janë të mendimi se ky është një rast klasik i "apofenisë", ose prirja e njeriut për të gjetur kuptimin apo modele te disa data të rastësishme. Kurse për supersticiozët është një moment, nga i cili duhet përfituar. Kështu, të shumta janë martesat nëpër të gjithë botën, që janë caktuar pikërisht në këtë datë, edhe për ta mbajtur mend sa më mirë, me kalimin e viteve. Ndërsa skenaristi Darren Lynn Bousman e ka përdorur si frymëzim për filmin “11/11/11”, një histori horror në lidhje me një përbindësh që hyn botën tonë në ora 11:11, përmes portës së numër 11 të Parajsës. Gjithashtu, 11-a shihet si numër i favorshëm për kumarxhinjtë. Megjithatë, sesi do të jetë vërtetë kjo datë 11.11.11, shoqëruar edhe me orën, minutat dhe sekondat e ngjashme, më mirë se kushdo tjetër do ta kuptojë secili prej jush kur të vijë e premtja....
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Gjinkalla 08.11.11 13:48

Kete date do te qendroj vetem ne shtepi nuk do te shkoj askund,sepse e dij qe diqka do te me ndodh, zakonisht te premteve kur eshte i 13 çdo here kane qene vdekjeprurese per mua, prandaj tash e tutje ne datat qe kane te bejne me israelet do te qendroj vetem ne shtepi.
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Cimi Elezi 08.11.11 18:06

O Gon per te mbajtur mend daten e marteses,ska nevoje te jete ajo date.Kushdo qe martohet e mban mend daten deri ne vdekje
Cimi Elezi
Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty .........

Mesazh  xxl 08.11.11 18:17

jam i lindur ne 11.11.
xxl
xxl

patrolla_mkd@hotmail.com
.................................................

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Gon! 08.11.11 20:02

cimi elezi shkruajti:O Gon per te mbajtur mend daten e marteses,ska nevoje te jete ajo date.Kushdo qe martohet e mban mend daten deri ne vdekje
Është datë me karakteristikë të veçant shifra përsëritëse 11.11.11 dhe sigurisht që dikush do të dëshironte të martohet në këtë datë.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  abramelin 08.11.11 23:31

Prralla, mos i vini re kto gjera, ja p.sh mua me ka lindur djali me daten 11/11/06 ne oren 06 fiks, dita e shtunde pra e 6-shta qfar do te thot??!!!!
avatar
abramelin

19


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  maqomaqo3 08.11.11 23:51

ne kete date dhe para ores 11 eshte mire qe te gjithe te dalim jashte dhe te marim ajer te paster ,te meditojme duke pare qiellin . ndoshta dicka do ndodhe ndonje mrekulli ose dicka tjeter . ndoshta antikrishti fillon punen e tij ne teren per te rekrutuar sa me shume njerez .nqs do kishte nje date qe antikrishti do dilte me te mire se data 11.11.11 nuk ka pasi do mashtronte njerezit duke ju then se u ktheva per ju ne kete date ,erdha per tju shpetuar dhe per tju ndihmuar te beni nje jete te mire . qe sot e tutje ska me vuajtje . do e shohim cdo ndodhe pasi vetem3 dite na ndajne
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Zattoo 10.11.11 20:08

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Fakiri 10.11.11 21:01

Në Myhni të Bajernit, çdo vit me datën 11.11 në ora 11:11 po ashtu edhe këtë viti në afërsi të qendrës së qytet në vendin e quajtur Viktualien Markt familja mbretërore bavareze shpërnda birra falas për qytetarët dhe kalimtarët e rastit, alkoholistet kronik janë në pritje të kësaj date me padurim për të pirë birra falas....
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Estilen 10.11.11 21:25



Nesër 11/11/11. Fat apo rezultat i numrit të Djallit?


Katastrofistët dhe të apasionuarit e profecive Maja mund të rrinë të qetë 11/11/11 është një datë e papërsëritshme në këtë shekull, por nuk lajmëron fundin e botës.

Sipas Ennio Peresit, i cili prej shumë vitesh merret me interpretimin e numrave, nëse mbledhim vetëm sekuencat e numrave 1 1 1 1 1 1 rezultati del 6 që është më i ulëti që mund të rezultojë. Dhe rastësisht numri 6 njihet si numri i Djallit.

Numri 11 në mesjetë kishte domethënie të ndryshme. Njihej si numri i mëkatit sepse kalonte numrin 10, të shenjtë si 10 Komandamentet.

Por në kohët moderne numri 11 mori tjetër aspekt, sepse shihet si bashkimi i 5 me 6, pra 2 3 me 2x3: bashkimi i Tokës me Qiellin. Vetëm pozitivitet. Nesër përfitoni të bëni një gjë të bukur që do të mund ta mbani mend edhe të ndihmuar nga lehtësia e numrave 11/11/11.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  xhemalekovaci 10.11.11 21:33

.


Edituar për herë të fundit nga xhemalekovaci në 30.11.11 11:20, edituar 1 herë gjithsej
xhemalekovaci
xhemalekovaci

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  majlind's 10.11.11 21:43

xhemalekovaci shkruajti: ovo je samo sujevjerje


Kjo është vetëm bestytni
majlind's
majlind's

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  xhemalekovaci 10.11.11 22:16

.


Edituar për herë të fundit nga xhemalekovaci në 30.11.11 11:21, edituar 1 herë gjithsej
xhemalekovaci
xhemalekovaci

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Gjinkalla 11.11.11 11:20

une i zura oren 11.11.11 por asgje sndodhi,andosh diqka sot ma von?
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Meridiani 0 (zero) 11.11.11 11:41

uau ca ndodhi sot ne kete ore !!!!!!!!!!!!!! Gjith ato diskutime per budalleqe kot. Pfffffffff
bla bla bla bestytnie pa lidhje .
Meridiani 0 (zero)
Meridiani 0 (zero)

209


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Jon 11.11.11 13:19

11.11.11: Ditë për gjëra të mëdha apo ditë e rëndomtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 11dita_1111111302_1

Sot, më 11. 11. 2011 në orën 11 e 11 minuta i erdhi radha palindromit të dyfishtë.

11 nëntorin britanikët e kremtojnë si Ditë të Paqes, amerikanët si Ditë të Veteranëve Ushtarakë. Në këtë ditë ka mbaruar Lufta e Parë Botërore në vitin 1918. Për herë të fundit panlindromi (greqisht –palin sërish dhe drom – vrap) ka qenë më 11. 11. 1911 kur në SHBA u regjistruan temperatura shumë të ulëta. Vala e të ftohtit, e njohur si Veriu i madh i Kaltër, në Cansas City brenda një dite temperaturën nga plus 24 gradë e shndërroi në minus 12.

Njëmbëdhjetë, si apostujt e Krishtit, pas tradhtisë së Judës. Njëmbëdhjetë të tilla si karta tarot, simbol i Forcës.

Sot është 11-11-11, dita e apokalipsit për disa, e ringjalljes për disa të tjerë dhe qasje në dimensione paralele për të tjerët.

Momenti kyç do të fillojë në orën 11 e 11 minuta dhe 11 sekonda, një kombinim që mund të përsëritet pas një shekulli. Bëhet fjalë për “momentin magjik” i pari që të formohet nga një shifër e vetme.

Një ngjarje e pashembullt dhe e rrallë që sipas besëtytnive diçka e veçantë do të ndodhë.

Ky kombinim, megjithatë, është dhe frikë. Ndoshta sepse 1 është numri hyjnor, i vetmi, absolut, dhe se nëse janë gjashtë të tillë është numri i Djallit!

Në Mesjetë një rend edhe më të fortë: 11/11/11. Ky ishte viti që Henry V kishte burgosur pa

Ata që mendojnë se numri 11 ka simbolikë ekskluzivisht negative, dëshmon shënimi se sulmi terrorist në SHBA ka ndodhur më 11 shtator e avioni i parë që e ka sulmuar Qendrën Botërore Tregtare ka qenë nga fluturimi numër 11. 11 marsi dhe 11 korriku janë datat e sulmeve në Madrid dhe Londër.

Ndeshjen e numrit 11 disa grupe e përjetojë si diçka spirituale dhe për këtë arsye në kishën e qytezës Greten Green sot janë betuar për martesë më shumë se 50 çifte , e mijëra çifte do të kurrëzohen sot në Kinë.

“Parashikuesi” Uri Geler beson se 11.11 është numër balancues që zbulon fshehtësitë e gjithësisë.

Për këtë ditë në Spanjë sot luhet lotaria “Onse” (Njëmbëdhjetë) me 11 shpërblime me vlerë 1 milion euro dhe me super jack pot-in me vlerë 11 milionë euro.

Në Hollivood kjo datë është shfrytëzuar për regjistrim edhe të një filmi. Regjisori Daren Bosman filmin e vet horor e me titull 11-11-11 e bazon në njeriun që e ndjek numri 11 pasi që familja i kishte vdekur në aksident në orën 11. 11 minuta.

Shumëkush mendon se kjo ditë sjell të mira e shumëkush mendon se ajo është një ditë rëndomtë. Por, me gjasë pak kujt i ka rënë ndër mend që ta shikoj sot orën në orën 11. 11.

G.E
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Androo 11.11.11 19:55

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Images

11.11.11, ja ç’ndodhi rreth botës me supersticione e skepticizëm

11.11.’11.

Shifra të njëjta që nuk do të përsëriten më për një shekull, megjithëse ka patur një precedent, në vitin 1111 të mesjetës. Kaq ka mjaftuar që data e sotme ka tërhequr njerëzit për realizimin e ceremonive të veçanta, ndonëse një pjesë është mbërthyer edhe nga frikë, duke filluar nga çiftet e martuara deri te mbyllja e Piramidës së Keopsit.

Mbi të gjitha kanë rënë në sy numri i madh i martesave në të gjithë rruzullin, në një ditë kur asnjë traditë nuk e këshillon, përderisa ka qenë edhe e premte. Sidomos ka pasur mijëra martesa në Kinë, por edhe në Meksikë e Indi, ku ka pasur ceremoni sipas ritualeve të veta.

Madje në Indi ka pasur edhe lindje të parakohshme me operacion, pikërisht për të bërë të mundur që fëmijët e tyre të vijnë në jetë në këtë datë të shënuar. Gjithashtu mund të veçohet edhe një eveniment i një organizate spanjolle për të verbrit, që quhet Once (njëmbëdhjetë): bëhej fjalë për një llotari speciale, me çmim prej 11 milionë eurosh dhe superxhekpot 11 milionë euro.

Për disa, dita e “1”-shit të madh është bekuar si “fillimi i fundit”, data X nga ku duhet të nisemi të përgatitemi për fundin e afërt të botës, më 21-12-2012. Përveçse është një datë unike në llojin e vet, supersticiozët e lidhin numrin “1” me Zotin, por me përsëritjen për 6 herë, e lidhin pashmangshmërisht edhe me Djallin.

Si rrjedhojë shihet si një datë me fatkeqësi. Nga këtu lind supersticioni i atyre që besojnë se sot mund të ndodhte diçka e shëmtuar, apo diçka e e madhe që të ndryshonte botën. Por në fakt s’u konsumua asgjë nga këto.

Për t’u veçuar është edhe fakti se në disa pjesë të botës, kjo datë ka ngjallur shqetësim. Për shembull në Egjipt është vendosur të mbahet e mbyllur Piramida e Keopsit. Më e madhja në Egjipt dhe një nga 7 mrekullitë e botës antike, ka qëndruar e mbyllur për të larguar mundësinë që të jetë vend i ceremonive ezoterike, të lidhura me këtë datë.

Ndërsa në Australi e Shangai, ku data ka trokitur më shpejt se në vendet e tjera, gjithçka ka kaluar qetësisht, pa ndonjë gjë për t'u veçuar.Ka qenë edhe një ditë speciale, përderisa është votuar për 7 mrekullitë e tokës.

Përdoruesit e internetit kanë votuar në faqen “new7wonders.com” deri në ora 11:11:11 të ditës së sotme, për 28 vende të botës ndër të cilët Gran Canyon, Deti i Vdekur, Maldivet, Vezuvi, apo Galapagos.

Rezultatet pritet të dalin shpejt. Teksa në mbrëmje, të tjera evenimente e festa të organizuara në mënyrë vetjake nga njerëzit anembanë botës, pritet t’i japin “lamtumirën” kësaj date, që përdisa mund të ketë qenë fatsjellëse e për disa të tjerë, jo.
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  amour 07.12.11 8:22

un kam filluar dicka te rendesishme ne ket date Me ndodhen gjera t bukra e t shemtuta njekohsisht :///
amour
amour

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ora 11:11:11 e datës 11/11/11 Empty Re: Ora 11:11:11 e datës 11/11/11

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi